Shendetesi

Kujdes, pasi keni ngrënë ushqim, nuk duhet të bëni asnjëherë këto gjera

Të zbatosh disa këshilla pasi ke ngrënë ushqim është mjaft e rëndësishme, dhe ndikon në shëndet.

Por cilat janë disa prej gjërave që asnjëherë nuk duhet t’i bëni pasi keni konsumuar diçka.

1. Nuk duhet të bëni dush menjëherë pasi keni ngrënë

Koha më e mirë për të bërë dush, është pas 30 minutash që keni ngrënë.

2. Shmangni konsumimin e çajit pasi keni ngrënë

Studimet tregojnë se kjo pije ndërhyn në asimilimin e hekurit, një mineral i cili luan një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut.

3. Mos flini direkt pasi keni ngrënë

Kjo shkakton urth dhe aciditet të lartë. Sipas ekspertëve, duhet të flihet dy orë pasi keni ngrënë. Ngarkesa në një stomak të plotë mund të çojë në siklet, të përziera dhe pasoja më të rënda si rritja e rrezikut të trumave.

Nuk këshillohet të vraponi menjëherë pasi keni ngrënë

Është mirë që të dilni për ushtrime vetëm dy orë pasi keni ngrënë.

Mos pini duhan pasi keni ngrënë

Konsumoni duhan të paktën 20 minuta pasi keni ngrënë. /noa.al

Kujdes, pasi keni ngrënë ushqim, nuk duhet të bëni asnjëherë këto gjera Read More »

Humb 10 kg për 23 ditë me dietën gjermane

Kjo dietë është nxjerrë nga Instituti Gjerman i Ushqimit dhe konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit si proteina, karbohidrate, yndyrna, albuminë, etj.

P.sh., ditët që përmbajnë mish, nuk përmbajnë aspak albuminë, si makarona, oriz, djathë, etj.

Duke qenë se, kjo dietë konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit dhe jo në sasinë e ushqimeve që konsumoni, ju mund të hani sa herë të doni në ditë, por vetëm nga ushqimet e përcaktuara në dietë.

Kafeja gjatë ditës, lejohet me qumësht të skremuar e me pak yndyrë dhe duhet të pihet pa sheqer.

Dieta është 23-ditore dhe mundëson rënien nga 8­ deri 10 kg në peshë. Çdo ushqim duhet ta gatuani me vetëm pak vaj ulliri dhe pak kripë.

Dita 1: Makarona me djathë të bardhë të grirë.

Dita 2: Oriz me djathë të bardhë të grirë.

Dita 3,4,5: Qofte me sallatë mikse (sallatë jeshile, spec, qepë, kastravec, domate).

Dita 6,7,8: Biftek viçi i pjekur me të njëjtën sallatë mikse, si më lart.

Dita 9,10,11: Mish pule i pjekur me sallatë mikse.

Dita 12,13: Patate të pjekura, një copë djathë të bardhë dhe perime të ziera, (si lulelakër, brokoli, karota, etj).

Dita 16,17: Vetëm fruta sa të doni (Kujdes! Jo rrush, jo fiq!).

Dita 18,19: Sallatë mikse (sallatë jeshile, kastravec, domate, qepë, limon, vaj ulliri).

Dita 20,21: Bathë (ose fasule të kuqe), perime të ziera dhe sallatë mikse.

Dita 22,23: Oriz dhe kos.

Humb 10 kg për 23 ditë me dietën gjermane Read More »

Përdorimi i celularit për më shumë se 4 orë në ditë, përbën një efekt negativ te spermatozoidet duke shkaktuar…

Infertiliteti renditet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në mesin e tre sëmundjeve kryesore që kërcënojnë popullatën botërore. Numri i çifteve që kanë vështirësi të krijojnë një fëmijë natyrshëm vazhdon të rritet dita-ditës.

Lidhur me këtë temë, Specialisti i Urologjisë, Prof. Dr. Bülent Erol nga Qendra e IVF së spitalit Bahçeci në Turqi, ka thënë se nga të dhënat e marra 25 vjet më parë infertiliteti mashkullor ishte 20%, kurse nga studimet e reja kjo normë është dyfishuar dhe ka arritur në 40%.

Përveç faktorëve si kequshqyerja, stresi dhe pirja e duhanit që kër cënojnë drejtpërdrejtë shëndetin riprodhues të meshkujve, Erol shtoi se: “Përdorimi i celularit për më shumë se 4 orë në ditë dhe rrezatimi i energjisë elektromagnetike që ka ai, përbën një efekt negativ te spermatozoidet duke shkaktuar infertilitet dhe duke krijuar një faktor rreziku për baballarët që janë të varur nga teknologjia”.

