Shendetesi

Ishte në Sarandë me bashkëshorten, pushuesi nga Orikumi rezulton pozitiv me koronavirus

Një person nga Orikumi i Vlorës rezulton pozitiv me COVID-19 pasi vizitoi të shtunën qytetin e Sarandës.

Ai shkoi në fundjavë për të pushuar me bashkëshorten e tij në Sarandë dhe u vizitua po aty pasi nuk ndihej mirë.

Po ashtu atij iu mor tamponi i cili u dërgua në Tiranë dhe rezultoi pozitiv me koronavirus.

Por në fakt pas tamponimit, personi në fjalë u largua për në Orikum ku dhe po trajtohet aktualisht./lajmifundit

Ishte në Sarandë me bashkëshorten, pushuesi nga Orikumi rezulton pozitiv me koronavirus Read More »

Rritja e rasteve, Skëndet Brataj i habit të gjithë: Testi të nxjerr negativ edhe kur je i infektuar

Në një intervistë për Euronews, shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka treguar se, rritja e infektimeve vjen si shkak i heqjes së masave kufizuese dhe mosrespektimi nga ana e qytetarëve të rregullave bazë mbrojtëse.

Brataj u shpreh se, ka ndryshuar dhe sjellja e virusit pasi tashmë nuk shkakton dëmtime, ndaj dhe në shumë raste pavarësisht kryerjes së tamponit shumë persona të infektuar rezultojnë negativë

“Nëse virusi nuk kryen dëmtime nuk shfaqen simptoma ndaj edhe po të kryesh testim nuk del pozitiv. Ndaj është shumë e kujdesshme bërja e tamponit pasi një person pozitiv mund të dalë negativ dhe pas kësaj lëviz i lirshëm me këtë argument. Nëse je asimpotomatik është e vështirë që virusi të dalë nga kryerja e tamponit.

Një person që ka shenja dhe simptoma duhet ta konsiderojë veten të prekur dhe duhet të ruajë distancën dhe të mos dalë. Mos bërja e tamponit nuk duhet të justifikoi lëvizjen. Konsideroje veten të infektuar nëse ke shenja dhe ke qenë në kontakt me persona të infektuar. Pasi një person mund të ketë ngarkesë të vogël virale, sa që nuk e kap as tamponi.”, tha Brataj.

Rritja e rasteve, Skëndet Brataj i habit të gjithë: Testi të nxjerr negativ edhe kur je i infektuar Read More »

Rritja e rasteve me COVID-19, KMSH apel besimtarëve: Zbatoni protokollin

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë u ka bërë apel sot besimtarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Prej disa muajsh jemi në një situatë të pazakontë, e cila ka sjellë mjaft vështirësi dhe kufizime në jetën dhe përditshmërinë tonë. Të vetëdijshëm që mbrojtja e shëndetit dhe jetës së çdo njeriu është detyrim parësor për të gjithë ne, që në fillimet e përhapjes së pandemisë COVID-19, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mori disa masa parandaluese dhe vendime kufizuese në lidhje me jetën fetare në vend”, – thekson KMSH.

Sipas KMSH, ditët e fundit verëhet një shtim i ndjeshëm në rastet e prekura me koronavirus, rrijte e numrit të vdekjeve si pasojë e këtij virusi si dhe përhapje e kësaj sëmundjeje në të gjithë territorin e vendit.

Nisur nga kjo situatë, KMSH u ka kërkuar të gjithë myftijve, nëpërmjet një qarkoreje, zbatimin me rigorozitet të të gjitha masave të marra më herët për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Protokolli i masave: dezinfektimi i xhamive para se të fillojë frekuentimi, marrja e abdesit në shtëpi, mbajtja e maskës dhe e dorezave, çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale, mbajtja e distancës fizike gjatë ritualeve, ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve, personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami, si dhe personat me sëmundje kronike.

Po ashtu nuk lejohen në xhami grupmoshat nën 12 vjeç si dhe mosha mbi 65 vjeç, ndalohet qëndrimi në xhami para dhe pas ritualeve si dhe prekja e sendeve si libra, Kur’anë, rafte, etj, ytbeja e xhumasë të mos jetë më shumë se 10 minuta, hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.

Për zbatimin e këtyre masave KMSH ngarkon të gjitha myftinitë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në të gjitha masat e marra dhe në të gjithë hapat që do hidhen në vazhdimësi është konsultuar dhe konsultohet me organet kompetente të shëndetësisë, me synimin dhe qëllimin e vetëm të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së besimtarëve, sidomos të asaj pjese që janë më të rrezikuar nga kjo pandemi dhe që njëkohësisht janë edhe frekuentues të rregullt të xhamive, baballarët dhe gjyshërit tanë.

