Shendetesi

Ministria e Shëndetësisë: 90 raste të reja, 2 humbje jete dhe 43 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve janë identifikuar 90 raste pozitive me COVID-19.

Flutura Beqo, mjeke pranë ministrisë së Shëndetësisë u shpreh se “situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja. Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”.

Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në Spitalin infektiv. Një 81-vjeçar nga Shkodra dhe një 63-vjeçar nga Elbasani, të shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar, nuk kanë mundur të mbijetojnë, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve’.
Më tej ajo deklaroi “gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 raste në Kukës, Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje, nga 1 rast në Lezhë, Kamëz, Dibër. Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1318 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka rikujtuar bizneset se duhet të respektojnë me rigorozitet protokollet për të ruajtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve.

“I drejtohemi me një lutje të gjithë qytetarëve: Tregohuni të kujdesshëm, respektoni distancimin fizik, higjienën personale.Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.Mbani maskën kudo ku nuk mund të ruani distancën fizike, për të mbrojtur veten dhe të tjerët, për të parandaluar përhapjen e infeksionit. Izolohuni nëse keni shenja të sëmundjes dhe telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127″, u shpreh Beqo.

Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (10 korrik 2020)
Testime totale 31513
Raste pozitive 3278
Raste të shëruara 1875
Raste Aktive 1318
Humbje jete 85 (qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 529
Durrës 229
Shkodër 169
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 41
Kukës 40
Elbasan 34
Korçë 32
Berat 24
Dibër 18
Gjirokastër 17/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 90 raste të reja, 2 humbje jete dhe 43 të shëruar në 24 orët e fundit Read More »

Në shërbim të pacientëve me COVID 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës/ Manastirliu: Keta janë heronjtë tanë

Ekipet me personel shëndetësor po qëndrojnë në shërbim të pacientëve 24 orë në ditë në shtatë ditë të javës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se të infektuarit me COVID janë ata që kanë ndjerë dorën e tyre mbi puls apo mbi ballë dhe ata më mirë se kushdo tjetër i njohin nga afër heronjtë tanë.

“Ekipet tona janë në shërbim të pacientëve, 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës. Ata që Covid-19 i ka detyruar të zënë shtratin e spitalit dhe kanë ndjerë dorën e tyre mbi puls apo mbi ballë, e njohin fort mirë sakrificën e këtyre heronjve, që nga dita e parë e pandemisë. Heronj me vepra, jo me fjalë”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu thotë se ata po bëjnë detyrën e tyre e në këmbim po kërkojnë kujdes individual.

“Ata po bëjnë detyrën dhe në këmbim nuk kërkojnë asgjë, përveç kujdesit individual: distancim fizik, zbatim i rregullave të higjenës, mbajtje e maskës. Kaq e thjeshtë është për gjithësecilin prej nesh, për t’u shprehur mirënjohjen për punën heroike që po bëjnë, në këto kohë të pandemisë që ka prekur mbarë botën”, apeloi ministrja./atsh

Në shërbim të pacientëve me COVID 24 orë në ditë, në 7 ditë të javës/ Manastirliu: Keta janë heronjtë tanë Read More »

“Maskat detyrim në ambiente të mbyllura”/Brataj: Qytetarët të ndërgjegjësohen, rritje të rasteve nëse nuk respektohen rregullat

Shefi i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Skënder Brataj deklaroi sot në një intervistë televizive se në këtë moment maska është detyrim në të gjitha ambientet e brendshme.

“Në këtë moment, maska është detyrim. Me hapjen publike të transportit është detyrim në të gjitha ambientet e brendshme. Duhet të shtrëngojmë masat me qëllim që brenda dy apo tre javësh të ulim numrat”, tha Brataj.

Brataj shtoi se në korrik priten rritje të rasteve pozitive. Ai u shpreh se infektimet që kemi aktualisht janë pasqyrim i hapjes së qershorit dhe gjatë muajit korrik, nëse lokalet do të jenë plot dhe nuk do të respektohen rregullat shifrat do të jenë në rritje.

