Shendetesi

Vetitë e mrekullueshme terapeutike të hideve

Ka shumë fruta që njeriu ka ndaluar së kultivuari në shkallë të gjerë, dhe hidet ose xinxifet, siç i njohin një pjesë, janë një prej tyre.

Shumë të vlerësuara nga paraardhësit tanë, të cilët i përkufizuan ato si “fryt i pavdekësisë”, hidet janë ndër frutat më të pasura me lëndë ushqyese dhe veti terapeutike: ndaj më poshtë po rendisim disa nga më kryesoret.

Ushqyese- Hidet përmbajnë vitamina A dhe C, dhe janë një burim i shkëlqyeshëm mineralesh si magnezi, kalciumi, fosfori dhe kaliumi.

Pagjumësia-Përbërja organike që përmbajnë hidet qetëson mendjen dhe trupin, duke promovuar një gjendje relaksimi dhe stimuluar gjumin.

Kanceri- Hidet përmbajnë shumë antioksidantë dhe vitaminë C, të cilat kanë një efekt mbrojtës ndaj qelizave dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, shkruan noa.al.

Mbrojtjet– Vitamina C e xinxifeve është shumë e dobishme për forcimin e sistemit imunitar, duke rritur mbrojtjen e organizmit. Vitamina A dhe kaliumi kontribuojnë edhe më tepër në këtë drejtim.

Rregullon qarkullimin e gjakut– Hekuri dhe fosfori i hideve rrisin qarkullimin gjakut dhe nxisin furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese në indet dhe organet e trupit.

Kockat dhe dhëmbët- Konsumi i rregullt i hideve është gjithashtu i mirë për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, falë vetive të fosforit. /noa.al

Vetitë e mrekullueshme terapeutike të hideve Read More »

Pse duhet të hani nga një kokërr vezë cdo ditë, ja 7 arsye…

Vezët janë shumë të pasura me lëndë ushqyese dhe shumë të dobishme për shëndetin tonë. Të gjithëpërdorshme dhe të shijshme, vezët janë gjerësisht pjesë e regjimit tonë ushqimor.

Por nëse më parë i kishim nënvlerësuar, më poshtë rendisim 7 arsye se pse duhet të hani nga një kokërr vezë çdo ditë:

Veti ushqyese- Vezët janë veçanërisht të pasura me lëndë ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminave si A, B2, B12, B5 dhe E, por edhe i fosforit dhe selenit.

Mbrojtja- Seleni, vitamina A dhe B12 janë lëndë ushqyese thelbësore për të forcuar sistemin imunitar.

Kanceri– Disa studimet kanë treguar se adoleshentet që hanë 5-6 kokrra vezë në javë kanë më pak gjasë që të preken nga kanceri i gjirit.

Sytë– Luteina dhe zeaksantina që gjenden te veza, janë thelbësore për parandalimin e degjenerimit makular dhe kataraktit. Vezët janë veçanërisht të pasura me këto dy lëndë ushqyese.

Zemra- Vezët përmbajnë paksa yndyrë dhe kolesterol, por gjithashtu përmbajnë kolinë, e cila ndihmon në përpunimin e homocisteinës, një aminoacid që kontribuon në shëndetin e mirë të zemrës.

Kolesteroli- Megjithëse vezët përmbajnë kolesterol, ato tentojnë të rrisin kolesterolin e mirë, i cili është thelbësor për të parandaluar grumbullimin e kolesterolit të keq në vena dhe arterie, shkruan noa.al.

Muskujt- Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve dhe riparimin e indeve të dëmtuara. /noa.al

Pse duhet të hani nga një kokërr vezë cdo ditë, ja 7 arsye… Read More »

Parandaloni vetë rënien e flokëve/ Ja ku fshihet sekreti…

Rënia e flokëve është një problem që prek më së shumti meshkujt, por edhe te femrat është i theksuar.

Shpesh mund të pyesni veten se përse po ndodh diçka e tillë.

Arsyet mund të jenë të shumta, ashtu sikundër ju mund të ndiqni disa këshilla për të parandaluar rënien e flokëve.

Zakonisht njerëzit nuk marrin mjaftueshëm proteina gjatë kohës që mbajnë një dietë apo reduktojnë ushqimin.

