ShowBiz

Nuk ndalet Bledi Mane, ngacmon hapur Oltën në BBV, aktorja i kthehet

Bledi Mane vijon të bëj bisedat e tij tendencioze me të gjithë banorët, dhe mbrëmjne e sotme duket se radha ka qenë e Oltës.

Teksa ishin duke u bërë gati për ‘Cabaret Show’, Olta po grimonte Bledi dheiI ka vënë në dukje hundën e tij të madhe.
Kaq ka mjaftuar që Bledi t’i kthente një batutë seksiste, duke e pyetur: Pse ai i joti si e ka… hundën?

Olta: Kjo hunda jote do një puder të tërë

Bledi: Pse ai i joti si e ka… hundën

Olta: Po lere ç’ke, plase duke përmend burrin tim. Atë kam të drejtë ta përmend vetëm unë, jo ti

Bledi: Muhabete meshkujsh, tregon vitalitet hunda ndaj.

Nuk ndalet Bledi Mane, ngacmon hapur Oltën në BBV, aktorja i kthehet Read More »

Luizi zihet keq me Bledin: ‘Kam dy fjalë për ty…’

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ndodhur ajo që pritej. Luizi ka debatuar ashpër me Bledi Manen që u fut prej së martës brenda shtëpisë së “Big Brother”. Luizi i ka vendosur kufirin Bledit.

“Nga jashtë është gjë tjetër, kur je brenda është gjë tjetër. Për sa kohë ka imunitet me mua ka vetëm një mirëmëngjes dhe natën e mirë. Nga ky moment dhe mbrapa. Ti shijoje dy javë në këtë shtëpi. Merre si të duash. Unë po ta them haptazi” i tha këngëtari

Luizi zihet keq me Bledin: ‘Kam dy fjalë për ty…’ Read More »

Kërcimi i Oltës ‘lë pa frymë’ Bledi Manen, gazetari e ‘përgjon’ pas derës

Banorët kanë qenë ditën e sotme duke bërë prova për detyrat që u ka lënë Vëllai i Madh, teksa performancat e tyre do ti shikojmë në Prime të shtunën.

Ndërkohë Olta ka qenë duke kërcyer, me streçe leopard dhe lëvizje shumë sensuale pas derës kamerat kanë kapur gazetarin Bledi Mane duke e “përgjuar”.

Ai nuk e ka fshehur admirimin e tij për Oltën këto ditë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, madje në disa video që qarkullojnë në rrjet ai është shprehur se do donte ta puthte.

Ai i ka vëzhguar vajzat, Oltën dhe Tean në heshtje pas derës, teksa nuk u ka thënë asnjë fjalë dhe më pas është larguar.

Kërcimi i Oltës ‘lë pa frymë’ Bledi Manen, gazetari e ‘përgjon’ pas derës Read More »

Zbardhet jeta e ‘fshehtë’ e Kiara Titos, të panjohurat për publikun

Është ende një moderator e re, megjithatë Kiara Tito ka bërë për vete shumë fansa. Ish prezantuesja e re e Top Channel është një nga vajzat më të këndshme të ekranit, premtuese për një karrierë të suksesshme.

E në fakt nuk do të ishte çudi nëse Kiara do ta arrinte këtë, duke qenë se ajo ka ndjekur të njëjtën rrugë. Edhe pse u bë e njohur për të gjithë pas shfaqjes në “Top Select”, Kiara ka pasur edhe një karrierë të mëparshme, detajet e të cilës janë të panjohura për publikun.
Përpara se të bëhej prezantuese në Top Channel, pak e dinë që Kiara ka qenë një modele e suksesshme në Itali. Ajo e ka nisur këtë karrierë që në moshën 13 vjeçare, duke marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie, por siç ka treguar Kiara më herët, “Ndërsa Leonardo di Caprio e mori një Oscar, unë nuk arrita kurrë ta marr një kurorë Miss-i”.

Pas rikthimit në Shqipëri, bukuroshja e ekranit iu rikthye karrierës si modele, fushë në të cilën punoi për dy vjet. Por surpriza vjen tani! Sa nga ju e dinë që Kiara Tito ka qenë Velinë? Ashtu si motrat Vjollca, bukuroshja ka punuar për pak kohë në këtë pozicion, për t’u bërë më pas prezantuese.

Ndryshe Kiara po shijon romancen brenda hapsirave te BBVA, ne krahet e femnomentit Luiz Ejlli.

Zbardhet jeta e ‘fshehtë’ e Kiara Titos, të panjohurat për publikun Read More »

Habit banorja në BBV, tregon si pa në ëndërr një të rmet të fuqishëm që ndodhi jashtë Shqipërisë 

Këngëtarja Dafina Dauti iu ka treguar disa banorëve se pa në ëndërr një të rmet të fuqishëm në një vend që nuk ishte Kosova. Ajo tha se në ëndërr pa edhe Jonidën e cila i thërriste të dilnin jashtë.