Në mënyrë që një burrë të përmirësojë aftësinë riprodhuese, mjeku propozon aktivitete që do të ndihmojnë për t’u larguar nga stresi siç janë meditimi dhe joga, si dhe një kujdes më të madh për veten.

Përdorimi i celularit për më shumë se 4 orë në ditë, përbën një efekt negativ te spermatozoidet duke shkaktuar… Read More »

Kur diçka nuk është në rregull, trupi juaj dërgon sinjale/ Ja 6 sinjale të pazakonta

Kur diçka nuk është në rregull, trupi juaj dërgon sinjale. Mund të jetë një dhimbje koke, dhimbje barku, ndryshime në peshë ose dëshirë për akull. Po, tingëllon e çuditshme.

Këtu janë gjashtë shenja të pazakonta për të parë për shkak të shëndetit tuaj:

Ndjesia e dobët e nuhatjes

Ekspertët thonë se nëse keni një nuhatje më të dobët, kjo mund të jetë një nga shenjat e sëmundjes Alzheimer. Një studim i kryer mbi minjtë zbuloi një numër të rritur të qelizave nervore të dëmtuara në hundën e minjve me sëmundjen Alzheimer krahasuar me minjtë e tjerë. Mjekët sugjerojnë që është normale që nuhatja jonë të dobësohet pas moshës 70-vjeç, por nëse kjo ndodh ndërsa jeni shumë më i ri, diçka nuk është në rregull.

Ju dukeni më i vjetër për moshën tuaj

Njerëzit që duken më të vjetër se sa në të vërtetë janë më të rrezikuar nga problemet e zemrës. Një studim tregon se thinja e parakohshme, rënia e flokëve dhe rrudhat janë shenja të një zemre jo të shëndetshme. Është treguar se njerëzit që plaken para kohe kanë më shumë se 50% rrezik të sulmit në zemër në 30 vjetët e ardhshëm.

Dëshira për akull

Dëshira e tepërt për të konsumuar akull mund të jetë një shenjë e mungesës së hekurit. Kur keni një nivel të ulët hekuri në gjak kjo rezulton në ënjtje të gjuhës tuaj, e cila zgjon dëshirën tuaj për të ngrënë akull. Kërkimet kanë treguar se 40% e njerëzve me anemi dëshirojnë të konsumojnë akull.

Nevoja për të vjedhur

Ne e dimë që tingëllon e çuditshme, por shkenca konfirmon se ekziston një lidhje midis vjedhjes së gjërave dhe shëndetit të dëmtuar të trurit. Studimi zbuloi se nevoja për vjedhje është rezultat i ndryshimeve në tru, krahasuar me normat tipike shoqërore. Këto mund të jenë shenja të hershme të çmendurisë.

Skuqje nën thonjtë

Në njerëz të shëndetshëm, thonjtë janë shumë të qetë dhe nuk kanë “turbullira”. Por, thonë ekspertët, nëse keni skuqje nën thonjtë tuaj, mund të jetë një shenjë e lupusit. Sëmundja autoimune shkakton skuqje të duarve, këmbëve dhe fytyrës. Nëse vëreni ndonjë skuqje nën thonjtë tuaj, kontrolloni menjëherë me mjekun tuaj.

Lemza e shpeshtë

Lemza zakonisht zgjat disa minuta. Por nëse zgjat më shumë se 48 orë, mund të ketë arsye për shqetësim. Një studim zbuloi një lidhje midis lemzave të zgjatura dhe kancerit të mushkërive. Gjithashtu, është zbuluar se lemza mund të jetë një simptomë e një faze të përparuar të mesothelioma – një lloj i rrallë i kancerit në shtresën e hollë të indeve që mbulon shumicën e organeve të brendshme. Është koha për të vizituar një mjek nëse lemza nuk ndërpritet.

Kur diçka nuk është në rregull, trupi juaj dërgon sinjale/ Ja 6 sinjale të pazakonta Read More »

Vuani nga gastriti/ Ja disa nga ushqimet që duhet të shmangni

Gastriti është një problem shëndetësor që ndër vite ka njohur rritje.

Simptomat më të zakonshme që tregojnë se vuani nga diçka e tillë janë tretja e dobët, të vjellat, dhembja në stomak dhe fryrja.

Ja disa nga ushqimet që duhet të shmangni.

Ushqimet e skuqura,

çokollatat

ushqimet që përmbajnë erëza

alkoolin

bukën e zezë

pijet e gazuara

pijet me kafeinë

erëzat e forta, mielli i skuqur

domaten

produktet e mishit (mishi i thatë)

mishin e tymosur

vezët e skuqura

specin djegës

mishin e marinuar dhe mishin e yndyrshëm.

Vuani nga gastriti/ Ja disa nga ushqimet që duhet të shmangni Read More »

Gabimi që bëni me orizin, kujdes mund të përfundoni në spital

Shpesh ju ka ndodhur që një ushqim të caktuar ta konsumoni për disa vakte, për shkak se keni gatuar më shumë.

