ShowBiz

Olta habit me deklaratën e fundit: ‘Unë jam fituese e ‘Big Brother Vip’, nëse …’

Olta është në nominim me Dean dhe Tean.

Njëra nga banoret do dali sot.

Gjatë mbrëmjes Olta i ka thënë Luizit se nëse ajo del sonte, fitues do jetë Armaldo. Por nëse s’del, fituese do jetë ajo.

“Po dola, fitues është Maestro ta dish”, i tha Olta.

“Veç dil”, ja ktheu Luizi teksa e pyeti nëse mendon se do jetë fituese po s’doli.

“Fituese jam unë, po s’dola sot”, iu përgjigj Olta.

Olta habit me deklaratën e fundit: ‘Unë jam fituese e ‘Big Brother Vip’, nëse …’ Read More »

Pasi e ndihmoi të hiqte këmishën, Kristi akuzon Oltën se e…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u mbajt “Cabaret Night”, e cila u mbyll me një performancë të Valbona Memës dhe Kristit.

Pas përfundimit të “Cabaret Night”, Kristi, i cili ishte i veshur me veshje popullore, i kërkoi Olta Gixharit që ta ndihmonte për të hequr këmishën.
Aktorja e njohur e ndihmoi atë, por më vonë Kristi e akuzoi se e ka gërvishtur. Sipas Oltës, Kristi e shiti këtë situatë sikur e ka bërë kastile.

Nga ana tjetër, i shprehet se e di që e bëri pa dashje dhe në fakt është Olta që po e shet ndryshe këtë ngjarje.

Kristu: Ti ishe aty dhe të thashë ma hiq këmishën të lutem, se unë nuk e heq dot

Olta: Po dhe unë të ndihmova

Kristi: Duke e hequr më gërvishte, ça problemi ka?

Olta: Ti pse më akuzove pastaj se të gërvishta

Kristi: Po se ti duke e tërhequr shumë më gërvishte

Olta: Po, por nuk e shite kështu. E shite sikur e bëra për kastile dhe fshehurazi. E kjo nuk më pëlqeu fare

Olta: Më vë në pozitë shumë të vështirë

Pasi e ndihmoi të hiqte këmishën, Kristi akuzon Oltën se e… Read More »

Luizi kapet keq me Kristin. Kristi: ‘S’kam fansa fëmijë unë o burrë të më sjellin drona’! Luizi: Ty do të hedhin manikyra’!

Një bisedë epike është diskutuar ditën e sotme në dhomën e ndenjes në shtëpinë e Big Brother VIP.

Teksa Kristi është shprehur se nuk ka fansa fëmijë që i dërgojnë vetëm drone, përgjigja e Luizit ishte më shumë se ironike.

Duke marr parasysh stilin e Kristit dhe mënyrën se si ai vishet dhe kujdeset për veten Luizi i ka thënë: Ty fansat do të të hedhin manikyr.

Pjesë nga biseda:

Kristi: S’kam fansa fëmijë unë o burrë, të më sjellin drona.

Luizi: Ty do të të hedhin manikyrë kur të vijnë.

Luizi kapet keq me Kristin. Kristi: ‘S’kam fansa fëmijë unë o burrë të më sjellin drona’! Luizi: Ty do të hedhin manikyra’! Read More »

Saimir Kodra feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën

Saimir Kodra, një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, feston sot 49 vjetorin e lindjes.

Saimirin të gjithë e njohin si një person të drejtpërdrejtë dhe me humor, dy tipare që e kanë shoqëruar gjithë jetën dhe e kanë bërë që të jetë edhe më i pëlqyer nga publiku.

Moderatori që prej 20 vitesh mban të mbërthyer para ekranit mijëra shikues, ka një karrierë si në televizon, ashtu edhe në botën e animimeve.

Zëri i Saimir Kodrës ka shoqëruar që në vegjëli breza me radhë, pasi ka dubluar në shqip disa nga karakteret e filmave më të dashur për fëmijë.

Humoristi ka dubluar Lumieren te “Bukuroshja dhe bisha”, Mushun te “Mulan”, Jiminy Cricket-in dhe Lampëick-un të “Pinokio”, Guvernatorin Ratcliffe te “Pokahontas”, Gomarin te filmat e “Shrek” dhe majmunin te “Shrek Forever After”. Gjithashtu, Kodra ka dubluar Huntsmanin te “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” dhe Timon te “Mbreti Luan”.

Saimir Kodra feston sot ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç bën Read More »

Olta-Kiarës për Luizin në orët e vona të natës: Tani ça do bëjë, nuk ka faj, poshtë jorganit…

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito tashmë çdo natë shtrihen bashkë në një krevat dhe bëjnë muhabet deri në orët e vona. Mbrëmë teksa këngëtari po ngacmonte moderatoren, kjo e fundit i thotë ‘a do bëhesh çun i mirë”.

Këtu ndërhyn Olta Gixhari, e cila shprehet se e kupton Luizin dhe se nuk ka faj. “Poshtë jorganit, tani ça do bëjë ai”, shton aktorja e njohur.
Kiara: O Luiz rri thashë. Do rrish urtë, do bëhesh çun i mirë apo jo?

