ShowBiz

Arjan Konomi e konfirmon lajmin që e prisnim të gjithë, Elsa Lila merr vendimin që do iu befasojë

Elsa Lilën do ta shohim në Festivalin e Këngës në RTSH. Lajmi ka disa javë që qarkullon, por sot është konfirmuar edhe nga opinionisti Arjan Konomi, i cili ka ruajtur miqësi prej vitesh me Elsën.

Konomi ka postuar një foto krah saj dhe e uron për rikthimin në festival.

“Mirë se vjen në Festivalin e RTSH! Jam i sigurt se do shkëlqesh ashtu siç veç ti di”, shkruan opinionisti.

Arjan Konomi e konfirmon lajmin që e prisnim të gjithë, Elsa Lila merr vendimin që do iu befasojë Read More »

Luana Vjollca lë pa fjalë me veprimin e saj për Bora Zemanin

Bora Zemanin dhe Luana Vjollcën, përpos profesionit i bashkon edhe një miqësi e dikurshme.

Miqësia e moderatoreve ka nisur pikërisht në televizion, kur Bora pasoi Luanën në rolin e velinës në “Fiks Fare” asokohe.
Më pas Vjollca mori një hov duke prezantuar motin në “Top Channel”, pas të cilit iu besuan një sërë emisionesh duke e ngritur në stadin e moderatores që është sot.

Ndërsa Borës iu desh të kalonte në një sërë televizionesh dhe emisionesh për të arritur këtu ku është sot.

Mirëpo gjithë këto vite dhe këto ndodhi kanë zbehur edhe miqësinë e vajzave. Dikur mike, sot Luana dhe Bora thumbojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Mirëpo, shumë prej jush mund t’ju ketë shpëtur një detaj në lidhje me Luanën dhe Borën në puntatën e fundit të “Zemër Luana”.

Në radhët e të ftuarve mbrëmë ishte Semi Jaupaj e cila është shoqe e ngushtë në Bora Zemanin. Në një nga lojërat, këngëtarja duhej të zbulonte një sekret të mikes së saj të ngushtë.

E teksa u përmend emri i Borës, i gjithë publiku shpërtheu në duartrokitje. Më shumë nga ata duartrokiti Luana e cila ishte ulur në vendin e Olsi Bylykut.

Kujtojmë që gjatë natës premierë të “Dancing With The Stars” të cilin e moderon Bora, Luana nuk e kurseu një thumb për ish-miken e saj.

Veshja dhe koreografia e kërcimit hapës të moderatores u përfol si i njejtë me performancën e moderatores Luana Vjollca disa kohë më parë në “Shiko Kush Luan.”

Në komentet e shumëta nuk mungoi edhe një reagim nga Luana, e cila ripostoi një postim të një fanpage të saj ku krahas një imazhi nga ai kërcim shkruhej:

“Po e lë këtu meqë mund t’iu duket e parë. Luana, askush nuk e bën si ti dhe ky është fakt i madh.”

Luana Vjollca lë pa fjalë me veprimin e saj për Bora Zemanin Read More »

Stresi i bën ‘tag’ Vuçiçit dhe ka një pyetje

Të shumta kanë qenë reagimet për ndeshjen e mbrëmshme mes Serbisë dhe Zvicrës, ku kjo e fundit u shpall fituese.

Më i fundit që ka reaguar, është reperi i njohur, Stresi, i cili ka publikuar në Instastory një fotografi me kryetarin e Nisma-s Social Demokrate, Fatmir Limaj.

Mirëpo, ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen është ‘tag-u’ që Stresi i ka bërë, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ti e njeh atë Vuçiç? Komandant Çelikun”, ka shkruar ai, duke marrë shumë mesazhe në ‘inbox’.

Kujtojmë që Zvicra ka mposhtur me rezultatin 3-2 Serbinë, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për 1/8 e Botërorirt “Katar 2022”. Ndërsa, shqiptari Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes pas përfundimit të lojës./abcnews.al

Stresi i bën ‘tag’ Vuçiçit dhe ka një pyetje Read More »

Prej shumë vitesh në ‘Top Channel’, largohet një nga moderatoret më të njohura të këtij TV

Ori Nebiaj ka njoftuar largimin nga “Përputhen”. Të premten ajo moderoi puntatën e fundit si moderatore e programit të dashurisë dhe në mbyllje u shpreh se një tjetër mision madhor e pret.

“Është hera ime e parë në jetë që lë në mes një punë të nisur. Por jam e justifikuar pasi kam një qëllim disi më madhor pasi do të duhet të jem në një tjetër mision. Mendoj që këtë mision për aq sa isha e bëra ashtu, në karakterin dhe identitetin tim”, tha Ori.

