ShowBiz

Elgit Doda zbulon surprizën që ka menduar Luizi

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të festojnë sot Shën Valentinin e tyre të parë brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”.

Disa ditë më parë këngëtari tregoi gjatë një bisede planet që ka menduar për të festuar 14 shkurtin me moderatoren.

Ai u shpreh se surpriza për ditën e të dashuruarve do jetë diçka që nuk është parë ndonjëherë më parë në “BB”, duke e cilësuar kështu një “Shën Valentin” historik.

“Do jetë një Shën Valentin historik, do të mbetet gjatë. Është një surprizë që nuk e ka bërë askush në një “Big Brother”- u shpreh artisti.

Dhe duket se ashtu do të jetë pasi ka qenë vetë këngëtari Elgit Doda ai i cili ka ‘zbuluar’ këtë surprizë të Luizit nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Këngëtari kishte shkruar disa fraza të një kënge: ‘Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh’.

Elgit Doda zbulon surprizën që ka menduar Luizi Read More »

Ermiona i bën kërkesën e çuditshme Valbonës, Luizi i kthehet me ironi: Lehtë se e mbush dreqi

Luizi ka vijuar edhe ditën e djeshme që të bëjë ironi me banoren më të re të shtëpisë Ermjonën.

E ulur në hollin e shtëpisë Ermjona i ka kërkuar dikujt që të ndihmonte për të bërë një ushtrim gjimnaztik për tërheqjen e muskujve.

Teksa i ka kërkuar ndihmë Vlbonës, kjo e fundit e ka refuzuar dhe në ndidhmë i ka ardhur Pirro, banori më i ri.

Ermjona: Hajde më shtyj një cik

Valbona: Jo moj motër të dal unë meme pastaj.

Ndërkohë që shkon ta ndihmoj Pirro.

Luizi: O Pirro lehtë vëlla se e mbush dreqi, stop Pirro stop…

Ermiona i bën kërkesën e çuditshme Valbonës, Luizi i kthehet me ironi: Lehtë se e mbush dreqi Read More »

Luizi dhe Kiara befasohen nga ‘Vëllai i Madh’

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania. Çifti, që ditë më parë u ‘martuan’ në një ceremoni brenda shtëpisë, po vazhdojnë të tregojnë çdo ditë e më shumë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Ata kanë nisur ditën e sotme që njëherësh njihet edhe si ‘Dita e të Dashuruarve’ me puthje e përqafime.

Në oborrin e shtëpisë banorëve iu është bërë një befasi nga ‘Vëllai i Madh’, ku shihen disa balona në formë zemre dhe një aparat për të bërë fotografi.

Luizi dhe Kiara befasohen nga ‘Vëllai i Madh’ Read More »

Kiara dhe Luizi debatojnë që tani për një temë që “mundon” shumë çifte jashtë, moderatorja: Atë gjë nuk ta lejoj kurrë ta bësh

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, duket se po i zhvillojnë që tani diskutimet që mund t’i presin jashtë. Në diskutimin e tyre të fundit, me shumë mundësi do ta gjejnë veten shumë prej jush. Kiara dhe Luizi, tashmë si një çift, folën për ndarjen e fjalëkalimeve dhe kontrollimin e telefonit nga partneri.

Ishte Kiara ajo që u shpreh kategorikisht kundër faktit që partneri i saj, në këtë rast Luizi, duhet të kontrollojë telefonin apo bisedat e saj. Nga ana tjetër, Luizi po e ngacmonte me pyetje moderatoren.
Kiara: Nuk kam shumë që të njoh, partneri bëhet posesiv në momentin që fiksohet me telefonin.

Luizi: Unë nuk fiksohem, por po më bën të fiksohem me këto që thua.

Kiara: Nuk ia prek kurrë telefonin me dorë, unë kam besim.

Luizi: Bisedat me shoqet e ngushta janë të rrezikshme.

Kiara:Atë nuk ta lejoj kurrë, jo Luizi të jesh, po kush të jesh, këtë gjë nuk ta lejoj.

Në një tjetër diskutim me Oltën, Kiara u shpreh: “Nuk kam ndonjë gjë për të fshehur dhe se kam frikë nga ndonjë gjë, por mendoj që telefoni është shumë privat. Kam shumë biseda private, me familjen time, tezen, shoqe të ngushat, që edhe ato më tregojnë sekretet e tyre. Nuk dua që ai të futet në privatësinë time deri në atë pikë.”

Megjithëse ra deri diku dakord me Kiarën, Olta tha se ajo nuk e ka problem ndarjen e fjalëkalimeve apo telefonit me partnerin e saj.