Olta: Më keq do bëhet po ndenji aty
Kiara: Ky është rebel nuk e di

Olta: E kuptoj dhe nuk ka faj faktikisht

Kiara: Foli kjo, rebelja tjetër

Olta: Nuk ka faj tani, poshtë jorganit, tani ça do bëjë ai

Kiara: S’po bën gjë thjesht më ngacmon nga barku, po më gudulis

Olta: Po pra ça do të bëjë më shumë

Kiara: Të rrijë këtu me mua, të bëjë muhabet

Kiara: Unë po rri, po e shijoj

Olta: Jo po o them Luizit, rri Luiz ç’ke

Olta-Kiarës për Luizin në orët e vona të natës: Tani ça do bëjë, nuk ka faj, poshtë jorganit… Read More »

Olta vodhi kupën që ishte për Luizin, fansat përgatisin trofeun tjetër

Mbaruan dronët, tani fansat e Luiz Ejllit e kanë nisur me kupa. Dje, një trofe ngjyrë floriri ra nga qielli në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Në këtë trofe ishte një dedikim për Luizin ku shkruhej: Luiz Ejlli, fitues i “BBV2”. Luiz, je fitues i padiskutueshëm.

Por, kjo kupë nuk vajti në duart e Luizit, por pikërisht te Olta. Ishte aktorja ajo e cila e pa kupën teksa ra nga qielli dhe shkoi e mori dhe më pas e fshehu, duke mos ja dhënë këngëtarit.

Epo, ky veprim i aktores nuk ka bërë gjë tjetër veçse të shtyjë fansat e Luizit që të përgatisin një tjetër trofe.

Ata lajmërojnë se një tjetër kupë do i hidhet këngëtarit, por kësaj here besoj se do të jenë të kujdesshëm që kupa të shkojë direkt te i zoti.

Olta vodhi kupën që ishte për Luizin, fansat përgatisin trofeun tjetër Read More »

Rikthehet në vëmendje çështja gjy qësore që Olta ka jashtë BBVA

Olta Gixhari u rikthye në ekran pas një kohe të gjatë shkëputjeje. Ajo prej rreth dy vitesh është shpërngulur në Spanjë, ku solli në jetë edhe djalin e saj.

Për befasi ajo u bë pjesë e “Big Brother VIP”, duke surprizuar njerëzit me pjesëmarrjen e saj. Dhe sa për rrugëtimin e saj deri tani, mund të themi se është shoqëruar me shumë kritika në publik.

Ndërkohë, mediat po sjellin në vëmendje një çështje gjyq ësore që ajo ka lënë të hapur jashtë. Më 2 mars të vitit të shkuar, Dosja.al raportoi se Olta ka hedhur në gjyq Teatrin Kombëtar.

Padia është bërë për zgjidhjen e kontratës së punës. Sipas paditëses, Oltës, zgjidhja e kontratës është bërë me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të justifikuara. Ndërkohë që kërkon dëshmshpërbim për zgjidhen e kontratës. Teksa aktorja e njohur është brenda shtëpisë, duket se gjy qi ende vazhdon dhe nuk ka marrë një vendim për ankesën e Gixharit. Kujtojmë se pak kohë më parë Olta është përplasur me Hervin Çulin, asokohe drejtor i Teatrit Kombëtar. Aktorja nga Durrësi u shpreh duke thënë se e vetmja aktore që ka marrë role ka qenë gruaja e Hervinit, aktorja Adelina Muça. Kjo e fundit iu përgjigj Oltës duke deklaruar se Hervini e ka marrë në punë Oltën dhe se ajo kishte cënuar vajzën e tyre.

Ja deklarata e plotë e Oltës:

“Unë po them një bombë tani që s’e kam thënë kurrë por unë mendoj se Art Turbina dhe Teatri Kombëtar nuk ka për të bërë hajër derisa të ndërrohet drejtori i Teatrit Kombëtar që është Hervin Çuli. Nuk ka për të bërë hajër! Qëkur ka ardh ai njeri në Teatër, politikat në teatër kanë ndryshuar, shfaqjet janë dobësuar, premiera s’ka, luan vetëm gruaja e vet në atë teatër, vetëm gruaja e vet. Dhe unë nuk e kuptoj se si askush nuk e shikon këtë nepotizëm të hapur. Në teatrin Kombëtar qëkur është vënë ai drejtor, nuk ka bërë asnjë mbledhje. Unë nuk e di se kush janë kolegët e mi. Unë do marr përsipër të flas për të tjerë. Rrogat janë qesharake dhe prandaj i respektoj pa masë. Punën nuk ma dha ai. Nuk është bërë njëherë një mbledhje. Unë se di kush janë kolegët e mi. Teatri është ansambël, përderisa e paguan duhet t’i gjesh punë dhe rol. Praktikisht TK duhet të marri masat. Dhe të bëhen disa premiera në vit. Janë 2-3 fytyra që luajnë gjithmonë. Unë tani po flas se po plas. Falë Zotit që nuk e kam nevojë jetësore se do isha shumë… Kam jetuar me televizion, me reklamë me filma. Unë s’kam bërë asnjëherë jetë luksi. Nuk mbahem.”

Rikthehet në vëmendje çështja gjy qësore që Olta ka jashtë BBVA Read More »