Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi janë mikesha të ngushta prej disa kohësh tashmë.
Ato nuk hezitojnë të tregojnë publikisht dashurinë e madhe që kanë për njëra-tjetrën, ashtu siç ka bërë së fundmi dhe deputetja e kosovës për aktoren e humorit.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory-n e saj, Adriana ka shprehur se ka shoqen që të gjithë do të donin ta kishin.
“Në këtë verë të nxehtë, zgjidhni shoqet e duhura për pushime. Një si unë kanë qejf të gjithë ta kenë por se kanë. Të dua”- shkroi aktorja krahë fotos ku ndodhej me Arjolën duke i etiketuar dhe emrin.
Ndërsa aktorja e portokallisë e ka ripostuar foton dhe mbi të shkroi: ‘Deklaratë dashurie’.
“Ribashkimi” i Stresit me Cllevios ka zgjatur vetëm dy ditë. Që pasi la q elinë, Kleviol Ahmeti ka vendosur ta kalojë masën “arr est shtëpie” duke u argëtuar live. Në “live” e para dy ditësh ai tregoi se shoku i tij, Arkimed Lusha kishte shkuar për ta vizituar në shtëpi. Dyshja u parë duke shkëmbyer batuta dhe u ulën të bisedonin sikur mos të kishte ndodhur asgjë.
Mirëpo seri të reja kanë dalë nga “telenovela” Klevio-Stresi. Ky i fundit ka ndjekur trendin e shokëve të tij duke u shfaqur live. Nga fjalët e tij duket se takimi i miqve nuk ka shkuar mirë. Stresi e paralajmëron Cllevion të rrijë mirë e mos të rrijë duke argëtuar disa fëmijë në Tik Tok. Një fjali e dëgjuar kjo edhe nga deklarat e Noizyt kundrejt reperit.
“Rri mirë po të them, sillu mirë. Idiot! në vend të të mbarosh arre stin e shtëpisë e të bësh lekë të ecësh para ke zgjedhur një jetë mi zerje. Na ke pasur në krah për çdo gjë deri në momentin e fundit.
Të erdha të thash po vi të takoj, po po vi për mirë që t’i mbyllim muhabetet. Ti je duke argëtuar disa fëmijë aty në TikTok. Bo kot aty në TikTok sikur ça je duke fituar. Rri aty me gisht të thy er me qenin, Gangon. Ofendon njerëzit, i nxjerr foton e gruas dikujt tjetër e shan. Nuk po të kuptoj mo vëlla. Por mos bëj gabim me i marrë gjërat për dobësi. Se nuk i han kujt se kush je. Të kanë respektuar e gjithë Shqipëria. Disa prej meje, disa prej Aleksit”, shprehet Stresi.
Më tej reperi ka treguar se para she rrit ai ka biseduar personalisht me Noizyn, i cili i ka kërkuar që ta ndihmojnë Kleviolin.
“Kur po folja me Gelsin personalisht. A di për ça më vjen keq. Se mua po mu shan ropt e shtëpisë unë kurrë nuk merrem me një person. Kurse ai i shkreti më shkrujti, nuk është mirë djali, ndihmojeni. Prap ai fliste mirë për ty. Në qoftë se ke bërë këngë apo thua besëprem për mua e ka vërtetuar familja ime, shoqëria ime. Po të më kishe dëgjuar mua që prej ditës që të kanë shkelur me këmbë, nuk do të kishin ndodhur gjithë këto gjëra.
Unë jam munduar me gjithë shpirt, po ti ma fute me thikë mbas shpine sa dola nga shtëpia jote. Fillove prap duke sharë. Një burrë që hiqet burrë, ma thuaj çfarë bese ke ti. Se po dalim ne besëprema, negativa. Ri mirë o idiot, se do hash dr u prap. Nuk jemi bashkë se un nuk rri me të pabesë. Do sillesh si qen pazari kur të lëshojmë ne. Sot nuk jam krenar për çfarë kam bërë kur kam qenë adoleshent. Nëqoftë se të duket vetja superior, si kjo kafe të kemi”, përfundon Arkimedi.
Kujtojmë që edhe pse ishte mik me Cllevion, Stresi mbajti anën e Noizyt në sherrin e tyre. Ai u shpreh se këtë situatë ia kishte parashikuar, që pas sharjeve të mikut të tij disa kohë më parë kundrejtë familjes së Noizyt.
“Ca ka*in doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin, ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që go ditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën kërkujt. Lëri budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra,”-u shpreh Stresi asokohe.
Andresa Ambrosio është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë braziliania dje tek “E diela shqiptare”, ku u shfaq me një fustan të gjerë dhe barku i dukej i rrumbullakosur.
Gjatë Telebingos, një telefonuese e pyeti Andresën nëse është shtatzënë pasi kështu i dukej nga fustani dhe Andresa e konfirmoi.
