ShowBiz

‘She rri’ mes Iva Tiços dhe aktorit/ Ermal Mamaqi nuk ndalet lëshon një tjetër deklaratë: Njerëz të…

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në “Zemër Luana”, ku ka folur për librin e tij “Garë me veten”, libër i cili ngjalli polemika në rrjet, madje pati edhe një konflik t me Iva Tiçon.

Në “Zemër Luana”, ai u vendos dhe përballë pyetjeve rreth sherrit online së fundmi me gazetaren Iva Tico.
Pyetja ka qenë për konfliktin e tij të fundit me gazetaren Iva Tico e cila mesa duket nuk e ka pritur dhe aq mire publikimin e librit të Ermalit dhe ky i fundit u pyet nëse a ka mundur të flasin bashkë apo të sqarohen me njëri tjetrin.

Ai u përgjigj menjëherë duke thënë: “Nuk I jap vlerë gjërave të pavlerë.”

‘She rri’ mes Iva Tiços dhe aktorit/ Ermal Mamaqi nuk ndalet lëshon një tjetër deklaratë: Njerëz të… Read More »

Pas deklaratës së bujshme, Antonela kapet ‘mat’ me djaloshin e panjohur

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip, Antonela Berisha vazhdon të jetë në qendër të mediave rozë pas deklaratës së bujshme se nuk lidhet me “varfanjakë”.

Disa javë më parë ajo tha se i dashuri i saj duhet të jetë bos dhe ajo të mos ketë mungesa në aspektin ekonomik. Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë… dhe kështu duket se është edhe ky rast.
Berisha është fotografuar në zonën e ish-Bllokut nga një djalë i panjohur, ndërsa Tema shkruan se mendohet se është i dashuri i saj.

”Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet.

Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, deklaroi ajo pak javë më parë.

Pas deklaratës së bujshme, Antonela kapet ‘mat’ me djaloshin e panjohur Read More »

Këngëtarja shqiptare zbulon vendin më të parehatshëm ku ka bërë dashuri

Orgesa Zaimi është një nga këngëtaret më të mira të muzikës ‘live’. Ajo prej vitesh ka spikatur për shkathtësinë e saj në skenë.

Ndërsa sa i përket jetës personale, këngëtarja ka qenë shumë e rezervuara. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Mirëpo, së fundmi, është vendosur në siklet dhe është pyetur në “Zemër Luana” se cili ka qenë vendi më i parehatshëm në të cilin ke bërë dashuri.

E detyruar për shkak të lojës, Orgesa është përgjigjur duke thënë: “Në shtëpi, në një divan i cili nuk është dhe aq komod.”

Këngëtarja shqiptare zbulon vendin më të parehatshëm ku ka bërë dashuri Read More »

Redon Makashi përgënjeshtron lajmin: S’kam asnjë lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje

Kantautori dhe këngëtari i njohur Redon Makashi ka përgënjeshtruar lajmin se është fejuar në balerinën e njohur, Rexhina Çuko.

Gjithçka nisi nga një foto, ku këngëtari shihej krah Rexhinës e cila në gisht kishte një unazë të fejesës dhe kaq mjaftoi që në media të aludohej se personat në fjalë ishin në një lidhje.

Redoni me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.

“Pergenjeshtrim ! Lajmi qe po qarkullon ne disa portale ne lidhje me jeten time private nuk eshte i vertete. Deshiroj te sqaroj publikun tim se une nuk kam asnje lloj lidhje me personin qe shfaqet ne foto krah meje!” shkruan këngëtari në postimin e tij.

Redon Makashi përgënjeshtron lajmin: S’kam asnjë lidhje me personin që shfaqet në foto krah meje Read More »

Noizy dhe Enca me klikime të blera? CEO i Acromax zbulon si qëndron e vërteta

CEO i Acromax dhe Arkiva Shqip, Aldor Nini, ka berë shumë bujë në media pasi zbuloi emrat e artistëve që kanë klikimet e blera ku përmendi Ledri Vulën, Alban Ramosaj dhe Ardit Çunin.

Për herë të parë ai ka zbuluar për moderatoren Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’ nëse Noizy ka klikime të blera, si dhe Enca, e cila dyshohet prej vitesh nga publiku se nuk ka klikime reale.

Aldor Nini u shpreh: Noizy ka klikime reale, Sinan Hoxha dhe Meda gjithashtu. Mund të përmend edhe Encën. Pavarësisht asaj që thuhet në publik, por Enca i ka klikimet reale.’

Noizy dhe Enca me klikime të blera? CEO i Acromax zbulon si qëndron e vërteta Read More »

Arbana Osmani bën postim e rëndësishëm

Prej disa kohësh qarkullonte lajmi se Arbana Osmani do të ishte prezantuesja e edicionit të 61-të të Festivalit të RTSH-së. Ky lajm është konfirmuar së fundmi nga vetë Arbana me atë të një postimi në Instagram.

“Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt.

-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerezit më intuitivë e më me shije në industrinë muzikore.
-Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikes, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, nje nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.
-Eraldo Rexho, “tempulli” i “who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjeter, me energjine e pashtershme për te punuar pa orar.
Dhe Eduart Grishaj, ai që nxorri lajmin para meje;)

Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuader, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerezve.

Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.

Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor??”-shkruan Arbana në rrjetet sociale.

Arbana Osmani bën postim e rëndësishëm Read More »

Kush duhet ta fitojë Dancing With The Stars? Elona Duro e thotë troç: Ja kush e meriton

Moderatoja Elona Duro e ftuar këtë të martë në emisionin “Goca dhe Gra” tha emrin se kush duhet ta fitojë Dancing With The Stars.

Ndërsa u eliminua të premten e kaluar, ajo bën tifozeri për Isli Islamin.
“Po të fitonte grupi im dhe të dilte grupi tjetër do të ishte Genti, këtë nisem nga pikët, disa gjëra janë të thjeshta, është dukshme, Genti është ndër më të rrezikuarit. E kam të vështirë të them emra të tjerë kush e fiton, që dua unë të fitojë, është Isli, vetëm Isli”, tha Elona.

Kujtojmë se Elona ishte ndër konkurrentet më të dashura për publikun, me karakterin e saj pozitiv.

Kush duhet ta fitojë Dancing With The Stars? Elona Duro e thotë troç: Ja kush e meriton Read More »

Anita Haradinaj rrëfen ‘zënkën’ me Ramushin: ‘Kur pa balerinin që më ngrinte lart, nuk më foli tre ditë’

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në spektaklin “Dance Albania”, Anita Haradinaj ka rrëfyer dissa detaje nga kjo përvojë. Ajo tha se u largua nga spektakli këtë të hënë për shkak të problemeve shëndetësore, por nga ana tjetër e ka cilësuar si një eksperiencë shumë të bukur, të cilën e ka shijuar shumë.

Anita Haradinaj tregoi në një intervistë në “Klan Tv” se bashkëshorti Ramush Haradinaj i cili në fillim e kishte mbështetur, kur kishte parë spotin në të cilin balerini ngrinte lart Anitën, për tre ditë ai nuk e kishte marrë në telefon.
“Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thash unë do marrë pjesë te “Dance Albania, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon.

Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”. Se filluan të shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”. Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet”, u shpreh Anita Haradinaj.

Anita Haradinaj rrëfen ‘zënkën’ me Ramushin: ‘Kur pa balerinin që më ngrinte lart, nuk më foli tre ditë’ Read More »