“Në këtë periudhë ne jemi me fillimin e hapjes. Kjo javë është në rritje dhe përkon me hapjen e qershorit. Kapacitetet spitalore janë rreth 550 shtretër dhe kemi 256 respiratorë. Unë mendoj se së shpejti do hapim COVID-2. Korrikun do ta kemi në ngritje, sepse është maksimumi i dëmit që është bërë. Po kërkohet që njerëzit të ndërgjegjësohen”, tha Brataj.

Brataj tha se ajo që është shqetësuese lidhet me faktin, që 61% e të infektuarve po shfaqin simptoma, ndërsa në fillim të pandemisë, vetëm 30% e personave të prekur shfaqin simptoma.

Brataj tha se Shkodra është qyteti me përhapjen më të lartë në bazë të numrit të popullsisë, për shkak të mosrespektimit të rregullave./atsh

“Maskat detyrim në ambiente të mbyllura”/Brataj: Qytetarët të ndërgjegjësohen, rritje të rasteve nëse nuk respektohen rregullat Read More »

IKSHPK, apel qytetarëve të respektojnë masat kundër Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, edhe njëherë ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, pasi që konsideron se rrezikshmëria për përhapjen e pandemisë Covid-19 ende është e lartë.

“Nga 1 korriku me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka filluar aplikimi i një cikli të ri të masave parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19 në vendin tonë!

Duke qenë se këto masa janë në funksion të ruajtjes dhe mbrojtjes së shëndetit tuaj, të familjes dhe popullatës në tërësi, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në aplikimin e tyre.

Në ballafaqimin me pandeminë e COVID-19 këto janë masa të ndërmarra dhe të aplikuara edhe nga vendet tjera ku është rishfaqur valë e re dhe të cilat i kanë treguar efektet e tyre.

Prandaj, ju lutemi që t’iu përmbaheni të gjitha masave të shpallura dhe të respektoni në përpikmëri masat dhe oraret e lëvizjes të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ju lutemi që gjithmonë të respektoni masat e distancimit fizik dhe bartjen obligative të maskave, si dhe të mos qëndroni në grumbuj qoftë edhe në oborret e shtëpive tuaja apo para hapësirave tregtare dhe sporteleve, që të mos rrezikoni veten dhe familjet tuaja!

Të nderuar familjarë të të moshuarve: Ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia pa nevoja të domosdoshme!

Gjithashtu ju lutemi që brenda familjes, të përkujdeseni duke respektuar të gjitha masat higjienike ndaj të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.

Te moshuarit dhe personat me sëmundje kronike rekomandohet që nëse duhet domosdoshmërisht të lëvizin, të shfrytëzojnë orët e hershme të mëngjesit.

Ju lutemi që t’i përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Mbani maskat.

Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.

Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!/KosovaPress/

IKSHPK, apel qytetarëve të respektojnë masat kundër Covid-19 Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja, rritet numri i pacientëve në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 82 raste pozitivë me COVID-19

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor u shpreh se “ kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze. Është rritur numri i të shtruarve dhe rëndohet situata shëndetësore e pacientëve në terapi intensive.

Aktualisht janë të shtruar 84 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 401 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 82 raste pozitive”.

Cami informoi se “shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës’. Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka rekomanduar çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave.

“Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër. Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive. Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19’.

COVID-19 – Statistika (9 Korrik 2020)
Testime totale (molekulare dhe serologjike) 31,093
Raste pozitive 3188
Raste të shëruara 1832
Raste Aktive 1273
Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 509
Durrës 215
Shkodër 173
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 41
Elbasan 33
Korçë 32
Kukës 32
Berat 24
Gjirokastër 17
Dibër 17/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 82 raste të reja, rritet numri i pacientëve në terapi intensive Read More »

Komiteti teknik merr vendimin: Mbajtja e maskave me detyrim ose do gjobiteni

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos mbajtjen me det yrim të maskave në ambiente publike, masë e re anti-Covid pas shtimit të rasteve të reja me koronavirus.

Lajmin e bën me dije Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë.

Ajo tha se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Në të kundërt, personat që shkelin këtë masë të re, do të gj obiten.

Vendimi do të hyjë në fuqi në ditët në vijim.

Komiteti teknik merr vendimin: Mbajtja e maskave me detyrim ose do gjobiteni Read More »

Shefi i Urgjencës Brataj: Ja kush e shkaktoi dëmin më të madh në Shqipëri

Nëpërmjet një interviste të dhënë sot në televizionin “Oraneës”, Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, ka deklaruar se në lidhje me situatën e COVID-19 në vend, dëmin më të madh e kanë shkaktuar gjithologët të cilët nuk janë të asaj fushe.

