Shendetesi

Konsumoni këtë lëng në mëngjes, nëse doni të humbni peshë

Lëngu i përgatitur me bazë majdanozin dhe limon e mollë është konsideruar si një ndër recetat më të mira për ta nisur ditën, sidomos nëse je në grupin e atyre njerëzve që duan të bien nga pesha në një kohë të shkurtër.

Rezultatet e kësaj përzierjeje kanë arritur edhe në eliminimin e 3 kg në 5 ditë.

Lëngu i freskët nga majdanozi është i pasur me përbërës që ndihmojnë qarkullimin e oksigjenit në organizëm dhe nevojitet për funksionimin normal të gjëndrave të veshkës dhe tiroideve.

Majdanozi është i shkëlqyeshëm edhe kundër gurëve në veshka, por gjithashtu ndikon edhe te shëndeti i syve.

Kur flasim për humbjen në peshë, është i përdorshëm nëse kombinohet me lëngjet e tjera.

Mbi të gjitha është një recetë shumë e thjeshtë që mund ta përgatitësh në vetëm pak minuta.

Përbërësit:

Një tufë majdanozi

Një kokërr limon

1 mollë

Ujë

Përgatitja:

Shtrydhni lëngun e limonit dhe në blender shtoni majdanozin, mollën dhe ujin.

Përziejeni për pak sekonda dhe lëngu është gati.

Rekomandohet çdo mëngjes për pesë ditë.

Më pas, bëni pushim 10 ditë dhe riniseni edhe për pesë ditë të tjera.

Kujdes: Lëngu i majdanozit, kur përdoret për humbjen në peshë, është i përdorshëm nëse kombinohet me lëngjet e tjera.

Konsumoni këtë lëng në mëngjes, nëse doni të humbni peshë Read More »

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni pirjen e alkoolit për një muaj

Gjatë viteve, njerëzit kanë pirë alkool për arsye të ndryshme.

Mesatarisht, një person pi rreth 9.5 litra alkool në vit.

Përveç përfitimeve shëndetësore, në lidhje me lloje të caktuara të alkoolit, pirja e tepërt nuk është një zgjedhje e mirë.

Çfarë ndodh kur ndaloni pirjen e alkoolit për një muaj

Shumë njerëz kanë pyetur veten nëse është më mirë të heqin dorë nga pirja e alkoolit plotësisht për një muaj ose të ndalojnë pirjen e tij ngadalë, hap pas hapi gjatë gjithë vitit.

Edhe pse përgjigja për këtë pyetje është më se e qartë, sepse është gjithmonë një ide e mirë të mos bëni ndryshime ekstreme, është e vështirë për njerëzit të gjejnë ekuilibrin.

Heqja dorë nga pirja për 30 ditë mund të bëjë që të shihni të gjitha përfitimet që vijnë prej tij dhe të ndryshojë zakonet tuaja të pirjes përgjithmonë.

Hulumtimi i ri, i kryer nga Universiteti i Sussex, ka treguar se njerëzit që ndaluan pirjen e alkoolit kanë fituar kontroll mbi pirjen e tyre, dukej se kishin më shumë energji, kishin lëkurë më të mirë dhe kishin humbur peshë.

Psikologu i Sussex, Dr. Richard de Visser, i cili ishte përgjegjës për hulumtimin përfshiu mbi 800 njerëz të cilët ishin të gatshëm të merrnin pjesë në Janarin e Thatë në 2018. Rezultatet nga ky hulumtim kanë treguar se ata njerëz janë ende duke pirë më pak alkool në gusht .

Ndër disa prej gjërave që ata raportuan, ishin këto:

Ditët e pirjes u ulën mesatarisht nga 4.3 në 3.3 në javë

Njësitë e konsumuara për çdo ditë pirje ranë nga rreth 8.6 në 7.1

Shkalla e frekuencës së pirjes ra nga 3.4 në 2.1 në muaj

Profesori kryesor në hulumtim tha se kjo periudhë prove i ndihmon njerëzit të pinë më pak në planin afatgjatë. Ndër përfitimet e tjera, si kursimi i parave, gjumi më i mirë dhe humbja e peshës.

Si reagon trupi juaj kur hiqni dorë nga pirja e alkoolit

Shumë njerëz kanë pasur zakone të pijes për kaq shumë kohë, saqë ata në fakt nuk mund të shohin efektet e këqija që ka alkooli në mënyrën se si ndihen.

Efektet e lënies së pirjes për një muaj ndryshojnë me siguri nga personi në person, por të gjithë ata priren të ndjekin një model të ngjashëm.
/NOA.al

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni pirjen e alkoolit për një muaj Read More »

Sot ka ditëlindjen një nga vajzat e hekurta që shtyn v dekjet larg dhe është aty gardiane stoike në mbrojtje të jetës së pacientëve!

