Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ripërsërit thirrjen për qytetarët, që të respektojnë masat kundër koronavirusit.
Përmes një mesazhi të gjatë në ‘Facebook’, mjeku Kalo ‘thumbon’ dhe politikën, teksa shprehet se ‘nuk e meritojmë të jemi aty ku duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si demokratike, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime demon-kratike, ku demonët e klasës/kastës/glasës sonë të politiqenërve zotërojnë gjithçka, si dhe tallen me fatet tona’.Mesazhi i Kalos:
KOHË KOVIDIANE…..KAM lindur I-LIR dhe I-LIR do të vdes…..Të qënurit SOVRAN në Trojet Arbërore për mua don të thotë, të “qëndrosh e ushqehesh në SOFRËN/SOVRAN tënde me DINJITET”, të jesh në çdo kohë e rrethanë ZOT i “menysë së saj”, si dhe të mos “gëlltitësh çdo lloj çorbe që të ofrohet” me hir apo me pahir mbi të….A JEMI NE SOVRANË???….UNË THEM SE JO!!!….Mes Nacionalizmës dhe Internacionalizmës, do të zgjidhja të parën….Mes Shqiptarizmës dhe Globalizmës si moto, si shtysë mendore të jetësimit të mbrothësimit socio-politiko-ekonomik të Trojeve Arbërore, pa as më të voglin hezitim do të zgjidhja të parën….PA DINJITET e MBROTHËSI socio-ekonomike mbetesh përjetësisht si një nxënës i vobegtë përballë tryezës së “mësuesit” tënd, mbetesh hallka e fundit dhe më e thyeshme e një Bashkësie vendesh në Europë e kudo gjetkë…….NATYRA na ka falur bujarisht pasuri mbi dhe nëntokësore të pallogaritëshme, për të qënë të LIRË dhe për të jetuar me DINJITET….
NUKU e meritojmë të jemi aty ku nuk duhej të ishim edhe 30 vite pas ndryshimeve të menduara dhe dëshiruara si DEMOKRATIKE, por që në fund të fundit rezultuan të ishin vetëm e vetëm ndryshime DEMON-KRATIKE, ku demonët e klasës/kastës/glasës sonë të politiqenërve zotërojnë gjithshka si dhe tallen me fatet tona….FRYMOJMË mbi ato troje ku u thelbësua CIVILIZIMI, GJUHA dhe KULTURA e përbotëshme, NDAJ nuk e meritojmë aspak të jemi aty ku KURRË nuk duhet të ishim….ZGJOHUNI Bashkëkombas të mi kudo që frymoni në viset e Shqipërisë Natyrale të 28 Nëntorit 1912, për sa kohë që ende flitet SHQIP dhe për sa kohë që ende frymojnë SHQIPTARË në këto vise….NUKU duhet të jemi thjesht aktorë, POR vetëm e vetëm faktorë të zhvillimeve në “Illiricum Peninsula”….
Në kushte të tilla historike, BASHKIMI KOMBËTAR si fillesa e ringritjes, rimbrothësimit, faktorizimit sicio-ekonomiko-politik mbetet i vetmi opsion për NE, për të rifituar vendin meritor në mesin e KOMBEVE të emancipuar të Njerzimit…..SOFRËN e mbrothësimit NUKU ta shtron Bota, por vetëm e vetëm ventërgjegjësimi, puna, përkushtimi e atdhedashurija….. Demokracija na e ofron mundësinë e rradhës më 25 Prill 2021, për t’i dhënë peshën e forcën e duhur VOTËS sonë, si mekanizmi kryesor i ndryshimeve socio-politike në këtë sistem, e për të bërë më së fundmi NDRYSHIMIN e kërkuar kaherë që në Dhjetor 1990!!!….WAKE UP MY ALBANIANS!!!….
Materniteti “Koço Gliozheni” ka pritur lindje trinjakësh mëngjesin e sotëm. Këtë e ka bërë të ditur mjekja Anila Dokle nëpërmjet një postimi në rrjete sociale duke treguar emocionin e veçantë që përjetoi nga lindja e bebeve trinjakë.
