Mëngjesi është ndoshta vakti më i rëndësishëm për t’u konsumuar ndaj edhe nuk duhet neglizhuar.
Ka disa arsye se përse është e rëndësishme të hani mëngjes. Më poshtë po ju rendisim disa prej tyre.
Ngrënia e vaktit të mëngjesit do të forcojë metabolizmin dhe do të ruajë nivelin e sheqerit në gjak në masën e duhur gjatë gjithë ditës.
Një vakt i bollshëm në mëngjes ndihmon në furnizimin me energji të trupit tuaj, duke ju mbajtur aktiv dhe produktiv deri në drekë.
Një mëngjes me vlera të larta ushqyese zvogëlon rrezikun për të mbi ngrënë dhe për shmangien e dëshirave për të konsumuar shumë ushqim gjatë ditës.
Ngrënia e mëngjesit është një faktor që ndikon në uljen e sëmundjeve të zemrës.
Një vakt në mëngjes është i nevojshëm jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për trurin. Ushqimi i konsumuar në mëngjes ndihmon në përmirësimin e përqendrimit dhe produktivitetit tuaj. /noa.al/
Çdo produkt ka vlera ushqyese për trupin e njeriut. Në një studim të botuar në revistën shkencore “Science of Food” thuhet se fasulet ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës.
Studimi, i realizuar nga Universiteti Kyushu në Japoni, ka dalë në përfundimin se proteinat e gjendura në fasule mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së kujtesës.
Për të dalë në këtë konkluzion, shkencëtarët injektuan te minjtë molekula që stimulojnë sëmundjen e Alzheimerit, ndersa disa prej tyre ishin ushqyer edhe me proteina të fasuleve.
Si rezultat, minjtë që morën proteinat e fasuleve, nuk u preken nga sëmundja e Alzheimerit siç ishin prekur ata që nuk kanë marrë proteina të tilla.
Mjeku Ilir Alimehmeti ka bërë pak më parë një status në rrjetin social Facebook ku një studim, i cili tregon shifrat e vërteta të infektimeve dhe vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Postimi në Facebook i Alimehmetit
Ne vu ajmë më shumë në imagjinatë se sa në realitet.”
Cit.: Seneca
E vërteta del gjithmonë në shesh miqtë e mi!
Më parë kam postuar vlerat e IFR-së për shtete të tjera të goditura rëndë, si Spanja, Italia apo shteti i Neë Yorku-t.
Dhe sot antitrupat nxjerrin të vërtetën për Mbretërinë e Bashkuar.
Si gjithnjë, për të sqaruar këtë duhet të kemi të qarta dy koncepte:
CFR (case fat ality rate) është përqindja e vd ekshmërisë ndër rastet e zbuluara.
IFR (infe ction fa tality rate) është përqindja e vde kshmërisë e të gjitha infektimeve totale.
Shifra e vërtetë është IFR-ja, por që njëkohësisht është edhe më e vështirë të përftohet, do kohën e saj por del herët a vonë.
Studimi zyrtar kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, i komisionuar nga Departamenti (Ministria) e Shëndetit dhe e Kujdesit Social dhe i kryer nga Universiteti Imperial College London, zbuloi dhe publikoi shifrat e vërteta të inf ektimeve dhe vd ekjeve në Mbretërinë e Bashkuar. (linku në fund të postimit)
Në studim u morr një popullatë përfaquese prej 109.076 personash dhe me antitrupa po itive deri në fund të Qershorit 2020 rezultuan:
6.0% e popullatës totale.
13.0% në Londër (zona më e dendur)
(testimi është kryer në datat 20 qershor – 13 korrik dhe ekspozimi llogaritet të ketë ndodhur të paktën 2 javë më parë).
Studimi përllogarit që të infektuar deri më këtë ditë në UK kanë qenë 3.36 MILIONË persona!
Deri më 30 Qershor, hetimi epidemiologjik në Angli kishte zbuluar vetëm 283.253 persona pozitivë.
283.253 / 3.360.000 = 8.43 %!