Duke mos marrë proteina, trupi vendos ta dërgojë ku të dojë vetë proteinat rezervë që ka.

E vetmja gjë me të cilën do t’ju duhet të bëni kujdes është ushqimi.

Duhen të konsumoni më shumë brokoli, spinaq dhe fruta si avokado dhe fiku. /noa.al/

Parandaloni vetë rënien e flokëve/ Ja ku fshihet sekreti… Read More »

Disa ushqime që lehtësojnë dhimbje të ndryshme

Ndoshta nuk e keni ditur deri më sot, por disa ushqime ju lehtësojnë dhimbje të ndryshme që mund të keni në trup.

Më poshtë po ju tregojmë për pesë produkte ushqimore.

1. Specat djegës

Provoni të shtoni speca djegës në dietën tuaj nëse keni dhimbje të kyçeve.

Kapsaicina, përbërja në speca që e bën gojën tuaj të ndihet e nxehtë, është zbuluar se prodhon një efekt anti-inflamator dhe veti të mundshme antioksiduese.

2. Shafran i Indisë

Shafran i Indisë është po aq efektiv në uljen e inflamacionit sa disa ilaçe anti-inflamatore, falë përbërjes kurkuminë.

Kurkumina është përbërësi kryesor aktiv në shafran i Indisë. Është zbuluar se ka efekte të fuqishme anti-inflamatore dhe është një antioksidant shumë i fortë. Ajo përputhet me efektivitetin e disa ilaçeve anti-inflamatore.

3. Hudhra

Hudhra nuk është vetëm e shijshme ajo mund të zvogëlojë inflamacionin nga dhimbjet e kyçeve. Kjo falë përbërjeve anti-inflamatore të squfurit që gjenden te hudhra.

4. Qershi

Qershitë kanë përbërje antocianina. Janë antioksidantë që punojnë për të lehtësuar dhimbjen.

Hulumtimet tregojnë se antioksidantët në lëngun e qershisë mund të zvogëlojnë dhimbjen dhe inflamacionin nga artrozat.

5. Salmon

Salmoni është plot acide yndyrore omega-3. Omega-3 ndërhyn në qelizat imune të quajtura leukocite dhe enzimat e quajtura citokina, të cilat janë të dy lojtarët kryesorë në inflamacion. Acidet yndyrore omega-3 ndalojnë procesin e dhimbjes para se të fillojë. /noa.al/

Disa ushqime që lehtësojnë dhimbje të ndryshme Read More »

Situata e Covid në vendin mbetet tonë shqetësuese

Ministria e Shëndetësisë bëri publike situatën më të fundit COVID-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima si pasojë e koronavirusit.

Po ashtu janë shëruar 52 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë bëri publike situatën më të fundit COVID-19 në vendin tonë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima si pasojë e koronavirusit.

Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Po ashtu janë shëruar 52 qytetarë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 844 testime dhe janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Rastet e reja jane në kë to bashki:

68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë,

nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq,

nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.

52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)

Testime totale 79730

Raste pozitive 12385

Raste të shëruara 6940

Raste Aktive 5083

Humbje jete 362 (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2501

Durrës 567

Shkodër 372

Lezhë 297

Elbasan 287

Korçë 245

Fier 222

Vlorë 189

Kukës 142

Berat 116

Dibër 73

Gjirokastër 72

Situata e Covid në vendin mbetet tonë shqetësuese Read More »

8 problemet shëndetësore që i ‘zgjidh’ banania

Banania është një frut i shijshëm tropikal, i pasur me vitamina dhe minerale dhe gjithashtu një nga produktet më të konsumuara në botë që na ofron shumë përfitime për shëndetin.

Banania siguron shumë kalori, prandaj shmanget kur po mbahet një dietë me kalori të ulët.

Megjithatë, konsumimi siguron shumë përfitime, dhe jo shumë kalori siç mendohet: 100 gramë banane kanë rreth 90 kalori.

Në këtë artikull do të listojmë 8 problemet që banania zgjidh më mirë se ilaçet.

Ky frut është një burim i pasur me sheqer natytal, përveçse është i pasur me kalium, hekur dhe magnez.

Banania përmban edhe beta-karroten dhe vitamina të grupit A dhe B, vitaminë C dhe E, fibra dhe karbohidrate.

