Shendetesi

Disa veti të shalqinit te cilat nuk i keni ditur dhe do t’ju bindin më shumë që ta konsumoni

Shalqini është mjaft i preferuar në verë, për shkak se stimulon ndjesinë e freskisë dhe hidraton. Por nëse këtë gjë e kemi ditur, ka shumë e shumë arsye të tjera, të cilat do na bindin më shumë që ta konsumojnë.

Shalqini përbëhet në masën 95% nga uji dhe kjo bën që të shuajë etjen dhe ka një veprim të mirë diuretik. Pavarësisht shijes së ëmbël, shalqiri ka sasi të pakët sheqeri rreth 5% dhe ësht, në mesin e frutave të pasura me pulpë me më pak kalori nga të gjitha: 100 gram shalqi kanë vetëm 16 kalori .

Është gjithashtu i pasur me një sërë vitaminash, që nga A, beta-karoten, C, B1 dhe B6 dhe minerale si kaliumi dhe magnezi, çka e bënë shumë të dobishëm për mposhtjen e lodhjes për shkak të nxehtësisë. Këshillohet veçanërisht për sportistët, pasi mbron nga ngërçet muskulore.

Shalqini përmban gjithashtu në sasi më të vogla kalcium, fosfor dhe elementë të tjerë gjurmë thelbësore si hekuri, zinku dhe mangani, si dhe ka veti kundër stresit. Një studim i kohëve Universiteti Juntendo i Tokios, zbuloi efektivitetin e likopenit që gjendet tek shalqini në mbrojtjen e mushkërive të atyre që pinë duhan ose të atyre që jetojnë në zona me një shkallë të lartë ndotjeje.

Si dhe kur ta përdorim shalqinin

Për të përfituar më shumë nga vetitë e tij , është e rëndësishme të shijoni shalqinin në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur të ditës:

– Idealja është ta hani si një vakt të lehtë.

– Asnjëherë mos e konsumoni në fund të një vakti, sepse përmbajtja e tij e lartë e ujit do të vështirësojë tretjen.

– Nëse është e mundur, shmangni konsumin e tij në mbrëmje, sepse efekti diuretik mund t’ju ​​shqetësojë gjatë natës.

– Mos përtypni farat: ato mund të shkaktojnë dhimbje të bezdisshme të zorrëve. /noa.al

Disa veti të shalqinit te cilat nuk i keni ditur dhe do t’ju bindin më shumë që ta konsumoni Read More »

Brataj publikon fotot dhe u kthehet qytetarëve: Doni që Covidi t’ju lë shenja në fytyrë që të ndërgjegjësoheni

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skender Brataj, ka postuar në rrjetn e tij social facebook, disa foto rrëqethëse me qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për respektimin e masave anti-Covid. Brataj shprehet se në qoftë se ky vi rus do të linte shenja të dukshme të pacientët atëherë ndërgjegjësimi i qytetarëve do të ishte më i madh.

“Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim? A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shjenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive”, shkruan Brataj.

Duke dhënë shpresë se gjithçka do shkojë mirë e do kalojë, e ndërsa bën apel të mbrojmë veten e të tjerët duke respektuar masat, Brataj shkruan: “Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus”.

Postimi i plotë:

SIKUR COVID-19 TË PARAQITEJ ME SHENJA SI SËMUNDJET E TJERA EKZANTEMATIKE!
Në datën 1 korrik do të vendosja në faqen time një status me këtë titull nga i cili po mar disa fragmente!

CORONAVIRUSI, MIJËRA SHENJA TË SËMUNDJES QË NUK LË SHENJA!

Prerje nga maska në fytyrë, cikatriçe të krijuara nga orë dhe ditë të stërgjatura të përdorimit të tyre, irritime të fytyrës, lodhje, stres, ankth me kohë të pa përcaktuar. Këto janë shenjat që i referohen një ngjarje, një gjëje ose personave real në frontin e luftës me sëmundjen Covid-19.

Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot. Por të gjithë kanë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund ti harrojë ato.

Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim?
A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?
Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shjenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive! Nëse duam të kujtohemi se çfarë rrezikojmë, atëher vendosni një imazh të një skaneri pulmonar ku të doni, në zyrë, në banesë, në punë dhe kujtohuni se çfarë mund tju shkaktoj kjo sëmundje! Çfarë kanë shkaktuar këto sëmundje njerëzimit në historinë humane duhet ta kujtojmë gjithmonë, në çdo moment!

Këto fotografi tregojnë se dëmtimi është i njëjtë. Covid-19 dëmton si sëmundjet infektive me shfaqje ekzantemike të dukshme, shkakton të njëjtat dëmtime të organeve të brendëshme si ato, rrezikon jetën njësoj si këto sëmundje!

GJITHÇKA DO TË SHKOJË MIRË. Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus. Është në dorën tënde, është në dorën tonë e ardhmja, jeta, familja, shoqëria. Mbro jetën, mbro familjen, mbro prindërit, mbro gjyshërit, mbro fëmijët, mbro shoqërinë! Beso profesionistët dhe institucionet, nuk ka teori konspirative, nuk ka çip, nuk ka 5G!

Ka coronavirus që të shkakton sëmundjen covid-19, ka parandalim, ka shërim, ka vdekje nga kjo sëmundje!
Bëj atë që varet nga ty: Përdor maskën në ambientet e mbyllura; Zbato rregullat e higjenës; Mbaj distancim fizik; Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla; Përqafo jetën; Së bashku do ja dalim; Konsideroje Covid-19 si sëmundjet infektive me dëmtime të jashtme për të kuptuar çfar ndodh brenda organizmit! Dr.Skender Brataj

Brataj publikon fotot dhe u kthehet qytetarëve: Doni që Covidi t’ju lë shenja në fytyrë që të ndërgjegjësoheni Read More »

Pse duhet të hani dy fistikë cdo darkë para se të flini

Një studim i fundit sugjeron se ngrënia e dy fistikëve çdo darkë para se të bini të flini, lehtëson gjumin dhe garanton një gjumë të qetë

Doktorët Jack Losso dhe Millicent Yeboah-Awudzi, docentë në Louisiana State University, SHBA, kanë arritur në këtë përfundim pas një studimi të kryer.

U zbulua se fistikët përmbajnë melatoninë në një sasi të konsiderueshme dhe shumë më shumë nga ajo që gjendet tek drithërat, bishtajat, farat, frutat dhe perimet.

Melatonina është hormoni i cili rregullon gjumin tonë dhe sipas studimit, fistikët, përveçse përmbajnë një sasi të madhe melatonine, përmbajnë edhe lunasinë e cila po ashtu stimulon qetësinë.

Ndër të tjera tek fistikët gjenden polifenole të cilat përmirësojnë shëndetin tonë të përgjithshëm.

Studiuesit para se të arrinin në rezultatet e tyre, analizuan ekstraktin e melatoninës. Sasia e përftuar ishte rreth 660 nanogramë, ose disa herë më e lartë se në shumë ushqime të tjera. /noa.al

Pse duhet të hani dy fistikë cdo darkë para se të flini Read More »

Disa këshilla që ju shpëtojnë nga vapa, duhet t’i mësoni

Vapa natën është e tmerrshme dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit. Po ju japim disa këshilla se si të minimizoni këtë problem.

Lagini çarçafët me ujë, kështu do të ndjeni më pak vapën.

Mbyllni perdet gjatë ditës, që i nxehti mos depërtojë brenda.

Vishni pizhame të lirshme.

Mbani te koka një shishe me ujë akull për të pirë, nëse keni etje ose vapë.

Flini me dyshek në dysheme, pasi është më freskët.

Fikini të gjitha dritat, që të keni mundësi t’ju zërë gjumi.

Flini vetëm, kontakti me njerëz shton dyfish vapën.

Disa këshilla që ju shpëtojnë nga vapa, duhet t’i mësoni Read More »

Ky gabim nuk po të lejon të biesh nga pesha

Nëse i ke vënë qëllim vetes që këtë vit të biesh nga pesha, puna fillon me metabolizmin. Dhe sukses në humbjen e kilogramëve do të kesh vetëm atëherë kur të kesh gjetur mënyrat e duhura që metabolizmi të djegë sa më shumë kalori gjatë gjithë ditës.

