ShowBiz

Çfarë bëri Olta Gixhari e vetme në dhomën e gjumit që ‘shpërtheu’ rrjeti

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, është një prej banoreve më të përfolura të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Mes debateve të shumta që realizon me banorët e shtëpisë, Olta është e njohur edhe për natyrën e saj provokuese.

Së fundmi teksa ka qenë e vetme në dhomë e gjumit, aktorja nuk i ka rezistuar dot muzikës dhe tundimit për të bërë “twerk”.

Një video e cila po qarkullon në rrjetin social TikTok e shfaq aktoren duke dridhur të pasmet për qejfin e saj, ndërsa kërcen nën ritmet e muzikës.

Olta përndryshe është e njohur për linjat e saj atraktive trupore, të cilat nuk ka hezituar që t’i ekspozojë shpesh herë në paraqitjet e saj provokuese në rrjetet sociale.

Në mbrëmjen e së martës, ajo bashkë me Luizin u shpallën si dy më të preferuarit e publiku, nga një televoitm i hapur gjatë javës.

Çfarë bëri Olta Gixhari e vetme në dhomën e gjumit që ‘shpërtheu’ rrjeti Read More »

Mikesha e Luizit zbulon arsyen: Ja pse ja mori kryqin Kiarës

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua çifti më i komentuar i momentit, Luiz-Kiara.

Pak ditë më parë Luzi i dha varësen e tij me kryq moderatores, duke theksuar rëndësinë e saj si një kujtim nga i ati.
Ndërkohë ditën e djeshme ai u pa teksa ia mori mbrapsht varësen.

“Ndoshta është mërzitur se Kiara s’ e vendosi varësen natën e spektaklit, kur ai i bëri surprizën për Shën Valentin”, tha Liesa Haxhiasllani, mikesha e ngushtë e Kiarës.

Ndërkohë Mika Paci, Albi Lushi dhe Gaz Ujkashi hodhën ide se ndoshta Luiz kishte nevojë për kryqin meqë sot në mëngjes u pa duke qarë.

“Thuhet se mund të ketë të ëmën sëmurë ose thjesht e ka ngarkesë të akumuluar”, u shprehen ata.

Mikesha e Luizit zbulon arsyen: Ja pse ja mori kryqin Kiarës Read More »

Arbana Osmani përkrah Sara Hoxhës ‘thumbon’ hapur banorët e ‘BB VIP Albania’

Arbana Osmani dhe Sara Hoxha po punojnë krah njëra-tjetrës në këtë edicion të dytë të Big Brother Vip.

Janë përgjatë gjithë kohës janë duke shkëmbyer ide për të realizuar një program sa më të arrirë. Megjithatë ajo që na bën përshtypje është një foto që Arbana Osmani ka postuar mbrëmë krah producentes Sara Hoxha me mbishkrimin:

”Me pupla se normal punojmë në kopsht zoolgjik”. Çfarë ka dashur të thotë Arbana Osmani me këtë dixhiturë?! Mos vallë i ka cilësuar banorët e shtëpisë më të famshme kafshë?!

Arbana është shprehur shpeshherë edhe gjatë primeve “O zot më jep fuqi”… Mesa duket banorët e këtij viti nuk janë fort të menaxhueshëm…

Arbana Osmani përkrah Sara Hoxhës ‘thumbon’ hapur banorët e ‘BB VIP Albania’ Read More »

Çfarë ndodhi mes Kiarës dhe Luizit: ‘S’ke për të më gjetur më’

Dita e sotme nisi me ngacmime mes Luizit dhe Kiarës, kjo pasi Luizi bëri një ironi me të.

Në fakt, ai po fliste me shaka, por Kiara e mori si ironi dhe i tha atij që nëse ajo situatë do të ndodhte jashtë shtëpisë, ajo nuk do ja hapte më telefonin.
Ndonëse mbrëmja e kaluar ishte magjike për çiftin, pasi Luizi e surprizoi Kiarën me këngën që kishte bërë për të, hatërmbetjet nga ana e tyre nuk munguan sot.

