Romeo Veshaj ka zbuluar detaje nga emisioni i tij “Më lër të flas” që së shpejti do të fillojë në Top Channel. ROMEO VESHAJ: Nuk ka të bëje vetëm me çensurën, e menduam unë Ledioni dhe Lori të njëjtin emër veçmas. Do jemi me kostum, do jemi në trajtën e një late night show.
Në puntatën e parë të ftuarit eparë do të jenë ‘bombë’. Ka për të qenë diçka që nuk është parë më parë. Përveç intervistave do të ketë sketçe, lojëra. Donaldi ka drama, unë jo. Donaldin nuk e kanë ftuar në intervista dhe si është pak hermetic. Ne kemi një super kimi dhe energji me njëri tjetrin, emocioni do të jetë shumë i madh.
Që do të dalë mirë nuk diskutohet. Frikë kam që ishalla nuk rrë zohem.
Big Brotheri tek Donaldi është i pashmangshëm. Do, s’do ai ëshët i lidhur me të. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të.
A do të jetë Bora Zemani e ftuar në emision?
Pas kësaj pyetjeje Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxori tabelën “Mos më bëj të flas”, duke lënë të kuptohej se ekzistonte mundësia që moderatorja të jetë e fuar në të ardhmen.
Disa foto të publikuara nga këngëtarja Fjolla Morina kanë ngritur dyshime se ajo mund të ketë nisur një lidhje të re dashurie.
Në postimin e fundit në Instagram ajo pozon në bagazhin e një makine ku shihet një tufë me trëndafila në formë zemre dhe disa tullumbace po ashtu në formë zemre. Dhe për të mos u larguar nga dashuria, Fjolla vendosi në mbishkrimin e fotove një emoji zemre.
Postime të tilla zakonisht i kemi parë kur vajzat surprizohen nga partnerët e tyre. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Fjolla të ketë marrë këtë surprizë nga shoqet apo edhe t’ia ketë bërë vetes pse jo.
Këto dyshime vijnë vetëm pak kohë pas ndarjes së saj të bujshme nga biznesmeni Fisnik Syla. Ishte ky i fundit ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’.
Pas deklaratës së këngëtares Beatrix Ramosaj ditën e djeshme ka reaguar këngëtarja Leonora Jakupi.
Leonora Jakupi, ka komentuar në postimin që Beatrix ka shpërndarë në Instagram duke shprehur mbështetjen e saj për kolegen në këto ditë të vështira pas daljes nga Big Brother VIP.
“Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik. Të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin etj duke mos vënë veten asnjëherë në pozitën e tjetrit! Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je, kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukate mos e bukura Beatrix. T’i marshin të ligat ty ata që të bu llizojnë”, -shkruan ajo.
Bleona prej kohësh nuk është përfolur për jetën e saj private që vitet e fundit e ka ruajtur me hermetizëm. E pyetur mbrëmjen e sotme se si po shkon jeta e saj sentimentale, këngëtarja tha se është beqare.
Më pas me humor ajo shtoi se ndërkohë që ka qenë vetëm gjatë dy muajve në Tiranë, nuk është shfaqur asnjë djalë shqiptar, mgjithatë shtoi duke qeshur se i pret ata në ‘Love Story 3’.
“Bleona donim t’ju bënim një pyetje direkte si gazetarë prej shumë vitesh në profesion, çfarë ndodh me situatën tuaj sentimentale në këtë moment të jetës?”-e pyeti Alketa këngëtaren, e cila u përgjigj: “Erdha në Shqipëri me idenë që njerëzit e dinë që jam vetëm, hëngra për dy muaj në restorant dhe nuk erdhi asnjë njeri, nuk kam çfarë t’ju bëj… nuk erdhi asnjë djalë, çfarë të them unë më tepër tani. Më shumë se kaq ju pres në Love Story 3”.- deklaroi Bleona.
Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur deklaroi se jeta e saj personale është e shenjtë dhe nuk do të flasë më publikisht për të. Ajo tha se për shkak të mediave “jeta e saj private ka vuajtur” dhe iu është shkatërruar martesa e parë me Gani Bardhën.
“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri. E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua,”–ka deklaruar Bleona.
Ajo njihet për opinionet e saj rreth seksit dhe jetës së femrave. Blogerja Zhaklin Lekatari, ka zgjedhur të rrëfejë detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se për shkak të deklaratave që bën mbi informacionet që lidhen me sek sin apo raportin në çift, disa herë ka marrë reagime negative në rrjetet sociale dhe jo vetëm, madje dhe kë rcënime.
