ShowBiz

Kush është vajza misterioze në krahët e Noizyt

Pjesëmarrja në koncertin e 14 gushtit, vërtetoi edhe njëherë popullaritetin dhe dashurinë e fansave për reperin. “Alpha Show” padyshim është një sukses për Noizyn, i cili vendosi ta gdhend këtë emër në trupin e tij.
Por jo vetëm ai! Edhe një fansja e flaktë e reperit ka bërë të njëjtin tatuazh në pjesë e prapme të krahut.

Bjondja bukuroshe ka postuar në Instagramin e saj një foto ku duket duke puthur Noizyn dhe një tjetër ku së bashku me “idhullin” e saj kanë treguar tatuazhin.

Ky imazh është ripostuar edhe nga vetë Rigelsi në Instastoryn e tij.

Kush është vajza misterioze në krahët e Noizyt Read More »

Ilir Shaqiri i kundërpërgjigjet ashpër Monika Lubonjës: ‘I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri’

Iliri i është kundërpërgjigjur statuseve ironike të aktores Monika Lubonja.
Së fundmi aktorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku padiskutim nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me balerinin, gjë që Monika nuk ka ngurruar aspak për t’ju përgjigjet madje duke ironizuar situatën.

Një ndjekës e ka pyetur aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ka ‘ironizuar’ duke u përgjigjur se është ‘Iliri’ duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.

E pyetur nëse është penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “Se di! Fol me Sabianin”.

Nëse mendon ta rikthejë ndonjëherë miqësinë e saj me Ilirin, ish-banorja shkruajti:

“Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!”

Lart e poshtë duket se kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën. Një ndjekës e pyeti Monikën nëse kjo gjë është e vërtetë.

“Akoma?? As akoma, as ende, asnjëherë”- u përgjigj e habitur aktorja e cila mesa duket nuk e priste një pyetje të tillë.

Ndërkohë balerini është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krahas së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”- referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për “dashurinë” e saj për bananet.

Ilir Shaqiri i kundërpërgjigjet ashpër Monika Lubonjës: ‘I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri’ Read More »

Adriana Matoshi reagon pas lajmit se Dagz do të bëhet baba! Ja si u përgjigj Dj i njohur

Postimi i moderatorës Einxhel Shkira ku konfirmon se është në pritje të fëmijës së sa të parë më Dj Dagz, ka marrë shumë reagime nga miqtë dhe kolegtë e tyre.

Por vëmendjen e ka marrë pikërisht komenti i aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, e cila disa kohë më parë bëri një status ironik ndaj Dj Dagz në rrjetet sociale.

Por sot Adriana shkruan: “A e din sa të bekuar jeni? Jam shumë e lumtur për ju, paçit jetë të gjatë e harmoni përgjithmonë❤️❤️, një fëmijë të shëndetshëm e me të ardhshin të mirat e Botës.”
Nuk ka munguar as përgjigja e Dj Dagz, i cili shkruan: “Adriiiii 🤍 Faleminderit e din ti pse 🤪”

Çfarë ndodhi mes Adriana Matoshit dhe Dj Dagz?

Gjithçka nisi nga një diskutim mes Einxhel dhe DJ Dagz, ku ky i fundit tha se Arjola Demiri nuk ka bërë asgjë, nuk ka qenë e përfshirë në asnjë debat përveç atij me aktorin Donald Veshaj.

“Arjola këtu brenda nuk ka bërë asgjë, prej se kam hyrë kurrë në jetë një debat se ka bërë me askënd përveç atij me Donaldin”, tha ai.

Kjo bëri që të ketë një reagim nga mikesha e saj e ngushtë, aktorja Adriana Matoshi, shoqja e afërt e Arjolës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje shkroi asokohe se pas daljes nga BB VIP, Dagzin do ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë.

“Edhe pse ditë e diel sapo dola nga mbledhja e grupit dhe vendosem që pas daljes së Dagzit nga shtëpia e Big Brother menjëherë ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë”, shkroi ajo.

Adriana Matoshi reagon pas lajmit se Dagz do të bëhet baba! Ja si u përgjigj Dj i njohur Read More »

Einxhel Shkira jep lajmin e ëmbël të shtatzënisë dhe ka dy fjalë për Arbana Osmanin

Që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë padiskutim një ndër çiftet më të komentuar.
Ndërsa çifti janë prej muajsh në një lidhje dhe nuk ngurrojnë të postojnë shpesh dashurinë mes tyre, kanë qarkulluar shumë thashetheme qarkulluan se Einxhel është në një pritje të ëmbël. Edhe pse lajmi u mohua disa herë si nga Dagz po ashtu edhe nga Einxhel, duket se ky lajm paksa qenë mëse i vërtetë.

Ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram Eixhel ka konfirmuar shtatzëninë duke shkruar fjalët më të ëmbla për bebushin e saj.

“Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”, ka shkruar Einxhel.

Menjëherë pas lajmit të ëmbël ka reaguar dhe Arbana e cila e ka uruar çiftin në Instastory.

“Shumë e lumtur për ju”, ka shkruar Arbana krah videos të postuar nga Einxhel.

Po akoma dhe më i bukur është falenderimi që Einxhel i ka bërë moderatores.

“Faleminderit që ngule këmbë të thoja PO sepse do më ndryshonte jeta… dhe kishe të drejtë!!”, ka shkruar Einxhel.

Einxhel Shkira jep lajmin e ëmbël të shtatzënisë dhe ka dy fjalë për Arbana Osmanin Read More »

Arian Çani largohet nga TV Klan! Ja ekrani ku do të shfaqet ‘Zonë e Lirë’

“Mirëmbrëma tokësorë”… këtë shprehje të Arjan Çanit nuk do ta dëgjoni më në Tv Klan, pasi mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
Gazetarin e njohur dhe programin “Zonë e Lirë” nuk do ta kemi më në Tv Klan por Kryefjala.com ka mësuar që Çanin do ta shohim në ABC. Emisioni i Çanit do të jetë dy herë në javë në këtë sezon të ri.

Po hapësirën e së premtes në Tv Klan kush do ta marrë?!

Hmmm ju kujtohet ajo shprehja që Luana tha para ca ditësh “Mos ja qani hallin kalit që i varen këmbët”, e pra Luana do të jetë ajo që do të ketë hapësirën e ditës së premte në Tv Klan.

Nuk dihet ende se cili do të jetë formati që ajo ka menduar, por mesa duket këtë sezon të ri moderatoren simpatike do ta shihni në Tv Klan. Vjollcat do të pushtojnë fundjavën e TvKlan.

Arian Çani largohet nga TV Klan! Ja ekrani ku do të shfaqet ‘Zonë e Lirë’ Read More »

Do të prezantojë ‘Përputhen’? Reagon Fjoralba Ponari dhe zbulon prapaskenat

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’.

Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

E në bisedat ‘online’ që Fjoralba bën me ndjekësit e saj, pyetjet janë shumta dhe prezantuesja zgjedh t’ju përgjigjet disa prej tyre për të shuar kureshtjen që ka mbi jetën e saj personale dhe profesionale.

Për sa i përket kësaj të fundit është aluduar se pas konfirmimit të Bora Zemanit si prezantuese e “Dancing With the Stars” që do të nisë së shpejti në Top Channel, drejtimin e ‘Për’Puthen’ do ta marrë Fjoralba. Por, mesa duket nuk qenka kështu dhe këtë e konfirmon vetë bukuroshja.

Do të prezantojë ‘Përputhen’? Reagon Fjoralba Ponari dhe zbulon prapaskenat Read More »

Do habiteni, ja ku i mban paratë Ledri Vula

Reperi Ledri Vula po e shijon suksesin me projekte muzikore dhe me performanca në vende edhe jashtë vendit.

Artisti poston edhe imazhe të ndryshme në Instagram ku mbanë aktivë fansat e tij.

Vula së fundi në këngën “Uma Love”, më bashkëpunim me Lumi B dhe Nuki, kanë sjellë një videoklip mjaftë interesant dhe atraktiv.

Artisti është shfaqur në një moment duke e hapur lavatriçen ku brenda saj po fuste para.

Do habiteni, ja ku i mban paratë Ledri Vula Read More »

A e njihni këngëtarin në foto? Sot është një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare

Butrint Imeri sot ka arritur të jetë ndër emrat më të njohur në skenën e muzikës shqiptare.

Edhe ky vit nuk ishte më ndryshe, me disa projekte të cilat u dëgjuan dhe u kthyen në hite të padiskutueshme. Këngëtari këtë herë është treguar nostalgjik duke postuar disa fotografi nga fëmijëria.

A ka ndryshuar? Sot është një ndër emrat më të

Duket se në një pikë të njëtët të karrierës, të gjithë këngëtarët bëhen nostalgjik dhe publikojnë foto nga fëmijëria e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe me Butrintin i cili ka shuar kuriozitetin e fansave të tij duke zbuluar si dukej vite më parë, kur ishte vetëm një fëmijë.

A e njihni këngëtarin në foto? Sot është një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare Read More »