“Zonja ka të drejtë”, i tha ajo Arditit, i cili e përqafoi i lumtur për këtë lajm. Andresa tregoi se kishte vendosur që ta ndante lajmin e ëmbël javën tjetër, por zonja ia zbuloi. Ndërsa Ardit Gjebrea në një postim në rrjetet sociale shkruan: Sot zbuluam edhe një lajm të bukur: Andresa pret një beb.
Mes emrave të shumtë që përfliten për të qenë pjesë e ‘Big Brother VIP’ në Kosovë, këngëtarja e njohur Rovena Stefa zbuloi sot se i ka ardhur oferta, por që nuk do të zbulojë ende asgjë për shkak të patentës që ka spektakli.
Ajo tha se nëse do të futej në shtëpinë e famshme do të bënte një lojë shumë të mirë dhe personazhet e tjerë nuk do ta kishin të lehtë.
“Me thënë të drejtën, kjo është një pyetje e bukur. Që vjet e kam pasur një ofertë por vendosa të mos shkoja se mu duk një kohë shumë e gjatë 3 muaj dhe angazhimet, pandemia. Kurse këtë vit do ta mendoj se unë jam një person i drejtë dhe do ta kisha bërë Big Brother tim. Këtë vit jemi në biseda dhe nuk dua të zbulojë asgjë se ka bëjë dhe me patentën. Po nuk kam vendosur akoma. Ata personazhe që do të ishin me mua, nuk do ta kishin të lehtë se unë jam një person që zbuloj intrigat”, u shpreh Rovena për “Abc e Mëngjesit”.
Këngëtarja deklaroi disa ditë më parë se ka fituar 100 mijë dollarë për një muaj në rrjetin social TikTok, ku numëron rreth 89 mijë ndjekës. E pyetur rreth kësaj deklarate, ajo theksoi se kjo gjë ka ndodhur gjatë kohës që ishte aktive me postime. Rovena u shpreh se do të kishte fituar edhe më shumë, por tani është e angazhuar dhe nuk i dedikon më kohë.
“Është shumë e vërtetë po mund të kisha fituar edhe më shumë. Nga muaji shkurt në muajin prill unë kam qenë më shumë e azhornuar në ‘Tik Tok’, ndërsa tani nuk kam kohë vetëm hyjë dhe u tregoj fansave të mi agjentën. Sepse është e pamundur aty duhet të hysh dhe të mos dalësh. Duhet kohë”, tha këngëtarja.
Rovena është bërë virale shpeshherë në TikTok me lojërat që zhvillon me përdorues të tjerë të aplikacionit. Gjatë një videoje-live me një qytetar, ajo shfaqi gjoksin e saj para mijëra personave që po e ndiqnin ato momente. Qytetari insistoi dhe këngëtarja nuk përtoi të ia plotësoj dëshirën. Më pas ajo si pjesë e sfidës u fut dhe poshtë tavolinës.
Gjithçka duket gati për nisjen e “Big Brother” në Kosovë, kjo pasi janë siguruar të drejtat për territorin e Republikës së Kosovës me “Banijay Rights”. “Big Brother VIP” pritet të startojë në sezonin e ardhshëm televiziv në kanalet e “Art Motion” dhe “Klan Kosova”. Puna ka nisur si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë përmbajtjesor dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë.
Deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format, 6,400 eliminime, duke numëruar 90 milionë ndjekës në rrjete sociale. Ashtu siç është bërë me dije, çmimi i parë do të jetë plot 200 mijë euro.
Po kush do jenë personazhet e zgjedhura në Kosovë për këtë super emision të ndjekur?
Lajmi interesant është se do zgjidhen emra nga të gjitha trevat, pra jo vetëm në Kosovë. Një sërë artistësh do të marrin pjesë edhe nga vendi ynë. Ky spektakël vjen për herë të parë disa muaj pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania”. Që kur bë i ditur lajmi se “Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të parë këtë vjeshtë, interesimi se kush do të jetë prezantuesi apo prezantuesja i këtij edicioni, ishte jashtëzakonisht i madh.
Advertisements
Moderatori i njohur kosovar, Alaudin Hamiti, është zgjedhur prezantuesi i këtij edicioni të parë të “Big Brother VIP Kosova”. Në emisionin e tij “Robi plaket kur do vetë”, Robert Berisha inskenoi një bisedë me Alaudin Hamitin dhe gjatë bisedës së shtirur, moderatori lë të kuptohet se ai “pranoi” ftesë nga Alaudini që të jetë pjesë e edicionin të parë të këtij reality show në Kosovë.
Po krahas Robertit, kush do të bëhet pjesë e këtij spektakli tashmë të njohur? Duket se kontratat janë mbyllur me një sërë emrash edhe nga Shqipëria. Burime kanë bërë me dije se Noizy është një ndër emrat më të spikatur që ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në reality.
