ShowBiz

Enca këshillon qytetarët: ‘Mund ti bëni pushimet edhe me 0 lekë’

Këngëtarja Enca Haxhia, në këtë sezon pushimesh ka një këshillë për të gjithë qytetarët. Përmes disa instastory ajo u ka sugjeruar fansave të bëjnë pushime, në mënyrë që të ruajnë kujtime të bukura, pasi thekson se paratë vijnë e shkojnë.
Gjithashtu këngëtarja ka treguar se qejfi dhe pushimet më të mira mund të bëhen edhe me”o lekë”, sipas saj mjafton një gji i vogël, një çadër me vete dhe ushqime nga marketi.

“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurrë kaq i/e re sa sot, ndaj: Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror. Nuk kam asnjë respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para. Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një skllav i parave. Nuk ka justifikime për mospushime! Ju domosdoshmërisht duhen shumë lekë; merr shoqen të dashuri, familjen ose shko tekpull.

Merr një dhomë me qera ose një tendë afër një deti/liqeni/lumi/mali. Bli ushqime në market dhe gatuaj gjëra të thjeshta në shtëpi. Shijojnë më shumë se karkalecat në lokal. Eksploro natyrën, noto, bëj ecje, shko për peshkim, shijo perëndimet, merr rreze dielli, një një të dashur vere, luaj me top, bëj shoqëri të reja, ji mendjehapur, lexo një libër, pi një spliffm pikturo, mbaj ditar.

Harxhove ca lekë?! Edhe çfarë pastaj?! Të premtoj se këto ditë pushimesh do të të lumturojnë&do i mbash mend shumë më shumë se sa ditët ku je mbyllur në zyrë. Krijo kujtime të bukura”, ka shkruar ajo.

Enca këshillon qytetarët: ‘Mund ti bëni pushimet edhe me 0 lekë’ Read More »

Kur do martohesh? Befason Noizy me përgjigjen e tij dhe zbulon planet për të ardhmen

Në një intervistë të fundit reperi Noizy ka treguar se ende nuk e ka gjetur personin e jetës dhe nuk ka plane të krijojë një familje.

“Të gjithë u martuan, po ti?” ka qenë pyetja që iu drejtua Noziyt në emisionin “Një Kafe me Labin”.

“Po ma bëni xhind, kudo shkoj më thonë këtë.

Për momentin nuk ka, me sa po shoh paskam ngelur mbrapa. Më duket vetja i pazot, s’jam i zoti.

I kam bërë të gjitha në rregull vetëm për këtë s’po bëj taman”– tha Noizy me shaka.
“Nuk kam plane për momentin për familje.

Është e largët si ditë. Nuk e planifikoj dot.

Nuk i dihet kurrë, por nuk bëj dot plane.

Jam i fokusuar te muzika dhe puna për momentin.

E kam tepruar me xhelozinë dhe më bezdis te femrat kur gënjejnë”, u shpreh Noizy.

Kur do martohesh? Befason Noizy me përgjigjen e tij dhe zbulon planet për të ardhmen Read More »

Dua Lipa bën reagimin epik pas pyetjes së fansit: ‘A t’jep nana n’katun’

Dua Lipa ndodhet këto ditë në Kosovë dhe kjo për shkak të festivalit “Sunny Hill”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore performoi natën e parë të festivalit, ku dhuroi një super performancë të shkëlqyer. Në natën pasuese, këngëtarja ka qenë duke ndjekur festivalin pranë të pranishmëve

Teksa po ndiqte këngëtarët, Dua është përballur me një situatë të këndshme. “A të jep nana në katun”, ka qenë pyetja që i ka bërë njëri prej pjesëmarrësve këngëtares shqiptare.

Siç shihet dhe nga videoja që është bërë virale, reagimi i Dua-s është epik.