“Më ka ndodhur edhe në rrugë, më ka ndodhur që kam qenë e përndj ekur, më ka ndodhur që kanë qenë përballë që më kanë ndaluar. Por në përgjithësi unë bashkëpunoj edhe me po licinë, sivjet nuk kam bërë ende asnjë den oncim por vitet e kaluar kam bërë 4-5 de noncime në vit. Më thonin të mbyllja gojën, të mos flisja më, të mos bëja postime, të heshtja, të vdi sja. Nga më të ndryshmet. Nuk kanë qenë njerëz që unë i njoh personalisht. Më ka ndodhur edhe dh unë fizike, më ka dh embur po edhe po licia më ka ndihmuar”, tha ajo në emisionin “Natë më Aulonën”.
Zhaklin zbuloi se ka një dekadë që nuk është në një marrëdhënie dhe shtoi se shkak i kësaj është fakti se “ajo i tremb burrat”.
“Unë që kur kam filluar “Tabu” dhe deri tani, nuk kam pasur një marrëdhënie. Pra unë kam një dekadë që nuk kam asnjë lloj marrëdhënie sentimentale. Jam në një marrëdhënie me dikë që mund ta quaj partner. Sepse kjo gjë që bëj unë i tr emb njerëzit. Unë i tr emb burrat, ata tre mben të raportohen me mua. Gjendem gjithmonë në një marrëdhënie që pas disa muajsh personi tjetër më thotë “ndihem inferior sepse ti bën shumë gjëra në krevat”, tha ajo.
E pyetur se si lindi ky pasion, Zhaklin tregoi se gjithçka ka nisur nga nevoja që ajo ka pasur për t’u shprehur pas një ngjarjeje të rë ndë dhe negative që ka ndikuar në jetën e saj. Ajo shtoi se menjëherë ka marrë shumë reagime, pas nisjes së blogut të saj.
“Ky pasion lindi nga nevoja që unë kisha për t’u shprehur, për një ngjarje negative që mua më kishte ndodhur, që më kishte bërë të reflektoja shumë dhe më kishte ndryshuar plotësisht. Dhe aty mendova që eksperiencën time ta ndaja me vajza dhe gra të tjera. E kisha të nevojshme të ndaja rev oltën time dhe inatin tim me të tjerë”, tregoi blogerja.
Kanë kaluar rreth dy muaj që nga përfundimi i “Big Brother VIP”. Dhe pse fituesi u zgjodh, personazhe të ndryshme të showbizit shqiptar e shprehin ende kë kanë përkrahur brenda shtëpisë së famshme.
Moderatorja e njohur, Roza Lati ka zbuluar së fundmi se cili ishte banori që ka mbështetur më së shumti.
Sipas saj nuk ka qenë vetëm një personazh por mesa duket pëlqimet e moderatores kanë ndryshuar përgjatë rrugëtimit të gjithsecilit prej tyre duke shfaqur karakteret apo dhe loja që bëhej brenda.
Aktori i njohur i Portokallisë, Gazmend Paja, në këtë imazh që shikoni, ka luajtur në filmin “Rikonstruksioni”, viti 1988.
I biri i aktorit të njohur Luftar Paja, e ka nisur karrierën artistike që kur ishte fëmijë.
Foto është realizuar nga Kozma Borova, ndërsa Gaz Paja, përveç trashëgimisë nga i ati, e zhvilloi karrierën si aktor në emisionin e njohur të humorit, “Portokalli”, ku vazhdon të jetë ende pjesë.
Një jetë e re për ish-bashkëshortin e Rudina Dembacajt. Pas divorcit, ai ka treguar që është në një lidhje të re. Duket se gjithçka po shkon më së miri për këtë çift aq sa kanë ‘formalizuar’ lidhjen e tyre në rrjetet sociale. Aleksandri ka publikuar herë pas here foto me partneren e re. Në fotot që ai publikon, përpiqet që në çdo pozë t’i mbulojë fytyrën.
Partnerja e re e tij nuk është një personazh i njohur, ndaj dhe ish-burri i aktores, duke ditur ndjekjen që mediat i bëjnë, ka preferuar ta fshehë nga interesimi i publikut. Ashtu si Rudina Dembacaj, edhe partnerja e re e Aleksit është një vajzë elegante dhe me flokë të zeza. Kjo është edhe e para fotografi e çiftit, që tashmë duket se nuk fshihen më. Vajza në fjalë quhet Marisa dhe imazhin e saj ka preferuar të fshehtë, ndonëse janë të shumtë njerëzit e medias që ajo ka miq.
Partnerja e re e tij është e angazhuar me një biznes për fëmijë. Duket se kjo lidhje ka shkuar drejt bashkëjetesës, duke kaluar kështu në një fazë tjetër të historisë së tyre. Pasi la pas martesën e dështuar me aktoren e njohur, Aleksandri ka vendosur që këtë histori ta jetojë në heshtje, duke preferuar të ndahet njëherë e mirë nga fama që i solli ish-bashkëshortja e tij. Ai dhe Marisa prej disa kohësh kanë një lidhje të konsoliduar, duke e bërë formale edhe në familjet e tyre. Marisa është mirëpritur nga familja e Aleksandrit.