Kiara dhe Luizi debatojnë që tani për një temë që “mundon” shumë çifte jashtë, moderatorja: Atë gjë nuk ta lejoj kurrë ta bësh Read More »

Luizi Ejlli zbulon dashurinë e tij të parë

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP2” u krijua këndi i dashurisë, ku Vëllai i Madh i ndau banorët në çifte.

Jashtë në oborr ishte krijuar një atmosferë e bukur, ku teksa konsumonin një gotë verë, çiftet e banorëve lexonin pyetjet pikante të bëra nga Vëllai i Madh dhe përgjigjeshin.

“Trego për dashurinë tënde të parë”, ishte një pyetje që i ra Luiz Ejllit, i cili u përgjigj:

“Kam qenë 12 vjeç dhe jam dashuruar me Parashqevi Simakun. U shkatërrohesha moj, ulsha në gjunjë para televizionit. Dilte ajo në televizion, unë sytë xixa. Ajo ka qenë super dashuri”.

Luizi Ejlli zbulon dashurinë e tij të parë Read More »

Kristi refuzon vajzat në krevat, habit me deklaratën miku i tij: ‘S’është djalë normal për Shqipërinë’

Sot në “Ftesë në 5” u diskutuan refuzimet që Kristi iu ka bërë disa vajzave në BBV, sipas të cilit, kanë tentuar të flirtojnë me të.

Në studio u diskutua nëse është normale që një burrë të refuzojë një vajzë që i vjen me dëshirë dhe pjesa më e madhe e të ftuarve e cilësuan si një gjest që tregon kulturë dhe respekt.

“Nuk shkohet me çdokënd që të del para, bëhet një zgjedhje”, u shpreh Alban Musa.

Ndërsa Indrit Murati ishte i vetmi që mbrojti argumentin se nëse një vajzë do të luajë, s’ duhet lënë të ikë.

Nga ana tjetër, Ols Abazi, miku i Kristit e cilësoi këtë të fundit si një djalë të emancipuar dhe ndryshe nga djemtë shqiptarë.

Sipas tij, nëse Kristi do të ishte një djalë i rritur në Shqipëri dhe do të vijonte refuzimet, atëherë njerëzit do dyshonin që kishte një problem me të.

Kristi refuzon vajzat në krevat, habit me deklaratën miku i tij: ‘S’është djalë normal për Shqipërinë’ Read More »

Harruan që ka kamera!Kiara dhe Luizi në momente intime

Që Luizi është i çmendur pas Kiarës kjo nuk ka më asnjë pikë dyshimi pasi ai e ka shprehur qartë.

Që edhe Kiara ka dashuri për Luizin edhe kjo po shihet qartë ditë pas ditë edhe më shumë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kiara nuk e largon më Luizin, madje ajo e pranon atë fizikisht më afër se mund të kishim imagjinuar.

Video më poshtë flet qartë për dëshirën që kanë për njëri tjetrin. Po të mos ishte për “syrin” e Vëllait të Madh ata patjetër që do kishin konsumuar fizikisht dashurinë e tyre. Shiko videon më poshtë.

Luizi nuk e ka fshehur ndonjëherë tërheqjen fizike që ka ndaj Kiarës. Ajo ka qenë më e përmbajtur dhe ai ka respektuar dëshirën e saj.

Respekti kaq i madh për një grua ka vetëm një emër: DASHURI. Luizi e ka dhënë këtë mesazh. Ai jo vetëm e do por edhe e respekton shumë Kiarën e tij.

Harruan që ka kamera!Kiara dhe Luizi në momente intime Read More »

Kush është banorja më e re e BBVA, ish-Missi që u përfshi në ‘skandalin’ me Arjan Çanin 14 vite më parë

Ish-Miss Durrësi, Ermiona Lekbello është banorja më e re e “Big Brother VIP”. Ermiona është nënë e një vajze 26-vjeçare. Ermiona e ka ndërtuar jetën e saj mes Italise dhe USA-ve, prandaj me të drejtë shumë prej jush mund të jeni përballur me një personazh të panjohur.

Por rreth 15 vite më parë ajo përfshiu veten në një “skandal” në Zonë e Lirë ku ngacmoi Arjan Çanin dhe kërkoi në terma vulgare të shkonin në shtrat bashkë.

Por në një dalje të disa viteve më vonë, Ermiona e konsideroi atë dalje dhe sjellje të sajën si gafën më të madhe që ka bërë ndonjëherë, duke e shpjeguar kështu: “Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës. Kur kam ardhur te ty, ishte ajo periudha e adoleshencës sime”.

Kush është banorja më e re e BBVA, ish-Missi që u përfshi në ‘skandalin’ me Arjan Çanin 14 vite më parë Read More »