Shendetesi

COVID-19, si duhet të vendosim dhe heqim maskën që të mos rrezikojmë infektimin

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas marrjes së vendimit për përdorimin e maskës në mënyrë të detyrueshme në ambientet e mbyllura, ka publikuar edhe udhëzuesin për mënyrën e heqjes së maskës, me qëllim mos rrezikimin nga ky virus, në çdo situatë të mundshme.

Ministria ka ripërsëritur edhe njëherë apelin për të respektuar detyrimin ligjor që ka tanimë çdo qytetar, për të mbajtur maskë në çdo ambient të mbyllur.

“Vendos maskë, kufizon përhapjen e COVID-19. Është shumë e rëndësishme të dimë si të vendosim, përdorim, heqim maskën dhe ku duhet ta hedhim atë pas përdorimit.Ju lutemi ndiqni udhëzimet”, informon Ministria.

Por cila është mënyra sesi duhet ta heqim maskën?

“Pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajini me ujë dhe sapun. Mbuloni fytyrën dhe hundën me maskë dhe sigurohuni të mos lini hapësira mes maskës dhe fytyrës. Gjatë përdorimit evitoni prekjen e maskës me duar. Nëse e prekni lani duart me sapun dhe ujë ose fërkojini me njëra-tjetrën me solucione me bazë alkooli. Zëvendësoni maskën me një të re sapo të ndjeni që është qullur dhe mos e përdorni përsëri maskën njëpërdorimshme. Kur ju duhet ta hiqni maskën: hiqeni duke e kapur nga pas, mos e prekni maskën nga përpara. Hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur, pastroni duart me solucion me bazë alkooli duke i fërkuar me njëra-tjetrën ose lajini me ujë dhe sapun”, udhëzon ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtëse Sociale. /atsh

COVID-19, si duhet të vendosim dhe heqim maskën që të mos rrezikojmë infektimin Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 55 raste të reja, 77 të shëruar dhe 3 humbje në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 55 raste të reja pozitivë me COVID.

Flutura Beqo, ekspertë pranë ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se ‘ gjate 24 orëve të fundit në vendin tonë vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve te reja te prekur nga COVID-19 në Tiranë, ndërsa ka dhe raste të reja në bashkitë e tjera të vendit. Që në fillim të këtij komunikimi, ju rikujtojmë detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura për çdo qytetar, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19. Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 qytetarë, të cilët po trajtoheshin në terapi intensive, të intubuar.

Një 52 vjeçar nga Tirana, një 57 vjeçar nga Kukësi dhe një 59 vjeçar nga Korça, nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve’.

Beqo tha po ashtu se “aktualisht në dy spitalet Covid, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 106 pacientë, 9 pacientë janë në terapi intensive dhe 1 prej tyre është i intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 431 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 55 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 39 raste në Tiranë, 4 në Vlorë, 3 në Kukës, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Kavajë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Kamëz. Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është më i lartë se numri i të identifikuarve pozitive me COVID-19′

‘Janë shëruar 77 qytetarë, duke e çuar në 2214 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1585 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura, në transportin publik dhe kudo ku nuk ruhet dot distancimi fizik. Higjiena dhe zbatimi i protokolleve është detyrim ligjor për çdo biznes, për të mos rrezikuar shëndetin e qytetarëve nga përhapja e COVID-19.
Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur nga Coronavirusi, duhet të izoloheni, dhe të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19’, shtoi ajo.

COVID-19 – Statistika (17 Korrik 2020)
Testime totale 34,606
Raste pozitive 3,906
Raste të shëruara 2,214
Raste Aktive 1,585
Humbje jete 107 (Qarku Tiranë 55, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 737
Durrës 206
Shkodër 187
Vlorë 105
Lezhë 84
Kukës 54
Korçë 49
Elbasan 42
Fier 39
Berat 37
Dibër 24
Gjirokastër 21/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 55 raste të reja, 77 të shëruar dhe 3 humbje në 24 orët e fundit Read More »

“Në fillim të gushtit mund të arrihet maja e kurbës së infektimeve”/ Brataj: Shumëçka varet nga ndërgjegjësimi për mbajtjen e maskës dhe distancës sociale

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha për një nga mediet e vendit se në fillim të muajit gusht do të ketë një rritje të rasteve pozitivë me koronavirus.

Brataj tha se rritja e numrit të të prekurve varet edhe nga vetë qytetarët, të cilët sipas tij duhet të ndërgjegjësohen akoma më shumë për rrezikun që u kanoset.