Por, shumica e atyre që ndjekin dieta të ndryshme nuk e kuptojnë se sa e rëndësishme është rutina e mëngjesit për humbje në peshë.

Në fakt, ekspertët e shëndetit thonë se shmangia e mëngjesit është një nga gabimet më të zakonshme që i bëjmë metabolizmit dhe kjo është arsyeja, me shumë gjasa, që nuk arrin nga dieta atë që pret: “Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë. Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajtë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, – tha Jenny Sugar, dietologe.

Ke nevojë për ide? Dietologia nga New York-u, Regina Fazzini, thotë se KJO është një nga gjërat më të mira që duhet bërë çdo mëngjes nëse doni të humbni peshë: “Mëngjesi është ushqimi më i rëndësishëm i ditës dhe ju jep energji për të qëndruar të ngopur dhe të përqendruar, kështu që unë gjithmonë e rekomandoj fillimin e ditës me mëngjes të bollshëm për të pasur sa më shumë energji. Vezë, tërshërë, por edhe receta të tjera të pasura me proteina për mëngjes janë zgjidhje të mira!” Bëje objektiv të këtij viti. Nëse do të hash mëngjes, do të humbasësh peshë./Class

Ky gabim nuk po të lejon të biesh nga pesha Read More »

I intubuar me Covid, pedagogu dhe skulptori i njohur ka nevojë për ndihmë

Skulptori dhe pedagogu i njohur i Akademisë së Artevem Arben Bajo, i shtruar me urgjencë te Infektivi pak ditë më parë ndodhet në gjendje të rëndë dhe ka nevojë urgjente për gjak.

Ai rezultoi pozitiv me COCID-19, me simptoma të rënda, ndaj edhe u shtrua në spital.

Kolegët e tij artistë, të cilët thonë se Bajo është në gjendje të rëndë dhe i intubuar.

Skulptori 53 vjeçar ka nevojë për gjak A-NEGATIV nga një person që ka kaluar koronavirusin.

Apelin për t’i ardhur në ndihmë artistit dhe pedagogut të njohur e bënë miqtë e tij.

I intubuar me Covid, pedagogu dhe skulptori i njohur ka nevojë për ndihmë Read More »

Këshilla për kujdesin e lëkurës gjatë stinës së verës

Dermatologët kalojnë verën nën të njëjtin diell si pjesa tjetër e jona, por lëkura e tyre arrin të menaxhojë për të qëndruar e freskët dhe me shkëlqim gjatë gjithë sezonit. Sigurisht që është pjesë e rutinës së punës, por edhe jo profesionistët duhet të punojnë më shumë për të parandaluar dëmtimin e lëkurës kryesisht ndaj ekspozimit në diell gjatë muajve të verës.

Por si te kujdesemi, çfarë rutine duhet të ndjekim për të pasur një lëkurë perfekte edhe gjate muajve të verës ku ekspozimi ndaj diellit është edhe më i lartë?

1- Lehtësoni rutinën e kujdesit për lëkurën tuaj

Në verë, rutina e kujdesit ndaj lëkurës duhet të jetë pak më e lehtë. Nxehtësia dhe lagështia e verës do të thotë që mundeni të ndërroni një pastrues më të rëndë (krem ose vaj pastrues) me një produkt më të lehtë si përshembull opsioni i shkumës.

2. Përvetësoni një hidratues me qëllim të dyfishtë

Për të lehtësuar rutinën e kujdesit të lëkurës, dermatologët rekomandojnë përdorimin e një hidratuesi të kombinuar me mbrojtësin e diellit gjate verës. Një hidratues i lehtë me SPF prej 30 ose me i lartë mund të jetë i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve. Shpesh herë vërehet se hidratuesit më të trashë çojnë në pore të bllokuara, inflamacion, dhe akne. Sidomos nëse keni akne aktive ose lëkure të yndyrshme, duke zgjedhur një hidratues me SPF mund të ndihmojë në mbajtjen e pastër të lëkurës.

