ShowBiz

Aktorja shqiptar habit me dëshirën e saj për Behgjet Pacollin

Aktorja shqiptare, Arbnora Ademaj, e cila është duke korur sukses jashtë vendit së fundmi ka zbuluar dëshirat e saj.

Dhe dëshira e saj është të jetojë një ditë si e padukshme, dhe të shikojë pikërisht, se si biznesmeni Behgjet Pacolli harxhon paratë e tij.

Ndërsa, dëshira tjetër si e padushme është se si është në jetën reale Leonardo DiCaprio, pra çfarë ha, si pi dhe si fle gjumë. Dëshira të çuditshme, e dimë!

“Mendoj që më intrigon të jem e padukshme. Ti shikoj gjërat nga larg. Si e jeton jetën Behgjet Pacolli, çfarë bën me ato para, si e ka arritur këtë sukses. Unë gjithmonë e kam pëlqyer Leonardo Di Caprio dhe do doja ta shikoja si është në jetën reale”, tha ajo në klipin e përjavshëm për “Dance With Me”.

Aktorja shqiptar habit me dëshirën e saj për Behgjet Pacollin Read More »

Moderatorja e njohur shqiptare surprizohet nga partneri i saj, djali i Jozefina Topallit

Cindy Marina që është edhe moderatore e njohur mbrëmjen e djeshme në “Dance Albania” kishte një spektator special që po ndiqte performancën e saj.

Njeriu i saj i zemrës, Genari, djali i ish-parlamentares Jozefina Topalli e surprizoi duke ardhur në publik për ta përkrahur.

Momenti nuk i ka shpëtuar moderatores Aleketa Vejsiu, e cila pyet Cindy Marinën se çfarë emocioni provon në një situatë të tillë.

Si asnjëherë në ekran, moderatorja e njohur shqiptare surprizohet
Cindy u shpreh e emocionuar për këtë fakt dhe se u ndje shumë mirë.

“Është një emocion patjetër. Ai e di sa shumë punojmë dhe nuk e di, u ndjeva shumë mirë”, u shpreh Cindy.

Moderatorja e njohur shqiptare surprizohet nga partneri i saj, djali i Jozefina Topallit Read More »

Nëna e saj feston ditëlindjen, moderatorja e famshme shqiptare e uron me fjalë zemre

Fotoja që shihni më lartë është shkrepur rreth 25 vite më parë, dhe ndodhta nuk po e njihni moderatoren e ‘Top Channel’.Bëhet fjalë për Bora Zemanin dhe nënën e saj, Ermira.

Mes postimeve të shumta të moderatores gjenden shumë shpesh edhe foto me familjen e saj dhe sidomos prindërit të cilët duket qartë që janë mbështetja më e madhe e saj.
E njohët? Ngjajnë si dy pika uji! Nëna e saj feston

Por veç kësaj vihet re edhe një ngjashmëri e madhe e Bora Zemanit me të ëmën. Kjo e fundit feston sot ditëlindjen dhe nuk mundoi një urim nga moderatorja.

“Edhe 100 vite për njeriun më të bukur në jetën time. Je dashuri, forcë, energji pozitive… Shembulli me i mirë që mund të kisha në jetë! Të dua mam!”, shkruan Bora krah fotos me të ëmën.

E njohët? Ngjajnë si dy pika uji! Nëna e saj feston

Nëna e saj feston ditëlindjen, moderatorja e famshme shqiptare e uron me fjalë zemre Read More »

A e mbani mend këngën e Doktorit, nuk do ta besoni sa ka ndryshuar

Një intervistë e rrallë, pas shumë kohësh “zhdukje” nga ekrani e Gentjan Pjetrit ose siç e njohin të gjithë Doktorit të Fiksit ka prekur mbarë publikun.
Figura e tij mbahet mend ndër më sarkastiket e ekranit, por nuk u shfaq aspak i tillë në këtë dalje të fundit.

Doktori tregoi se ka kaluar në ishemi cerebrale në momentin që është hequr nga puna në ekran, nga Fiks Fare, kur prej kohësh e thërrisnin me epitete që nuk i kanë pëlqyer aspak.
Kështu publikut ju rikthye imazhi i “Doktorit”, por i tjetërsuar.

Por nëse të gjithë e kujtojnë si Doktoi i fiksit, në fakt jeta e tij artistike ka nisur shumë më herët. Në fillim të viteve 90 Gent Pjetri ka qenë pjesë e një grupi muzikor rock-u.

