Shendetesi

Flini më pak se 6 orë gjumë, ja cfarë ndodh me trupin tuaj në këtë rast

Të rinjtë zakonisht flenë shumë vonë gjatë mbrëmjes dhe ngrohen herët në mëngjes për punë.

Në shumicën e rasteve nuk e plotësojnë 8 orarshin e domosdoshëm për jetesë të shëndetshme dhe kjo gjë shoqërohet me probleme të shumta për trupin.

Shtim në peshë

Orët e pakta të gjumit rrisin rrezikun e mbipeshës me 15%. Kjo sepse hormoni leptin zvogëlohet, gjë që sinjalizon se jemi të ngopur dhe rrit hormonin që stimulon urinë, grelinën.

Dehidratimi

Sipas hulumtimeve të fundit, kur trupi nuk plotëson të paktën 8 orët e nevojshme, ai dehidrohet gradualisht. Dhe këtë mund ta kuptoni me ndjenjën e lodhjes që keni gjatë ditës, për shkak të dehidratimit të trupit. Prandaj, kur flini disa orë, sigurohuni të pini më shumë ujë gjatë ditës.

Kujtesë e dobët

Sipas ekspertëve, rrugët midis qelizave të trurit krijohen gjatë gjumit. Kështu, tek ata që flenë disa orë, gatishmëria dhe përqendrimi mund të bien deri në 32%.

Sëmundje të zemrës

Mungesa e gjumit për një kohë të gjatë shoqërohet me presion të lartë të gjakut dhe nivele më të larta të inflamacionit. Si rezultat, rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës rritet në planin afatgjatë.
/NOA.al

Flini më pak se 6 orë gjumë, ja cfarë ndodh me trupin tuaj në këtë rast Read More »

Deri më sot këtë frut e keni ngrënë gabim, mësoni si duhet konsumuar

Një shprehje thotë se një mollë në ditë mban larg mjekun. Dhe në fakt është e vërtetë.

Po nëse ju themi që deri më sot këtë frut e keni ngrënë gabim, do ta besoni?

Nëse e keni ngrënë pa fara, thuajse nuk vlen shprehja e mësipërme.

Sipas një studimi nga Graz University of Technology në Austri, ne bëjmë një gabim të madh nëse hedhim bërthamën e mollës.

Arsyeja: Studiuesit zbuluan se një bakter miqësor i quajtur “Lactobacillus”, i cili ndihmon në çrregullimet e tretjes, gjendet në bërthamën dhe farat e mollës.

Kështu që ata zbuluan se bakteret e dobishme gjenden në të gjithë mollën, por shumica është e përqendruar në fara, që ne të gjithë e hedhim. /noa.al/

Deri më sot këtë frut e keni ngrënë gabim, mësoni si duhet konsumuar Read More »

Eksperti: ‘Zonja ministre, më lejoni t’ju jap një këshillë.Ikni dhe lërini vendin dikujt që…’

Eksperti i shëndetit public, Erion Dasho ka reaguar pas bashkëbisedimit të sotëm të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ku foli për situatën kaotike në vend për shkak të përhapjes së Covid-19.

Përmes një statusi të titulluar “Një aktore e keqe në një interpretim patetik”, Dasho ka akuzuar Manastirliun si një person të paaftë për atë pozicion, teksa e ka këshilluar të japë dorëheqjen dhe t’i lë vendin një eksperti.
Reagimi i plotë i Erion Dashos:

Një aktore e keqe në një interpretim patetik

Më erdhi çudi kur një mesazh i një miku më sugjeroi të shikoja një fjalim prej më shumë se një orë të ministres së shëndetësisë për gazetarët.
Sigurisht, duke mos e patur kohën të tepërt dhe duke shfrytëzuar mundësinë që të jep teknologjia shpenzova rreth 5 minuta për të kuptuar se fjalimi ishte demagogji e pastër e stilit rilindas, pa asnjë përmbajtje, të cilin ministrja si aktore mediokre e interpretonte me gjestikulacione dhe një tonalitet zëri thellësisht patetik.

Tema kryesore ishte “do të”, pra nami që do të bëjë ministrja në të ardhmen (ndoshta kur COVID të ketë ikur) dhe çuditërisht lajmi se do të vijnë (përsëri “do të” vijnë) 200 mijë teste për COVID.

