ShowBiz

Armina Mevlani e ‘qau’ vallen e Tropojës në dasmën e saj

Në dasmën madhështore të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës nuk kishte si të mungonte dhe vallja e Tropojës. Blogerja ka hequr fustanin e nusërisë dhe ka veshur kostumin popullor duke kërcyer si një profesioniste e vërtetë vallen e Tropojës.
Ndërkohë, në një moment, shfaqet duke kërcyer dhe e ëma e saj, Mimoza Mevlani. Kujtojmë që ceremonia madhështore e mbajtur mbrëmë ka bërë bashkë familjarët dhe miqtë e çiftit mes të cilëve edhe shumë personazhe të njohur publikë.

Çifti Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, stilisti Valdrin Sahiti, aktorja Olta Gixhari, Agnesa Vuthaj, Dalina Buzi janë disa nga VIP-at që kanë qenë të ftuar në dasmë.

Armina Mevlani e ‘qau’ vallen e Tropojës në dasmën e saj Read More »

Armina Mevlani shkëlqen me fustanin e nusërisë, dalin pamjet

Këtë të diel Armina Mevlani kurorëzon me martesë dashurinë e saj 9-vjeçare me Shkëlzen Berishën.

Mevlani ka veshur vellon e bardhë me të cilën shkëlqen e gjitha, teksa ka pozuar krah Shkëlzenit.

Nusja do të hyjë në dasmë me këtë fustan që shihni në fotot e Armand Sallabandës, krijuar nga Vivienne Westwood, më pas do të veshë dy krijime shqiptare nga Festim Isufi dhe Valdrin Sahiti.

Armina Mevlani shkëlqen me fustanin e nusërisë, dalin pamjet Read More »

Armina Mevlani i vë kusht dasmorëve: Mos hidhni lekë kur kërceni!

Armina Mevlani do t’i japë fund beqarisë këtë fund shtatori dhe datën e ka bërë publike mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe gra”. Në fund të puntatës, Armina rrëfeu emocionet, ndërsa tha se më shumë do të flasë pas dasmës. Ishte Dalina ajo që e zbuloi duke u shprehur: “Çfarë kemi ne të dielën” dhe Armina tregoi se do të mbajë dasmën e shumëpritur.

Ndërkohë vajzat në studio nuk kursyen komentet plot humor. Jerina e pyeti Dalinën nëse e ka vendosur sa lekë do t’i hedhë Arminës në dasmë.

“Do e bëj të madh zarfin, do e lë aty në mes. Doja të hidhja dhe lekë, por Armina tha mos hidhni lekë, kur të kërceni”, tha Dalina.

Më herët, bloggerja u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka mohuar se po bën një dasmë për arsye se po pret një fëmijë siç është përfolur.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj.

Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Mevlani.

Armina Mevlani i vë kusht dasmorëve: Mos hidhni lekë kur kërceni! Read More »

Dasma këtë fundjavë, Armina i vë kusht dasmorëve: Mos hidhni lekë kur kërceni!

Armina Mevlani do t’i japë fund beqarisë këtë fund shtatori dhe datën e ka bërë publike mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe gra”. Në fund të puntatës, Armina rrëfeu emocionet, ndërsa tha se më shumë do të flasë pas dasmës. Ishte Dalina ajo që e zbuloi duke u shprehur: “Çfarë kemi ne të dielën” dhe Armina tregoi se do të mbajë dasmën e shumëpritur.

Ndërkohë vajzat në studio nuk kursyen komentet plot humor. Jerina e pyeti Dalinën nëse e ka vendosur sa lekë do t’i hedhë Arminës në dasmë.

“Do e bëj të madh zarfin, do e lë aty në mes. Doja të hidhja dhe lekë, por Armina tha mos hidhni lekë, kur të kërceni”, tha Dalina.

Më herët, bloggerja u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka mohuar se po bën një dasmë për arsye se po pret një fëmijë siç është përfolur.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj.

Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Mevlani.

Dasma këtë fundjavë, Armina i vë kusht dasmorëve: Mos hidhni lekë kur kërceni! Read More »

Rita Ora konfirmon thashethemet e verës: ‘Jam e dashuruar’

Thashethemet për një unazë në gisht dhe martesë të fshehtë mes Rita Orës dhe regjisorit Taiki Waititi qarkulluan pafundësisht gjatë muajve të verës në mediat britanike.

Por, vetëm sot këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka hedhur hapin e rëndësishëm dhe ka pranuar se martesa është e vërtetë.

Rita Ora teksa flitë për herë të parë për martesën e saj, është shprehur se ndihet kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin 47-vjeçar.

Madje 31-vjeçarja këmbëngul se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
Ylli i pop-it ka treguar se është frymëzuar nga martesa e prindërve, Vera dhe Besnik, të cilët janë bashkë prej më shumë se 30 vitesh.

“Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në dashuri dhe jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën. Prindërit e mi kanë qenë së bashku më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika. Ai është shumë qesharak dhe i bukur”, ka shtuar këngëtarja me famë botërore.

Ajo tha në podkasitn “Jaime Wintstone’s Greates Night Ever”: “Jam e dashuruar. Jam shumë e dashuruar. Jam e dashuruar, jam e dashuruar, amen!”.

Rita Ora konfirmon thashethemet e verës: ‘Jam e dashuruar’ Read More »

Sk andal në emisionin shqiptar mes një vajze dhe një djali, konkurrentët përpla sen fizikisht për një…

Një tjetër përle shje fizike është shënuar në reality show, “It’s my home” në Kosovë.

Konkurrentët kanë pasur një d ebat të fortë me tone të larta, për një letër, ku më pas një djalë e një vajzë janë përpl asur fizikisht.

Kanë qenë konkurentët e tjerë që kanë ndërhyrë për të shuar she rrin, pasi vajza dhe djali po përlesh eshin për një letër.

Kujtojmë që pak ditë më parë Komisioni i Pavaruar i Mediave ka mbyllur emisionin “It’s my home”, por që emisioni vijon transmetimi “live” në youtube.

Sk andal në emisionin shqiptar mes një vajze dhe një djali, konkurrentët përpla sen fizikisht për një… Read More »

Armina Mevlani zbulon detaje nga dasma, tregon se çfarë i tha vjehrri i saj, Sali Berisha

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të celebrojnë së shpejti dashurinë e tyre në martesë.

Blogerja zbuloi mbrëmjen e djeshme disa detaje nga dasma, duke thënë se do të ketë elementë tradicionalë.

Ndër të tjera ajo tha se edhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha, është mbështetës dhe e ka miratuar datën e dasmës.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta.

Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë.
Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj.

Vjehrrit thjesht i thamë, ai është gjithmonë mbështetës dhe tha në rregull për datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale.

Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, tha Armina Mevlani.

Armina Mevlani zbulon detaje nga dasma, tregon se çfarë i tha vjehrri i saj, Sali Berisha Read More »

Dua Lipa refuzon të bëjë foto, ja reagimi i fanses në Brazil

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndodhet në Brazil së bashku më familjen e saj.

Mirëpo së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku dua shihet në Rio De Janiero dhe disa fansa i kërkojnë fotografi. Dua me mirësjellje nuk ka pranuar duke thënë se është duke kaluar kohë me familjen.

“Më vjen shumë keq, nuk mund të bëj foto sepse po e kaloj ditën me familjen time. Më vjen mirë që ju njoha”, dëgjohet të thotë Dua.

Këtë gjë e ka rrespektuar edhe fansja e cila thotë “Ok, faleminderit”.

Dua Lipa refuzon të bëjë foto, ja reagimi i fanses në Brazil Read More »