ShowBiz

Armina Mevlani zbulon detajet e reja nga dasma

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të celebrojnë dashurinë e tyre gati 10- vjeçare në një ceremoni në fund të muajit. Pasi dasma e tyre u shty prej pandemisë, çifti më në fund ka organizuar gjithçka dhe tashmë është gati që t’i thonë “PO” njëri-tjetrit.

Lajmin e konfirmoi vetë blogerja në “Goca dhe Gra”, teksa tregoi edhe detaje të tjera nga dasma e shumë pritur. Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar ende datën.

Së fundmi ish- modelja ka zbuluar sërish detaje nga dasma ndërsa u shpreh se kanë zgjedhur pikërisht muajin shtator pasi i pëlqen vjeshta të dyve dhe ka hedhur poshtë fjalët se po bën një dasmë për arsye sepse është në pritje të një fëmije.

Një ndihmë e madhe për Arminën ka qenë dhe kunata e saj Argita Malltezi, e cila i është gjendur pranë për çdo detaj të dasmës.

Gjithashtu blogerja tregoi se menyja e dasmës do të jetë sa më traditcionale dhe do të jenë të ftuar më pak se 300 persona. Armina shtoi se dhe vjehrri i saj, ish-kryeministri Sali Berisha është mbështetës dhe e ka miratuar datën e dasmës.

“Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës.

Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkelzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”- tha Mevlani për “Goca dhe Gra”.

Armina Mevlani zbulon detajet e reja nga dasma Read More »

Laçianët hapin thesin, hedhin lekun ‘lumë’ në mes të dasmës

Dasmat janë një ngjarje e shënuar në jetën e njeriut dhe shqiptarët i kushtojnë mjaft rëndësi këtij eventi, përveç përgatitjeve ata “zbarzin dhe xhepat”.
Një nga “huqet” e shqiptarëve sigurisht është dhe heqja e llastikut të tufës me para.

Një video e shpërndarë së fundmi nga një dasmë në Laç është bërë virale në rrjet, për shkak të sasisë së madhe të parave që hidhen nga dasmorët dhe mënyrës se si ata kanë zgjedhur të vishen për të hedhur tufat me para çiftit të sapo martuar.

Siç shihen dhe në video, dy të rinj janë veshur si protagonistët e serialit të famshëm “La Casa de Papel”, si dhe disa të tjerë kanë preferuar të vishen si sheikë dhe kanë vijuar të bëjnë atë që e kishin ndarë mendjen, pra të hidhnin lekun “lumë” te dasma e të afërmve të tyre.

Laçianët hapin thesin, hedhin lekun ‘lumë’ në mes të dasmës Read More »

Beniada flet hapur për preferencat e saj: ‘Më pëlqejnë meshkujt me kofshë…’

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani, është një nga personazhet më të pëlqyer dhe të komentuar të “showbizz”-it.

Ajo njihet për natyrën e saj të sinqertë, e ndërsa shpesh ka folur për jetën e saj private, por këtë herë ka treguar se çfarë i pëlqen më shumë te një mashkull.

E ftuar në “Wake up”, modelja tha se gjëja e parë janë sytë, dhe pastaj këmbët, duke theksuar kofshët dhe të jetë muskuloz, tha Beniada.

“Atëherë do them dy gjëra. E para sytë, e dyta këmbët, kofsha. Muskuloz. Që tregon se bën sport. Çunat me kofshë të drejta”, tha Beniada.

Beniada flet hapur për preferencat e saj: ‘Më pëlqejnë meshkujt me kofshë…’ Read More »

Nuk do e besoni se kush është konkurrentja e parë e ‘Dance with me’

Luiza Gega është konkurrentja e parë e “Dance with me”. Lajmi është konfirmuar ditën e sotme në faqen zyrtare të emisionit në Instagram.

“Kampionia e Europës, krenaria kombëtare Luiza Gega prezantohet zyrtarisht si konkurrentja e parë në “Dance With Me”! Good luck girl”-shkruhet krah postimit.

Atletja fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Munih, duke u shpallur kampione e Evropës në 3.000 metra me pengesa dhe duke e çuar në total dy numrin e medaljeve të arta për atletikën shqiptare pas asaj të kërcimit së gjati të Izmir Smajljat.

Nuk do e besoni se kush është konkurrentja e parë e ‘Dance with me’ Read More »

Mderatorja e njohur shqiptare kujton veten në ditën e parë të shkollës (foto)

Sot ka nisur viti shkollor 2022-2023. Rrjetet sociale janë mbushur me postime të fëmijëve dhe urime për nxënësit. Këto postime kanë bërë nostalgjike Einxhel Shkirën. Moderatorja ka kujtuar veten në klasën e parë më një foto mjaft të veçantë.

“Fotot e fëmijëve të veshur aq bukur për ditën e parë më bënë t’i rikthehem këtij shkrimi të para shumë vitesh që ende vlen për mua…

Suksese kalamaja. Por mbi të gjitha suksese dhe ju prindër në misionin e vështirë për të qenë partneri më i fortë krah fëmijës tuaj në rrugëtimin drejt dijes akademike”, ka shkruar ajo krah fotos.

Mderatorja e njohur shqiptare kujton veten në ditën e parë të shkollës (foto) Read More »

Kriset raporti i ngushtë mes Beniadës dhe Donaldit? Modelja jep përgjigjen e qartë

Beniada Nishani dhe Donald Veshaj krijuan një raport shumë të ngushtë gjatë “Big Brother VIP”. Por, pas mbarimit të formatit ata nuk janë shfaqur më publikisht bashkë, përveç rastit kur modelja ishte e ftuar në emisionin e tij “Më lër të flas”.