Nga Bledi Mane

Ti je akoma në gjumë por doktoreshë Najada ende nuk ka fjetur.

Ti shikon ëndrra të bukura por doktoreshë Najada ballafaqohet me realitete të hidhura.

Ti nis ditën nga krevati yt i ngrohtë, doktoreshë Najada qëndron sipër krevatit të pacientit. Ti po planifikon të dalësh jashtë Tiranës për fundjavë, doktoreshë Najada po lufton të nxjerrë kolerën jashtë mushkërive të pacientit…

Sot ka ditëlindjen një prej heroinave të heshtura e modeste të mjekësisë shqiptare.

Sot ka ditëlindjen një nga vajzat e hekurta që shtyn v dekjet larg dhe është aty gardiane stoike në mbrojtje të jetës së pacientëve.

Gëzuar doktoreshë Najada, gëzuar dhe faleminderit vetmohimit tuaj dhe gjithë bluzave të bardha!

Sot ka ditëlindjen një nga vajzat e hekurta që shtyn v dekjet larg dhe është aty gardiane stoike në mbrojtje të jetës së pacientëve! Read More »

Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen/ Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar sot publikisht në ditëlindjen e saj, mjeken Najada Çomo, e cila është në frontin e parë të punës, për përballimin e situatës Covid, në vend.

Në këtë periudhë të vështirë, mjekët tanë kanë më shumë nevojë për mbështetjen dhe përpkrahjen e shoqërisë, në përballimin e një prej situatave më të vështira që po kalon mbarë njerëzimi.

Urimi i ministres Manastirliu:

Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen.

Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.

Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej b etejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare.

Edhe 100 Prof. Najada!/NOA.al

Profesoreshë Najada Çomo ka sot ditëlindjen/ Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit Read More »

Apel për ndihmë për Elifin, vogëlushen me tumor në kokë: Kërkohen 20 mijë euro për trajtimin

Bamirësi Elvis Naçi ka bërë publik rastin e Elifit, vogëlushes që vuan nga tumori në kokë. Për kurimin e saj duhen 20 mijë euro.

Familjarët kanë gjetur një spital në Turqi që ka marrë përsipër ta kryejë këtë operacion të vështirë, ndaj ata kërkojnë ndihmën e çdokujt.
Të gjitha të dhënat e llogarive bankare ku mund të depozitohen ndihmat janë në shënimin e publikuar nga Hoxhë Elvis Naçi.
Postimi i plotë
Urgjente, Shperndajeni ju lutem! Elifi eshte motra jone e vogel me tumor ne koke. Duhen 20 mij euro qe Elifi te kurohet.

Familjaret kane gjetur nje spital ne Turqi qe ka marre persiper kete operacion te veshtire.

https://www.gofundme.com/f/Firdeus-halle-2020

Pay pal:[email protected]

Te dhenat bankare ne Zvicër: Name: Firdeus

Emri i Bankes: Post Finance

Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See

Konto Nr.: 15-387081-5

IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5

BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA:

Bank Name : Morton Community bank

Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus

Routing Number: 071123204

Account number : 769397

Të dhënat bankare në Shqiperi:

Fondacioni Firdeus, Credins Bank,

Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.

SWIFT CODE CDISALTR

IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Konto Gjermani:

Firdeus Germany Stiftung

Sparkasse Fürstenfeldbruck

IBAN: DE88 7005 3070 0032 2673 46

BIC: BYLADEM1FFB

Zoti i shperblefte bamiresit!

Apel për ndihmë për Elifin, vogëlushen me tumor në kokë: Kërkohen 20 mijë euro për trajtimin Read More »

Brataj: ‘Kjo histori e akuzave është njësoj sikur të mbulosh diellin me shoshë’

Pretendimet e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se qeveria dhe Spitalin Infektiv kanë fshehur numrat realë të viktimave nga Covid-19 shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në studion e Euronews Albania tha se ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj mjekëve, ndërsa shtoi se numra e vd ekjeve nuk mund të manipulohen.

“Kjo histori e akuzave nuk është sotme, por është njësoj sikur të mbulosh diellin me shoshë. Nuk mund të mbulosh vi ktimat ose humbjet e jetëve, dhe është gjeja më absurde që u drejtohet mjekëve. Mjeku ka bërë një betim, dhe asnjëri nga ne nuk punon me orar zyrtar. Kjo është një akuzë e drejtpërdrejtë që i bëhet mjekut, sepse ai ka kartelën e pacientit dhe shkruhet në kartelë edhe shkaki i v dekjes, dhe kjo dokumentohet dhe ne raportojmë tek morgu, drejtoria e spitalit dhe tek ministria”, tha ai.

Ai tha se m orgu është nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dhe të dhënat e tij nuk mund të përmbysin evidencat, të cilat i disponojnë dy institucionet e lartpërmendura.

