Shendetesi

11 të shëruar brenda 24 orëve të fundit, 50 të shtruar në spitalin Infektiv

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në komunikimin e përditshëm lidhur me situatën e krijuar prej COVID-19, ka raportuar se aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana.

Në vendin tonë janë aktualisht 499 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. Ministria e Shëndetësisë ka rikujtuar thirrje ndaj bizneseve dhe qytetarëve për kujdes dhe respektim të protokollit të sigurisë.

“Nisur nga fakti se ditët e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore.Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse kur nuk mund te ruhet distanca fizike, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 për barnat me rimbursim apo pyetje në lidhje me COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare, 127”, apelon ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale./atsh

11 të shëruar brenda 24 orëve të fundit, 50 të shtruar në spitalin Infektiv Read More »

69 të prekur me COVID-19 në 24 orë/ Tomini: Shkak ulja e vigjilencës dhe moszbatimi i rregullave

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëvë të fundit janë identifikuar 69 raste pozitivë me koronavirus.

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi se “gjatë javës së fundit ka rezultuar rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital, por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Kjo rritje lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Por duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet. Për këtë arsye, duhet kujdes i shtuar për zbatimin e rregullave”.

Sipas Tominit, “kanë vijuar me intensitet testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me CCOVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja.

Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje. Ndërkohë që janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës”.

COVID-19 – Statistika (15 Qershor 2020)
Testime totale 20813
Raste pozitive 1590
Raste të shëruara 1055
Raste Aktive 499
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 249
Shkodër 68
Krujë 63
Kamëz 27
Durrës 25
Vlorë 21
Lushnje 13
Pukë 11
Elbasan 6
Fier 4
Lezhë 3
Tropojë 2
Mallakastër 2
Korçë 1
Librazhd 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1/atsh

69 të prekur me COVID-19 në 24 orë/ Tomini: Shkak ulja e vigjilencës dhe moszbatimi i rregullave Read More »

Manastirliu apel qytetarëve: Kufizoni përhapjen e COVID-19, respektoni rregullat

Çdo qytetar mund të ndihmojë në kufizimin e përhapjes së COVID-19 duke respektuar rregullat e miratuara nga ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Është ky apeli i ministres Ogerta Manastirliu, mëngjesin e së hënës ndërsa ka rikujtuar edhe njëherë rregullat që duhet të respektohen në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19.

“Viruset mund të jetojnë në disa sipërfaqe për orë të tëra. Lani duart shpesh, përdorni ujë dhe sapun për 20 sekonda ose dezinfektojini ato. Kur dilini ruani distancën 1.5 metër, mbani maskë apo barrier mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distanca fizike. Ruani shëndetin, mbroni veten dhe të tjerët”, ka apeluar Manastirliut.

Ditët e fundit, numri i të prekurve nga koronavirusi është rritur ku vetëm ditën e djeshme, pra të djelën ka pasur 57 infektimeve brenda 24 orëve/atsh

Manastirliu apel qytetarëve: Kufizoni përhapjen e COVID-19, respektoni rregullat Read More »

Shtimi i infektimeve me COVID-19/ Apeli i Shëndetësisë: Ndërgjegjësim nga vetë bizneset dhe qytetarët, të jenë të kujdesshëm

Numri i lartë i infektimeve me COVID-19 brenda 24 orëve ka bërë që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të sugjerojë punën nga shtëpia si mënyrë alternative për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Në komunikimin e përditshëm, ministria e Shëndëtësisë ka sugjeruar “nisur nga fakti se po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje, subjekte tregtare apo institucione të ndryshme publike dhe private, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rekomanduar bizneset, institucionet, kompanitë, kudo ku është e mundur puna nga shtëpia, të nxisin këtë mënyrë alternative për të frenuar përhapjen e COVID-19″.

“Kujtojmë edhe një herë se çdo rast i identifikuar, qoftë edhe pa shenja, duhet të izolohet dhe se thyerja e karantinës është e dënueshme pasi rrezikon shëndetin e qytetarëve. Me organet e rendit po intensifikohet puna për të garantuar respektimin e karantinës së detyrueshme për personat e prekur nga COVID-19”, u shpreh ekspertja Daja.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja i ka kujtuar subjekteve tregtare të shërbimit përdorimin e masave apo barrierave mbrojtësë të detyrueshme me ligj.