Raporti i tyre herë është i ngrohtë, e herë të tjera bëhet i ndërlikuar. Dhe kjo, për shkak të ngacimeve të vogla, që Kiara nuk i “toleron”.

Çfarë ndodhi mes Kiarës dhe Luizit: ‘S’ke për të më gjetur më’ Read More »

Kiara ‘çoroditet’ nga pyetja e papritur e Luizit

Luizi i bëri Kiarës dje për Shën Valentin një nga surprizat më të bukura të jetës së saj.

Ai performoi për moderatoren këngën që e kishte shkruar posaçërisht për të dhe historinë e tyre brenda shtëpisë së Big Brother.

Nuk munguan as fjalët “Të dua, jam më e lumtura në botë” në momentin emocionues të dyshes.

Çifti duket tashmë se janë afruar shumë me njëri-tjetrin, ku nuk mungojnë edhe shakatë e Luizit.

“Kush e ka by*ën më të mirë në botë,” dëgjohet t’i thotë Luizi teksa rrinë të përqafuar në shtrat.

“Ore ç’janë këto që thua,” i thotë Kiara teksa të dy qeshin.

Kiara ‘çoroditet’ nga pyetja e papritur e Luizit Read More »

‘Vëllai i Madh’ merr vendimin e rëndësishëm për banorët

“Big Brother VIP” do të shoqërojë dhe në ditën e të dashuruarve shqiptarët, si spektakli më i dashur.

Për ta festuar këtë ditë, vëllai i madh ka menduar një sërë surprizash të bukura për banorët por më e rëndësishmja, një vendim për nominimet.

Kështu, ditën e sotme nuk do ketë asnjë të eliminuar nga shtëpia, përveçse do të shpallen banorët më të preferuar të publikut.

‘Vëllai i Madh’ merr vendimin e rëndësishëm për banorët Read More »

Kiara Tito tregon për dashurinë e madhe dhe flet për ‘fluturat në stomak’

Kiara Tito dhe Olta Gixhari kanë konsumuar disa orë së bashku me njëra tjetrën, pasi banorët në shtëpi u ndanë në çifte nga produksioni për të folur mbi jetën e tyre.

Ndër të tjera, Kiara ka kujtuar dashurinë e parë dhe komentet e gjyshes për ish të dashurin e saj.

“Ka qenë një nga gjërat më të bukura që unë kam përjetuar, hera e parë që kam përjetuar ato fluturat në stomak, dhe ka qenë një person që unë e fantazoja qoftë për pamjet, karrierën që kishte, atë që transmetonte si karakter, i kishte pak a shumë të gjitha e plotësonte fantazinë time dhe më bëri të bija shumë në dashuri. Po kjo ishte dhe gabim pastaj se e vuajta më vonë.

Gjyshja e dinte se unë kam pasur një marrëdhënie që ka qenë publike e lexonte lajme. Komentet e gjyshes, nuk e di pse ka qenë kundra gjyshja e vazhdon të jetë kundra. “Kiara më kapën ato plakat e lagjes më thanë do martohet me atë, po ça do ti me atë, nga e ke gjetur, ça i bukur është ai? Vetëm mos e pafsha këtu në lagje. Nuk janë takuar ndonjëherë“, tha Kiara.

Ndër të tjera Kiara ka falënderuar Oltën, për komentet që ajo ka bërë për lidhjen me Luizin brenda BBV. Kjo bisedë mes dy vajzave vetëm për vetëm ka shkuar tej parashikimit për tonet e buta në të cilat u zhvillua dhe eksperiencat që ndanë me njëra-tjetrën, duke kujtuar debatet që ato shpesh kanë pasur, edhe për shkak të Luizit.

“Ti ke qenë mos them personi i parë që ke besuar te historia mes meje dhe Luizit e unë të jam vënë kundra se i kisha të gjitha barriera e kisha frikërat e mia, e të falenderoj që na ke besuar dhe na u bashkove te dasma. Më ke bërë të kuptoj ca gjëra më shumë te ti. Se ndonjëherë paragjykojmë, por paragjykojmë në bazë të lojës”.

Kiara Tito tregon për dashurinë e madhe dhe flet për ‘fluturat në stomak’ Read More »