Me flokët e gjata e kaçurrela, Pjetri ngjason tamam me figurat më të famshme të rokut në botë.

“Brezi i djegur” me grupin “Centaur“ ishte kenga qe percolli filozofine e priudhes post-diktatoriale. Por kjo mbeti vetem nje tentativë, për Doktorin pasi grupi beri muzik rock edhe per vite të tjera. Disa vite më vonë, Gent Pjetri kembeu imazhin prej rokeri te ashpër me atë të moderatorit nëe emisionin më të ndjekur satirik të kohës.

A e mbani mend këngën e Doktorit, nuk do ta besoni sa ka ndryshuar Read More »

Arjola Demiri publikon pamjet e para nga shtëpia që iu dhurua në ‘BBV’

Aktorja Arjola Demiri u suprizua brend shtëpisë së “vëllait të madh” me një super dhuratë.

Asaj iu plotësua ëndrra për të patur një shtëpi të madhe për të dhe fëmijët e saj.

Kurioziteti per të mësuar nëse aktorja e ka marrë shtëpine ka qenë i madh dhe siç ka treguar edhe vetë ajo është ndjerë e bezdisur nga pyetjet e shumta për shtëpinë.

Së fundmi, ka qenë vetë Arjola ajo e cila ka ndarë me ndjekësit detaje lidhur me shtëpinë e saj të re, si dhe nuk ka “kursyer” për ndjekësit edhe disa foto nga shtëpia e cila është në proces ndërtimi.

Arjola Demiri publikon pamjet e para nga shtëpia që iu dhurua në ‘BBV’ Read More »

Einxhel Shkira publikon momentin emocionues kur u tha prindërve të Dj Dagz se do të bëhen gjyshër

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata nuk kanë ngurruar të ndajnë me ndjekësit e tyre detaje nga shtatzënia përgjatë këtyre muajve.

Moderatorja e njohur ka publikuar së fundmi në kanalin e saj në “Youtbue”, momentin kur i treguan prindërve dhe motrës së Dj Dagz lajmin se janë në një pritje të ëmbël.
Çifti kishte zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë për t’i surprizuar ata. Nëpërmjet një letre dhe disa arushave, familjarët e Dagz reaguan shumë të emocionuar dhe të gëzuar pafund teksa shihen duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se moderatorja dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz, janë një nga çiftet e krijuara në reality show-n “Big Brother VIP”. Pavarësisht se jeta e tyre ishte e ndërtuar në dy vende të ndryshme, çifti ishin gjithmonë të pandarë nga njëri-tjetri dhe pas përfundmit të formatit.

Tashmë dyshja do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Lajmin e shtatzënisë e zbuloi vetë Einxhel nëpërmjet një videoje ku shfaqet pranë Dagz dhe tregon barkun e rrumbullakosur. Ndërsa gjininë e bebushit çifti e zbuloi nëpërmjet një feste ‘gender reveal’ së bashku me familjarë dhe miqtë të ngushtë.

Einxhel Shkira publikon momentin emocionues kur u tha prindërve të Dj Dagz se do të bëhen gjyshër Read More »

Zbulohet data, ja kur pritet të nis ‘Big Brother VIP’

Big Brother Vip Albania do të vijë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve mbrëmjen e Krishtlindjeve.

Vip Magazine ka mësuar se konkurrentët e dytë të edicionit të reality show-t më të ndjekur në Shqipëri do të futen në shtëpinë më të famshme mbrëmjen e 24 Dhjetorit.

Shtëpia ku ata do të qëndrojnë do të vijë e rikonceptuar me një arredim ndryshe dhe punimet për të produktin final tashmë janë drejt përfundimit.

Arbana Osmani mesa duket do të ketë një javë mjaft intensive, në prag të festave duke qenë se po në të njëjtën periudhë do të jetë në drejtimin e Festivalit të RTSH, i cili përfundon vetëm pak ditë para se të startojë Big Brother.

Zbulohet data, ja kur pritet të nis ‘Big Brother VIP’ Read More »

Ronela Hajati takohet me yllin e telenovelave: ‘Vajzat do të më kenë zili tani e di’

Ronela Hajati ka treguar se ndodhet në Spanjë dhe se së fundmi ka marrë pjesë në një event ku dhe ka qenë i pranishëm, aktori i njohur, William Levy.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Ronela ka ndarë një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa.
“Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.

Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët. Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.

Ronela Hajati takohet me yllin e telenovelave: ‘Vajzat do të më kenë zili tani e di’ Read More »