Kjo pavarësisht se shefi i vet, kryeministri, dje tha se testet kërkojnë ti bëjnë ata që kanë interesa të lidhura me kompanitë farmaceutike dhe se testet nuk kanë vlerë.

Megjithëse bëra edhe një status të shpejtë me këtë temë, miku virtual nuk u kënaq dhe sërish më pyeti “Po për fundin e intervistës çfarë mendon?” Me insistimin e tij se në atë fund interviste ministrja bënte një debat në distancë me ato që kam shkruar e folur unë gjatë muajve të fundit, i pashë edhe 10 minutat e famshme.

Nuk e di dhe as jam i interesuar ta di në se debati ka qënë me mua apo kolegë të tjerë të mi, por ato 10 minuta më lanë një shije shumë të keqe.

Së pari, ministrja duke harruar se nuk jeton as në Bjellorusinë e Lukashenkos dhe as në Korenë e Kim Jong-unit i jepte porosi gazetarëve se kë ekspert duhet të intervistojnë dhe kë jo.

Së dyti, me një falsitet revoltues promovonte mjekët e familjes dhe ata të spitaleve COVID duke theksuar se ata po luftojnë çdo ditë me “armikun e padukshëm” dhe po përballohen me privacione të përshkruara sërish me stil patetik. Këtyre mjekëve ministrja bën mirë t’u dërgojë protokollet dhe t’i trajnojë si t’i përdorin pasi deri tani i ka dërguar në luftë me pushkë me gjalm. Mjekët të ç’orientuar kanë bërë shpesh (shumë herë jo për faj të tyre) gafa duke shkaktuar më shumë dëm se sa dobi

Së treti, midis kolegëve ka mantelbardhë heronj, sikundër ka edhe pazarexhinj që po marrin përqindje nga farmacitë dhe çarterat e Turqisë apo që i kanë kthyer klinikat private në çerdhe spekulimi. Ministrja bën mirë të ndajë miellin nga krundet që gazetarët të mos t’i shërbejnë spekulantëve në vend të engjëjve.

Zonja ministre,

Sot duke ju parë në konferencën për shtyp më kujtuat ata nxënësit e dobët që kur shkruanin ndonjë hartim mediokër, e lexonin me intonacion me qëllim që të preknin zemrën e mësuesit për ndonjë notë më tepër.

Më erdhi keq për orët që kam harxhuar me ju në vitin 2013, kur erdhët si drejtore e QSUT-së dhe mbaje me vete një libër menaxhimi. Mundohesha të sqaroja parimet e menaxhimit shëndetësor dhe rolin e teknologjisë, por më kot se vetmja gjë që kërkove nga qendra e telemjeksisë ishte një faqe interneti. Kaq ishte dhe kaq ngeli “vizioni” juaj në QSUT!

Më shumë keq më erdhi për orët e kaluara në mars 2020 në zyrën tuaj kur mundohesha të mbushja mendjen tuaj dhe të komitetit se nevojitej përfshirja e mjekëve të familjes në dhënie këshillash telefonike për qytetarët e kthyer nga Italia, për të vendosur një sistem survejance dixhitale, për të filluar trajnimin e mjekëve në spitalet rajonale dhe për të forcuar sistemet e logjistikës. Këto masa, ju dhe komisioni juaj i “heronjve” nuk i keni marrë as sot dhjetë muaj më pas!

Prandaj, zonja ministre, më lejoni t’ju jap një këshillë të tretë dhe qoftë e vërteta.

Ikni dhe lërini vendin dikujt që di të hartojë politika shëndetësore dhe strategji, dikujt që ka aftësi organizative, dikujt që dëshiron t’u shërbejë qytetarëve dhe jo oligarkëve.

Do të bëni mirë t’i kurseni qytetarëve patetizmat dhe t’i lini të jetojnë.

Nuk është vonë…

Eksperti: ‘Zonja ministre, më lejoni t’ju jap një këshillë.Ikni dhe lërini vendin dikujt që…’ Read More »

Ja cfarë duhet të bëni për t’u ndjerë të bukur

Vetëvlerësimi dhe konfidenca jonë rritet kur ne ndihemi bukur, si brenda dhe jashtë. Duhet të fiksoni se të gjithë jemi të bukur, por ndonjëherë na nevojitet një shtysë e vogël për ta vënë re!

