ShowBiz

Armina Mevlani: ‘Në Big Brother s’do isha konkurente, mund ta moderoja’

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka folur për jetën si dhe planet për të ardhmen.

Ajo ka qenë e ftuar në “Më lërë të flas”, ku është pyetur se nëse do të merrte ftesë, a do të bëhej pjesë e Big Brother 2.

“Nuk mendoj që do të ishte ajo eksperienca ime e radhës. Mund ta prezantoja, por jo…” tha Mevlani.

E pyetur më tej nëse kjo është një “luftë e hapur”, Armina tha se që të drejtosh BBV duhet një e eksperiencë.

Pjesë nga biseda:

Donald: Mos është luftë e hapur?

Armina: Jo nuk është luftë e hapur se do shumë eksperiencë.

Romeo: Po ti eksperiencën e ke, pse nuk e provon njëherë?

Armina: Çfarë doni që të bëj?!

Romeo: Asgjë bisedë po bëjmë.

Armina Mevlani: ‘Në Big Brother s’do isha konkurente, mund ta moderoja’ Read More »

Rrëfehet Stresi: ‘Kur u ndava me Kejsin, nëna ime u co pëtua e tëra’

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, Stresi në emisionin Big Brother Vip Kosova ka folur për Kejsin, ish-bashkëshorten e tij, për të cilën thotë se ndjehet shumë keq se si e ka trajtuar atë. Duke u përballur me një videomesazh të nënës së tij, Shpresës, Stresi i ka kërkuar asaj falje për mënyrën sesi e ka tradhëtuar dhe pë tradhëtinë.

“Nuk e kam dëgju shumë nanën time. Këtë herë kam hyrë në BBV që ta kem një shans të dytë për jetën time, që nënën time ta gëzoj me të mira, edhe me një nuse të mirë. Unë kam pasur fatkeqsi shumë të madhe.

Kam qenë në një lidhje martesore për 6 vite e gjysmë. Unë rash në dashuri, rash për herë të parë në dashuri, por rash si në humnerë. Nëna më porosiste që duhet ta doja. Kur u ndava me të, nëna ime u co ptua komplet. Ajo më ska qenë mirë, sepse nëna e ka dashur shumë ish-bashkëshorten time.

Përmes këtij mesazhi kam dasht të kthehem.

Edhe nëse sdo të bëhet ajo gjë, unë i kërkoj falje asaj shpirtërisht. Nana më ka msu ndryshe me qenë me femrat. Thjesht nuk jam sill mirë me të, ajo më ka trajtuar mua si mbret, unë nuk arrita ta trajtojë atë si mbretëreshë.

Ky është komplet fatal i imi. E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua,”- tha Stresi në Klan Kosova. Ndërsa nuk i kurseu as lotët.

Rrëfehet Stresi: ‘Kur u ndava me Kejsin, nëna ime u co pëtua e tëra’ Read More »

Moderatorja e njohur pranon ftesën nga ‘Big Brother Vip Albania’

“Big Brother VIP” pritet të nisë brenda këtij muaji dhe ende pa filluar kudo flitet për lojën e famshme.

Deri më tani, kanë filluar të qarkullojnë disa nga emrat e banorëve. Këtu mund të përmendim moderatoren, Kiara Tito, modelen Kejvina Kthella, koreografi Albi Nako, Keisi Medini dhe blogeren Jori Delli.

Mirëpo, së fundmi, po përflitet se pjesë e shtëpisë do të jetë një tjetër moderatore seksi. Sipas “Bordo”, bëhet fjalë pë Lei Krajën. Burimet thonë se moderatorja ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e lojës dhe se ajo është parë shpesh gjatë kësaj periudhe nën shoqërinë e drejtuesve të produksionit të spektaklit. Ndërkohë, nuk kemi ende një konfirmim zyrtar nga vetë moderatorja.

Moderatorja e njohur pranon ftesën nga ‘Big Brother Vip Albania’ Read More »

Po licia e Kosovës zbarkon në shtëpinë e BBV/ Çfarë ndodhi brenda?

Po licia e Kosovës ka hyrë sot në “Big Brother VIP Kosova”, pas raportimeve se në hapësirat e brendshme të shtëpisë po konsumohet duhani. Policia ka zhvilluar biseda me personat përgjegjës të produksionit dhe spektaklit televiziv. Drejtori i Televizionit Klan, Adriatik Kelmendi ka sqaruar se bëhet fjalë për duhan të mbështjellë.

Duke e shfrytëzuar këtë rast, po ashtu duam të sqarojmë se një numër i konsiderueshëm i stafit të angazhuar për projektin e BBVK jo domosdoshmërisht kanë përvojë të mëhershme televizive. Së këndejmi, kemi vërejtur se ditë më herët na është përvjedhur brenda shtëpisë edhe një produkt i padëshiruar konsumues. Edhe me këtë rast, është intervenuar menjëherë që produktet e tilla konsumese të largohen nga hapësira e shtëpisë.

Mbi të gjitha, ne duam të ju falënderojmë shumë për përkrahjen që kemi marrë nga shikuesit e shumë të spektaklit të parë Big Brother në Kosovë dhe, po ashtu, edhe për kritikat. Të gjitha janë të mirëseardhura, meqë kjo është hera e parë edhe për ne që realizojmë një spektakël të përmasave të këtilla dhe disa lëshime edhe mund të ndodhin.