Interpretuesja e hitit “Karamele” vazhdoi të tregonte se si në ëndërr kishte parë ndërtesa të mëdha që she mbeshin, por që banorët brenda shtëpisë nuk e dëgjonin.

Dhe në fakt një gjë e tillë ka ndodhur vërtetë, pasi banorët nuk janë në dijeni – por e gjitha bota është tr ishtuar nga një t ërmet famëkeq që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar vi ktima të shumta.

Deri më tani janë raportuar mbi 21 mijë të vd ekur, mbi 75 mijë të pla gosur, gjersa ende nuk dihet për numrin e saktë të të pagjeturve.

Habit banorja në BBV, tregon si pa në ëndërr një të rmet të fuqishëm që ndodhi jashtë Shqipërisë  Read More »

Efit i ndodh e papritura pas daljes së bujshme nga shtëpia

Largimi i Efit nga shtëpia e BBV ka ngjallur debate dhe diskutime të shumta në rrjet ku publiku duket i pakënaqur. Efi ishte një nga banoret më aktive dhe më të dashura nga publiku, i cili e ka të vështirë ta besojë që e nxorrën jashtë shtëpisë votat e tyre.

Pra, cdo gjë është e qartë. Efi u nxorr jashtë nga produksioni dhe jo votat e publikut. Për të mos folur pastaj për nominimin e Deas. Për të korrigjuar disi këtë gabim që i kanë bërë, mësohet se TCH i ka bërë direkt një ofertë Efit.

Oferte për të qenë pjesë e njërit prej emisioneve të fundjavës që transmetohet në këtë ekran. Bëhet fjalë për “E Diell” dhe Efit i është ofruar të prezantojë një nga rubrikat e këtij emisioni që zgjat disa orë dhe janë shumë të klikuara në Youtube.

Por Efi ende s’ka kthyer një përgjigje duke qenë se nuk kanë kaluar shume nga dalja e papritur nga shtëpia e BBV. Megjithate keto jane vetem zera dhe Efi apo televizoni nuk kane dalur hapur me keto informata dhe mbete te shihet nese eshte e vertete.

Efit i ndodh e papritura pas daljes së bujshme nga shtëpia Read More »

Sfida e radhës nga ‘Big Brother’/ Kiara këndon dhe mbyll performancën me një puthje pasionante me Luizin

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në dy prej banorëve më të kometuar të Big Brother VIP Albania. Dyshja prej javësh janë bërë çift dhe momentet romantike dhe intime mes tyre nuk mungojnë.

Edhe sonte banorët kanë realizuar sfidën e radhës që iu dha nga “Vëllai i Madh”, “Cabare Show”.

Të gjithë banorët kanë dhuruar spektakël me perfoamncat e tyre, disa në këndim, të tjerët vallëzim dhe interpretim. Ndërsa, Kiara e cila zgjodhi të këndonte këngën e artistes Beyonce “Crazy in Love” përfshiu në performancën e saj edhe Luizin.

Të dy shkëlqyen dhe dukeshin elegant në kostume me ngjyrë të zezë, teksa Kiara u shfaq sensuale duke performuar pranë Luizit. Ajo që e bëri më të veçantë performancën e moderatores ishte se ajo e mbylli atë me një puthje plot pasion me këngëtarin.

Theksojmë që çifti kanë filluar përgatitjet edhe për festën e “Shën Valentinit’ që me shumë mundësi do ta festojnë bashkë brenda shtëpisë së famshme.

Sfida e radhës nga ‘Big Brother’/ Kiara këndon dhe mbyll performancën me një puthje pasionante me Luizin Read More »

‘Si do ma thuash kur të jesh shtatzënë?’/ Kiara ‘shtang’ Luizin me përgjigjen e saj

Në një bisedë intime pas mesnate Luizi ka pyetur Kiarën se si do t’ja tregoi kur të jetë shtatzënë.

Të dy të shtrirë në krevat dhe të përqafuar, Kiara i ka treguar se nuk do ti thoshte asgjë por thjesht do t’i jepte përgjigjen e testit të shtatzënisë.

Luizi: Si do ma thuash kur të ngelësh shtatzënë?

Kiara: Unë do të të jap testin

Luizi: Me test? Nuk do ma thuash ndryshe?

Kiara: Me test, papritur, siç të erdhi puthja.

‘Si do ma thuash kur të jesh shtatzënë?’/ Kiara ‘shtang’ Luizin me përgjigjen e saj Read More »