Ndonëse çdo ditë pret fëmijë të sapolindur, lindja e trinjakëve duket se i ka sjellë një gëzim ndryshe pasi raste të tilla nuk janë aq të shpeshta në vendin tonë.
“Sapo… Lindjet trinjake janë gëzim jo vetëm i prindërve, por edhe i yni!!” shkruan doktoresha duke mos dhënë detaje për gjininë e bebeve që lindën në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Vaktet e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy gjërat kryesore që ndikojnë në mirëmbajtjen e trupit dhe metabolizmit tonë, por jo vetmet. Shpesh, gjëra që në përditshmëri s’i vëmë re, na ndalojnë të arrijmë peshën që duam. Janë zakone të vogla, që duhet t’i ndryshoni, por si fillim lexojini.
1. Hani shpejt
Bota sot është shumë e shpejtë dhe njerëzit janë shumicën e kohës të zënë. Duke qenë se koha për çdo gjë është e reduktuar, orari i ushqimit ka tendencën të shkurtohet. Fatkeqësisht, nëse hani shpejt keni më shumë shanse për t’u shëndoshur.
2. S’po pini ujë mjaftueshëm
Kur nuk keni pirë mjaftueshëm ujë, detyrimisht keni etje. Kjo, shpesh ngatërrohet me ndjesinë e urisë duke ju bërë kështu të hani më shumë.
3. Jeni shumë social
Kur je shumë social, ekuilibri punë-jetë bëhet edhe më i vështirë për t’u mbajtur. Mund të gjendesh shpesh në situata që përfshinë alkool, ushqime dhe gjëra që nuk i duhen dietës suaj.
4. Qëndroni ulur për shumë gjatë
Çohu tani!
5. Nuk shlodhesh mjaftueshëm
Të mos rezervosh kohë për veten përkthehet edhe në kile tepër. Studimet kanë treguar se stresi i vazhdueshëm lidhet me peshën, pasi për ta çliruar apo për t’u ndjerë më mirë njerëzit shkojnë drejt ushqimeve të shijshme dhe hera herës të dëmshme.
6. Konsumi i ushqimit në pjata të mëdha
Sasi të vogla, pjata edhe më të vogla!
7. Merrni ashensorin në vend të shkallëve!
Kujtojini vetes që po humbisni një super ushtrim sa herë merrni ashensorin!
8. S’hani mjaftueshëm fruta dhe perime
Po, janë kaq të rëndësishme sa thuhet!
9. Bëni pazar pa patur një listë me gjëra para
Jo vetëm që lista ju kursen para, por do t’ju mbrojë edhe nga blerjet impulsive që shpesh janë të panevojshme dhe jo të shëndetshme.
10. Hani para Tv apo kompjuterit
Të hash gjatë kohës që mendja është e shpërqëndruar diku tjetër, do t’ju bëjë të hani më shumë.
Mes llojeve të frutave të thata më të shëndetshme, janë pa diskutim bajamet. Këto fruta të thata, janë një burim i mirë i vitaminës E, e cila përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës.
Kësaj vitamine i shtohen edhe disa minerale si magnezi, folatet dhe kalciumi.
Bajamet janë ndër të tjera edhe një burim i mirë i yndyrave joshtazore.
Konsumi i rregullt, por jo me tepri i bajameve, forcon sistemin imunitar dhe mbron organizmin nga stresi.
Ndër të tjera, bajamet janë në gjendje që të qetësojnë inflamacionet si dhe parandalon sëmundjet kardiake. /noa.al
Kastraveci është një zarzavate me vlera të shumta për shëndetin tonë. Pikë së pari hidraton lëkurën, i jep shkëlqim dhe e bën më të tonifikuar, si dhe eliminon toksinat nga trupi.
Ndër të tjera është burim i çmuar i vitaminës E dhe një ndër aleatët më të mirë për të pasur pamje të re. Dieta e kastravecit na lejon që të humbim deri në 7 kilogramë brenda një jave, duke konsumuar pesë vakte në ditë.