Pra, në Angli vetëm 8.43% e rasteve janë zbuluar nga hetimi epidemiologjik dhe pjesa më e madhe e ajsbergut kishte mbetur e fshehur dhe e padukshme.
Deri më këtë datë kishin vdekur 40.391 persona, pra CFR-ja dilte:
40.391 / 283.253 = 14.3%
Duke përpunuar shifrat e reja, autoritetet gjejnë se IFR-ja është vetëm 0.90%!
Pra, vde kshmëria reale është 14.3 / 0,90 = 15.9 fish më e ulët!
KUÇEDRA PASKA VETËM NJË KOKË DHE JO GJASHTËMBËDHJETË!
Në detaj IFR-të sipas gjinive dhe grupmoshave të ndryshme janë si më poshtë:
IFR Totale = 0.90%
IFR Meshkuj = 1.07%
IFR Femra = 0.71%
IFR sipas moshës:
15-44 vjeç = 0.03%
45-64 vjeç = 0.52%
65-74 vjeç = 3.13%
75+ vjeç = 11.64%
Siç e dimë, ka një ndryshim shumë të madh të IFR-së në lidhje me moshën.
Duke qënë se IFR-ja e gripit sezonal është rreth 0.1%, mund të shohim fare qartë që moshat deri në <45 vjeç kanë IFR më të ulët se sa gripi sezonal. Për moshat ≥50 vjeç, risku hipën në mënyrë eksponenciale dhe e tejkalon shumë më shumë gripin sezonal. Pra, pavarësisht nga mosha, ruajmë masat e distancimit dhe të higjienës që të ruajmë kryesisht moshat e vjetra! Fatmirësisht, mund të qetësohemi psikologjikisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë! Këto shifra duhet të informojnë edhe politikë-bërësit dhe vendim-marrësit për individualizimin dhe përshkallëzimin e masave sipas kategorive të riskut dhe jo me formatin “e njëjta masë për të gjithë”! Dr. Shk. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Rritje pagash për mjekët dhe infermierët sapo të fillojë viti i ri 2021.
Është ky premtimi që sapo bëri kryeministri Edi Rama nga COVID 1. Rama tha se është duke e shqyrtuar sa do jetë shifra e rritjes por paraprakisht bëri me dije se do jetë rritje e konsiderueshme.
“Ende jemi duke bërë kalkulime për shumën por përtej bonusit po flasim për gjithë mjekët e infermierët në gjithë Shqipërinë të jenë në një nivel në mesataren e lartë të rajonit. S’po flasim për një rritje të largët në kohë por për një rritje që do e fusim në buxhetin e ri dhe ta bëjmë fakt me të filluar viti i ardhshëm në mënyrë që sapo të fillojë viti mjekët dhe infermierët të kenë një rritje në pagë, si një mirënjohje dhe një vlerësim objektiv i detyruar”, tha Rama.
Një nga këshillat më të rëndësishme që na kanë thënë gjyshërit është që të mos hamë shumë rëndë në mbrëmje nëse duam të flemë mirë.
Këtë e konfirmojnë edhe studimet. Një prej tyre i publikuar në Wall Street Journal thotë se që të kuptojmë se si ushqimi ndikon tek gjumi, duhet të mësojmë çfarë ndodh në organizëm kur mbyllim sytë për të fjetur.
Çfarë Ndodh Në Trupin Tonë Kur Flemë?
Funksionet e trupit ngadalësohen ndërkohë që truri mbetet aktiv.
Temperatura e trupit bie ndërkohë që frymëmarrja ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet.
Muskujt relaksohen ndërkohë që truri prodhon një amino acid që qetëson të gjithë sistemin nervor. Hormonet pësojnë një ulje të ndjeshme duke nisur me atë të stresit.
Hormonet si ghrelina dhe leptina të cilat rregullojnë nivelet e oreksti dhe ngopjes janë në ekuilibër të plotë.
Nivelet e insulinës rriten për të rregulluar sheqerin në gjak ndërsa melatonina dhe serotonina sinkronizojnë ciklin e gjumit dhe të zgjimit.
