Shendetesi

Si të përgatisni antibiotikun natyral më të fuqishëm në botë

Shafrani i Indisë është një nga erëzat më të njohura dhe të përdorura në botë, një pjesë integrale si e kuzhinës po ashtu edhe e mjekësisë tradicionale në kulturat aziatike si kineze dhe indiane.

Është përdorur për shekuj me radhë për shkak të vetive të saj terapeutike dhe më poshtë shpjegojmë se si ta përdorni për të përgatitur një antibiotik natyral të shkëlqyeshëm, i cilësuar si një ndër më të fuqishmit në botë.
Studime të ndryshme ee kanë shoqëruar shafranin për vetitë e fuqishme terapeutike, duke përfshirë rolin si antibiotik dhe antioksidant, i cili është tejet efektiv në parandalimin e kancerit, luftimin e infeksioneve dhe mikrobeve.

Falë aftësisë së tij për të shkatërruar mikrobet, shafrani i Indisë mund të përdoret për të trajtuar gastritin, ulçerat e stomakut dhe probleme të tjera të sistemit të tretjes. Dhe jo vetëm kaq: inflamacionin, artritin, problemet e mëlçisë dhe Alzheimeri mund të kurohen me ndihmën e shafranit të Indisë.

Duke kombinuar shafranin e Indisë dhe mjaltin ju mund të siguroni këto përfitime në mënyrë perfekte, shkruan noa.al. Mjalti është shumë efektiv në stimulimin e tretjes së mirë, luftimin e baktereve dhe viruseve të pranishëm në zorrë.

Për të përgatitur ilaçin ju nevojitet 1 lugë gjelle pluhur shafran Inde dhe 100 gramë mjaltë. Përzieni mirë dy përbërësit, derisa të integrohen në mënyrë të përsosur me njëri-tjetrin. Merrni gjysmë lugë çaji nga ky ilaç natyral rreth 5-6 herë në ditë dhe dobitë janë të garantuara. /noa.a

Si të përgatisni antibiotikun natyral më të fuqishëm në botë Read More »

Mjekët në protestë/ 4 kërkesat e bluzave të bardha

Mjekët kanë mbajtur protestën e paralajmëruar për ditën e sotme në ambientet e qendrës spitalore universitare “Nënë Tereza”, edhe pse po licia i ndaloi.

Kjo pr otestë e tyre vjen pasi rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm shkuan në Kryeministri një përfaqësi prej mjekëve Arjan Harxhi, Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, dhe Arjan Mezini.

Por pavarësisht takimit në Kryeministri bluzat e bardha nuk kanë ndalur pr otestën, ku janë grumbulluar për disa minuta, duke deklaruar se përfaqësuesit e tyre nuk janë pritur as nga Kryeministri Edi Rama dhe as nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por nga këshilltarët e tyre.

Kjo pr otestë vjen pasi mjekët dhe infermierët kanë katër kërkesa, mes tyre për rritje pagash dhe siguri të shtuar në punën e tyre.

Katër kërkesat e mjekëve dhe infermierëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare. /noa.al

Mjekët në protestë/ 4 kërkesat e bluzave të bardha Read More »

Vetitë e limonit në shëndetin e njeriut/ Mësoni si ta përdorni për dhimbjet e gurëve në veshka

Vetitë e limonit në shëndetin e njeriut janë të padiskutueshme.

Mjekët thonë se lëngu i tij ju ndihmon edhe për dhimbjet që shkaktohen nga gurët në veshka.

Por si ta përdroni lëngun e limonit për këtë problem?

Ju do të përzieni vajin e ullirit dhe lëngun nga limoni organik më pas pini përzierjen.

Prisni gjysëm ore dhe pastaj shtrydhni lëngun e një gjysmë limoni, shtoni një lugë uthull molle dhe pijeni. /noa.al/

Vetitë e limonit në shëndetin e njeriut/ Mësoni si ta përdorni për dhimbjet e gurëve në veshka Read More »

Dieta e Doktor Oz, zgjat vetëm 5 ditë dhe humb 5 kg

Është shumë e vështirë të ndiqni dietë për periudha shumë të gjata. Kërkohet një vullnet i madh, si dhe shpirt sakrifice. Dieta që ne propozojmë më poshtë zgjat vetëm 5 ditë në muaj, dhe është shumë efektive për humbjen e peshës. Dieta është projektuar nga Doktor Oz, një mjek i njohur amerikan, i cili drejton një program po aq të njohur televiziv. Dieta 5-ditore është një plan i shkëlqyeshëm ushqimi për të detoksifikuar trupin dhe për të pasur energji.

