Është e rëndësishme që gjatë dimrit të ushqeheni shëndetshëm dhe me produkte të tilla.
Ekspertët kanë kategorizuar të paktën katër produkte që duhet t’i konsumoni gjatë muajit dhjetor.
Brokoli – është super ushqimi, të cilin mund ta konsumoni në shumë forma. Ka shumë pak kalori dhe ka një numër të madh të vitaminave dhe mineraleve.
Lulelakra – edhe lulelakra konsiderohet si super ushqimi i ditëve të ftohta. Prezenca e acidit folik dhe kalciumit, i siguron veti anti- oksiduese, që i luftojnë sëmundjet e lidhura me inflamacionin, sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
Arrat – mund t’i konsumoni gjatë gjithë vitit, mirëpo në këtë kohë ato janë më të freskëta. Përmbajnë acide yndyrore, që janë të domosdoshme për kryerjen e shumë funksioneve të trupit.
Lajthitë – edhe lajthitë sikurse arrat kanë një nuëmr të lartë të benefitve shëndetësore. Përmbajnë vitaminën A, C dhe K, të cilat janë shumë të nevojshme për kryerjen e proceseve të rëndësishme të organizmit. /noa.al/
Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime për përballimin e situatës së koronavirusit në vend.
Propozimet e Presidentit Meta vijnë pak ditë pas takimit me një grup mjekësh.
Propozimet e Presidentit Meta:
Duhet të futen sa më shpejt në përdorim testet analitikë të shpejtë, për shkak të shkurtimit të kohës dhe të uljes së kostove. Ndërkohë, përdorimi i metodës së references PCR dhe testeve të shpejta të ecin paralelisht, për zbulimin sa më të shpejtë dhe të saktë të infektuarve dhe gjurmimin në kohë të tyre.
Duhet të futen menjëherë në funksion, spitalet rajonale, duke bërë edhe një decentralizim dhe rigrupim të tyre, në mënyrë që disa prej tyre të kthehen në spitale Covid dhe të tjerët t’ju shërbejnë pacientëve me sëmundje të tjera dhe të sëmurët të mos transportohen të gjithë në Tiranë.
Duhet të sigurohet aparatura ECMO për shpëtimin e jetës, për rastet e rënda të këtij i nfeksioni në spitalet tona.
Duhet të bëhet njësimi favorizues i çmimeve të testeve covid, për t’i hequr një barrë të rëndë ekonomike familjeve shqiptare si dhe duhet të shtohet numri i testimeve.
Të s hfrytëzohen të gjitha kapacitetet dhe potencialet njerëzore që kemi, përfshirë edhe ata mjekë e infermierë që nuk janë pjesë e shërbimit aktiv dhe janë në pension.
Të shpejtohen proçedurat e liçencimit të mjekëve, për të rritur numrin e tyre në shërbimin mjekësor.
Duhet një qasje multisektoriale në përballjen me pandeminë. Protokollet duhet të përditësohen dhe është shumë e rëndësishme të përfshihen edhe reanimatorët.
Nevojiten mekanizma koordinimi nëpër rrethe, që të mbledhin të dhënat, të vlerësojnë nevojat në rang kombëtar, veçanërisht për barna apo për oksigjen, në mënyrë që të mos kemi mungesa për asnjë moment.
Duhen kontrolluar barnat që qarkullojnë, sepse kemi disa prej tyre të paliçencuara dhe me një kosto disafish më të lartë nga çmimi fillestar. Duhet të kemi siguri në barnat që sillen dhe të ndalohet spekulimi me çmimet.
Duhet të ngrihen ekipe epidemiologjike, në nivel rajonal, për të ndjekur situatën epidemiologjike, sepse jo të njëjtat masa që duhen marrë në Tiranë, vlejnë edhe për qytete të tjera më të vogla dhe me më pak raste infeksioni.
Vendimet, që merren nga qeveria nepërmjet Komitetit Teknik të Ekspertëve, kanë të nevojshëm një argumentim të detajuar dhe bindës për opinion publik, në mënyrë që të sigurohet mbështetja masive e qytetarëve për to, në funksion të suksesit të këtyre masave, dhe jo thjesht imponimi përmes masave dhe dënimeve administrative./NOA.al
Shqiptarët janë njohur me pemën e eukaliptit në vitet 60-70.