Nëse dikush është ndier i ofenduar nga ndonjë lëshim i paqëllimshëm, duam të kërkojmë falje! Faleminderit! Dhe na shikoni, na shkruani, na kritikoni dhe përgëzoni edhe në 95 ditët në vazhdim!

Shihemi sonte prej 21:00, me spektaklin e dytë me radhë”!

Po licia e Kosovës zbarkon në shtëpinë e BBV/ Çfarë ndodhi brenda? Read More »

Tha se e morën nga rruga dhe e futën në studio, reagon Flor Mumajesi: E rrallë kjo mirënjohje!

Stresi ka folur për karrierën e tij duke thënë se çelësi i suksesit të tij në muzikës është Flori Mumajesi.

“Isha në rrugë duke bërë muzikë të keqe dhe ai më mori nga rruga dhe më tha se kështu bëhet muzika”, u shpreh Stresi në BBV Kosova.

Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e Florit, i cili ka reaguar duke thënë se si është e mundur që të vijojë mirënjohja edhe pse kanë kaluar shumë vite.

“E rrallë, si është e mundur pas kaq vitesh mirënjohjeje. Hallall ta bëftë Zoti, Stresi”, ka shkruar kantautori për reperin.

Stresi foli edhe për konfliktin me Noizyn duke thënë se më parë qëndronin bashkë, por sherri mes tyre nisi prej një personi të tretë që u largua. Megjithatë pas 11 vitesh kanë arritur të gjejnë sërish paqe.

Tha se e morën nga rruga dhe e futën në studio, reagon Flor Mumajesi: E rrallë kjo mirënjohje! Read More »

E pyesin për nënën e Mark Frrokut, habit Rudina Dembacaj me komentin: ‘Nga vjehrrat e mia kam dasht një tjetër…’

Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të dashur dhe të komentuar në showbiz-in shqiptar. Përveçse është aktive në televizion, teatër dhe me projekte të ndryshme, ajo është gjithashtu shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Aktorja e njohur herë pas here bën bashkëbisedime virtuale me ndjekësit e shumtë, ku nuk ngurron që të kthejë përgjigje për çdo lloj pyetje të mundshme që ata i bëjnë.

E kështu ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme, ku Rudina ka kthyer përgjigje shumë të sinqerta për fansat e saj. Ndër to nuk ka munguar edhe pyetja për vjehrrën dhe raportin me të.

“Vjehrra ime është e moshuar. Marku kujdeset shumë për të dhe për të atin, gjithashtu edhe unë, me gjërat që ju duhen. Unë djalin e vjerrës e bëj shumë të lumtur! Është grua me fat që më ka mua nuse”, shrkuan ajo.

Edhe më parë Rudina është pyetur nëse do vjehrrin apo vjehrren dhe përgjigja e saj ishte:

“Vjehrrin normal! Nga të gjitha vjehrrit që kam patur në jetë, Preng Frroku’n dua më shumë. Nga vjehrrat kam dasht një tjetër, po nuk e them do cilën.”

E pyesin për nënën e Mark Frrokut, habit Rudina Dembacaj me komentin: ‘Nga vjehrrat e mia kam dasht një tjetër…’ Read More »

Reagon Noizy pas deklaratës së Stresit në Big Brother VIP Kosova

Gjatë qëndrimit në BB VIP Kosova, Stresi ka folur edhe për sherrin me Noizyn, me të cilin nuk kishte pasur asnjë kontakt për 11 vjet.

“Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Në atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit”, tha Stresi.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Noizy duke i uruar fat. “Paç fat. Vëlla imagjino pas një muaji aty nuk do të shohin më sytë”, ka shkruar reperi.

Reagon Noizy pas deklaratës së Stresit në Big Brother VIP Kosova Read More »

Pse vendosi t’i vë djalit emrin e tij? Vëllai i Dr.Florit mes emocioneve zbulon arsyen

Alban Kondi është një emër i njohur në muzikën shqiptare, jo vetëm si anëtar i grupit “Produkt 28”, por edhe vëllai i Doktor Florit.

Gjatë një interviste për “ABC e Mëngjesit”, Albani fol ndër të tjera edhe për mungesën e madhe që ndjen për të vëllain. Madje, ai tregoi edhe vendimin e vështirë që mori, kur i vendosi të birit emrin e Dr. Florit.

“Ka qenë një vendim shumë i vështirë. E di pse? Të jem 100% i sinqertë. E para ishte përkrahja e bashkëshortes dhe e nuses sime se ishte totalisht dakord dhe normalisht nëse ajo nuk do të ishte dakord unë nuk do të kisha këmbëngulur.

Por që kur unë i thash, ajo më tha: ‘Po më pëlqen shumë’. Ajo që përbrenda meje ishte vendimi final pse unë vendosa që djalin të mbante këtë emër, ishte sepse më mungonte në shtëpi ai emër që unë thërrisja përditë. Edhe kur je mësuar, edhe kur je rritur me atë ndjesinë domethënë në një farë forme pak egoiste, por më ka dhënë shumë ndjesi.

Ne nuk i thërrasim Flori, i thërrasim Floran për të mos bërë atë zëvendësimin 100%. Edhe Flori, Floran e ka pasur emrin, po ne e thërrisnim Flori, Flori, Flori”, zbuloi Albani.

Pse vendosi t’i vë djalit emrin e tij? Vëllai i Dr.Florit mes emocioneve zbulon arsyen Read More »