“Një kujtesë edhe për subjektet tregtare të shërbimit: maska apo barrierat mbrojtëse janë të detyrueshme dhe çdo shkelje do të dënohet sipas ligjt në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga vetë bizneset dhe qytetarët të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik dhe higjienës personale.

Inspektoret e taskforcës anticovid do të ndëshkojnë çdo subjekt që thyen rregullat e vendosura.

“Edhe një herë ju drejtohemi qytetarëve: Jemi ende në luftë me një armik të padukshëm dhe këtë luftë mund ta fitojmë të gjithë së bashku duke zbatuar disa rregulla të thjeshta, qëndroni në distancë fizike, lani duart, përdorni maska në ambjente të mbyllura”, u shpreh ajo

“Lidhuni me mjekun tuaj të familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40, për informacion rreth Covid19. Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare, 127”, apeloi Ministria e Shëndetësisë./atsh

Shtimi i infektimeve me COVID-19/ Apeli i Shëndetësisë: Ndërgjegjësim nga vetë bizneset dhe qytetarët, të jenë të kujdesshëm Read More »

Dita Botërore/ Seancë dhurimi vullnetar të gjakut për fëmijët talasemikë, në selinë e Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare

Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij si dhe në bashkëpunim me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti Ilir Meta mori pjesë në seancën e radhës të dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë, të mbajtur në selinë e Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare.

Në takimin e zhvilluar në Qendrën e Krishterë Shqiptare, ku merrte pjesë edhe Arqipeshkvi metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo, Presidenti Meta u shprehu mirënjohjen kryepastorit Ylli Doçi dhe anëtarëve të Vëllazërisë Ungjillore si dhe të rinjve e të rejave vullnetarë për gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar kësaj kauze fisnike dhe humane.

Kreu i shtetit falënderoi Vëllazërinë Ungjillore dhe dhuruesit e gjakut, duke theksuar se dhënia e gjakut për fëmijët talasemikë, sidomos në këtë periudhë të vështirë të pandemisë së COVID-19, është një gjest tepër njerëzor dhe mision jashtëzakonisht jetik.

“Mirënjohje Bashkësisë Ungjillore Shqiptare, që prej 10 ditësh nëpërmjet një maratonte të dhurimit të gjakut, ka udhëtuar nga jugu në veri të Shqipërisë, nga Shkodra në Sarandë, nga Korça në Gjirokastër, për t’u përfunduar sot më 14 qershor, në Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut, në Tiranë, duke dhënë një kontribut të çmuar për këtë kauzë jashtëzakonisht humane dhe fisnike, për të cilën e gjithë shoqëria jonë i është mirënjohëse”, nënvizoi ndër të tjera presidenti Meta./atsh

Dita Botërore/ Seancë dhurimi vullnetar të gjakut për fëmijët talasemikë, në selinë e Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare Read More »

Rritje e rasteve me COVID-19/Kuko: Nuk duhet të shpërdorojmë këtë liri të fituar pas tre muajsh, të respektohen masat

“Numrat na tregojnë se rreziku i pandemisë nuk ka kaluar, madje ka një shqetësim në rritje. Ndaj masat duhen forcuar dhe vigjilenca duhet shtuar”, apeloi zot zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko.

E shoqëruar edhe drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj, Kuko inspektoi nga afër respektimin e masave të kushtëzuara të hapjes, në një qendër tregtare në Tiranë.

ZV.ministrja apeloi që qytetarët dhe bizneset duhet të bëjnë kujdes dhe të respektojnë protokollet pasi nuk duhet të shpërdorojmë këtë liri të fituar pas tre muajsh.

“Së bashku me Drejtorin e Rendit dhe kolegët nga Ministria e Shëndetësisë kryem një kontroll të masave në kuadër të distancimit sociale dhe masave të hapjes. Me keqardhje konstatojmë se ditët e fundit kemi patur rritje të rasteve të cilat lidhen automatikisht me mosrespektimin e masave”, deklaroi Kuko.

