ShowBiz

Armina tregon arsyen se përse kanë zgjedhur me Shkelzenin lugë dhe pirunj druri për tua servirur të ftuarve

Një nga temat më të diskutuara të fundjavës që lamë pas, ishte dasma e Arina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës.

Detaje në lidhje me ceremoninë ishin zbuluar nga vetë Armina pak para dasmës, ndërsa ajo ka shpjeguar një tjetër detaj.

Në emisionin”Vajza e gra”, ajo ka zbuluar arsyen se përse kanë zgjedhur lugë e drurit për tua servirur të ftuarve.

“Unë personalisht e kam vendosur bashkë me Shkëlzenin kështu sepse gjithë ideja jonë ishte të kishim diçka tradicionale shqiptare dhe donim ta mbanim kështu. Zgjodhëm verë shqiptare, shumë këngë shqiptare, zgjodhëm të kërcenim vallen e Tropojës, ngritëm flamurin në dasmë. Sigurisht që këto patriotizmat njerëzve mund të mos u pëlqejnë, por ne zgjodhëm ta përcjellim këtë gjë për faktin që jemi persona publikë dhe për faktin që unë në rrjetet sociale kam ndjekës të huaj dhe dua që ta shikojnë tamam si është tradita shqiptare. Enët njëpërdorimshme ishin zgjedhja më e mirë dhe më e thjeshtë sepse donim diçka rustic, diçka natyrale dhe zbukurimet ishin natyrale. Vetë vendi ishte krejtësisht natyrë dhe nuk kishe nevojë t’i shtoje aq shumë gjëra dhe as t’i rregulloje”, ka shpjeguar ajo.

Armina tregon arsyen se përse kanë zgjedhur me Shkelzenin lugë dhe pirunj druri për tua servirur të ftuarve Read More »

Motrat Libohova pajtohen më në fund? Ja foto qe poston Eranda

Ato jane dy kengetaret me te mira ne vendin tone me zerin e tyre te bukur dhe me kenge shume te bukura. Por publiku shqiptar e dinte se ata nuk flisnin bashke por e verteta eshte ndryshe.

Postimi i fundin i Erandes se ata jane bashke dhe se te gjithe shqiptaret i duan shume motrat libohova dhe se shpejt ti shikojme ne skene duke kenduar.

Eranda ka shkrepur një fotografi në lagjen “Ali Demi” të cilën e ka shpërndarë në Instagram dhe shkruan:”Në lagjen e motrës”

Motrat Libohova pajtohen më në fund? Ja foto qe poston Eranda Read More »

Olsa Muhameti bën deklaratën e papritur për Donaldin pas ribashkimit me Bora Zemanin

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë pranuar më në fund ribashkimin e tyre. Çifti, i cili prej muajsh po e shijonte dashurinë në mënyrë të fshehtë, publikuan ditën e djeshme një foto së bashku, duke plotësuar kështu dëshirën e fansave.

E natyrisht që të shumtë kanë qenë reagimet e personazheve të njohur për këtë foto, kaq shumë të pritur. Ndër komentueset ishte edhe Olsa Muhameti. Bashkëpunëtorja dhe mikesha e Borës, nuk e ka fshehur lumturinë për çiftin, duke i komentuar në foton e tyre. “Dashuria fiton mbi gjithçka”, shkruan Olsa. Me gjasa Olsa nuk është e vetmja që ka ndryshuar mendim për Donaldin muajt e fundit.

Në kohën kur aktori ishte pjesë e Big Brother dhe u lidh me Beatrix, Olsa ishte ndër personazhet që e sulmoi publikisht, duke mos e fshehur ‘mërinë’ e saj me aktorin. “Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat, meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë”. Do të shkruante Olsa atë periudhë. Por kur Bora e fali Donaldin, si mos ta fal edhe Olsa. Sot autorja e “Përputhen” është ndër personat më të afërt me çiftin, duke lënë pas deklaratat e hidhura të së shkuarës së afërt.

Olsa Muhameti bën deklaratën e papritur për Donaldin pas ribashkimit me Bora Zemanin Read More »

Behar Mera feston sot ditëlindjen, sa vjeç bën aktori i mirënjohur shqiptar

Behar Mera është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Humori i tij ka rrëmbyer zemrat e gjithë admiruesve të tij. Prej shumë vitesh aktori i humorit është pjesë e estradës shqiptare ku numëron shumë role si në kinema, por gjithashtu është në estrada përkrah shumë aktorëve të tjerë.
Sot aktori ka ditëlindjen dhe feston 60 vjetorin e lindjes.

Mera aktualisht është aktor në Klanifornia dhe shfaqet çdo të shtunë në ekran ku merr “duartokitje” të shumta nga gjithe publiku.

Behar Mera ka dy vajza nga martesa e tij ku Iva Mera, vajza e vogël e aktorit është e njohur në ekranin shqiptar pasi ka moderuar disa emisione. Gjithashtu ajo ka dalje të shpeshta në ekrane përkrah babait.