Por jo të gjitha ushqimet janë të rekomandueshme që të ringrohen, dhe një ndër to është orizi.

Orizi i ngrohur për herë të dytë mund të shkaktojë helmim..

Bakteret që ka orizi i pagatuar mund të rikthehen sërish pasi ky produkt ftohet.

Kështu që mos e ngrohni asnjëherë orizin nëse ju ka mbetur nga vakti i kaluar. /noa.al/

Gabimi që bëni me orizin, kujdes mund të përfundoni në spital Read More »

Ecni zbathur sa të mundeni, zbuloni përfitimet

Të ecësh zbadhur nuk është ndonjë kënaqësi e madhe, sidomos në rrugë, por në fakt ka shumë përfitime shëndetësore.

Vite më parë diçka e tillë ishte normale dhe nuk na bënte përshtypje.

Ja disa prej përfitimeve nga e ecura zbadhur.

Forcon sistemin imunitar dhe parandalon sëmundjet e zemrës

E ecura zbathur mundëson edhe një rritje të konsiderueshme të rruazave të bardha dhe të kuqe të gjakut, duke forcuar kështu qarkullimin e gjakut dhe sistemin imunitar.

Në momentin që rruazat e kuqe rigjenerohen më shpejt, enët e gjakut kanë pak gjasa të krijojnë bllokime.

Ulet rrezikshmëria ndaj trashjes së gjakut.

Duke ditur që venat e bllokuara dhe mpiksja e gjakut janë dy nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve të zemrës, e ecura zbathur e ul mundësinë e prekjes nga këto simptoma.

Rregullon ciklet e sistemit nervor

Shëtitja në parqe, apo edhe thjeshtë ecja, është parë që ka një ndikim në ekuilibrimin e emocioneve dhe sistemit nervor.

Por kontakti i drejtperdrejt me tokën bën të mundur ekspozimin ndaj valëve elektromagnetike pozitive që janë jetike për shëndetin tonë emocional dhe fizik.

Ecni zbadhur sa të mundeni, zbuloni përfitimet

Toka ka disa enzima të cilat në momentin kur janë në kontakt me lëkurën e trupit tonë, nxisin prodhimin e hormoneve që qetësojnë organizmin. /noa.al/

Ecni zbathur sa të mundeni, zbuloni përfitimet Read More »

Dieta efektive e dobësimit duke pirë ujë dhe lista me farë shoqërohet

Në dietën me ujë mund të hiqen nga gjysmë kilogrami në ditë. Megjithatë, kjo guxon të bëhet çdo të dytën ditë. Dhe jo në periudhë të gjatë, por kohë pas kohe. Këshillohet që këtë lloj të ushqyerit ta aplikoni vetëm një herë në javë.

Në mëngjes

Një gotë e madhe e ujit apo çajit apo lëngu natyral. Pemë e lëngje mund të hani e pini sa të doni

Në kohën e paradrekës

Një gotë e madhe e ujit, çajit apo lëngu natyral. Disa fruta, sipas mundësisë kombinojini në lloje të ndryshme. Në varësi nga periudha kohore e vitit, ujë më së shumti përmbajnë: rrushi dhe qitroje në vjeshtë dhe dimër; pjepri dhe shalqiri në pranverë dhe verë.

Dreka

Një gotë e madhe ujë para buke dhe një gotë çaj pas buke. Menyja përbëhet nga perimet të papërpunuara, në masë sa të dëshironi ju, me uthull, vaj, limon apo mëlmesa sipas dëshirës. Sallatës mund t’i shtoni edhe ullinj. Guxoni të hani secilën lloj të sallatave të papërpunuara dhe të konservuara: selino, sallata e jeshile, karota, spec, tranguj, qepë, misër, sojë, domate

Para darka

Një gotë e madhe me ujë apo çaj natyral. Një gotë qumësht apo jogurt, apo 30 gram djathë ose ndonjë fryt.

Darka

Pini një gotë ujë para buke dhe një filxhan çaji pas buke, 100 gr. mish (pule apo viçi) ose 150 gr. peshk, apo një vezë me perime dhe pemë.

Kujdes: Këtë dietë nuk duhet ta mbani gjithë javën, sepse do të shkaktojë mungesë ekuilibri të materieve në organizëm. Guxon të praktikohet më së shumti çdo të dytën ditë. Dhe jo gjatë, por kohë pas kohe.

E rëndësishme: Pini të paktën tetë gota ujë në ditë, ndërsa të ushqyerit duhet të jetë i pasur me gjëra që përmbajnë shumë ujë, siç janë pemët dhe perimet.

Dieta efektive e dobësimit duke pirë ujë dhe lista me farë shoqërohet Read More »