Ajo nënvizoi se rihapja është e kushtëzuar, nuk do të thotë përfundimin e pandemisë apo ulje e rasteve.

“Ditët e fundit na tregojnë që neglizhimi i masave qoftë në distancimin social apo respektimin e protokolleve ka rezultuar në rritje të rasteve. Policia do të jetë në mbështetje të inspektoriateve që do të kryejnë inspektime sipas një grafiku të mirëpërcaktuar, askush nuk do të mbetet pa u inspektuar dhe pa marrë masat e duhura në respektimin e protokolleve sepse bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve”, tha Kuko.

Ajo nënvizoi sërish se “masat e hapjes janë të kushtëzuara, ç’ka do të thotë se të gjithë ne duhet të shijojmë me përgjegjshmëri këtë liri që sa e kemi fituar pas në sakrifice të madhe prej tre muajsh”.

Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit Albert Dervishaj tha se policia është në gatishmëri të plotë për të dhënë kontributin e saj në respektimin e masave.

“Policia e Shtetit po vazhdon të kryejë me përgjithësi të gjithë detyrat që ka kryer që prej fillimit të pandemisë. Gjatë ditëve të fundit janë konstatuar disa problematika, për të cilat Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë. Unë do t’u bëja thirrje qytetarëve që të jenë ekzigjentë dhe të përgjegjshëm në të gjithë këtë liri që ne kemi fituar”, apeloi Dervishaj duke shtuar se përgjegjësia është personale për të mos krijuar vatër të re nga COVID-19./atsh

Rritje e rasteve me COVID-19/Kuko: Nuk duhet të shpërdorojmë këtë liri të fituar pas tre muajsh, të respektohen masat Read More »

OBSH: Asnjë provë që COVID-19 transmetohet nga nëna tek foshnjat

Nënat e dyshuara pozitive me COVID-19 duhet të ushqejnë me gji bebet e tyre dhe të mos ndahen prej tyre përveç në rastet kur ato ndjehen shumë keq, deklaroi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë të zakonshme për koronavirusin.

“Në bazë të të dhënave që kemi përfitimet e ushqyerjes me gji tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të transmetimit të COVID-19 “, shtoi ai.

“Në qumështin e gjirit të grave pozitive me koronavirus nuk është identifikuar virusi i gjallë por disa fragmente të tij, kështu që nuk ka asnjë provë që COVID-19 të transmetohet nga nëna tek të porsalindurit”, theksoi Anshu Banerjee, ekspert i shëndetit të nënave, fëmijëve dhe adoleshentëve për OBSH duke iu referuar udhëzimeve të publikuara në faqen e Agjencisë së OKB-së. /atsh

OBSH: Asnjë provë që COVID-19 transmetohet nga nëna tek foshnjat Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 48 raste të reja në 24 orët e fundit, rritje e numrit të rasteve në disa biznese dhe grumbullime

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 48 raste pozitive, kontakte të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka shumë të reja në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës, Kamëz.

Dr. Flutura Beqo pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi sot se “kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, hetimi dhe gjurmimi aktiv i rasteve në terren”.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 nga të cilat janë konfirmuar 48 raste pozitive”, tha ajo duke shtuar se “shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar. Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, tha Beqo.

Ajo tha se “ditët e fundit është vënë re rritje e numrit të rasteve në disa aktivitete biznesi, në institucione të ndryshme, në pjesëmarrje në ceremoni mortore dhe grumbullime”.
“Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në mënyrë që të kufizohet përhapja e COVID-19”, apeloi Beqo.

Ajo tha se inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë.
“Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve”, thekson Beqo.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19”.

COVID-19 – Statistika (13 Qershor 2020)

Testime totale 20132
Raste pozitive 1464
Raste të shëruara 1039
Raste Aktive 389
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 48 raste të reja në 24 orët e fundit, rritje e numrit të rasteve në disa biznese dhe grumbullime Read More »