Dua Lipa bën reagimin epik pas pyetjes së fansit: ‘A t’jep nana n’katun’ Read More »

Emocionon Ardit Gjebrea, bën dedikimin publik për dy fëmijët e tij: ‘Rrituni sa të doni, prapë dy beba do jeni për ne, gjithmonë!

Producenti i njohur, Ardit Gjebrea është një nga personazhet më të dashur nga publiku shqiptar. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente të ndryshme nga jeta e tij.

Pak minuta më parë, Arditi ka ndarë një foto të dy fëmijëve të tij, Annës dhe Jonit. Ky i fundi jeton në SHBA dhe mesa duket ka zgjedhur që të kthehet për pushime në atdhe.

Mirëpo, ai që i ka emocionuar të gjithë ishte dedikimi i Gjebreas, i cili ka shkruar: “Rrituni sa të doni, prapë dy beba do jeni për ne, gjithmonë”.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, ku komplimentojnë Annën se sa është rritur dhe Jonin po ashtu.

Emocionon Ardit Gjebrea, bën dedikimin publik për dy fëmijët e tij: ‘Rrituni sa të doni, prapë dy beba do jeni për ne, gjithmonë! Read More »

Mentor Haziri shp ërthen ndaj artistëve shqiptarë që performuan në ‘Sunny Hill’: Këndojnë ‘playback’

Artisti i njohur Mentor Haziri nuk i ka kursyer kritikat për performancën e artistëve shqiptarë në “Sunny Hill”. Festivali nisi mbrëmjen e djeshne kur performuan edhe Kida, Yll Limani dhe Elvana Gjata.

Ndërsa, mbrëmjen e sotme kanë kënduar Ghetto Geasy, Dhurata Dora, KMN Azet dhe Zuna,

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Mentori thekson se këngëtarët po këndojnë playback në skenën e “Sunny Hill”, me gjithë kushtet që kanë për të interpretuar live.

“Të ashtuquajturit këngëtarët tanë mbrëmë e sonte duke kënduar ‘playback’ në skenën e “Sunny Hill”-it me gjithë ato kushte për performancë ‘live’”, shkruan ai. Nuk dihet nëse kjo kritikë dhe ironi vlen për të gjithë apo Mentori ka patur në mendje dikë ose disa prej tyre. Sepse jo të gjitha performancat kanë qenë ‘playblack’.

Në natën e sotme të “Sunny Hill” do të performojnë edhe yje të mëdhenj si J Balvin dhe Mahmood. Ndërkohë dje performoi Dua Lipa.

Mentor Haziri shp ërthen ndaj artistëve shqiptarë që performuan në ‘Sunny Hill’: Këndojnë ‘playback’ Read More »

Moderatorja Alketa Vejsiu rrëfen momentet e vështira që ka kaluar në jetë

Moderatorja Alketa Vejsiu ka folur si rrallë herë rreth momenteve të vshtira që ka kaluar në jetën e saj si dhe për vajzën e saj, tashmë të njohur për publikun, Nikol Nelo.
Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, mes të tjerash dikush e pyeti Alketën: “Shikoj vetëm shkëqimin tënd në të gjitha fushat! A ke patur periudha dep resioni gjatë jetës?”

Moderatorja i ka dedikuar një shkrim të gjatë ndjekëses duke shkruar që nuk e ka kaluar ndonjëherë situatën e de presionit, megjithatë ashtu si të gjithë edhe ajo ka pasur momente të vështira gjatë jetës së saj.

“S’mund të them që e kam kaluar dep resionin (por e di që shumë nga ju e kanë kaluar këtë provë, dhe de presioni nuk është sëmundje, është një situatë që do kuruar dhe që do njerëzit e duhur pranë vetes. Nuk kalohet vetëm. Në vetëmohim në iz olim. Kalohet me njerëz). Unë vetë, kam kaluar periudha të gjata reflektimi; periudha kur jam ndjerë e br ishtë, kur kam qa rë më shumë se sa kam qeshur! Jeta është si Malet Rusa në Disney Land! Dhe fakti që e përshkrojmë me të gjitha ulje-ngritjet e veta, është konfirmim i asaj që jemi gjallë dhe po jetojmë! Kush tha që jeta është e thjeshtë, që është veç e gëzuar?

