Shendetesi

Ushqime të shijshme që na ndihmojnë të biem në peshë

Nëse doni të humbisni peshë, pa hequr dorë nga ushqimet mes vakteve, ka disa mënyra për ta bërë këtë shëndetshëm. Këto ushqime do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur edhe pse kanë shumë pak kalori. Ndjesa e ngopjes që ju japin, do bëjë të mos mendoni për ushqime të pashëndetshme dhe të konsumoni më pak ushqim se zakonisht, duke marrë kështu, më pak kalori.

– Kokoshka

Kokoshkat janë të lehta e të shëndetshme. Përmbajnë proteina dhe shumë vitamina e minerale, përfshirë kalciumin,kaliumin, vitaminën A dhe K. Përpiquni t’i konsumoni pa sheqer dhe pa kripë, pasi mund të përmbajnë më shumë kalori. Sugjerohet t’i zëvendësoni patatinat me kokoshka.

– Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë, jo vetëm ndihmon në humbjen e peshës, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Ajo mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe të ulë riskun e sëmundjeve të zemrës. Çokollata e zezë mund të ulë nivelin e ghrelinës në trup, një hormon që rrit oreksin.

– Frutat e thata

Përzieni lloje të ndryshme të frutave të thata. Ato janë të pasura më yndyrna të pangopura,omega-3, fibra dhe vitaminë. Përfshirja e tyre në dietën tuaj mund të nxisë humbjen e peshës. Konsumoni sasi të kontrolluara.

– Kos pa yndyrë

Kosi është një burim i mirë proteinash. Ju jep një ndjesi ngopjeje dhe ka pak kalori. Mund të përdorni edhe kos me pak yndyrë. Më e mira është të konsumohet thjeshtë, por mund t’i shtoni edhe fruta të thata, manaferra,boronica dhe fruta të tjera.

– Gjalp kikiriku

Gjalpi i kikirikut është burim i mirë proteinash dhe i pasur më fibra. Mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit dhe sheqerit në gjak. Konsumojeni me bukë gruri, ose fruta.

– Vezë të ziera

Me vlera ushqyuese dhe proteina, një ose më shumë vezë të ziera mund t’ju japin idenë se keni ngrënë një vakt të plotë. Mund t’i vendosni në një tost, apo të bëni receta të tjera me to./atsh

Ushqime të shijshme që na ndihmojnë të biem në peshë Read More »

Kura natyrale për parandalimin e mpiksjes së gjakut

Bllokimi i arterieve pengon furnizimin me gjak të organeve jetësore siç është zemra ose truri dhe një gjë e tillë mund të jetë kërcënuese për jetën.

Parandalimi i mpiksjes së gjakut shpesh arrihet nëpërmjet kurave natyrale. Ekspertët shpjegojnë se gjaku përbën rreth 8 përqind të peshës trupore.

Mpiksja e gjakut ka të bëjë me bashkimin e qelizave të kuqe dhe përbërësve të tjerë qelizorë dhe akumulimin e tyre në vendin e lëndimit për të parandaluar rrjedhjen e tepruar të gjakut. Holluesit natyralë të gjakut janë të rëndësishëm. Zakonisht, mpiksja e gjakut është e shëndetshme dhe ka një qëllim të vetëm; të parandalojë rrjedhjen e tepruar të gjakut. Por, në disa raste, mpiksjet e vazhdueshme janë tregues të një problemi më madhor shëndetësor. Shmangni mpiksjen e gjakut në mënyrë natyrale.

Pini ujë

Uji është një hollues mjaft efikas por i nënvlerësuar i gjakut. Dozat e mjaftueshme të ujit e mbajnë trupin të hidratuar dhe garantojnë një qarkullim të mirë të gjakut.

Xhenxhefili dhe hudhra

Janë dy prej përbërësve më të zakontë në kuzhinën tonë. Ata luftojnë inflamacionin dhe parandalojnë artereosklerozën ose trashjen e mureve të enëve të gjakut dhe formimin e pllakëzave.

Vitamina D

Në mjekësinë popullore tradicionale Vitamin D e marrë nga dielli pranohet të luajë një rol natyral në hollimin e gjakut.

