Bimët mjekësore janë një pasuri e vërtetë dhe po ashtu kurative për sëmundje të ndryshme, të përdorura që në lashtësi.
Ankthi dhe stresi janë dy prej problemeve me të cilat mund të përballen shumë persona, dhe të cilët nuk gjejnë dot zgjidhje.
Më poshtë po ju rendisim produktet bimore që ndihmojnë në këtë drejtim.
Kamomili
Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin. Ky efekt është si pasojë e një flavonoidi që ndërlidhet me receptorët e trurit. Sipas studimeve, pirja e përditshme e këtij çaji për tetë javë me rradhë luan një rol kryesor në pakësimin e simptomave të ankthit.
Lavanda
Lavanda me aromë të mirë është një kurë ideale kundër pagjumësisë, lodhjes, depresionit dhe ankthit. Emri i bimës vjen nga Latinishtja ‘lavare’, që përkthehet “të lash.”
Ajo ka efekt pastrues për trupin dhe shpirtin, madje ka ndikim të fortë në zbutjen e simptomave të ankthit.
Lulja e pasionit apo lule sahati
Në fillimet e saj, lulja e pasionit apo lule sahati është përdorur për të trajtuar histerinë dhe nervozizmin. Ekspertët shpjegojnë se kjo lule rrit nivelet e acidit gamma aminobutyric në tru dhe rrit ndjesinë e qetësisë.
Bari i bletës
Bari i bletës është pjesë e familjes botanike të mentes. Kjo bimë është përdorur kundër stresit dhe ankthit që në Mesjetë. Ajo ka efekt qetësues dhe gjumësjellës. /noa.al/
Dhimbja e migrenës është ndër më të fortat e provuara nga njeriu, por për qetësimin e tyre vjen në ndihmë lëngu i rrushit. Statistikat kanë zbuluar se migrena prek më shumë gratë, ku rreth 85% e rasteve kronike të migrenës prekin gratë.
Ata që nuk janë në gjendje të zvogëlojnë simptomat me ilaçe, mund të kthehen në kurat natyrale. Për të zvogëluar dhimbjet e migrenës, rekomandohen mjete të ndryshme natyrore, siç është lëngu i rrushit.
Migrena duket si një dhimbje koke e fortë që mund të zgjasë me orë të tëra, madje edhe me ditë. Dhimbja është e përqendruar në zonën përpara kokës ose në njërën anë të kokës.
Sulmet e dhimbjes së kokës shkaktohen edhe për shkak të ushqimeve të pasura me konservues dhe ëmbëlsues. Ndër faktorët e tjerë që shkaktojnë migrenë janë edhe stimujt e tepruar shqisor. Nëse e ekspozoni veten ndaj shumë dritave të forta ose zhurmave shumë intensive, rrezikoni të vuani dhimbje dhe kriza të forta. Ndryshimet hormonale tek gratë gjithashtu mund të shkaktojnë kriza migrene.
Mungesa e gjumit gjithashtu mund të kontribuojë në shfaqjen e migrenës.
Pse lëngu i rrushit është i efektshëm për të luftuar dhimbjet e migrenës?
Rrushi është i pasur me riblofavinë, një vitaminë efektive kundër migrenës. Disa studime kanë raportuar se ka një ulje 50% të rasteve të migrenës nëse riboflavina konsumohet rregullisht. Përveç kësaj, rrushi përmban: vitaminë B12, vitaminë C, vitaminë K, magnez. Kjo përzierje e përbërësve aktivë siguron një veprim efektiv antioksidues.
Për të luftuar sulmet e migrenës, rekomandohet të konsumoni vazhdimisht lëng rrushi.
Për të përgatitur këtë ilaç të mrekullueshëm natyral, ju nevojiten rreth 7-8 kg rrush organik. Së pari duhet të lani rrushin dhe kokrrat t’i ndani nga vargu, shkruan noa.al.
Kokrrat e rrushit duhet të vendosen në një blender me shpejtësinë më të fuqishme. Lëngu i marrë duhet të filtrohet dhe më pas mund ta pini atë çdo mëngjes.
Këshillohet që lëngu të ruhet në frigorifer, në një enë të errët dhe të mbyllur fort. Lëngu më pas mund të ngrihet dhe të ruhet për më gjatë. /noa.al
Konsumimi i fruta-perimeve dhe drithërave ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2 me përkatësisht 50% dhe 29 %, sipas dy studime të botuara në “British Medical Journal”.
Studimi i parë, në lidhje me konsumimin e frutave dhe perimeve, i kryer si pjesë e projektit europian hulumtues “Studimi i Perspektivës Europiane për Kancerin dhe Ushqyerjen (EPIC)”, tregon se nga një mostër prej 22 833 pjesëmarrësish të rritur, 9 754 zhvillojnë diabet të tipit 2 dhe 13 662 nuk zhvillojnë sëmundjen gjatë një periudhe 10-vjeçare vëzhgimi.