Ka dhe pro bleme, dhe momente të tri shtuara, situate që si kishim imagjinuar kurrë që mund të na ndodhin, njerëz që si kishim kërkuar as pritur që të vinin në jetën tonë por që na lanë shenjën e tyre, herë për mirë herë për keq, miq që na kanë lumturuar por edhe zhgënjyer thellë, dhi mbje familjare e shëndetësore njerëzish të shtrenjtë, njerëz që na ndryshojnë përgjithmonë… Kjo është jeta!”- shkruan Alketa.

Ndër të tjera një ndjekës e ka pyetur moderatoren nëse është e lumtur. Kjo e fundit në përgjigjen e saj theksoi se “është e lumtur sepse është e pasur në dashuri.”

“Jam e lumtur sepse jam “Rich in love”! E pasur në dashuri! I kam në jetë njerëzit që më duan dhe i dua fort! Zemra ime ka kapacitet të dojë shumë fort! Dhe lumturia dhe pasuria ime janë emocionet, një jetë me emoscion. Çdo gjë materiale (që patjetër është e rëndëshishme), e ndihmon lumturinë por se blen dot atë! Asnjëherë mos e harro këtë”- shkruan Alketa.

Nuk kishin si të mungonin as pyetjet në lidhje me vajzën e saj, tashmë mjaft të famshme në rrjetin social Instagram. Kështu një njekës e pyeti Alketën për këshillat që i jep vajzës së saj.

“Bëhu një grua e pavarur dhe e lorë! Ndërto një system vlerash! Veproni me modesti dhe mbanj atë pamje natyrale perëndimore dhe jo oriental! Ji e sjellshme, gjithmonë”- shkruan Alketa.

Moderatorja Alketa Vejsiu rrëfen momentet e vështira që ka kaluar në jetë Read More »

E njihni vajzën në foto?/ Sot ajo është një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar dhe jo vetëm

Që ajo është shumë e bukur, për këtë fansat nuk kianë asnjë dyshim, por këtë na e vërtetojnë edhe fotot nga fëmijëria e saj.
Bëhet fjalë për modelen Adrola Dushi e cila kohë më parë në ka prezantuar veten e saj kur ishte fëmijë. Ajo që vihet re është se Adrola njihet menjëherë pasi gëzon të njëjtat tipare edhe sot.

E njihni këtë vogëlushe? Sot ajo është një

Adrola Dushi është nënë e një djali 8 vjeçar, Troit i cili ka ardhur në jetë nga lidhja e saj e mëparshme me Adis Patushin.

Së fundmi Adrola Dushi është përfolur për një lidhje me reperin Capital T, por pavarësisht detajeve të shumta që çojnë në këto dyshime, vetë dyshja nuk ka konfirmuar asgjë.

E njihni vajzën në foto?/ Sot ajo është një ndër vajzat më të bukura të ekranit shqiptar dhe jo vetëm Read More »

Këngëtarja e njohur shqiptare shtrohet në spital/ Çfarë ka ndodhur?

Këngëtarja e madhe shqiptare nga Kosova, ka përfunduar në spital. Lajmi është bërë vetë i ditur nga këngëtarja, ku përmes një postimi në rrjetin e saj Instagram, shihet në ambientet e një spitali.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me autoren e hitit “Suus”.

Kujtojmë se ënga e Rona Nishliut u bë hit dhe këndohet me dashuri në mjaft evente muzikore. Në vitin 2012, Rona ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.

Rona u martua në vitin 2019 në një ceremoni private. Sot ajo është nënë e dy fëmijëve vajzës Noas dhe djalit të quajtur Bardhyl.

Këngëtarja e njohur shqiptare shtrohet në spital/ Çfarë ka ndodhur? Read More »