Ori Nebiaj pritet t’i bashkohet kuvendit të Shqipërisë pasi do jetë deputetja më e re. Kujtojmë që Nebiaj ka zërë vendin e Grida Dumës, pasi kjo e fundit para disa ditësh dha dorëheqjen nga politika për t’ju bashkuar ‘Top Channel’ nën moderimin e një emisioni politik.

Prej shumë vitesh në ‘Top Channel’, largohet një nga moderatoret më të njohura të këtij TV Read More »

Reperi i njohur shqiptar habit me deklaratën e tij

Reperi i njohur Don Phenom ka treguar disa të pathëna nga jeta e tij.

Ai ka rrëfyer gjatë një interviste në “Ora News” për të kaluarën e tij, për skenën e v rasjes që e tro nditi, madje kur u pyet se cila ishte puna e tij e parë ai tha se disa punë nuk mund t’i përmendë. Don Phenom i cili është rritur në Bronx, New York, ka rrëfyer gabimin më të madh të jetës së tij.

“Kur kam qenë pak më i vogël, kam bërë disa she rre që do më kishin marrë në qafë, do isha brenda po të më kishin ka pur. Shyqyr Zotit, e kam kaluar atë pjesë dhe jam fokusuar në muzikë dhe karrierë.”, është shprehur reperi.

Reperi i njohur shqiptar habit me deklaratën e tij Read More »

Bora Zemani jep lajmin që e prisnin të gjithë

Nëse me Borën jeni mësuar të takoheni vetëm të premten në mbrëmje, tani do ta shihni atë çdo ditë në ekranin e Top-Channel. Ka qenë vet moderatorja që e ka bërë të ditur lajmin në mbyllje të “Dancing with the Stars”.“Natën e mirë dhe bashkë shihemi të hënën”, ka thënë Bora teksa marrë edhe urimet e kolegut të saj, Eno Popi.

Bora Zemani iu bashkua “Përputhen” në sezonin e dytë dhe qëndroi deri në sezonin e tretë. Por mesa duket fati e donte që t’i bashkohej ekipit të Përputhen edhe në sezonin e katërt, me dorëheqjen e Ori Nebijaj.

Ftesa për të qenë pjesë e “Përputhen” i është bërë nga autorja Olsa Muhameti por edhe nga Lori Hoxha. Kështu në këtë pikë, Bora rikthehet përsëri në shtëpi ndaj dhe ne i urojmë shumë suksese!

Bora Zemani jep lajmin që e prisnin të gjithë Read More »

Mandi Nishtulla dhe tregon vë shtirësinë më të madhe të jetës: ‘Më shk ëputi nga muzika’

Mandi Nishtulla është një emër mjaft i njohur në muzikën tallava. Këngëtari ka mbajtur edhe rekord me këngën shqiptare më të dëgjuar në YouTube.

Por në një rrëfim të fundit Mandi si rrallëherë është shfaqur me lot në sy ku ka folur për varësinë e tij ndaj dr ogës.

Me lot në sy, Mandi ka treguar se ka qenë i va rur nga dr oga dhe ka sakrifikuar dhe pasionin e tij për muzikën. Ai tha se ka qenë babai i tij i cili e ka ndihmuar kur ka qenë në atë situatë dhe më tej u ka bërë apel të gjithë atyre personave të cilët janë ko nsumues të lë ndëve na rkotike që të heqin dorë.

“Dr oga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martur i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret dit për dit dhe orë pas ore. Unë kam një histori me dr ogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time.
Kisha bërë një pausë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë. Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit tju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo dr oga”, tha ai.

Gjithashtu këngëtari tregoi se është babai i 9 fëmijëve dhe se pasuria e tij më e madhe janë vetë atë.

“Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xh enetin nga i madhi zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem. Unë i kam me shumë bashkëshorte. Faleminderit zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është Florjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, shtoi Mandi në “Dnight”.

Mandi Nishtulla dhe tregon vë shtirësinë më të madhe të jetës: ‘Më shk ëputi nga muzika’ Read More »

Një tjetër emër e njohur e showbiz-it shqiptar që do jetë banorja më e re e ‘Big Brother VIP’

E ftuar mbrëmjen e së mërkurës në “Goca dhe Gra”, Kejvina Kthella shprehu dëshirën për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”. “Mendoj se do të isha një surprizë për publikun, për tipin që kam, pasi publiku nuk më ka njohur shumë.

Jam njeri që përshtatem, jam shumë sociale, nuk kam problem të jem me njerëz të rinj apo në ambiente të mbyllura”, tha ajo.

Mirëpo duket se dëshira e saj është realizuar. Burime për “Vip Magazine” bëjnë të ditur se modelja do të jetë pjesë e këtij formati.

Emra të tjerë që pritet të jenë pjesë e formatit janë Kiara Tito, Jori Delli dhe Albi Nako.

Një tjetër emër e njohur e showbiz-it shqiptar që do jetë banorja më e re e ‘Big Brother VIP’ Read More »