Nga ana tjetër, ky format do të rikthejë në ekran edhe Luana Vjollcën, që do të jetë pjesë e shtëpisë, kundrejt një pagese të majme.
Me shumë interes është përcjellë edhe emri i Elvana Gjatës në këtë format, që është ndër personazhet më të dashura nga publiku ynë.
Emrat e tjerë të përfolur janë edhe Alban Ramosaj, Duda Balaj, Vildane Zeneli, Shkurte Gashi, Don Xhon, Adrola Dushi, Capital T dhe shumë emra të njohur nga trojet shqiptare dhe diaspora. Vlen të theksohet se pjesëmarrja e tyre në këtë spektakël do të jetë në periudha të caktuara, disa prej tyre do të qëndrojnë në shtëpinë e famshme për disa javë e disa më shumë.
Çmimi që ato do të paguhen varion nga 5 mijë deri në 10 mijë euro, varësisht nga qëndrimi brenda. Kontratat janë mbyllur tashmë me pjesëmarrësit dhe pagesat e larta dhe pritshmëritë për sukses janë ato çfarë kanë joshur VIP-at për t’i thënë “Po” ftesës.
Ndërkohë, me shumë interes pritet nisja e spektaklit për të parë dinamikat apo flirtet që do të krijohen brenda shtëpisë, që me gjasa do të shndërrohet më e famshmja në pak orë.
Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira patën një miqësi ngushtë brenda ‘BBVIP’, por pas mbarimit të spektaklit ato nuk u panë më pranë njëra-tjetrës dhe sipas moderatores ato thjesht nuk kanë komunikuar më pasi modelja nuk i ka kërkuar as numrin e telefonit.
Mirëpo pas kaq shumë kohësh, duket se vajzat do të ‘përballen’ për herë të parë me njëra-tjetrën. Einxhel është ftuar në programin ‘She/ He’s On Top’, ku juri është Beniada dhe Megi Pojani.
Nuk dihet ende se si do të jetë komunikimi mes tyre sot por kjo mbetet për tu parë.
Kujtojmë se moderatorja tregoi anën e saj të historisë se përse miqësia mes saj dhe Beniadës u prish:
“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë”.
Ndërsa modelja nga ana tjetër rrëfeu versionin e saj: “Me Einxhelin nuk flasim dhe nuk e di përse. Aty brenda kam qenë vetvetja, jo me të gjithë banorët por me Einxhelin dhe Donaldin pata më shumë miqësi. Nuk e di arsyen nuk di as se çfarë të tregoj pasi jam super okej me të kam qenë një super shoqe e kam shumë xhan”.
Olsi Bylyku përfundoi në spital ditën e djeshme dhe lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një postimi në Instastory ku shfaqej në spital me dy vigonët e serumeve në duar.
“I fortë”, shkruante aktori krahas fotos, duke mos dhënë asnjë informacionit rreth problemit shëndetësor që ka pasur.
Përfundoi dje në spital, ja si është gjendja e aktorit
Ditën e sotme Olsi ka lënë spitalin dhe ka falenderuar ndjekësit për mesazhet dhe mbështetjen që ka marrë nga ta. Ai shkruan se është shumë mirë dhe do t’i rikthehet menjëherë aktivitetit më fuqishëm se kurrë.
“Pasha Zotin mesazhet dhe shqetësimi juaj janë kura më e mirë në botë. Në pamundësi për tu kthyer të gjithëve mesazh desha t’ju njoftoj se ndihem shumë mirë dhe çdo gjë është okej. Ju dua fort të gjithëve dhe ju përqafoj me shpirt. Shihemi këtë javë me super fuqi”, shkruan Olsi.
Aktori i humorit Olsi Bylyku është një personazh shumë i dashur për publikun. Mirëpo, së fundmi ai është përballur me një të pazakontë.
Aktori ka përfunduar në spital dhe po merr mjekim.
“I fortë”- shkruan ai. Mirëpo, Olsi nuk ka dhënë asnjë tjetër detaj.
Më herët, në një intervistë, Egli dhe Olsi rrëfyen detaje nga historia e tyre e dashurisë.
“Kemi qëndruar shtatë-tetë muaj njohje. Kemi dalë për rreth dy muaj por shumë rrallë, pastaj qëlloi sezon vere. Do të bënte një dorë jetë Olsi”- tregoi Egli nga ana tjetër.
Jo vetëm kaq, por ata i emocionuan të gjithë teksa performuan këngën e tyre hit me titull “Do ditë” në programin “Më lër të flas”.
Ata u pyeten nga Donaldi dhe Romeo Veshaj dhe për planet e tyre për martesë. Olsi u shpreh në mënyrë mjaft pozitive për këtë temë duke thënë se dasma është definitivisht në planet e tyre. Ai tha se për momentin ata te dy po fokusohen në materiale të tjera dhe se fakti që janë të rinj ju jep kohën e duhur.