Antioksidantët

Barishtet si spinaqi, zarzavatet si brokoli dhe arrorët parandalojnë oksidimin dhe prodhimin e radikaleve të lira, duke pakësuar rrezikun e mpiksjes së gjakut. Kivi dhe specat e kuq përmbajnë fitoushqyes të rëndësishëm dhe enzima që kanë vlera në hollimin e gjakut dhe largimin e toksinave prej tij. Ushqime të tjera të pasura me antioksidantë përfshijnë thjerrëzat, tërshërën dhe grurin.

Çaji jeshil

Çaji jeshil është një nga kurat më të mira natyrale kundër mpiksjes së gjakut falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Çaji jeshil luan rol në zgjerimin e enëve të gjakut dhe prodhimin e lëndës së njohur si oksidi nitrik.

Vitamina C

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që gjendet tek agrumet, kivi, barishtet etj. Ushqimet e pasura me vitaminën C ndihmojnë në rimëkëmbjen e mureve të arterieve dhe garantojnë një shëndet optimal vaskular.

Çokollata e zezë

Një studim i publikuar në revistën e Shoqatës Amerikane për Zemrën nxorri në pah se çokollata e zezë përmirëson qarkullimin e gjakut, falë prodhimit të lëndëve të ndryshme kimike që zgjerojnë arteriet. Speci djegës, çaji jeshil, xhenxhefili dhe hudhra janë ushqime të tjera që përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik është parësor në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe kundër mpiksjes së tij.

Rëndësia e mëngjesit

Vlerësojeni mëngjesin. Zgjohuni herët. Niseni ditën me një vakt të mirë dhe të shëndetshëm dhe përfitoni të gjithë ushqyesit e nevojshëm.

Duhani vret

Duhani vret në mënyra të ndryshme. Një prej tyre është dëmi që ai shkakton në enët e gjakut dhe problemeve me qarkullimin e tij./atsh

Kura natyrale për parandalimin e mpiksjes së gjakut Read More »

Thirrja e ministrisë së Shëndetësisë: Mbani maskë, mbro veten dhe të tjerët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vijon thirrjen e saj ndaj qytetarëve për të zbatuar masat e sigurisë për të ndërprerë zinxhirin e përhapjes së COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thekson se mbajtja e maskës është një ndihmë për veten dhe komunitetin për përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

“Vendos Maskë. Mbani maskë për të mbrojtur të tjerët në komunitet dhe për të ndihmuar sistemin shëndetësor në përballimin e situatës nga COVID19. Ndihmo në luftën kundër COVID-19, vendos edhe ti maskë”,- apelon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

“Bëjeni pjesë tuajën vendosjen e maskës. Mbani maskë kur jeni në kontakte të afërt me të tjerët. Vendoseni maskën në mënyrë të tillë, që të mbulojnë hundën dhe gojën dhe ndërroni vazhdimisht maskën, ose lajeni nëse është shumëpërdorimëshe”,- nënvizon ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. /atsh

Thirrja e ministrisë së Shëndetësisë: Mbani maskë, mbro veten dhe të tjerët Read More »

50 infermierë punësohen te ‘Shefqet Ndroqi’

Stafit mjekësor të spitalit Covid 2 “Shefqet Ndroqi” në luftë kundër koronavirusit, i janë bashkuar 50 infermierë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka takuar infermierët e rinj, duke deklaruar se forcimi i kapaciteteve spitalore edhe me burime njerëzore është në fokus të qeverisë.

“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se po bëhet një punë e madhe nga mjekët dhe infermierët në spitalet COVID, që çdo ditë trajtojnë raste të rënda të konfirmuara pozitive por edhe raste të cilat janë të dyshuara.

Gjatë bashkëbisedimit me stafin e spitalit COVID2, Manastirliu tha se po bëhen përgatitjet edhe për periudhën e vjeshtë-dimrit, duke i siguruar se qeveria po bën çdo gjë për të fuqizuar kapacitetet spitalore.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t’i shërbyer pacientëve me Covid përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit”, tha ministrja.