Ju duhet të zgjidhni 5 ditë në muaj gjatë së cilave numri i kalorive zvogëlohet. Gjatë këtyre ditëve, konsumohen vetëm 1000 kalori në ditë, nga të cilat më shumë se gjysma duhet të vijnë nga ushqime bimore me shumë yndyrë, të tilla si avokado, arra dhe ullinj. Sekreti i dietës qëndron në efektin që ajo ka në trurin tonë: konsumi i yndyrnave bimore na bën të ndjehemi të ngopur për një periudhë mjaft të gjatë kohore.

Kur trupi juaj fillon të mendojë se ndjeheni të uritur, ai fillon të eliminojë qelizat e dëmtuara ose jofunksionale.

Pikërisht pas 5 ditësh ju do të keni humbur 5 kilogramë dhe pas këtyre ditëve mund të filloni të hani normalisht, por pa e tepruar.

Mëngjesi

Opsioni 1- Një një gotë hidhni, një lugë mjaltë, me 225 gramë spinaq të grirë, 70 gram rrushë, 1 banane të vogël, 250 ml ujë të ftohtë, 1 lugë gjelle lëng limoni.

Opsioni 2- 80 gram tërshërë me 40 gram luleshtrydhe të ngrira dhe 40 gramë fara kungulli.

Ndërmjet vakteve

Një sallatë mikse me 6 ullinj të mëdhenj, shoqëruar me vaj ulliri ose 30 stika, shkruan noa.al.

Dreka dhe darka

Opsioni 1- Kaurdisni 50 gramë kërpudha, 1 spec dhe gjysmë qepë në një tigan me vaj ulliri; 1 vezë e fërguar; gjysmë avokado. Shoqërojeni vetëm me majdanoz dhe piper të zi.

Opsioni 2- Kaurdisni 180 gramë domate qershi në një tigan me vaj ulliri me 400 gramë spinaq të vogël dhe 1 thelp hudhër të bluar; përdorni në një vakt 120 gramë spageti kungulli.

Opsioni 3- Pjatë mesdhetare me 180 gram ullinj, 120 gramë pjepër të prerë në feta dhe 80 gramë miell qiqre. /noa.al

Dieta e Doktor Oz, zgjat vetëm 5 ditë dhe humb 5 kg Read More »

Rama: Shumë shpejt bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në histori

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të martë me një lajm të mirë për mjekët dhe infermierët, të cilëve iu premton rritjen më të madhe të rrogave.

Ai thotë se me këtë të dhënë të thjeshtë, ku shihet se si nga qendrat shëndetësore në zonat më të thella në spitalet në zemër të Tiranës, më shumë se 600 mjekë dhe mbi 2400 infermierë, janë bërë pjesë e sistemit shëndetësor publik

vetëm 2 vitet e fundit, falë një procesi transparent përzgjedhjeje përmes platformave digjitale, jashtë politikës e tarafeve që e mbajtën peng për çerekshekulli shëndetësinë tonë jep lajmin e mirë për ta.

“Shumë shpejt të gjitha bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në historinë e tyre, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /noa.al

Rama: Shumë shpejt bluzat e bardha do të kenë rritjen më të madhe të pagave në histori Read More »

Vetitë e mrekullueshme terapeutike të hideve

Ka shumë fruta që njeriu ka ndaluar së kultivuari në shkallë të gjerë, dhe hidet ose xinxifet, siç i njohin një pjesë, janë një prej tyre.

Shumë të vlerësuara nga paraardhësit tanë, të cilët i përkufizuan ato si “fryt i pavdekësisë”, hidet janë ndër frutat më të pasura me lëndë ushqyese dhe veti terapeutike: ndaj më poshtë po rendisim disa nga më kryesoret.