“Nuk është piku akoma ky që po shohim tani. Në fillim të gushtit si të thuash, mund të mendojmë për një rritje numrash ose për majën e kurbës që mund të thuhet, për arsye të lirimit të të gjithë masave dhe transportit publik që s’ka as 10 ditë që është hapur dhe kuptohet që i do 3-4 javët e veta, faza e shpërndarjes së infeksionit, inkubacioni dhe shfaqja e sëmundjes, shenjave e simptomave. Pastaj sesi do të vazhdojë piku, kjo varet nga ne sesa do të ndërgjegjësohemi akoma në këtë situatë”, tha Brataj.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore u shpreh se situata në vendin tonë nuk do të jetë e ngjashme me atë të Italisë, për shkak edhe të shumë faktorëve që nga njohja e sëmundjes tanimë e deri në prodhimin e vaksinave të para. “Që nga dendësia e popullsisë, mosha e popullsisë, njohja e sëmundjes që nga protokollet e mjekimit dhe që nga ajo që po shpresojmë të gjithë që mendoj janë gati dy vaksinat e para që janë në prodhim, sepse janë bërë provat shkencore edhe tek humanët të cilat kanë dhënë rezultate pozitive”, u shpreh Brataj.

Brataj tha se përdorimi i maskës sipas studimeve shkencore mbron nga 65 deri në 70% nga marrja e këtij infeksioni.

“Nëse për dy muaj i gjithë njerëzimi do të mbante maska, do të zhdukej virusi. Kështu që, rëndësia e maskës është shumë e rëndësishme. Studimet e tjera na kanë treguar se arrihet nga 65-70% të uljes së infeksionit vetëm nga përdorimi i maskës”, u shpreh Brataj. /atsh

“Në fillim të gushtit mund të arrihet maja e kurbës së infektimeve”/ Brataj: Shumëçka varet nga ndërgjegjësimi për mbajtjen e maskës dhe distancës sociale Read More »

Rama apel qytetarëve: Vendosni maskën për të mbrojtur veten dhe të tjerët

Kryeministri Edi Rama u bëri apel sot qytetarëve që të përdorin maskën kur hyjnë në ambiente të mbyllura, si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në një aktivitet nga Bovilla lidhur me dyfishimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e Tiranës, Kryeministri Rama tha fillimisht se është shumë e rëndësishme që maska të vendoset për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Po ashtu shumë e rëndësishme është që secili të mos e humbasë vëmendjen nga numrat që shikoni. Ishte e pritshme, po rriten, por ndërkohë ajo që është fare e qartë është që në kushtet e reja të krijuara ose do mësohemi të bashkëjetojmë me këtë armik të padukshëm që e kemi mes nesh, ose do të biem viktima të budallallëkut tonë. Dhe luftën me budallallëkun duhet ta bëjë secili. Qeveria dhe shteti ka bërë dhe do të bëjë maksimumin, por në luftën me budallallëkun është individi, secili prej nesh, që do të japë kontributin e tij, nëse nuk do të bjerë viktimë e budallallëkut të tij. Një shprehje thotë se virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun”, tha Rama. /atsh

Rama apel qytetarëve: Vendosni maskën për të mbrojtur veten dhe të tjerët Read More »

Çdo barrierë mbrojtëse ndihmon në kufizimin e përhapjes së COVID-19/ Manastirliu: Vendosni maskën dhe ruani jetë

Qeveria shqiptare vendosi dje përdorimin e maskës, barrierën mbrojtëse prej tekstili, si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video ku tregon rëndësinë dhe mënyrën se si duhet mbajtur maska.

Manastirliu thekson se, çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së COVID-19.

“Maska e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së COVID-19!Ja disa rregulla për t’u ndjekur”,- thekson Manastirliu.

“Maska duhet të jetë një barrierë mbrojtëse prej tekstili, që duhet të mbroj gojën dhe hundën gjatë gjithë kohës. Lani duart ose përdorni dezinfektantin e duarve përpara se ta vendosni, apo ta hiqni atë. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës. Mos prekni pjesë të përparme të maskës dhe lajeni me rrobat e tjera normalisht. Vendosni maskën dhe ruani jetë”,- janë disa nga këshillat që jepen në videon e publikuar nga ministrja Manastirliu.

Maskat janë të detyruara të mbahen në administratën publike dhe jo publike, në transportin publik, në zyra publike dhe jopublike, në shkallët e pallatit, në ashensorë, në qendrat tregtare, në dyqane dhe supermarkete, në tregje dhe në njësitë e shërbimit.