Manastirliu deklaroi se pavarësisht masave të marra, roli i qytetarëve është vendimtar për këputjen e zinxhirit të infeksionit, duke bërë apel për të zbatuar masat e thjeshta.

“Është në dorën e secilit prej nesh këputja e zinxhirit të infeksionit, duke zbatuar masat e thjeshta, me vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit fizik dhe higjienën personale. Kjo është për të mirën e përbashkët dhe për shëndetin e qytetarëve”, tha Manastirliu.

50 infermierë punësohen te ‘Shefqet Ndroqi’ Read More »

Pipero, turistëve nga Kosova: Ata që kanë shenja të mos nisen drejt Shqipërisë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka deklaruar se duhet të kufizohen edhe lëvizjet e personave që vijnë nga Kosova për të kaluar disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar.

Për mjekun Pipero, kufizimet nuk janë të nevojshme për sa kohë që njerëzit ndërgjegjësohen dhe zbatojnë rregullat e thjeshta të vendosjes së maskës, distancimit dhe higjienës.

Ai është shprehur se ata që kanë shenjat të virusit nuk duhet të nisen drejt Shqipërisë.

“E gjithë bota është në një varkë të madhe. Të gjithë na ka në dorë maska kudo që jemi. Të gjithë kanë të njëjtat rregulla. Nëse i respektojmë këto masa nuk duhet të kemi frikë që bashkëkombasit tanë të vijnë këtu. Por duhet t’i këshillojmë që nëse kanë shenja të mos nisen. Të tjerët mos i kufizojmë pasi përfitojnë shumë nga deti dhe dielli”, tha Pipero për A2.

Pipero, turistëve nga Kosova: Ata që kanë shenja të mos nisen drejt Shqipërisë Read More »

Asnjë përmirësim i situatës, 6 pacientë humbin jetën ,ja sa persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit në Shqipëri

Nuk ka asnjë përmirësim të situatës me koronavirusin në vend. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë, që prej ditësh ishin të shtruar në spitale.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69-vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues.

Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72-vjeçare nga Fier, një 73-vjeçare nga Korça dhe një 78-vjeçare nga Tirana.

Ndërkaq, nga 531 testet për persona të dyshuar me koronavirus, kanë rezultuar pozitivë 127 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Problematike është situata edhe në spitalet Covid. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Megjithë rastet ditore të identifikuara, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 mijë e 155, që nga fillimi i epidemisë. /noa.al/

Asnjë përmirësim i situatës, 6 pacientë humbin jetën ,ja sa persona rezultuan pozitiv në 24 orët e fundit në Shqipëri Read More »

Mesazhi i mjekut Kalo: Nga pandemia e gripit Spanjoll në vitet 1918 e deri në 2020, vetëm tre masa kanë dhënë efekt

Tritan Kalo, mjek infeksionist pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka ripërsëritur apelin drejtuar qytetarëve për të respektuar tre masa të domosdoshme për të mos rrezikuar prekjen nga virusi i frikshëm.

Kalo thotë se në kohën kovidiane, ndërgjegjësimi qytetar mbetet arma më e efektshme ndaj flamës mbarëbotërore. Ai sjell në vëmendje edhe pandeminë e gripit Spanjoll në vitet 1918-1920 e deri në ditët tona, ku sipas tij vetëndërgjegjësimi ndihmon në pakësimin e dëmeve, pra në një numër sa më të vogël humbje jetësh.

“Kohë kovidian, vetëndërgjegjësimi, arma më e efektshme përballë kësaj “flame mbarëbotërore”. Nga pandemija e Gripit Spanjoll 1918-1920 e deri në Pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19 më 2020 e në vijim, vetëm tre masa të vetëndërgjegjësimit janë treguar dhe po tregohen më të efektshme, për parandalimin e përhapjes së frikshme të tyre dhe uljen e “dëmeve në jetët njerëzore”, që ato shkaktojnë’.