“Diabeti është më pak i zakonshëm midis personave me nivele më të larta të vitaminës C dhe karroteinoideve në gjak, një shenjë e konsumit më të lartë të frutave dhe perimeve”, thanë Ju-Sheng Zheng dhe Nita Forouhi, nga Shkolla e Mjekësisë Klinike në Universitetin e Kembrixhit.
Studimi i dytë, i cili përfshiu një popullsi prej 158 259 gra dhe 36 525 burra të shëndetshëm, shëndeti i të cilëve u monitorua për 24 vjet, tregoi se te pjesëmarrësit me konsumin më të lartë të drithërave, rreziku i diabetit u zvogëlua me 29%.
Të dy studimet tregojnë një faktor mbrojtës të varur nga doza, ku sa më shumë fruta- perime ose drithëra të konsumohen, aq më i ulët është rreziku i diabetit të tipit 2.//atsh
Lajm i mirë për ata që vuajnë nga alergjia: ata duket se janë më të mbrojtur nga format më të rënda të Covid-19.
Ky përfundim ka dalë nga një studim i realizuar nga Enrico Scala i Institutit Dermopatik, në Romë, dhe Riçardo Asero i Klinikës San Carlo në Paderno Dugnano (Milano).
Rezultatet treguan se mes pacientëve të shtruar në spital për Covid-19, të sëmurët nga alergjia zhvillojnë një formë më pak të rëndë të sëmundjes.
Pacientët alergjikë janë të predispozuar gjenetikisht për të gjeneruar një lloj tjetër të përgjigjes së ndërmjetësuar nga imuniteti.
Studiuesit shpjegojnë se pacientët alergjikë ishin më pak të prirur ndaj infeksionit Sars-CoV-2 ose mund të kishin një infeksion më pak të rëndë. /k.k/noa.al/
“Të shpallen dëshmorë mjekët që humbën jetën nga koronavirusi!” Është kjo kërkesa e Sindikatës së Punonjësve të Kujdesit Shëndetësor, për Kryeministrin Edi Rama.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar kërkohet sigurimi i jetës i personelit shëndetësor, si dhe kërkohet rritja e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.
Sindikata thotë se personelit shëndetësor të çdo niveli duhet që t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale, në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Deri më tani në vend, si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën mjekët Arjan Pushi, Anibal Byberi dhe Hysni Shkjau. /noa.al
Njerëzit që hanë pas orës 18:00 kanë më shumë mundësi të shtojnë peshë, sepse konsumojnë më shumë kalori dhe kanë një dietë jo të shëndetshme, zbulon një studim i fundit.
“Daily Mail” citon studiuesit që janë marrë me studimin, të cilët janë shprehur se këta njerëz shtojnë peshë sepse priren ta lënë veten shumë të uritur gjatë ditës dhe në mbrëmje hanë më shumë se ç’duhet dhe se ç’kanë nevojë për shkak se janë të uritur. Ndërsa ata që hanë gjatë ditës janë aq të ngopur sa të mos e teprojnë në mbrëmje.
Studiuesit nga Universiteti “Ulster” në Irlandën e Veriut, vëzhguan më shumë se 1,100 të rritur si pjesë e Sondazhit Kombëtar të Dietës dhe Ushqimit. Sondazhi filloi në vitin 2008 dhe mblodhi informacione të hollësishme mbi konsumin e ushqimit dhe mbi marrjen e lëndëve ushqyese.
Vullnetarët, të moshës 19 deri në 64 vjeç, u pyetën për kohën kur hanin vaktet dhe për zgjedhjet ushqimore që bënin.
Nga kjo, rezultoi se ata që hanin 30% ose më pak të ushqimit të tyre gjatë natës, konsumonin më pak kalori në përgjithësi se çdo grup tjetër. Ndërsa ata që hanin gjysmën e kalorive të tyre natën kishin më shumë mundësi të shtonin peshë dhe të konsumonin ushqim me më pak vlera ushqyese.
Qelizat janë programuar në mënyrë të tillë që e dinë se kur duhet të shpenzojnë energji duke marrë ose duke përdorur lëndë ushqyese specifike. Metabolizmi e tret më ngadalë ushqimin kur konsumohet ushqim në kohë të ndryshme. Kjo çon në ruajtjen e yndyrës shtesë dhe si rrjedhorë, njerëzit shëndoshen.
Studimi zbuloi se sa më i madh të ishte ndryshimi i kohës midis vakteve gjatë ditëve të javës dhe vakteve gjatë fundjavës, aq më shumë mundësi kishte që njerëzit të ishin mbipeshë. Konsumimi i ushqimit tre orë e gjysmë më vonë gjatë fundjavave shkaktonte shtimin në peshë, ashtu siç ndodhte edhe kur mëngjesi konsumohej në orën 11:30 në krahasim me atë në orën 08:00.
“Ne e dinim se do të ndryshonim lojën. Kemi pritur ndryshimin e qeverisë për 30 vjet, shumë njerëz nuk e kanë besuar, por tani është realitet. E thamë se do të shkruanim historinë dhe e shkruam. Mafia, nuk do të sundojë më ne Malin e Zi”.