Problemet që banania zgjidh më mirë se ilaçet

-Rregullon presionin e gjakut

-Rregullon humorin dhe depresionin

-Zbardhon dhëmbët (Në këtë rast, është lëkura e bananes që është shumë e dobishme)

-Ul stresin

-Lufton kapsllëkun

-Lehtëson simptomat para menstruale

-Forcon shëndetin e syve

-Ndihmon në humbjen e peshës./noa.al/

8 problemet shëndetësore që i ‘zgjidh’ banania Read More »

Humbni 4 kg në një javë me këtë recetë…

Humbja e peshës nuk duhet të jetë një qëllim vetëm “estetik”, por një qëllim i vërtetë shëndetësor. Të qenit në formë, përveç pamjes fizike, përmirëson gjendjen e përgjithshme të shëndetit dhe na ndihmon të mbajmë larg sëmundjet e zemrës, diabetin por edhe problemet e kyçeve.

Në këtë artikull ju sugjerojmë recetën për një pije me kanellë, mollë dhe limon, e cila kur merret e shoqëruar me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, na ndihmon të detoksifikojmë trupin dhe të heqim disa kile të tepërta.

Përbërësit e kësaj pijeje janë të pasur me antioksidantë natyralë, të cilët promovojnë funksionimin e duhur të trupit, mbrojnë qelizat dhe mëlçinë. Ato gjithashtu ndihmojnë në luftimin e mbajtjes së lëngjeve dhe rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Uji i mollës dhe kanellës është diuretik, tretës dhe ngopës, gjë që na lejon të hamë më pak midis vakteve. Yndyra bëhet më pak rezistente, dhe për këtë arsye zhduket më lehtë.

Për përgatitjen e këtij lëngu ju duhet 1 litër ujë, 2 mollë jeshile organike, 2 degë kanelle, lëngu i 1 një kokrre limoni.

Lani mollët dhe pritini në feta, ku sipër tyre duhet të shtoni ujin, bashkë me lëngun e limonit dhe kanellën. Mbajeni në frigorifer për disa orë, në mënyrë që të lejoni përbërësit të lëshojnë vetitë e tyre, shkruan noa.al.

Nga një gotë nga ky lëng pijeni para ushqimit, për një javë rresht dhe do të shihni se do të humbni 4 kilogramë.

Një trajtim të tillë mund ta praktikoni disa herë, por me disa javë ndërprerje. /noa.al

Humbni 4 kg në një javë me këtë recetë… Read More »

8 kura natyrale, për të lu ftuar gripin, të ftohtin dhe kollën

Në periudha të ndryshme të vitit, njerëzit rrezikojnë që të sëmuren nga gripi, i ftohti dhe të kenë kollë. Zakonisht rendet drejt ilaçeve, por më poshtë sjellim 8 kura natyrale, për të luftuar gripin, të ftohtin dhe kollën:

-Nëse keni dhimbje të fytit, merrni një lugë limon, së cilës duhet ti shtoni një majë kripe dhe piper të zi.

-Nëse keni hundët e zënë, përzieni në sasi të barabarta të piper të zi, kanellë dhe qimnon. Këtë përzierje nuhateni për 5 minuta.

-Gurët në tëmth eliminohen lehtësisht duke përzier lëng limoni dhe vaj ulliri.

-Nëse keni bajame, bëni gargarë me lëng limoni dhe tretësirë ​​kripe.

-Piperi i zi dhe uji, me disa pika lëng limoni të freskët, mund të lehtësojnë të përzierat, nëse i konsumoni të përzierë.

-Sulmet e astmës mund të lehtësohen me piper të zi. Përzieni 10 kokrra piper të zi me karafil, 2 të verdha veze, 15 gjethe borziloku dhe ujë të valuar. Lëreni të pushojë për 15 minuta, pastaj shtoni një lugë çaji me mjaltë dhe konsumojeni.

-Vaji i ullirit dhe piperi i zi mund të eliminojnë dhimbjen e dhëmbit.

-Kripa, lëngu i limonit dhe piperi i zi mund të përdoren për të trajtuar kollën dhe gripin. /noa.al

8 kura natyrale, për të lu ftuar gripin, të ftohtin dhe kollën Read More »