ShowBiz

Bashkëshortja e Erik Lloshit çudit me deklaratën: Në mes të dasmës bëri të papriturën

Këtë të enjte me Ermal Pecin ishte këngëtari i mirënjohur Erik Lloshi dhe bashkëshortja e tij, Romina. Ata ndanë për ndjekësit e pasdites marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin. Duket se Romina përfshihet në projektet që këngëtari ka.

Ajo tregoi se vendos edhe për figurantet vajza ndërkohë që nuk ishte aspak dakord që kënga e fundit të xhirohej në shtëpi. Sipas saj, puna e Erikut ka anën pozitive dhe negative të sajën, por kjo nuk e bën xheloze megjithëse e ndjek shpesh.

Me çiftin u ndalëm edhe në jetën e tyre përtej punës, duke dashur të kuptojmë edhe se kush është ai që shpenzon shumë. Mes të dyve Eriku është ai që është dorëlëshuari, ndërsa Romina si një bankiere i bën llogaritë më së miri. Këtu Eriku shton me shaka se asaj nuk i shpëton asgjë madje edhe fotot ku duken lekët nga koncertet.

A do të bënte çifti një dasmë të dytë? Të ishin të mendimit që jo. Eriku tha me shaka se “ as e kam për plane fare. Me harxhu lekë kot”. Madje ai tregon edhe një ngjarje që i kishte ndodhur kur ishin në dasmë tek Romina.

Eriku ishte aq i lodhur sa i kishte kërkuar DJ disa herë që ta mbyllte vallen, por ai nuk e kishte bërë dhe Eriku ishte larguar nga pista. “Në atë moment doja ta vr isja, por nuk kisha çfarë bëja. Isht e kunata ime që e mbuluam pak”, tha Romina në ‘Abc e Pasdites’.

Bashkëshortja e Erik Lloshit çudit me deklaratën: Në mes të dasmës bëri të papriturën Read More »

Kush janë 3 banorët e parë të ‘Big Brother Vip Kosova’

Mbrëmjen e djeshme u zbulua se “Big Brother Vip Kosova” do të fillojë më datën 5 dhjetor.

Mirëpo, kurioziteti i publikut sa vjen e bëhet më i madh. Të gjithë duan të mësojnë se cilët janë banorët pjesëmarrës në shtëpinë e famshme.

Së fundmi, burime për “Telegrafin” bëjnë me dije emrat e tre banorëve që pritet të futen në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”.

Ndonëse produksioni nuk i ka konfirmuar ende, banorët janë: reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi.

Kujtojmë që deri më tani janë zbuluar moderatorët Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Gjithashtu, një prej opinionistëve do të jetë Olti Curri.

Kush janë 3 banorët e parë të ‘Big Brother Vip Kosova’ Read More »

Ledina Çelo mbetet pa fjalë nga surpriza madhështore që merr nga bashkëshorti

Këngëtarja Ledina Çelo është larguar prej vitesh nga ekrani dhe nga Shqipëria. Por këngëtarja na mban të informuar për jetën e saj nëpërmjet postimeve të shpeshta në rrjetet sociale.

Aktualisht Ledina merret me bizneset e bashkëshortit në Gjermani dhe ky i fundit duket se ja shpërblen më së miri.
Në një postim së fundmi në Instagram ajo ka treguar se është surprizuar nga bashkëshorti i cili i ka dhuruar makinë Porsche e cila kushton rreth 150 mijë dollarë.

Në video Ledina shfaqet duke parë e lumtur makinën e saj dhe gati për të bërë xhiron e parë. “Një surprizë nga bashkëshorti. Hajde t’më kapësh mua tani”, shkruan këngëtarja. Ta gëzojë Ledina këtë super dhuratë!

Ledina Çelo mbetet pa fjalë nga surpriza madhështore që merr nga bashkëshorti Read More »

E priti me ‘këmbët e para’, por a do të shkonte e ftuar tek Luana? Surprizon Alketa Vejsiu me përgjigjen

“Jemi kthyer këtu në televizionin Klan në një kopsht të vërtetë zoologjik, kemi tigra, gjirafa, mjellma”. Ishte kjo fjali nga Alketa Vejsiu e cila u komentua gjatë si sulm ndaj Luana Vjollcës e cila sapo ka nisur emisionin e saj në TV KLAN.

Në fakt ende pa nisur “Zemër Luana” kunjat e Alketës për moderatoren u shprehun hapur. Si filim ajo tha se “është bërë nami për Dance Albania. Kemi patur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion, ankohen të gjithë për ne.”.
Kaq mjaftoi që deklaratat e saj të bëjëne xhiron e rrjetit. Por surpriza ka ardhur mbrëmjen e djeshme.