Por, si është raporti i tyre sot? Duket se pavarësisht se nuk janë shoqëruar me njëri-tjetrin ata kanë ende një miqësi të ngushtë. Beniada e ka mbështetur publikisht Donaldin për projektin e tij të fundit muzikor.

Teksa ka publikuar një video të videoklipit të tij në Instagram, modelja shkruan: “Këngëtari im i preferuar”. Kështu ajo u ka dhënë fund të gjitha aludimeve mbi marrëdhënien e tyre.

Beniada gjithashtu është një fanse e historisë së dashurisë Bora-Donald. Ndonëse dikur kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” ajo ka mbështetur lidhjen e tij me Beatrix Ramosaj, modelja duket se tanimë ka ndryshuar mendim.

Ajo ka deklaruar se shihte kimi mes Donaldit dhe Beatrix, por gjithmonë ka shtuar se nuk e njeh historinë e tij me Borën, të cilën e ka cilësuar si një vajzë shumë të bukur. Tashmë që formati ka mbaruar dhe aktori hodhi pas lidhjen e shkurtër me Beatrix duke u rikthyer me moderatoren, Beniada sërish po e mbështet.

Kohë më parë ajo publikoi një video ku ndodhej në makinë me vëllain duke dëgjuar këngën e Donaldit ‘Toxic love’. Kjo këngë është një dedikim për Borën në të cilën Donaldi përshkruan gjithë ndjenjat dhe zhvillimet e lidhjes së tyre. Për më tepër, modelja e ka cilësuar atë si “kënga më e mirë romantike”. Videoja nuk i ka shpëtuar as Donaldit i cili nuk ka dashur të përgjigjet për mbishkrimin por cilëson vëllain e Beniadës si ‘mbret’.

Beniada dhe Donaldi kanë patur një raport shumë të ngushtë kur ishin pjesë e formatit që duket se e kanë ruajtur edhe pas daljes. Ajo ishte e ftuar në “Më lër të flas” ku një lojë që binjakët i bënë asaj dhe Megi Pojanit u komentua gjerësisht.

Në lojën në fjalë vajzat duhet të këndonin karaoke me një këngë të njohur dhe të dinin tekstin përndryshe do spërkateshin nga mikrofoni me qumësht. Gjë që u konsiderua se seksizëm nga shumë njerëz. Megjithatë, mes dy vëllezërve dhe vajzave nuk ka asnjë hatërmbetje apo pakënaqësi.

Kriset raporti i ngushtë mes Beniadës dhe Donaldit? Modelja jep përgjigjen e qartë Read More »

Marina i bën Getoarit dedikimin epik në përvjetorin e martesës

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi festuan sot përvjetorin e martesës. Moderatorja nuk e ka kursyer një dedikim publik për njeriun e saj të zemrës.

Ajo ka publikuar një foto me Getin krahas së cilës ka shkruar: Martesa është një marrëdhënie në të cilën njëri ka gjithmonë të drejtë dhe tjetri është burri! Gëzuar përvjetorin dashuria ime!

Kujtojmë se dyshja u bënë prindër për herë të parë vitin që lamë pas me një vajzë të quajtur Marget.

Marina i bën Getoarit dedikimin epik në përvjetorin e martesës Read More »

Balerina shqiptare rrëfen momentin më të vështirë të karrierës së saj

Prima-balerina e TKOB, Enada Hoxha e ftuar në emisionin “Rudina”, ka rrëfyer për herë të parë një nga momentet më të vështira në karrierën e saj. Hoxha rrëfeu se një nga drejtuesit e TKOB e kishte pezulluar për tre vite që të mos kërcente më.

“Unë në fakt po marr nga ana profesionale, më tepër jam lë nduar në anën profesionale sepse falë Zotit në jetën time kam pasur vetëm gjëra të bukura. E kam pakëz të vështirë për ta treguar njërën nga këto sepse e kam mbajtur për vete për të mos lançuar dhe për mos të nxjerrë personin i cili vërtet më ka lënduar. Është një moment jo i lehtë që unë e kam përjetuar jo lehtë, le të themi dhe nuk është se ka zgjatur pak, por ka zgjatur relativisht gjatë, për 3 vjet. Bëhet fjalë për një nga drejtuesit e TKOB i cili ishte vetë një artist që unë e respektoj pa diskutim tërë figurën e tij dhe për atë çfarë ai ka dhënë dhe nuk e prisja kurrë që ai karshi meje të sillej në mënyrën më të shëmtuar dhe të më pezullonte si artiste titullare të Operas dhe Baletit që unë të mos kërceja më, por të më kalonte në një balerinë si soliste e dytë, në rolet sekondare, gjë që nuk e pranova asnjëherë. Madje edhe kam de batuar me të. Ai vazhdonte të ishte në mendjen e tij që unë, boll nuk duhej të vazhdoja më. Unë mund të them që isha në kulmin e karrierës time, madje sapo kisha ardhur edhe nga një aktivitet shumë i rëndësishëm në Itali ku mu bë edhe një propozim për të qëndruar atje dhe nëse unë nuk do të isha kaq në gjendje, atëherë nuk do të kisha këto propozime. Gjithsesi, më ka lën duar pafund sepse më ka lënë 3 vite pa kërcyer përveçse në një moment tepër të vogël”, tha ajo.

Balerina shqiptare rrëfen momentin më të vështirë të karrierës së saj Read More »