“Higjena personale dhe ajo kolektive, si dhe e mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, distancimi fizik mes nesh, aty kur dhe ku është e mundshme, dhe mbajtja e maskave kudo por më së paku në mjediset e mbyllura dhe ato të mbipopulluara.
Për asnjërën prej këtyre pandemive nuk ka pasur mjekim apo mjet parandalues specifik, por përmes këtyre masave janë shpëtuar dhe me siguri do të shpëtohen jetë të paçmimta njerëzish e do të ulen dëmet e këtyre “flamave mbarëbotërore”.

Mjeku infeksionist thotë se bluzat e bardha pp kujdesen me përkushtim ndaj çdo pacienti por janë qytetarët që duhet të duan më shumë jetët e tyre. ”Ju duam, ju respektojmë, përkujdesemi për ju në çdo moment. Duajeni edhe më shumë jetën tuaj dhe të atyre që gjallojnë pranë jush. Sars-Cov2/Covid-19 nuk njeh moshë prekjeje, dhe virusi dëmton deri në rrënim të plotë jo vetëm mushkëritë tuaja. Together forerver’. /atsh

Mesazhi i mjekut Kalo: Nga pandemia e gripit Spanjoll në vitet 1918 e deri në 2020, vetëm tre masa kanë dhënë efekt Read More »

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për të patur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

Për të patur një jetë të shëndetshme, duhet të keni shumë kujdes edhe me ushqimin. Ka disa produkte që mund të gjenden lehtësisht në kuzhinën e çdo shtëpie, por ndoshta nuk e keni ditur që janë një burim energjie dhe jetëgjatësie për trupin tonë.

Salmoni

Ky lloj peshku zakonisht nuk perceptohet si një ushqim i shëndetshëm. Por, acidet yndyrore të përfshira në salmon ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, triglicerideve dhe inflamacionit.

Lëng portokalli

Është plot me antioksidantë që stimulojnë enët e gjakut. Mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e presionit të gjakut. Mjafton të pini dy gota në ditë për të përmbushur nevojën e përditshme të trupit tonë për vitaminë C.

Kafja

Po, e lexuat mirë. Studimet kanë treguar që konsumimi i kafesë mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër me 20%. Sidoqoftë, kini parasysh se kafeja mund të ketë një efekt negativ në stomak dhe kafeina e tepërt nuk është e mirë për shëndetin tuaj.

Hurma

Ia vlen ta provosh jo vetëm për shijen e saj të ëmbël, por edhe për përfitimet e saj shëndetësore. Ndihmon për të ulur kolesterolin sepse përmban kurkumin, i cili ka shumë efekte pozitive në trupin tonë. Kjo ndihmon në zvogëlimin e ruajtjes së yndyrës dhe zvogëlon gjendjen inflamatore në trup.

Çaj jeshil

Çaji jeshil është i njohur për vetitë e tij qetësuese. Meqenëse çaji përmban antioksidantë, ato zvogëlojnë thithjen e kolesterolit dhe nxisin metabolizmin. Për efekt maksimal, këshillohet të pini të paktën dy gota në ditë.

Bukë me drithëra

Rekomandohet ta zëvendësoni bukën e bardhë me bukë gruri të plotë sepse përmban fibra që parandalojnë akumulimin e kolesterolit në arteriet.

Kanellë

Përveç që është një produkt i shijshëm për çajin dhe ëmbëlsirat, është edhe një armë e fortë në luftën kundër kolesterolit. Për të arritur një efekt maksimal, mund të konsumoni disa lugë çaji në ditë.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit mund të bëjë mrekulli, pasi i siguron trupit yndyrë të shëndetshme dhe ul nivelin e kolesterolit. Kjo do të thotë që rreziku i infarktit të miokardit zvogëlohet në 41%.

Avokado

Yndyrnat që përmbajnë avokadot rregullojnë kolesterolin e mirë dhe të keq, i cili ka një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë. Përveçse përmban një aromë të mirë, gjithashtu përshtatet në mënyrë të përkryer me llojet e ndryshme të pjatave të ëmbla dhe të këndshme, të cilat e bëjnë më të lehtë përfshirjen në dietë. /abcnews.al/

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni për të patur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme Read More »