Kjo pemë me lule me ngjyra të ndezura përdorej për dekorimin e hapësirave publike.
Eukalipti ofron vlera të jashtëzakonshme që shkojnë përtej dekorimit.
Gjethet e eukaliptit munden të çlirojnë një vaj esencial me shumë vlera për organizmin.
Vlerave më të mira shëndetësore të eukaliptit përfshijnë: përmirësimin e sistemit të frymëmarrjes, forcimin e imunitetit, uljen e ankthit, shkatërrimin e viruseve, baktereve dhe inflamacionin.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për vlerat specifike të eukaliptit për shëndetin e mushkërive.
Shpërbën Sekrecionet Eukalipti luan rolin e barnave që synojnë të çlirojnë mushkëritë nga sekrecionet dhe substancat e huaja që akumulohen në to.
Ai i pastron mushkëritë dhe nxjerr prej tyre sekrecionet që nuk dalin dot. Sekrecionet bëhen më të holla dhe shpërbëhen imtësisht duke dalë më lehtë nga sistemi i frymëmarrjes.
Antioksidantët Të gjitha nënproduktet e eukaliptit janë të pasur me antioksidantë, të cilët i vijnë në ndihmë imunitetit.
Ekspertët kinezë kanë arritur në konkluzionin se vaji i eukaliptit përmban shumë antioksidantë të cilët parandalojnë të ftohurën, gripin, kollën dhe shumë sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.
Kundër Acarimeve Të Rrugëve Të Frymëmarrjes Vaji esencial i eukaliptit ka aftësinë të ulë enjtjet dhe largojë skuqjet e fytit gjatë të ftohurës dhe gripit. Shkencëtarët spanjollë argumentojnë se vaji esencial është efikas kundër këtyre acarimeve sepse ndalon prodhimin e oksidit nitrik.
Zhbllokimi i Hundëve Eukalipti arrin të zhbllokojë hundët e e zëna dhe të inflamuara si pasojë e sëmundjeve. Ai shpërbën sekrecionet dhe lehtëson frymëmarrjen.
Sëmundjet E Tjera Të Rrugëve Të Frymëmarrjes Eukalipti mund të shërojë të ftohurën, të luftojë simptomat e gripit apo azmës. Ai është efikas kundër bronshitit, pneumonisë, tuberkulozit dhe sinozitit.
Terapia E Aromave Eukalipti dhe vaji esencial i tij mbron shëndetin e sistemit të frymëmarrjes edhe falë aromës qetësuese. Për më tepër, aroma që lëshon vaji esencial ka aftësinë pastruese të ajrit. Nëse nuk arrini të gjeni vajin esencial të eukaliptit, ju mund të shfrytëzoni mirësinë e tij nëpërmjet çajit.
Si Të Përgatisni Çajin E Eukaliptit Në një filxhan qelqi hidhni gjysëm luge çaji me gjethe të thata eukalpiti. Më pas shtoni një filxhan me ujë të valuar.
Mbulojeni filxhanin me kapak për 10 minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltë. Pini 2-3 filxhanë në ditë për të marrë përfitimet maksimale./AgroWeb.org
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është përlotur në foltoren e Kuvendit, teksa ka folur për vështirësinë e madhe të kësaj periudhe të pandemisë së koronavirusit.
Manastirliu tha se këtë vit të gjithëve iu është vrarë zemra nga dy fatkeqësi të mëdha, tërmeti dhe pandemia, ndërsa shtoi se ajo po e vuan situatën më shumë se të tjerët.
“Askush nga politikanët të mos guxojë të fyejë mjekët dhe të dalin e të bëjnë politikë me punën e tyre, sepse mjekët janë aseti ynë më i çmuar. Kush guxon të prekë mjekët do të përballet me të gjithë shqiptarët, të cilët vlerësojnë punën. Vetëm përmes punës ne do të arrijmë të bëjmë Shqipërinë që duam. Edhe pse kemi një vit që na është vrarë zemra, një vit në vështirësi me dy fatkeqësi të mëdha, ne do të përballemi. Kushdo mund ta vuajë nga ju, më besoni unë e vuaj shumë e më shumë, sepse kam një përgjegjësi, që është një nder për mua, që m’u besua e po më besohet të drejtoj sistemin shëndetësor shqiptar, por krenaria ime dhe inspirimi im janë punonjësit e shëndetësisë.