Behar Mera feston sot ditëlindjen, sa vjeç bën aktori i mirënjohur shqiptar Read More »

Këngëtarja e njohur shqiptare përl ot me dedikimin për babain e nd jerë

Ndonëse kanë kaluar dy dekada nga nda rja e tij nga jeta, Vesa Luma e kujton plot mall të atin në përvjetorin e tij të lindjes.

Ditën e sotme (27 shtator) këngëtarja ka rrë nqethur të gjithë me dedikimin prekës për babin e ndjerë. Vesa zgjodhi një fragment të këngës “Sa mall”, për të treguar më së miri ndjesitë e saj në këtë ditë.

Urime ditëlindjen në parajsë baba. Sa shumë do të doja ta njihje Lianin që po trashëgon shumë nga ti. Do të festojmë sot për jetën tënde të shkurtër, por që e jetove me pasion dashuri dhe ndershmëri deri në ditën e fundit”,-shkroi Luma krahas këngës kushtuar të atit.

Kujtojmë që në shkurt të këtij viti u shënuan 20 vite që nga momenti që babai i këngëtares u nda nga jeta. Në atë ditë Vesa ndau një tjetër story në instagram ku shkruante:

“Na mungon babi. 20 vjet pa ty! Sa shumë na ke munguar këto vite, vetëm ne e dimë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kujtojmë çdo këshill, mbështetje e dashuri që kemi marr prej teje! Jam me fat e krenare të jem çika jote! Përgjithmonë do të jesh në zemrat e mendjet tona!”

Këngëtarja e njohur shqiptare përl ot me dedikimin për babain e nd jerë Read More »

Bora dhe Donaldi zbulojnë detaje nga ribashkimi i tyre

Pak më herët, Bora publikoi një foto me Donaldin dhe konformoi zyrtarisht lidhjen. Ndërkohë, tani është publikuar edhe promoja e intervistës së moderatores nga vëllezërit Veshaj.

Duket se Bora ka folur për gjithçka, duke u ndalur veçanërisht te raporti me Donaldin. Madje, kur bëhet fjalë për vështirësitë në çift, ky i fundit në një moment shprehet: “Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thonim njëri-tjetrit”.

Sa i përket ribashkimit, aktori ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.

Bora dhe Donaldi zbulojnë detaje nga ribashkimi i tyre Read More »

Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj në ‘Shihemi në gjyq’

‘Festivali i Këngës’ duket se ka krijuar një rivalitet mes dy këngëtarëve dhe miqve, Ronela Hajati dhe Alban Ramosajt. Ka qënë moderatori Ardit Gjebrea ai i cili ka zbuluar se dyshja mund të jenë protagonistë të emisionit ‘Shihemi në gjyq’. Ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, një foto të dy këngëtarëve së bashku krahas së cilës shkruan: “Gati për Shihemi në Gjyq??? Apo mos është efekti i dashurisë magjike”, shoqëruar me emoji të qeshurash.

Gjithashtu nuk ka munguar as komenti i Eni Çobanit, e cila shkruan se do të ishte “një seancë nga ato që nuk harrohen.”

Fotoja dhe përshkrimi mund të jenë një shaka nga Arditi mirëpo gjithçka mund të pritet, duke qënë se në atë emision, të drejtuar nga Eni Çobani, ishin edhe këngëtarët, Silva Gunbardhi dhe Mandi Nishtulla.

Ronela Hajati dhe Alban Ramosaj në ‘Shihemi në gjyq’ Read More »

Arta Nitaj ‘ia kthen’ Ermal Mamaqit pasi i përmendi Dubain

Arta Nitaj dhe Ermal Mamaqi kanë qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi ky i fundit bëri një koment lidhur me Dubain gjatë puntatës së kaluar të “Dance With Me”. Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se modelja nga Kosova është pjesë e tij.

“Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?“pyeti Ermali duke marrë përgjigje nga moderatorja e emisionit Alketa Vejsiu e cila tha: “Duhet të shkosh në Brazil.” “Brazil apo Dubai?” Pyetje të cilës iu përgjigj sërish Alketa, po me një pyetje tjetër: “Po me Dubain ç’kishe tani?”

Megjithëse, modelja nuk e priti mirë komentin e Ermalit, i cili është anëtar jurie në spektaklin e kërcimit, edhe pse këtë nuk e ka shfaqur në ekran. Në skenë u duk sikur e kaloi me buzëqeshje po ajo ka shpërthyer në të qara në prapaskenë. Lidhur me këtë, modelja foli dje teksa nuk kurseu thumbat.

Arta theksoi se nuk është prekur aspak nga kjo gjë duke shtuar se Ermali e bëri këtë për klikime. “Nuk e kuptoj përse duhet që të bjeri në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”, u shpreh konkurrentja duke thumbuar haptas aktorin e humorit.

Arta Nitaj ‘ia kthen’ Ermal Mamaqit pasi i përmendi Dubain Read More »