Mëngjesi– Dy vezë jo shumë të ziera dhe një kastravec
Para dreke– 5 kumbulla, ose një kokërr pjeshkë
Dreka- Një fetë patate të ëmbël me një sallatë me kastravec
Pasdite– Kastravec të fruluar
Darka-300 gramë fruta të thata
Çfarë ju duhet për të përgatitur një sallatë të shijshme me kastravec:
-400 gramë kastravec
-200 ml kos
-pak kripë dhe një qepë
Për të përgatitur sallatën e cila duhet konsumuar gjatë dietës duhet ta qëroni kastravecin dhe ta prisni në feta. Përziejeni me kripë në mënyrë që të hapet mirë dhe më tej shtoni kosin dhe qepën e grirë. /noa.al
Fryrja, kapsllëku dhe dhimbja e barkut, janë çrregullime gjithmonë e më të shpeshta, të cilat shfaqen shpesh në mënyrë të alternuar dhe kapriçioze. Por cilat janë shkaqet dhe trajtimi i këtyre problemeve me produkte bimore parafarmaceutike.
Shkaqet e problemeve me zorrët, janë të shumëfishta dhe të shumta, por, me marrjen e rregullt të fibrave prebiotike dhe lëngjeve të frutave të veçanta, mes të cilave edhe kivi, arrihen rezultate mjaft pozitive.
Shkaqet më të shpeshta të problemeve të zorrës si: fryrja e barkut, kapsllëku, diarreja, dhimbja e barkut kur janë përjashtuar sëmundje të organeve, janë zakonet e këqija të të ushqyerit, dieta hipokalorike dhe me pak skorie, marrja e pakët e lëngjeve, stresi, koliti nga sindroma e zorrës së irrituar dhe aktiviteti i pakët fizik. Shpesh, emëruesi i përbashkët i këtyre çrregullimeve, është koliti. Por çfarë duhet bërë për të eliminuar dhimbjet që sjell ky problem dhe cilat janë ushqimet që duhet të konsumohen.
Fibrat
Fibrat prebiotike treten nga kafshët barngrënëse, por jo nga njeriu, sepse njeriut i mungojnë enzimat në gjendje për t’i tretur. Ato nuk përdoren nga njeriu dhe vlera e tyre kalorike është zero, por janë të domosdoshme për mbijetesën e florës bakteriale e cila përmban enzimat e nevojshme për t’i tretur. Bakteret asimilojnë fibrat dhe kjo sjell rritje të biomasës, njëkohësisht, dhe rritje të prodhimit të metaboliteve të rëndësishme, ku mund të përmendim acetatin, propionatin, butiratin. Këto të fundit, përveçse përbëjnë një burim energjie për epitelin e zorrës, janë dhe shumë të nevojshëm, sepse ndihmojnë metabolizmin e yndyrave, karbohidrateve, duke kontrolluar gliceminë si dhe duke ulur përqendrimin e acideve yndyrore të lira dhe kolesterolit. Përveç kësaj janë edhe burim studimi në lidhje me efektin e tyre potencial, në qetësimin e gjendjeve inflamatore të zorrës si dhe në parandalimin e kancerit. Në sindromën e zorrës së irrituar, diarreja vjen si rezultat i rritjes së peristaltikës së zorrës, e cila shpesh varet nga një rritje jo normale e florës patogjene (bakteret dëmtuese). Fibrat prebiotike me efekt të dyfishtë, realizojnë rivendosjen e florës normale bakteriale dhe, në këtë mënyrë, ato ndërhyjnë mbi funksionin e zorrës drejtpërdrejtë.
Vitaminat
Për një mirëqenie totale dhe të përhershme, është e domosdoshme të shoqërohet marrja e prebiotikëve me marrjen e komplekseve të vitaminave B. Ky kombinim është ideal për të rriturit. Tek fëmijët, përveç të tjerave, duhet shtuar vitamina C. Ato janë shumë ideale, sepse ndihmojnë në rritjen e imunitetit, në mbrojtjen nga infeksionet, nga parazitët, në mbajtjen e zorrës të shëndoshë, në përmirësimin e tretjes dhe në rregullimin e zakonit të jashtëqitjes. Kurse personat të cilët kanë çrregullime dhe intolerancë ndaj ushqimit dhe përbërësve të veçantë, kanë nevojë për një suport në prebiotikë, fibra, vitaminat B9, B12 dhe E. Kjo ndihmon në rritjen e tolerancës dhe zhdukjen e ankesave te këta persona. Tek personat të cilët kanë probleme me zakonin e jashtëqitjes kur udhëtojnë, dhe preken nga diarreja e udhëtarit, kombinohen me xhinxher dhe vitaminat B1, B6.