Teksa po bisedonte me Visjanin në skenë, për imitimin e saj tek show i humorit “Klanifornia”, Alketa u shpreh se duhej të merrte pjesë patjetër në një nga skeçet e tij. Aktori e shfr ytëzoi këtë moment duke e pyetur moderatoren nëse do të shkonte edhe tek Luana.
Visjani: Edhe tek Luana do të shkosh?

Alketa: Po patjetër. Dëgjo, unë luaj në një formacion të madh që quhet televisioni Klan dhe jam pjesë e një skuadre të madhe dhe gjithmonë më bëhet zemra mal për arritjet e të gjithë kolegeve dhe produksionet që bëhen këtu. Kështu që Alketa mendon ndryshe. Unë jam e hapur që t’i bëj vizitë të gjithëve.

E priti me ‘këmbët e para’, por a do të shkonte e ftuar tek Luana? Surprizon Alketa Vejsiu me përgjigjen Read More »

Moderatorja i lë të gjithë pa fjalë: ‘Harxhoj mbi 5 mijë euro në muaj për…’

Moderatorja Erjola Doçi ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj, duke marrë kështu vëmendjen e publikut. Ajo shkaktoi reagime të shumta në rrjet me deklaratën e saj pak kohë më parë, në lidhje me shpenzimet e shumta.
E pyetur sa lekë harxhon ajo realisht në muaj, pasi pak kohë më parë e ftuara është shprehur se vetëm 2 mijë euro në muaj i do kremëra për trupin.

Doçi ka thënë në një intervistë në “Ora News” se ajo harxhon mbi 5 mijë euro në muaj për shpenzimet e saj, si veshjet, ushqiimi etj.

“Po të jap prap çmim…. (qesh) më shumë se aq! Varet, une ha dhe shumë. Gatuaj ha shumë, harxhoj shumë. Mbi 5 mijë euro ne muaj. 1 për ushqime, 2 për kremëra dhe tjera…?”, ka thënë moderatorja.

Moderatorja i lë të gjithë pa fjalë: ‘Harxhoj mbi 5 mijë euro në muaj për…’ Read More »

Donaldi dhe Luana në garë për klikime, nuk mungon as ndërhyrja edhe Beatrix Ramosajt

Një përplasje virtuale për klikimet ka nisur mes Luana Vjollcës dhe Donald Veshajt. Ishte ky i fundit që ironizoi moderatoren e ‘Zemër Luana’ që vjen në një tjetër ekran, për klikimet dhe videot e saj falënderuese ndaj fansave.

Klikimet e Luanës kanë arritur në shifra rekord që me puntatën e parë, ndaj falënderonte ndjekësit. Por ironisë së Donaldit, ajo zgjedh t’i kundërpërgjigjet me një postim në Instagram.

“Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkroi ajo në një postim.

Luana pati edhe mbështetjen e menjëhershme të Beatrix Ramosajt, ish-partneres së Donaldit, e cila reagoi në komente.

“Vajzë, tregoju si bëhet”- ka shkruar Beatrix Ramosaj në seksionin e komenteve.

Donaldi dhe Luana në garë për klikime, nuk mungon as ndërhyrja edhe Beatrix Ramosajt Read More »

Ronela Hajati përballet me të papriturën, i vj edhin të gjitha lekët e koncertit

Ronela Hajati është përballur me një ngjarje aspak të këndshme.

Këngëtajra ndodhet në Londër ku ka shkuar për një koncert dhe atje është gra bitur.

Nëpërmjet një video në Instagramin e saj Ronela tregon se i kanë vje dhur portofolin ku kishte me vete të gjitha lekët e koncertit.

“Isha në stacionin e po licisë. Kartat i bllokova dhe ishte vonë.

Kishin bërë edhe shopping, kishin blerë byzylyqe dhe atlete pafund. Nuk kam lek as për metro as për taksi”, shprehet Ronela.

Ronela Hajati përballet me të papriturën, i vj edhin të gjitha lekët e koncertit Read More »

Olsi Bylyku vendoset në siklet, zbulon fjalën që e eks*ton nga partnerja kur ajo ia pëshpërit në vesh

Olsi Bylyku u vendos në siklet nga Belinda Dragoti, e cila i drejtoi pyetje pikante në “Zemër Luana”. “Fjala e pistë që të eks iton kur Egli ta përshpërit në vesh?”, ishte pyetja për Olsin.

Olsin e kemi parë shumë herë si një djalë të lirshëm, pa komplekse, plot humor por mesa duket kjo pyetje e kapi në befasi.

Edhe pse i sik letosur ai e dha përgjigjen duke thënë fjalën më të cilën e eks iton më së shumti partnerja e tij e cila është “Më kthe Kimikatin”.

Olsi Bylyku vendoset në siklet, zbulon fjalën që e eks*ton nga partnerja kur ajo ia pëshpërit në vesh Read More »