“Emrat nuk kanë qenë sekretë të pacientëve që kanë humbur jetën. Nuk e fsheh dot. Si ka mundësi që këto të dhënat i marrin nga morgu, sepse morgu është një institucion që varet si nga Ministria e Drejtësitë ashtu dhe ajo e Shëndetësisë”, tha Brataj.

Mjeku Brataj i tha gazetares Bruna Çifligu se aktualisht nuk ka rrezik për një ri-mbyllje të dytë. Ai shtoi se përqindja e vd ekshmërisë në krahasim me shkallën e infeksionit mbetet e ulët.

“Indikatorët janë akoma nën kontroll dhe janë të menaxhueshëm. Nuk ka këtu arsye për t’u alarmuar. Jemi akoma tek masat e mesme, mund të ketë kufizime oraresh, kufizim aktiviteti për subjektet, të cilat nuk janë esenciale. Përqindja e v dekshmërisë në krahasim me shkallën e infeksionit është e ulët”, tha ai. /noa.al/

Brataj: ‘Kjo histori e akuzave është njësoj sikur të mbulosh diellin me shoshë’ Read More »

Srudimi/ Një filxhan kafe në ditë l ufton këtë problem…

Një filxhan kafe në ditë është “ilaç”… kështu thonin të vjetërit vite më parë duke ngatërruar kënaqësinë dhe relaksin që merrnin nga zakoni i pirjes së kafesë. Por në fakt aroma e kafesë së freskët në mëngjes, jo vetëm që të hap sytë, por edhe të ndez shqisat e përgjumura.

Megjithatë, roli i kafesë në jetën tonë shkon përtej kësaj. Studimi më i fundit, të cilit i referohet ky shkrim, thotë se një filxhan kafeje në ditë ju ndihmon të humbisni në peshë, por edhe të mbroheni nga sëmundjet. Përpara se të vazhdoni së lexuari, duhet të dini që nuk ka asnjë formulë magjike për rënien nga pesha pa ndryshuar stilin e jetesës.

Me këtë, ekspertët thonë se të dhënat e studimit për kafenë, në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë që ju mund të bini nga pesha duke pirë një filxhan kafe. Por parasysh duhet të keni edhe faktin se duhet ta harroni të bini nga pesha nëse hani ushqime të pasura me yndyrë dhe nuk bëni aktivitet fizik.

Roli i kafesë në djegien e yndyrnave

Studimi, është i pari që ka zbuluar se si kafeina mund të aktivizojnë depozitat e yndyrnave të kafenjta që konsiderohen të mira. Këto yndyrna ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori dhe të eliminoni yndyrnat e bardha e të dëmshme nga trupi. Në organizmin e njeriut gjenden dy lloj depozitash dhjamore: të mirat me ngjyrë të kafenjtë dhe të këqijat me ngjyrë të bardhë.

Yndyrnat e kafenjta janë të mira sepse e nxisin trupin të prodhojë më shumë energji për të djegur kaloritë. Yndyrnat e bardha akumulohen kur trupi ha më shumë kalori se sa djeg. Aktivizimi i yndyrnave të kafenjta shkakton disa reaksione zinxhir: trupi djeg më shumë kalori, nivelet e sheqerit në gjak ulen, kolesteroli ulet dhe kaloritë e djegura ndihmojnë në rënien nga pesha. Por hapa të tjerë për rënien nga pesha, përveç shijimit të kafesë së mëngjesit, janë: ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik por edhe gjumi cilësor. Hap tjetër i rëndësishëm, por jo i fundit për nga rëndësia, është konsumi sa më i lartë i frutave dhe perimeve dhe sa më i pakët i ushqimeve të përpunuara.
/NOA.al

Srudimi/ Një filxhan kafe në ditë l ufton këtë problem… Read More »

‘Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital’

Mjekë dhe infermierë që prej fillimit të pandemisë, qëndrojnë në shërbim të pacientëve me Covid-19, por kjo periudhë duket më e ngarkuar dhe akoma më e vështirë, si kudo tjetër në rajon.

Beteja e vërtetë me këtë virus tinzar sipas tyre nuk fillon në spital.

Sot u raportuan mbi 420 të shtruar gjithsej me Covid si asnjëherë tjetër dhe teksa spitalet po mbushen, me shtimin e të infektuarve, mjekët apelojnë që njerëzit të zbatojnë masat para se të sëmuren.

Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, në një mesazh të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, bën apel për respektimin e masave të thjeshta.

Ajo shprehet se lufta bëhet nga çdo person në përditshmërinë e tij.

“Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital. Ajo bëhet pikësëpari nga çdonjëri prej jush në përditshmërinë tuaj.

Mjafton zbatimi i masave të thjeshta, për të qenë një hero: maska, distancimi, higjiena! Bashkë do t’ia dalim!”, thotë Silvana Bala./NOA.al

‘Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur shëndetin tuaj. Por të dashur qytetarë, lufta kundër Covid nuk fillon në spital’ Read More »