Dieta
Kombinimi është ideal për të mbajtur përherë në formë veten dhe organizmin, si dhe që të jeni gjithmonë të shëndetshëm, pavarësisht nga vendi ku ndodheni dhe ushqimi që përdorni. Çrregullimet e florës bakteriale, japin ndikime jo vetëm në zorrë, por edhe në organet fqinjë me të. Një problem i cili është shumë i shpeshtë dhe i pranishëm në shumë persona, është dhe infeksioni urinar, ku përgjegjës janë bakteret patogjene, të cilat ndodhen në zonën e perineumit (përfshin komplet zonën nga anusi deri në pubis). Këto baktere, në rastet e dismikrobizmave, jo vetëm që rriten në numër, por rrisin edhe shanset për të dhënë infeksione. Në këtë rast, për një mirëqenie dhe kurim të plotë, shtohen vitamina C dhe boronica. Të gjitha këto kombinime, mund t’i gjeni në treg, nën emrin ferzym.
Molla
Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre mollë, 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu, konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës. Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë, patjetër, një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumatizmës dhe gurëve në veshka. Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.
Shega
Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Lëngu i shegës i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve. Me konsumimin e shegës kurojmë sëmundjet e stomakut, zorrëve, dhimbjet e barkut, hemorroidet, ënjtjen e bajameve, acarimin e mishrave të dhëmbëve.
Manaferra
Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mira. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës. Manaferra përdoret për uljen e temperaturës, ataket kardiake, diabetin, astmën dhe tretjen e ushqimeve.
Hudhra
Hudhra përmban kripëra të kalciumit sulfurit dhe hekurit. Është efikase kundër baktereve dhe viruseve, sidomos ndaj tifos së zorrëve, difterisë, kolerës, influencës dhe kërpudhave. Lëngu i hudhrës është mjet shumë i shkëlqyer dezinfektues të apceset, plagët dhe djegiet e lëkurës si dhe shpejton rritjen e qimeve të flokëve. Është shumë interesante dhe hudhra ruan vetitë e saj edhe pas zierjes.
Karota
Është perime i pazëvendësueshëm për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës, në sasi prej 50-150 gramë, është ilaç efikas të reuma dhe gihiti (sasi e rritur e thartirës urike në gjak). Nëse vuani nga anemitë, karota në periudhë rekord, e rregullon ngjyrën e gjakut. Rregullon tretjen në lukth, duke aktivizuar qelizat parietale të tij, e njëherësh, rrit peristaltikën e zorrëve. Por është efikas edhe në rastet e diareve. Përdorni karotë nëse vuani nga sëmundjet e fshikës biliare, tëmthit dhe mëlçisë, pasi rregullojnë lëngun e tëmthit.
Yndyrat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshku, arrat, kanë yndyra të tretshme. Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendicitin, sëmundjet e zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.
Fiku
Të gjithë të dhënat e mjekësisë, arrijnë në të njëjtin përfundim. Fiku është i domosdoshëm për të vënë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit. Për këtë arsye, rekomandohet përdorimi i këtij fruti përgjatë gjithë kohës kur ka sezonin. Kryesisht tek personat që kanë probleme me gjakun, tek fëmijët, si dhe te njerëzit me probleme në stomak.
Kamomili
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve. Po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve.
Nëse keni dhimbje të forta barku, humbni urinë, keni temperaturë dhe të vjella, atëherë me shumë mundësi vuani nga apendesiti. Kjo është sëmundje që, kryesisht, prek një numër të lartë personash dhe mbi 80% detyrohet të operohen për të shpëtuar nga dhimbjet. Apendesiti ndodh kur apendiksi që është një shtojcë e cila i bashkëngjitet zorrës, përshkohet nga inflamacioni. Mund të jetë një rrezik për jetën nëse pëlcet, por zakonisht mjekët e heqin në mënyrë kirurgjikale, para se kjo të ndodhë. Kjo është një sëmundje e zakonshme dhe shumë njerëz nuk kanë simptomat klasike. Gjithsesi, ne po ju parashtrojmë disa nga simptomat më të zakonshmet të apendesitit.