Si Ndikon Ushqimi Tek Gjumi
Ushqimet që ne hamë mund të ndikojnë ndjeshëm tek secili prej funksioneve të lartpërmendura.
Le të marrim rastin e akullores. Ekspertët këshillojnë që njerëzit ta hanë akulloren në drekë dhe jo në darkë.
Nëse hahet në drekë, niveli i sheqerit do të ketë kohën e duhur për tu ekuilibruar.
Nëse hani akullore në darkë, sistemi tretës duhet të punojë më fort për tretjen e saj dhe rrjedhimisht ndikon tek cilësia e gjumit.
Ekspertët thonë se ngrënia në një kohë shumë të vonë dhe përpara gjumit e vënë sistemin tretës në punë në një kohë kur i duhet të pushojë.
Nëse sistemi tretës është në punë, temperatura e trupit do të rritet, niveli i sheqerit do të ulet dhe të gjitha këto do ju prishin gjumin.
Mungesa e një gjumi cilësor më pas nxit njeriun të bëjë zgjedhje jo të shëndetshme në aspektin ushqimor dhe kështu rrezikohet më tepër nga sëmundjet.
Pra, bëhet fjalë për një rreth vicioz.
Ushqimet Që Nuk Duhet Të Hani Kurrë Para Gjumit
Ekspertët të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se nëse njerëzit duan të flenë mirë, ata duhet të frenohen ndaj ushqimeve të mëposhtme:
Çokollata e zezë,
AkullorjaKosi
Vera
Ushqimet pikante,
Të skuqurat
Mishi
Djathërat me yndyrë
Patatet
Sallamrat dhe salçicet.
Ushqimet Që Ju Bëjnë Të Flini Më Mirë
Ushqimet e mëposhtme janë shumë të mirë, sepse kanë serotoninë e melatoninë dhe ju ndihmojnë të flini si qingj
Mjeku Pëllumb Pipero ka kërkuar përdorimin e maskës edhe në vendet e hapura, për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës COVID. Në një lidhje me skype në Fax News, Pipero tha se në muajt në vijim padyshim që do të ketë një situatë më të vështirë në spitale, pasi mund të ketë dhe pacientë që preken nga viruset stinore, dhe që kanë nevojë për trajtim spitalor. Ai theksoi se do të ishte e mirë që maska të bëhej e detyrueshme dhe në ambiente të hapura, që qytetarët të mësoheshin me përdorimin e saj, veçanërisht në qytetet ku ka një numër më të madh popullsie.
“Situata në muajt e dimrit, padyshim që do të jetë më shqetësuese, për shkak se do kemi edhe viruse të tjera, siç është gripi i zakonshëm. Ne duhet të jemi të përgatitur, që me qarkullimin e virusit stinor do të kemi një rritje të mëtejshme të numrave. Unë kam qenë kundërshtar i maskës në mjedise të hapura, them dhe kërkoj që maskën secili duhet ta vendos tashmë dhe në rrugë, maska duhet të bëhet detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura, veçanërisht në qytetet ku ka një popullim të madh njerëzish”, tha mjeku.
Rritjen e shifrave të infektimeve, mjeku i lidhi me ekspozimin e shtuar të verës, për shkak të lëvizjeve, apo pushimeve, një lloj shkujdesjeje që duket jashtë dyerve të spitaleve, ku ka ende njerëz që nuk besojnë. Sa u përket mjekimeve që mund të përdorin të infektuarit që kurohen në shtëpi, Pipero tha se nuk duhet të merret asnjë medikament pa këshillën e mjekut të familjes apo specialistëve. Sipas Piperos, vetëm në rast se kanë tre ditë me temperaturë më të lartë se 38 gradë celsius, personave të prekur mund t’iu rekomandohet përdorimi i medikamenteve, por asnjëherë me mendjen e tyre dhe nga farmacistët.