3- Por mos ndaloni përdorimin e hidratuesit plotësisht

Pavarësisht se moti është i nxehtë dhe me lagështi, prapësëprapë duhet të hidratoheni. Edhe nëse lëkura juaj tashmë ndjehet e yndyrshme ju duhet të ndiqni gjithmonë pastrimin me një hidratues. Hidratuesi mbron shtresën e jashtme të lëkurës, e cila e mbron nga ndotja dhe kimikatet e dëmshme dhe parandalon me tej acarimin ose thatësinë e lekurës. Ky është rasti kur hidratuesi i kombinuar me SPF ndihmon në mbajtjen e shtresës së jashtme të ushqyer pa pasur ndjesinë e rëndesës në lëkurën tuaj.

4- Investoni në një serum me vitaminë C të përqendruar

Vitamina C është e domosdoshme gjate gjithë vitit, por më shumë e rëndësishme është në verë. Ajo ndihmon në parandalimin e hiperpigmentimit, në përmirësimin e shfaqjes së rrudhave të imëta, dhe mund të ndihmojë në prodhimin e kolagjenit.

5- Shkurtoni kohën e dushit.

Midis stërvitjeve, ditëve të plazhit dhe verës shumë prej nesh zgjedhin të bëjnë dush me shume se një herë në ditë. Dermatologët rekomandojnë reduktimin e minutave në dush. Larja e shpeshtë ose dushi me ujë të nxehtë mund të çojë në tharjen e lëkurës tuaj, duke çuar në inflamacion dhe madje në ekzema.

6. Sigurohuni që make up të mos bllokojë poret

Shikoni me kujdes etiketat e produktit tuaj kozmetike dhe mbajini vetëm ato që nuk janë komedogjene (pra që të mos bllokojë poret). Sidomos gjate verës rekomandohet që kremi pudër të mos ketë përbërje që do të bllokojnë lëkurën tuaj. Kjo mund përfshijë opsione si një krem dielli pluhur dhe një krem pudër të lehtë.

7. Qëndroni në hije

Të gjithë ekspertët rekomandojnë që njerëzit të mbajnë syze dielli dhe kapele të gjera si dhe rroba që mbrojnë lëkurën nga dielli. Kjo nuk do të thotë që të vishesh me mëngë të gjata dhe këmishë në çdo moment, por kur jemi në plazh, duhet të ekspozojmë sa më pak trupin ndaj rrezeve direkte të diellit. E rëndësishme është të shmanget dielli i mesditës.

8. Mos harroni të hidratoheni

Hidratimi është gjithmonë i rëndësishëm për lëkurën tonë, por akoma më tepër gjatë verës. Konsumoni të paktën tetë gota uji në ditë, të cilat premtojnë se do të kenë rezultate të shkëlqyera për lëkurën tuaj. Hidratimi gjithashtu mund të ndihmojë lëkurën të shërohet pas një djegie nga dielli.

9. Kremi mbrojtës nga dielli (SPF)

Çdo ekspert rekomandon përdorimin e kremit të diellit me faktor mbrojtës SPF 30 ose me faktor më të lartë në të gjithë lëkurën e ekspozuar ndaj diellit. Mos harroni gjithashtu duart, këmbët, veshët dhe buzët. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se kremi mbrojtës duhet të ripërsëritet çdo dy orë, kështu që sigurohuni që të merrni me vete mjaftueshëm krem dielli në ditët e gjata të pushimeve të verës./atsh

Këshilla për kujdesin e lëkurës gjatë stinës së verës Read More »

Disa ushqime për t’i përballuar më mirë ditët e nxehta

Nëse nuk je afër detit, temperaturat e larta janë një makth. Ushqimet pastaj, janë problem më vete. Duket sikur nuk mund të konsumosh asgjë, sepse vapa nuk të lë të shijosh asgjë.

Por, nëse nuk e dinit, disa ushqime duhen konsumuar pikërisht në këtë periudhë të vitit, për t’i përballuar shumë më mirë ditët e nxehta.

Ja disa prej ushqimeve për ditët e nxehta:

1. Kastraveci

2. Luleshtrydhja

3. Shalqiri

4. Ananasi

5. Mangoja

6. Portokalli

Pra, me pak fjalë, vetëm fruta dhe zarzavate. Përveç këtyre ushqimeve, mos harroni të pini sa më shumë ujë. Vetëm kështu do ta mbani trupin të hidratuar. /atsh

Disa ushqime për t’i përballuar më mirë ditët e nxehta Read More »