KMSH falënderon të gjithë besimtarët që mirëkuptuan, bashkëpunuan dhe u solidarizuan si asnjëherë më parë në përballimin e kësaj situate./atsh

Rritja e rasteve me COVID-19, KMSH apel besimtarëve: Zbatoni protokollin Read More »

Manastirliu tek “Shefqet Ndroqi”: Nisin përgatitjet, brenda javës rihapet COVID 2

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” do të rikthehet në spital COVID 2.

Nisur nga situata aktuale e rritjes së rasteve të infektuar me SARS COV2 dhe pas konsultimit me Komitetin Teknik të Ekspertëve, Manastriliu deklaroi gjatë takimit me mjekët e këtij spitali, se, “Shefqet Ndroqi” është i përgatitur për të trajtuar pacientët me COVID-19, pasi ka strukturë të dedikuar, kapacitete të shtuara sa i përket terapisë intensive dhe ekip profesionist dhe me përvojë për trajtimin e të prekurve nga COVID-19.

“Pas diskutimeve me Komitetin e Ekspertëve në Ministrinë e Shëndetësisë kemi vendosur që së shpejti, brenda pak ditësh, do të rihapim si spital COVID 2, Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Kemi zgjedhur të ndjekim këtë skenar, pra rihapjen e “Shefqet Ndroqit” si spital COVID 2 për disa arsye. Për arsye të kapaciteteve, të infrastrukturës të dedikuar që ky spital ka, të ekipit të specializuar që ky spital ofron dhe eksperiencës dhe ekspertizës që ka fituar edhe përgjatë fazës së parë, kur ky spital ishte i dedikuar për trajtimin e pacientëve me COVID”, tha Manastriliu.

Duke vlerësuar punën e specializuar të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu tha se shërbimet dhe pacientët e këtij spitali, së bashku me një pjesë të stafit do të zhvendosen në një pavijon të dedikuar tek ish-kirurgjitë në QSUT.

“Jemi duke u organizuar për të gjitha hapat që nevojiten, në mënyrë që shërbimi për pacientët që vuajnë nga sëmundje të mushkërive të mos mungojë. Ata do të trajtohen në QSUT, ku ka një kapacitet të dedikuar me një numër shtretërish të përcaktuar në ish-spitalin e kirurgjisë, për sëmundjet pneumologjike”, – tha Manastriliu.

Drejtori i Spitalit Universitar Shefqet Ndroqi, prof. Perlat Kapisyzi tha se puna e ekipit në fazën e parë tregoi se është një ekip me eksperiencë bashkëkohore në këtë spital, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Ndërsa shefja e shërbimit të Reanimacionit, Alma Cani, tha se, falë forcimit të kapaciteteve në terapinë intensive në këtë spital, do të kemi cilësi dhe trajtim bashkëkohor në shërbim të pacientëve me COVID-19. Aktualisht janë duke u kryer proceset e fundit të transferimit të pacientëve dhe shërbimeve të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” tek spitali “Nënë Tereza”, ku do të kenë pavijon të dedikuar në shërbimin e ish-kirurgjisë, ndërkohë që rreth 125 shtretër në këtë strukturë do të jenë të dedikuara për pacientët me COVID-19.
Pas spitalit COVID 2, janë në dispozicion edhe spitalet COVID 3 dhe COVID 4, me kapacitet rreth 500 shtretër. /atsh

Manastirliu tek “Shefqet Ndroqi”: Nisin përgatitjet, brenda javës rihapet COVID 2 Read More »

Pandemia/ Vasili: Duhet të merren masa të menjëhershme

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar sot në një deklaratë për situatën e pandemisë në vend duke e konsideruar si keqmenaxhim të situatës.

Vasili tha se “situata e pandemisë po shkon në një rrugë e cila pasi nuk do të dëshironte askush të ishte e tillë pasi raste e reja janë 117, pra duke e krahasuar me pikun e pandemisë me 28 raste të katër muajve më parë kemi 400% të rritjeve të rasteve”.