Eshtë deklarata e bërë dje pas mbylljes së kutive të votimit nga Dritan Abazovic, politikanit 34-vjeçar të Malit të Zi, që ditën e djeshme, triumfoi në zgjedhje.
Po kush është djaloshi me emrin shqiptar Dritan?
Aktualisht drejton lëvizjen civile “Bardh e Zi” dhe pretendon të çojë në opozitë politikanin Milo Gjukanovic, për të cilin, u sponsorizua edhe vetë kryeministri Edi Rama duke e mbështetur në zgjedhje.
Abazovic (34 vjec) ka gradën doktor të shkencave politike dhe ka rreth një dekadë në politikë. Që nga prilli 2017 është president I lëvizjes qytetare URA. Lindi në Ulqin ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme, dhe më pas shkoi në Sarajevë, ku u diplomua në fakultetin e Shkencave Politike.
Abazovic wshtë anëtar i parlamentit që nga viti 2012. Ka një varg kualifikimesh jashtë vendit duke përfshirë SHBA, Luksemburg, Austri, Belgjikë, Spanjë e Slloveni.
Në prag të zgjedhjeve, ishte i vetëdijshëm se i kishte ardhur koha. “Askush të mos ketë dilema: qeveria e re do të varet nga lista Bardh e Zi” tha ai para zgjedhjeve.
Lufta e tij me Gjukanovic është e hapur. Milo, më parë e ka konsideruar si “bastard” gjatë një argumenti në parlamentin e Malit të Zi. Fyerja ishte si pasojë e një polemike për pyetjet e Abazovic mbi “huatë miliona dollarëshe të marra nga kompanitë e Gjukanovic” në kohën kur ai nuk e kishte qeverinë. Kryeministri e mohoi këtë. Më pas e konsideroi partinë e Abazovic si një parti të formuar për të mbrojtur interesat e “mafies mediatike”.
Abazovic më herët kishte deklaruar se Mali i Zi meritonte të udhëhiqej nga një qeveri ekspertësh. “Porpozimi ynë është të mos ketë politikanë në qeverinë e ardhshme. Ata duhet të jenë në parlament, ekspertët në qeveri.
Shumë debat është bërë edhe për mendimet e tij për Kishën.
“Jam i sigurt se Mali i Zi ka nevojë për ligjin për Fenë. Por ai duhet të jetë ligj modern dhe evropian. Duhet të kemi marrëdhënie të barabartë me të gjitha bashkësitë fetare, për t’i sjellë në të njëjtin nivel. Kjo qeveri nuk donte ta bënte një gjë të tillë” tha ai para zgjedhje.
Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë, Abazovic tha para zgjedhjeve: Ne duhet të ndërtojmë një plitikë të mirë të fqinjësisë, vecanërisht me Serbinë sepse është më afër nesh. Por edhe me vendet e tjera të rajonit”.
Partitë e opozitës pro-serbe e kanë akuzuar më parë Abazovic për veprime kundër kishës orthodokse serbe.
Sa fitoi Abazovic?
Dritan Abazovic dhe Bardh e Zi ka fituar 4 mandate. Ai e konsideron veten një “kingmaker” që do të thotë se nga mandatet e tij do të varet dhe fati i qeverisë së ardhshme.
Milo Gjukanovic ka fituar zgjedhjet, por koalicioni i drejtuar nga ai, ka një mandate më pak sesa koalicioni opozitar. Shqiptarët kanë marrë vetëm dy mandate.
Ndaj katër deputet e shqiptarit Dritan Abazovic do të kenë në dorë të ardhmen e qeverisë së re në Malin e Zi. Duhet parë nëse Abazovic do të mbajë fjalën se nuk do të bëjë qeveri me Milo Gjukanovic.
Në zgjehdjet e djeshme në Malin e Zi votuan 410 mijë qytetarë, ose gati 75 përqind e zgjedhësve.
Stina e verës shton edhe rreziqet sa i takon lëkurës dhe posaçërisht fytyrës, për shkak të ekspozimit të saj në diell.
Pikërisht një maskë shumë e mirë kundër diellit është ajo me shalqir, kos dhe mjaltë.
Dielli dëmton seriozisht lëkurën tonë nëse e ekspozojë pa kriter, duke shkaktuar fillimisht skuqje dhe dëmtim.
Në rast se dëmi është bërë dhe ndodheni përballë një lëkure të dëmtuar, ju vjen në ndihmë një maskë me shalqir, kos dhe mjaltë.
Përzieni mirë tulin e një thele shalqiri, me një lugë kos dhe një mjaltë, deri sa të përftohet një masë homogjene, shkruan noa.al.
Aplikojeni në lëkurë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta dhe do të shihni që lëkura do të ndihet shumë më mirë dhe më e qetësuar, duke shmangur plasaritjet e bezdisshme.noa.al