“Ne ecim akoma me atë idenë që nuk ka virus. Është një ndarje e ndikuar nga shumë faktorë por që përkeqëson gjendjen dhe është shumë kritike. Duhet që të jenë vetëm profesionistët në këtë moment të thonë realitetin dhe jo të përcjellin mesazhe se mesazhet i përcjellin të gjithë. Por kush është realiteti është diçka tjetër.

Dëmin më të madh të shkaktuar nga gjithollogët që përcjellin një informacion jo të vërtetë që vjen si pasojë e një lumi informacionesh si pro dhe kundër realitetit. Dhe njerëzit e kanë të vështirë që të dinë me detaje sepse nuk janë të gjithë përpara televizioneve. Kur më pyesin a ka luajtur rol politika në këtë situatë. Normal që shumë persona luajnë rol, një politikan, një sportist, një VIP”, tha ai.

Shefi i Urgjencës Brataj: Ja kush e shkaktoi dëmin më të madh në Shqipëri Read More »

Rrëfimi prekës i gazetarit Buzhala: Babai në koma prej 5 ditësh, po të kthehesha pas do e mbaja maskën gjithë jetën

Një lajm i trishtë na vjen Kosova, teksa gazetari i njohur Berat Buzhala ka bërë me dije se babai i tij ndodhet në koma prej 5 ditësh. Shkak është bërë koronavirusi, pasi e gjithë familja Buzhala është prekur prej tij, tashmë prej 17 ditësh.

Berati çdo ditë raportonte gjendjen e tij dhe të familjes përmes shënimeve në facebook, ndërsa sonte ka dhënë lajmin e hidhur.

Përmes një rrëfimi të ndjerë në rrjete sociale, Buzhala thotë se po të kthehej pas në kohë do e mbante maskën gjithë jetën, si dhe i bën thirrje qytetarëve që të mos i neglizhojnë këshillat e mjekëve.

Rrëfimi i plotë i Buzhalës

Edhe po tutna, e edhe po pritoj me dale, ndonese kane kalu tashme ma shume se dy jave prej kur jam testu pozitivisht me Covid. Fatkeqesisht nuk kam qene i vetmi ne familje qe pata dale pozitiv, e fatkeqesisht ka prej nesh qe ende nuk po munden me i nxjerr kambet prej kesaj beteje te gjate, te lodhshme, e te merzitshme. E kam fjalen per baben. Gjendja e tij vazhdon me qene kritike, eshte ne kome qe 5 dite.

Cka po du me thane eshte kjo: Mbani ato maska, mbajeni distancen, e mbajeni edhe higjenen. Sikur te rikthehej gjendja sikur qysh ka qene para dy javesh kisha premtu qe do ta kisha mbajte masken per pjesen tjeter te jetes. Mirepo ajo nuk kthehet tashme, krejt cka mundemi me bo eshte me parandalu raste te tjera, me parandalu me shume fatkeqesi dhe me shume renie te shtetit.

Kjo lufte nuk do te zgjas edhe disa dite, e as edhe disa jave. Do te zgjas edhe disa muaj, kurse ne se bashku do te mund ta krijojme nje realitet te ri dhe te perkoheshem, por qe na mbron prej shume dramave familjare.

Une jam i bindun qe ne nje te ardhme jo shume te larget prape kemi me pase mundesi me ndejt truç me njani tjetrin, me kcy ne valle si te dalldisun, ama nuk kemi me pase mundesi me i pas afer vetes ata qe prej pakujdesise tone nuk i kemi afer vetes.

E kam thane edhe nje dite tjeter, ky vit eshte Viti i Mbrapshte, e jo ai qe ka thane Kadareja.

p.s.

Na pamundesi me ia thane te veshi, po kam nevoje me ia thane qitu babes se nuk ka gajle qe i ke pas prishe krejt mollat e dardhat me helm. Kisha pase qef me prishe hala….

Rrëfimi prekës i gazetarit Buzhala: Babai në koma prej 5 ditësh, po të kthehesha pas do e mbaja maskën gjithë jetën Read More »