“Është shumë e qartë se e gjithë mënyra se si kjo pandemi është administruar nga fillimi ka qenë e gjitha e bazuar mbi spontanitetin, mbi mos marrjen efektive, mbi mos vlerësimin e masave të domosdoshme që bëjnë të mundur të kesh një situatë nën kontroll dhe të bëjë të mundur të dalësh pre saj, dhe një seri mosveprimesh të rënda, mos testimi, mos përdorimi i maskave, mos sigurimi i aspiratorëve në kohë, përqendrimi, përqendrimi i problematikës vetëm te numri 127, mos aktivizimi i mjekëve parësorë, mjekëve të familjes dhe mos pajisja me mjete mbrojtëse spitalore i la mjekët pa mbrojtje. Kjo situatë dhe ky spontanitetit e papërgjegjshmëri ka sjellë këtë realitet”, tha ai.

Vasili u shpreh se “situata nuk mbanë më duhen marrë masa të menjëhershme duke vendosur në eficiencë të plotë gjithë strukturat shëndetësore shqiptare dhe pajisja me mjete mbrojtëse”.

“Qeveria duhet të marr përsipër subvencionimin e maskave në mënyrë që ata të mblidhen me çmimin më të lirë të mundshëm për të gjitha shtresat e popullatës”, tha Vasili. /atsh

Pandemia/ Vasili: Duhet të merren masa të menjëhershme Read More »

Elisabeta Manaj, infermiere e palodhur e Infektivit në shërbim të pacientëve si ditën e parë të epidemisë

Elisabeta Manaj, infermiere e palodhur e urgjencës së Infektivit është në shërbim të pacientëve që po vuajnë pasojat e virusit të rrezikshëm, si ditën e parë të epidemisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se energjinë dhe përkushtimin e Lizës, e njohin të gjithë në këtë spital ku çdo ditë luftohet për jetën, me shpirtin e sakrificës që ekipi i Infektivit ka treguar sot e çdo ditë.

“Sapo ka mbushur të 60-at, por Elisabeta Manaj, infermiere e palodhur e urgjencës së Infektivit është në shërbim të pacientëve që po vuajnë pasojat e virusit të rrezikshëm, si ditën e parë të epidemisë. Energjinë dhe përkushtimin e Lizës, e njohin të gjithë në këtë spital ku çdo ditë luftohet për jetën, me shpirtin e sakrificës që ekipi i Infektivit ka treguar sot e çdo ditë. Liza nuk e shpreh dot me fjalë padurimin për të parë nipin e porsalindur, të cilin ende nuk e takon dot, por është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj lufte me armikun e padukshëm”, shprehet Manastirliu.

“T’i japim një dorë stafit mjekësor, me sjellje të kujdesshme, për të ndalur zinxhirin e transmetimit të infeksionit, që po merr jetë, çdo ditë! Ruani distancën, zbatoni rregullat e higjienës, vendoseni maskën. Bashkë kundër COVID-19”,apelon ministrja/atsh

Elisabeta Manaj, infermiere e palodhur e Infektivit në shërbim të pacientëve si ditën e parë të epidemisë Read More »

Rekord të infektuarisht në Shqipëri, 117 të infektuar në 24 orët.

Shënohet rekordi absolut i infektimeve me koronavirusit qysh nga nisja e pandemisë, me 117 raste të reja.

Ky fakt u bë me dije nga ministria e Shëndetësisë, në raportin e 24 orëve të fundit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Po ashtu u bë me dije se dy pacientë kanë gjetur vdekjen.

Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar.

Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

“Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën. Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit .Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid- 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë. Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë”, deklaroi shefja e epidemiologjisë në Institutin e S shëndetit Publik, Eugena Tomini.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 635; Durrës 218; Shkodër 186; Vlorë 108; Lezhë 75; Kukës 47; Berat 41; Korçë 40; Elbasan 35; Fier 33; Gjirokastër 24 dhe Dibër 20.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.

“Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19”, tha Tomini.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)

Testime totale 32938

Raste pozitive 3571

Raste të shëruara 2014

Raste Aktive 1462

Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Rekord të infektuarisht në Shqipëri, 117 të infektuar në 24 orët. Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 117 raste të reja, 2 humbje jete dhe 68 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 117 raste pozitivë me COVID-19.

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP u shpreh se “aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të mos e ulin vigjilencën: Vendosni maskën, ruani distancën dhe higjienën, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën. Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit”.

Teksa e cilësoi një situatë serioze epidemiologjike të COVID-19, Tomini tha se, “kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë.Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë”.

Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnjë, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan. Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, tha Tomini.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca. Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID-19. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 117 raste të reja, 2 humbje jete dhe 68 të shëruar në 24 orët e fundit Read More »