Për çdo shkelje gjoba do të jetë 2000 lekë (të reja)./atsh

Çdo barrierë mbrojtëse ndihmon në kufizimin e përhapjes së COVID-19/ Manastirliu: Vendosni maskën dhe ruani jetë Read More »

Ministria e Shëndetësisë: 99 raste të reja, 3 humbje jete dhe 46 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot në komunikimin e përditshëm lidhur me situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë se “shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnjë, Përrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec”.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”-, tha Dervishi.

Sipas saj, në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Me hapjen e COVID2, aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar”,- tha Dervishi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kujton qytetarët detyrimin për vendosjen e maskës në ambientet e mbyllura për çdo qytetar, me qëllim frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, – theksoi Dervishi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

“Kurdo kur është e mundur, rekomandohet puna nga shtëpia. Rikujtojmë qytetarët se: vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit. Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës. Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar”, – tha Dervishi.

Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetizolimin kur jeni të prekur nga COVID-19.

Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID-19.

COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)
Testime totale 34175
Raste pozitive 3851
Raste të shëruara 2137
Raste Aktive 1610
Humbje jete 104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 734
Durrës 209
Shkodër 199
Vlorë 104
Lezhë 86
Kukës 55
Korçë 50
Elbasan 46
Fier 42
Berat 40
Dibër 24
Gjirokastër 21/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 99 raste të reja, 3 humbje jete dhe 46 të shëruar në 24 orët e fundit Read More »

Situata e rënduar në spitalin Infektiv/ ISHP apel qytetarëve: Parandaloni COVID-19 duke zbatuar rregullat e thjeshta

Instituti i Shëndetit Publik ka ripërsëritur apelin për kujdes pas situatës së rënduar që paraqitet në spitalin Infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit dhe 85 raste pozitive me COVID-19.

Parandalimi i përhapjes së COVID-19 mbetet fokusi i thirrjes së ISHP-së teksa është kërkuar nga qytetarëve të zbatojnë rregullat e thjeshta që mbrojnë edhe të tjerët.

“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Ruani distancën fizike mbi 1 metër nga njëri- tjetri, kujdesuni për higjienën respiratore, lani duart vazhdimisht ose dezinfektojini ato me solucion me bazë alkooli. Mbani maskë kudo ku mbajtja e distancës fizike nuk është e mundur”, apelon Instituti i Shëndetit Publik.

Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka bëre thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Thirrjet e institucioneve të shëndetësisë kanë vijuar gjatë gjithë periudhës së pandemisë, veçanërisht javët e fundit ku numri të infektuarve është ka ardhur në rritje dhe personat që hospitalizohen janë në rritje. Javët e fundit, të prekurit nga COVID-19 vijnë edhe nga radhët e të rinjve. /atsh

Situata e rënduar në spitalin Infektiv/ ISHP apel qytetarëve: Parandaloni COVID-19 duke zbatuar rregullat e thjeshta Read More »

“Maska, e detyrueshme në gjithë protokollet e hapjes”/ Rakacolli: Tamponët, të mjaftueshëm për të gjitha nevojat e sistemit shëndetësor

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale njëherazi edhe kryetare e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli thotë se maska ka qenë e detyrueshme në të gjitha protokollet pas fazës së hapjes.

Në një nga mediet e vendit, Rakacolli u shpreh se në fazën e hapjes nisi të mos respektohej mbajtja e barrierave, pra e maskave ndaj edhe u mor vendimi i sotëm nga Ministria e Shëndetësisë.

“Maska ka qenë e detyrueshme në të gjitha protokollet e hapjes. Me kalimin e ditëve filloi të mos respektohet. Vendimi i komitetit është vënia në zbatim e atij vendimi që është marrë. Nuk është një gjë e re. Maska është për t’u përdorur në të gjitha ambientet e mbyllura”, tha Rakacolli.

Lidhur me procesin e kryerjes së testimeve, zv.ministrja tha se tamponë ka mjaftueshëm për të gjithë nevojat që ka sistemi shëndetësor.

“Kjo është një vazhdimësi e po asaj strategjie qe kemi pasur, nuk ka qenë përcaktuar numri i testeve por mënyra se kujt do t’i bëhen këto teste, si njerëzit e dyshuar që i kanë shenjat klinike të Covid. Pikërisht kjo shkon në përputhje me shtimin e rasteve. Rastet shoqërohen me shtim të personave të kontaktit, përkatësisht edhe me shtim të numrit të testeve. Mund të them me shumë përgjegjësi që tamponë ka mjaftueshëm, ka për te gjithë nevojat që ka sistemi, mbi 90 mijë teste”, tha ndër të tjera Rakacolli./atsh

“Maska, e detyrueshme në gjithë protokollet e hapjes”/ Rakacolli: Tamponët, të mjaftueshëm për të gjitha nevojat e sistemit shëndetësor Read More »