Të vjella, të përziera dhe humbje oreksi
Ju nuk do të keni të vjella të menjëhershme. Që prej dy ditësh, mund të keni prerje oreksi, të përziera apo të vjella si të ishte një sëmundje stomaku. Nëse kjo gjendje përmirësohet pas një dite apo pak më vonë, ju ndoshta jeni mirë. Por nëse vazhdon të përkeqësohet, veçanërisht nëse keni dhimbje në anë të djathtë të barkut, keni nevojë për kujdes mjekësor. Nëse keni të vjella për më shumë se 12 orë, apo diarre më shumë se dy ditë, ju duhet të kontaktoni mjekun.
Dhimbje të kërthizës
Dhimbja e apendesitit, shpesh, ndodh në fund të barkut në anën e djathtë. Shenja e parë, gjithsesi, është dhimbja e sikletshme pranë kërthizës e cila, më vonë, zhvendoset më poshtë. Disa njerëz, si fëmijët apo gratë shtatzëna, mund të kenë dhimbje në pjesë të ndryshme të abdomenit të tyre. Dhimbjet do të përkeqësohen nëse ju lëvizni barkun, kolliteni, teshtini apo tronditeni – për shembull, gjatë një udhëtimi me makinë.
Dhimbje që përkeqësohet shpejt
Pasi dhimbjet fillojnë në pjesën e poshtme të barkut, ato mund të bëhen shumë intensive. Shumë pacientë e përshkruajnë atë “si një dhimbje që s’e kanë ndier kurrë më parë.” Dhimbjet janë mjaftueshëm të forta, sa të zgjojnë dikë që është duke fjetur. Pasi ato shfaqen, fillojnë të përkeqësohen në mënyrë të shpejtë.
Temperaturë të ulët dhe të dridhura të lehta
Simptomat e apendesitit mund t’i ngjajnë dhimbjeve të stomakut, duke përfshirë temperaturë të ulët trupi, ethe e të dridhura. Në qoftë se keni dhimbje stomaku dhe temperaturë rreth 37.5 gradë celsius, ndoshta nuk duhet të shqetësoheni, por nëse temperatura shkon në 39 gradë celsius dhe dhimbjet janë aq të forta sa nuk mund të qëndroni drejt, ndoshta është apendesiti juaj.
Kapsllëk ose diarre
Ashtu si shumë simptoma të tjera, këto ndoshta nuk janë të rënda dhe janë të zakonshme, nëse keni pasur dhimbje barku. Por nëse keni diarre, veçanërisht nëse vëreni prani të madhe mukusi në të, e shoqëruar kjo me dhimbje në fund të barkut, djathtas, shkoni tek mjeku.
Gazra dhe fryrje
Nëse ju hani pesë copa pice dhe i shoqëroni me birrë, kjo do të shkaktonte fryrje dhe dispepsi për çdokënd. Por në qoftë se shkoni të flini pasi keni ngrënë dhe keni ende fryrje, ose dhimbja është edhe më e keqe, ju duhet të keni kujdes. Gjithashtu, kini kujdes nëse keni ndjerë fryrje për më shumë se dy ditë, keni gazra të shoqëruara me dhimbje zorrësh, ose keni vështirësi në nxjerrjen e gazrave. Këto janë shenja të përgjithshme të apendesitit të shoqëruara edhe me shenjat e tjera si ethet apo dhimbjet në fund të barkut, djathtas.
Shtypje e dhimbshme
Nëse ju shtypni pjesën e poshtme të barkut, në anë të djathtë, dhe pastaj keni dhimbje teksa e lëshoni, kjo është një simptomë apendesiti. Mos e përsërisni më, nëse ju ndodh, pasi përkeqësoni gjendjen. Nëse keni edhe simptoma si ethe apo të vjella, shkoni tek mjeku.
