ShowBiz

Marina Vjollca publikon fotot nga ditëlindja përrallore e vogëlushes së saj

Marget, vajza e Getoarit dhe Marinës festoi ditëlindjen e saj të parë me datë 24 Nëntor. Kanë kaluar më shumë se dy javë, por vetëm së fundmi Marina ka publikuar fotot nga dita e veçantë.

Shihet se çifti i kanë organizuar një festë përrallore, me një tortë gjigante dhe me tullumbace të shumta.

“I postoj pas pilafit fotot unë”, ka shkruar Marina krahas fotove.

Marina Vjollca publikon fotot nga ditëlindja përrallore e vogëlushes së saj Read More »

Çiljeta Xhilaga në pritje të ëmbël? Pamjet që ‘nxjerrin zbuluar’ këngëtaren

Prej shumë vitesh këngëtarja Çiljeta Xhilaga po shijon historinë e saj të dashurisë me portierin e “Partizanit”, Alban Hoxha.

E përkushtuar pas familjes së saj Çiljeta ka vendosur që mos jetë shumë aktive në muzikë dhe shumë rrallë publikon projekte të reja, duke mos patur kështu asnjë të re nga jeta e saj profesionale.

Mirëpo, si duket të reja kemi nga jeta personale e këngëtares. Një video e publikuar në rrjet ku Çiljeta shfaqet teksa reklamon një biznes ajo çfarë na bie më tepër në sy është barku i saj.

E veshur me një fustan të ngushtë të zi barku i këngëtares merr vëmendjen e të gjithëve pasi shihet i rrumbullakosur duke na bër kështu të mendojmë se është në pritje të ëmbël.

Dhe jo, këtë gjë nuk e kemi menduar vetëm ne, pasi edhe ndjekësit kanë lënë pyetjet dhe urimet në komente për “shtatzaninë” e këngëtares.

Çiljeta Xhilaga në pritje të ëmbël? Pamjet që ‘nxjerrin zbuluar’ këngëtaren Read More »

‘Më thotë mami pse vjen vonë se të shohin komshinjtë’

Monika Lubonja ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E diell” ku u fol për temën “Të rikthehesh te prindërit, kënaqësi apo bezdisje”.

Monika tha se ajo jeton me të ëmën dhe zbuloi se e ëma i thotë se nuk duhet të vijë vonë, pasi e shikojnë komshinjtë, duke shpjeguar se kjo gjë është e pakonceptueshme te brezi i tretë.

“Unë ngaqë isha me nënën, e lashë vajzën pastaj që 23 vjeçe. I thashë ‘dil në jetë dhe jeto jetën tënde’. Unë e kam jetuar jetën në formën më të mirë timen.

Rikthimi te prindërit sot? Them se është nevojë sepse mendoj që çdo i ri, sidomos pasi mbaron një shkollë të lartë, e ka të padiskutueshëm që duhet të jetojë vetëm dhe sot është mundësia. Prindërit ne i duam, i kemi pranë gjithmonë, por në fund të ditës, mua edhe sot, mami më thotë: Pse vjen kaq vonë, të shikojnë komshinjtë…

te brezi i tretë vazhdon të jetë kjo dhe ata nuk duan ta besojnë këtë gjë që te fëmija i tyre të thuhet diçka. Të rinjtë e brezit sot duhet ta nisin këtë gjë vetëm”, tha Monika.

‘Më thotë mami pse vjen vonë se të shohin komshinjtë’ Read More »

Prezantuesja Roza Lati më në fund e zbulon nëse do të jetë ose jo pjesë e ‘Big Brother VIP 2’

Prezantuesja Roza Lati është një personazh mjaft i komentuar për publikun. Së fundmi, ajo u përfol për pjesëmarrje në “Big Brother VIP 2”.

Por si qëndron e vërteta?

Vetë moderatorja ka publikuar një video në TikTok ku bën me dije se nuk ka marrë asnjë ftesë deri më tani nga BBV dhe më pas theksoi se nuk do jetë pjesë e këtij reality-show.

“Dua t’ju lajmëroj që nuk kam marrë ftesë, nuk jam në dijeni dhe nëse kanë shkruar portalet që i ka thënë “PO” spektaklit të madh, unë nuk di kur është spektakli i madh. Kaq kisha për të thënë. Nuk do jem pjesë e “Big Brother VIP 2″ sepse kështu është puna. Faleminderit shumë Arbana. Faleminderit”, ka thënë Roza Lati.