Ushqyese- Hidet përmbajnë vitamina A dhe C, dhe janë një burim i shkëlqyeshëm mineralesh si magnezi, kalciumi, fosfori dhe kaliumi.

Pagjumësia-Përbërja organike që përmbajnë hidet qetëson mendjen dhe trupin, duke promovuar një gjendje relaksimi dhe stimuluar gjumin.

Kanceri- Hidet përmbajnë shumë antioksidantë dhe vitaminë C, të cilat kanë një efekt mbrojtës ndaj qelizave dhe mund të ndihmojnë në parandalimin e llojeve të ndryshme të kancerit, shkruan noa.al.

Mbrojtjet– Vitamina C e xinxifeve është shumë e dobishme për forcimin e sistemit imunitar, duke rritur mbrojtjen e organizmit. Vitamina A dhe kaliumi kontribuojnë edhe më tepër në këtë drejtim.

Rregullon qarkullimin e gjakut– Hekuri dhe fosfori i hideve rrisin qarkullimin gjakut dhe nxisin furnizimin me oksigjen dhe lëndë ushqyese në indet dhe organet e trupit.

Kockat dhe dhëmbët- Konsumi i rregullt i hideve është gjithashtu i mirë për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, falë vetive të fosforit. /noa.al

Vetitë e mrekullueshme terapeutike të hideve Read More »

Pse duhet të hani nga një kokërr vezë cdo ditë, ja 7 arsye…

Vezët janë shumë të pasura me lëndë ushqyese dhe shumë të dobishme për shëndetin tonë. Të gjithëpërdorshme dhe të shijshme, vezët janë gjerësisht pjesë e regjimit tonë ushqimor.

Por nëse më parë i kishim nënvlerësuar, më poshtë rendisim 7 arsye se pse duhet të hani nga një kokërr vezë çdo ditë:

Veti ushqyese- Vezët janë veçanërisht të pasura me lëndë ushqyese. Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminave si A, B2, B12, B5 dhe E, por edhe i fosforit dhe selenit.

Mbrojtja- Seleni, vitamina A dhe B12 janë lëndë ushqyese thelbësore për të forcuar sistemin imunitar.

Kanceri– Disa studimet kanë treguar se adoleshentet që hanë 5-6 kokrra vezë në javë kanë më pak gjasë që të preken nga kanceri i gjirit.

Sytë– Luteina dhe zeaksantina që gjenden te veza, janë thelbësore për parandalimin e degjenerimit makular dhe kataraktit. Vezët janë veçanërisht të pasura me këto dy lëndë ushqyese.

Zemra- Vezët përmbajnë paksa yndyrë dhe kolesterol, por gjithashtu përmbajnë kolinë, e cila ndihmon në përpunimin e homocisteinës, një aminoacid që kontribuon në shëndetin e mirë të zemrës.

Kolesteroli- Megjithëse vezët përmbajnë kolesterol, ato tentojnë të rrisin kolesterolin e mirë, i cili është thelbësor për të parandaluar grumbullimin e kolesterolit të keq në vena dhe arterie, shkruan noa.al.

Muskujt- Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave, të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve dhe riparimin e indeve të dëmtuara. /noa.al

Pse duhet të hani nga një kokërr vezë cdo ditë, ja 7 arsye… Read More »

Parandaloni vetë rënien e flokëve/ Ja ku fshihet sekreti…

Rënia e flokëve është një problem që prek më së shumti meshkujt, por edhe te femrat është i theksuar.

Shpesh mund të pyesni veten se përse po ndodh diçka e tillë.

Arsyet mund të jenë të shumta, ashtu sikundër ju mund të ndiqni disa këshilla për të parandaluar rënien e flokëve.

Zakonisht njerëzit nuk marrin mjaftueshëm proteina gjatë kohës që mbajnë një dietë apo reduktojnë ushqimin.

Duke mos marrë proteina, trupi vendos ta dërgojë ku të dojë vetë proteinat rezervë që ka.

E vetmja gjë me të cilën do t’ju duhet të bëni kujdes është ushqimi.

Duhen të konsumoni më shumë brokoli, spinaq dhe fruta si avokado dhe fiku. /noa.al/

Parandaloni vetë rënien e flokëve/ Ja ku fshihet sekreti… Read More »