Madje, partnerja e re tashmë është njohur edhe me Viktorian, vajzën që Aleksandri ka me Rudinën. Duket se çifti tashmë po shijon lidhjen e re me praninë e vogëlushes. Vetëm pak ditë më parë ata kanë kaluar kohë si një familje në Berat, ku veç çiftit me ta ishte edhe Viktoria. Vetë Marisa ka postuar në rrjetet sociale video të Vikit, duke e shijuar kohën me të. Në fotot dhe videot e ndryshme, çifti shihet në shoqërinë e vajzës që ai ka me Rudinën.
Ndonëse Aleksi nuk i përket botës së mediave, emri i tij u bë i njohur kur u martua me aktoren Rudina Dembacaj. Edhe më i famshëm u bë ‘mekaniku’, si Rudina e quante, kur çifti u divorcua. Rudina Dembacaj ka treguar përherë se ka një marrëdhënie shumë të mirë me ish-partnerin e saj. Fëmija që kanë në mes, Viktoria, ka qenë një nga arsyet kryesore pse ata të dy kanë ruajtur raportet e mira me njëri-tjetrin.
Ata dalin bashkë të tre si familje për shëtitje apo për të shijuar momente të veçanta dhe nuk ngurrojnë që këto t’i ndajnë edhe me ndjekësit në ‘Instagram’. Në rrjetet sociale nuk mungojnë shpesh që ata të tre bëjnë si familje. Në deklaratat e saj, aktorja e humorit e ka shprehur se ndonëse janë divorcuar, ajo dhe ish-burri ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin, duke qenë miq, veç se prindër të Viktorias.
Shpesh ndjekësit në rrjetet sociale e kanë pyetur për marrëdhënien që ajo ka me Aleksin. “Cili është sekreti që ke marrëdhënie të mirë me ish-partnerin?”, e ka pyetur dikush. “Të flasësh hapur dhe gjithmonë në të mirë të fëmijës! Me pak fjalë: Ta duash fort, sepse mrekullinë më të madhe të jetës (fëmijën) e keni të përbashkët. Kush bën ndryshe, thjesht tregon që është njeri i dobët, ose thënë ndryshe, njeri ‘vari lesht’. Faleminderit!”, i është përgjigjur aktorja. Në fillesat e historisë me Mark Frrokun, aktorja zbuloi për herë të parë edhe prapaskenat nga divorci i saj. Rudina tregoi se asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka një fëmijë në mes, por ata morën këtë vendim se çifti nuk po funksiononte.
“Asnjë ndarje nuk është e lehtë. Unë dhe ishbashkëshorti krijuam një familje me shumë ëndrra, si të gjithë në fillim, por fati nuk ishte i tillë, ne vendosëm të divorcoheshim. Duke qenë se kohët kanë ndryshuar, sigurisht ne nuk kemi më mentalitetin e nënave tona, jeta ka ndryshuar dhe vendosëm të ndaheshim. Asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka në mes fëmijë dhe për çdo nënë normale në këtë botë, fëmija është qendra e botës. Dhe duke pasur përpara të ardhmen e qendrës së botës, sigurisht divorci nuk është i thjeshtë.
Por ne si dy të rritur dhe si dy qytetarë të këtij vendi duke ngelur shumë miq dhe duke i dashur akoma dhe përgjithmonë të mirën njëri-tjetrit, morëm këtë vendim, duke parë se familja s’po funksiononte më, çifti s’po funksiononte më” do të shprehej Rudina në 2020, kur sapo kishte zyrtarizuar lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.
Duke folur edhe njohjen me deputetin, ajo ka zbuluar edhe komplekset që kishte në fillim teksa dilte në publik me Frrokun. “Unë dhe Marku në ditën e dytë të vitit bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe unë e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Nuk ia lejoja dot vetes këtë gjë, nuk kam pse ta fsheh dashurinë. Fati deshi që unë njoha një person të mrekullueshëm për mua, ne ndihemi aq mirë me njëri-tjetrin, sa pse duhet unë ta fsheh këtë gjë? Nuk është fare e vështirë të njihen dy veriorë, njëri në art, tjetri në politikë.
Jemi njohur prej kohësh, absolutisht nuk e kishim menduar ndonjëherë të kishim një marrëdhënie. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë të jetës së tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë. Pas kësaj humbjeje ndoshta ishte dhe situata delikate për jetën e tij. Sigurisht, unë isha një vajzë single, grua single, edhe ndodhi që u dashuruam, s’kishim pse ta fshihnim më”, rrëfente aktorja, duke konfirmuar se me Markun ishte njohur pasi ishte ndarë nga ish-bashkëshorti i saj, që ajo shpesh i referohej me shaka “mekaniku im”.