Prezantuesja Roza Lati më në fund e zbulon nëse do të jetë ose jo pjesë e ‘Big Brother VIP 2’ Read More »

Beniada konfirmon lidhjen me personazhin e njohur televiziv

Prej kohësh, Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari po përfliten si çifti më i ri i showbizit shqiptar.

Ish-banorja e “BB VIP ALBANIA” dhe vëllai i Arbër Hajdarit nuk kishin konfirmuar asgjë, deri më sot. Beniada ka ndarë pak minuta më parë një foto dorë për dorë me Blertin.
Nuk fshihen më! Beniada konfirmon lidhjen me personazhin e njohur televiziv

Nuk fshihen më! Beniada konfirmon lidhjen me personazhin e njohur televiziv

Në fakt ajo nuk ka vënë as emër as fytrën, por nuk e kishim të vështirë të vërtetonim se dora është e tij, falë byzylyqeve.

Për Blert Hajdarin kanë dëgjuar më shumë shikuesit e emisionit “Procesi Sportiv” ku ai është prej kohësh si opinionist, pikërisht edhe emisioni që i solli Beniadën, si kolege, por jo vetëm kaq.

32-vjeçari është rikthyer para pak kohe përfundimisht nga SHBA, ku dhe ishte larguar vite më parë. Ai e mbylli karrierën si sportist për shkak të një dëmtimi.

Por në SHBA, ish-futbollisti la pas më shumë sesa karrierën. Blerti është baba i dy fëmijëve të vegjël nga një histori dashurie që ka pasur në New York. Por teksa gjërat nuk kanë funksionuar më me partneren e tij, Blerti është rikthyer në Tiranë, për të qenë sërish pranë familjes së tij, ndonëse larg fëmijëve.

Nuk fshihen më! Beniada konfirmon lidhjen me personazhin e njohur televiziv

Beniada konfirmon lidhjen me personazhin e njohur televiziv Read More »

E ëma e Stresit feston ditëlindjen, nuk mungoi urimi i veçantë nga gjithë banorët e BBVK

Reperi i njohur, Stresi është bërë pjesë e formatit “Big Brother VIP Kosova”.

Ditën e sotme e ëma e tij feston përvjetorin e saj të lindjes.
Edhe pse i mbyllur brenda shtëpisë së Big Brother VIP, nuk ka munguar një urimi nga Stresi.

Bashkë me të nuk munguan edhe banorët e tjerë të cilët kanë nsiur të këndojnë këngën e ditëlindjes.

Përveç kësaj ka qenë Anisa ajo e cila i ka thënë: “Çfarë djali ke bo, hallall të qoftë”.

E ëma e Stresit feston ditëlindjen, nuk mungoi urimi i veçantë nga gjithë banorët e BBVK Read More »

Reperi i famshëm Stresi bëhet pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’: Nëna ime nuk e di, i thash se jam në Itali

Mbrëmjen e djeshme, filloi për herë të parë reality-shoë “Big Brother VIP Kosova”. Pjesë e tij u bënë shumë banorë të njohur, si reperi Getinjo, ish-konkurenti i “Përputhen” Andi Artani apo Shota Baraliu.

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen e mediave është reperi i famshëm Stresi, i cili u fut në shtëpi i fundit në radhë. Stresi u bë pjesë e lojës përmes një letre të cilën ia dedikonte nënës së tij. Kjo e fundit nuk e dinte që i biri do të futej në “BB VIP Kosova”, pasi ai e kishte ruajtur sekret, duke i thënë se ndodhet në Itali.

Kujtojmë që banorët do të garojnë me njëri-tjetrin për 100 ditë për të fituar 200 mijë euro./abcnews.al

Reperi i famshëm Stresi bëhet pjesë e ‘Big Brother VIP Kosova’: Nëna ime nuk e di, i thash se jam në Itali Read More »

Zbulohet një tjetër konkurrente e Big Brother VIP Albania

Tashmë kanë filluar të dalin emrat e konkurrentëve të parë të Big Brother VIP Albania. Pak kohë më parë Kryefjala.com ka zbuluar se dy nga këta emra janë Kiara Tito dhe Albi Nako.

Por nuk mbaron këtu, së fundmi burime për Kryefjala.com kanë thënë se një tjetër konkurrente që do i bashkohet banorëve të Big Brother Albania është Kejsi Meidini, vajza e Sabianit.

Kejsi është përfolur edhe vitin e kaluar për tu bashkuar me Sabianin por duket se është futur që këtë eksperiencë ta përjetojë e vetme.

Zbulohet një tjetër konkurrente e Big Brother VIP Albania Read More »