Janë ato stafe që nuk po reshtin së shërbyer 24/7. Patjetër që ka problematika, por kush ka thënë që jemi perfektë? Patjetër që ka shumë probleme, por nëse do të ishim 7 vite më parë, aty do të ishte katastrofa. Falënderoj ata deputetë të opozitës për atë që kanë bërë në këtë kohë, për t’u bashkuar, sepse kjo kohë për këtë ka nevojë. Patjetër që ka problematika, që ka vonesa me tamponët, sepse ka shumë fluks. Por ne po punojmë për të tejkaluar cdo sfidë. Kush mendon se është e lehtë, o nuk ka punuar ndonjëherë, ose thjesht e sheh nga jashtë si spektator”, tha Manastirliu.
Zakoni për të fjetur me flokë të lagur ka një sërë efektesh anësore.
Nëse laheni gjatë natës, disa nga këto efekte anësore mund t’ju bëjnë ta mendoni ndryshimin e rutinës tuaj të kujdesit për flokët dhe të investoni kohë shtesë për tharjen e tyre përpara se të shtriheni.
Mund të shkaktojë acarim të skalpit
Zakonisht ne fajësojmë shampon tonë për këtë, por arsyeja për kruajtjen dhe irritimin e lëkurës mund të jetë zakoni që flini me flokë të lagur. Sëmundjet e skalpit të kokës, si zbokthi, mund të ndodhin kur flini me flokë të lagur. Kur flemë me flokë të lagur, një mjedis i lagësht dhe i ngrohtë mund të rrisë rritjen e baktereve.
Ju ngatërrohen flokët
Flokët e lagur janë të brishtë. Kur shkoni në shtrat para se t’i thani, mund të ngatërrohen gjatë gjumit. Në mëngjes, do ta keni të vështirë t’i krihni dhe kjo mund të shtojë stres në rutinën tuaj të mëngjesit.
Mund t’ju japë dhimbje koke
Nëse shkoni në shtrat me kokë të lagur, shanset janë që të zgjoheni me dhimbje koke. Disa ekspertë të kujdesit të flokëve thonë se gjumi me flokë të lagur ul temperaturën e trupit dhe kjo shkakton dhimbje koke teksa trupi përpiqet të ngrohet. Specialistët e tjerë besojnë se të shkosh në shtrat me flokët e mbështjellë me një peshqir shkakton dhimbje dhe madje mund të ndërpresë gjumin.
Flokët bëhen të shpupuritur
Flokët e lagur krijojnë fërkime të forta në jastëk, duke i bërë flokët tuaj të shpupuritur. Koha shtesë për të tharë flokët tuaj përpara shtratit mund t’ju kursejë paratë që keni shpenzuar për produkte kundër këtij fenomeni.
Nuk do të lejojë që flokët e hollë të fitojnë volum
Flokët e hollë janë delikatë dhe u mungon volumi. Fjetja me kokë të lagur është veçanërisht e dëmshme për këtë lloj flokësh. Nuk mund ta rimarrin volumin lehtë, kjo është arsyeja pse nëse shkoni rregullisht në shtrat me flokë të lagur, do ta bëjë atë të duket edhe më pak voluminoz.
Është një nga arsyet kryesore për majat dyshe
Meqenëse flokët e lagur janë të prekshëm nga ndarja e majave në 2 pjesë, hedhja dhe kthimi gjatë gjumit mund të shkaktojë maja të ndara.
Shkakton acarim të lëkurës
Gjumi me flokë të lagur ndikon, jo vetëm kokën, por edhe lëkurën. Kur ndryshoni pozicion gjatë gjumit, flokët mund t’ju biejnë në fytyrë. Kombinimi i flokëve të lagur dhe temperaturës në dhomën e gjumit, mund të sigurojë kushtet e përsosura për rritjen e baktereve irrituese të lëkurës.
/NOA.al