“Maska, distanca dhe higjiena, janë tre masa të rëndësishme, që mbrojnë secilin nga ne, dhe më pas të gjithë ne. E vetmja këshillë që kam për qytetarët, është kontakti i vazhdueshëm me mjekun e familjes, nuk duhet të përdorin medikamente pa këshillën e mjekut, kemi parë skema mjekimi që qarkullojnë, që është shumë e gabuar, pasi asnjë rast nuk mund ti ngjajë tjetrit. Shumica e rasteve që qëndrojnë në shtëpi nuk kanë nevojë për medikamente të veçanta, në çdo rast tjetër duhet të konsultohen me mjekët e familjes. Kemi me dhjetëra mesazhe nga qytetarë të ndryshëm, që edhe pse nuk na njohin na kontaktojnë.
Nëse nuk vazhdon temperatura mbi 38 gradë për më shumë se tre ditë nuk ka nevojë të përdorin as paracetamolin apo brufenin. Në rast se ajo shoqërohet me kollë apo dhimbje kockash, atëherë duhet të kontaktojnë menjëherë me mjekët e familjes. Mjeku i familjes është i trajnuar, dhe duhet medoemos që të luajë rol kryesor në pikën fillestare. Pa këshillën e mjekut të familjes nuk duhet të hedhim asnjë hap, nëse ata nuk na përgjigjen, duhet ti drejtohemi 127-tës, qytetarët nuk duhet të vrapojnë drejt farmacisë për të marrë medikamente. Duhet të pinë sa më shumë ujë, që të mbajnë në kontroll temperaturën e lartë të tyre.
Askush nga ne nuk është imun ndaj këtij virusi, shifrat e infektimeve te të rinjtë janë shumë të larta, veçanërisht në moshën mes 20-35 vjeç, ana e mirë është se ata rrallë sëmuren, por kjo nuk do të thotë që nuk e çojnë virusin në shtëpitë e tyre. Shijojini pushimet duke pasur kujdes, do të këshilloja natyrën dhe mjedisin jashtë, duhet medoemos që të kuptojnë se virusi qarkullon dhe na dëmton të gjithëve”, tha më tej Pipero.
Fryrja e barkut dhe akumulimi i mbetjeve në zorrën e trashë, janë shqetësime që prekin shumë njerëz. Por për të shfryrë barkun dhe për të pastruar zorrën e trashë, mund të përgatisni një ilaç natyral bazuar në dy përbërës: uthull molle dhe mjaltë.
Gjithë çfarë ju duhet janë dy lugë uthull molle, dy lugë mjaltë dhe një gotë e madhe me ujë të vakët.
Në një gotë të madhe me ujë të vakët, shtoni uthull molle dhe mjaltë dhe përzieni derisa mjalti të shkrihet. Rekomandohet që ta pini këtë pije çdo ditë për të përfituar nga efektet e tij më shëndet. Uthulla mollës është e pasur me përbërës bioaktivë, duke çka ndihmon në pastrimin e zorrës së trashë dhe shfryrjen e barkut.
Por në të njëjtën mënyrë kjo substancë ul presionin e gjakut dhe rregullon aktivitetin e zorrëve. Acetobakteri ka një veprim alkalik i cili përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes. Po ashtu ndihmon për të lehtësuar muret e zorrës së trashë në rast irritimi.
Kësaj pije i shtohen edhe virtytet e mjaltit të cilat luftojnë kapsllëkun. Falë përmbajtjes së lartë të fruktozës, mjalti rregullon funksionet e zorrëve.
Kur bakteret e zorrëve fillojnë të fermentohen, ato janë në gjendje të tërheqin një sasi të madhe uji në zorrë duke vepruar si laksativ, shkruan noa.al.
Kombinimi i këtyre dy përbërësve lehtëson eliminimin e mbeturinave dhe toksinave të depozituara në zorrën e trashë si dhe forcojnë sistemin imunitar.
Gjithashtu ndihmojnë në luftimin e radikalëve të lirë dhe kundërveprojnë oksidimin qelizor. Tek këto veti shtohet veprimi i tyre antibakterial i krahasueshëm me një antibiotik. /noa.al