Apendesit apo kapsllëk
Lëkura është e pajisur me sensorë që transmetojnë dhimbjen, p.sh., kur ju pickon një bletë, por nuk është e njëjta gjë me atë që ndodh me organet në brendësi të trupit. Gjendje të tilla si një shtatzëni ektopike, sëmundje e Chron-it, inflamacion pelvik apo kapsllëk, shfaqin simptoma të ngjashme me ato të apendesitit. Por mos i merrni me mend, vizitohuni tek një mjek. Ai mund t’ju bëjë një ultratingull ose analizë gjaku që mund të ndihmojë në zbulimin e diagnozës së apendesitit.
Simptomat e apendesitit
Dhimbje barku
Temperaturë
Përzierje
Të vjella
Humbja e urisë
Marrje mendsh
Mënyrat si të shmangni operacionin e apendesitit
Nëse keni dhimbje të forta barku, humbni urinë, keni temperaturë dhe të vjella, atëherë me shumë mundësi vuani nga apendesiti. Kjo është sëmundje që kryesisht prek një numër të lartë personash dhe mbi 80%, detyrohet të operohen për të shpëtuar nga dhimbjet. Por, nëse e kuptoni herët që vuani nga apendesiti, atëherë mund të mos keni nevojë për operacion. Mjekët kanë gjetur disa ilaçe, duke filluar nga antibiotikët të cilët largojnë dhimbjet dhe kurojnë në kohë apendesitin. Mjekët thonë se ky mjekim është shumë i rëndësishëm në fazat e para, për të larguar infeksionin nga apendesiti, duke përdorur disa antibiotikë në mënyrë masive. Pas antibiotikëve përdoret një kurë nga mjekët, e cila largon përfundimisht dhimbjet e tij dhe, mbi të gjitha, heq infeksionin.
“Apendesiti po shfaqet në shifra të larta. Fillimisht, nisin dhimbje të lehta që rrallëherë merren parasysh nga individët, më pas dhimbjet shtohen dhe atëherë shkojmë në spital. Ky në fakt është një gabim, pasi nëse shkojmë tek doktori që në momentin e parë kur nisin dhimbjet, kemi mundësi që të shmangim operacionin. Dhimbjet fillojnë në pjesën e sipërme të barkut dhe është një nga arsyet pse njerëzit nuk mendojnë se mund të jetë apendesiti. Më pas dhimbja zbret në fund të barkut dhe në fund, dhimbja shtohet në krahun e djathtë, aty ku kuptohet se është apendesiti. Më pas, pacienti ka urinë të shpeshtë dhe djegie në urinë ”, – thonë mjekët në Britaninë e Madhe. Moshat që preken më shumë nga dhimbjet e apendesitit janë moshat e reja dhe të mesme. Apendesiti shfaqet më rrallë tek të moshuarit dhe fëmijët. Në rastet kur apendesiti nuk kurohet, sjell infeksion në bark dhe vetëm operacionet mund të të shpëtojnë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetit, vdekshmëria nga apendesiti është 1%
Pikat e bardha në fytyrë, të cilat në gjuhën e përditshme cilësohen si pika dhjamore, bëhen prezente tek shumë njerëz me kalimin e viteve. Por si të shpëtoni prej tyre pa shkuar tek doktori? Më poshtë sjellim dy zgjidhje, të cilat i keni në shtëpi.
Një trajtim natyral është skrapi që ka në bazë mjaltin dhe sheqerin. Mjafton që të përzjeni një lugë mjaltë me një lugë sheqer dhe lëngun e një kokrre limoni.
Masën homogjene të përftuar aplikojeni në fytyrë me një copë pambuk. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më tej shkërmoqeni me delikatesë. Përsëriteni një veprim të tillë dy-tre herë në javë, deri sa pikat e bardha të zhduken.
Edhe maska me miell misri dhe uthull molle ndihmon në eliminimin e pikave të bardha të bezdisshme. Përzieni miell mistri me uthull deri sa të përftoni një masë kremoze, të cilën më tej duhet ta aplikoni në zonat e interesuara.
Këtë maskë duhet ta lini të veprojë për 30 minuta. Më tej shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Një maskë të tillë, këshillohet që ta përsërisni tre herë në javë. /noa.al