Ja disa këshilla që do ju bëjne të ndiheni dhe dukeni mirë:

Bëni një kompliment

Kur ju komplimentoni dikë, ju ndihmoni edhe vetveten. Kjo sepse kur lumturoni dikë, ju ndiheni mirë edhe për veten tuaj. Të ndihmosh të tjerët është gjithmonë dicka e bukur!

Një gjumë i mirë

Pa gjumë të mjaftueshëm, ndjesia e të dukurit bukur nuk do të jetë e mjaftueshme përgjatë ditës suaj!

Kujdesuni për trupin tuaj

Dhjetë minuta ushtrime në ditë është më mirë se asgjë!

Megjithatë kini parasysh se cdo gjë që ju bën të jeni vetvetja është unike dhe e bukur kurdoherë!
/NOA.al

Ja cfarë duhet të bëni për t’u ndjerë të bukur Read More »

Si të shpëtoni nga rrudhat brenda pak orësh me një maskë

Edhe pse shumë njerëz janë krenarë për rrudhat e tyre, si një shenjë e rrugës së jetës dhe mençurisë së tyre, të tjerë nuk janë në gjendje t’i pranojnë ato, duke i konsideruar si një defekt kozmetik.

Kjo është arsyeja pse disa njerëz mbështeten tek produktet kozmetike.

Maska natyrale me bazë karote, që përshkruajmë më poshtë është shumë efikase në eliminimin e rrudhave, duke shmangur përdorimin e kimikateve, një krem me efekt botoks.

Për ta përgatitur, thjesht fruloni një karotë me pak ujë derisa të merrni qëndrueshmërinë e një kremi.

Vendoseni atë në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për të paktën 10 minuta, para se ta shpëlani me ujë të ftohtë.

Karota përmban shumë antioksidante, dhe është e shkëlqyeshme për parandalimin e plakjes së lëkurës. /noa.al/

Si të shpëtoni nga rrudhat brenda pak orësh me një maskë Read More »

Ha një spec djegës dhe jeto më gjatë, përfitimet e mrekullueshme për shëndetin

Një jetë e gjatë dhe një zemër më e shëndetshme, për adhuruesit specit djegës. Konsumatorët mund të jetojnë më gjatë dhe kanë një rrezik të reduktuar ndjeshëm të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare ose kanceri, sipas hulumtimit paraprak që do të paraqitet në sesionet shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës në vitin 2020.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se ngrënia e specave djegës, ka një efekt anti-inflamator, rregullatori antioksidues, antikanceroz dhe glukozës në gjak për shkak të kapsaicinës, e cila i jep specit djegës intensitetin kur hahet.

Për të analizuar efektet e specit djegës në vdekshmërinë e të gjitha shkaqeve dhe sëmundjeve kardiovaskulare, studiuesit vërejtën 4,729 studime nga pesë baza të të dhënave globale shëndetësore (Ovid, Cochrane, Medline, Embase dhe Scopus). Analiza e tyre përfundimtare përfshin katër studime të mëdha që përfshinin rezultate shëndetësore për pjesëmarrësit me të dhëna mbi konsumin e djegës.

Të dhëna për shëndetin dhe dietën nga mbi 570,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali, Kinë dhe Iran u përdorën për të gjetur ndryshime midis atyre që e konsumojnë dhe ata që nuk e kanë përdorur kurrë ose rrallë.

Në krahasim me njerëzit që rrallë ose kurrë nuk hanin spec djegës, u gjet një ulje relative e 26% të vdekshmërisë kardiovaskulare, një ulje relative e 23% të vdekshmërisë nga kanceri dhe një ulje relative e 25% e vdekshmërisë për të gjithë shkaqet.

Rezultatet, megjithatë, paralajmërojnë studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Bo Xu, kardiolog në Klinikën Cleveland në Institutin e Zemrës, kërkojnë paraprakisht konfirmim të mëtejshëm në një nivel shkencor.

Gjithashtu është e nevojshme të kuptohet nëse ka ndonjë lloj speci djegës ose sasi që mund të shoqërohet me përfitime shëndetësore. /noa.al/

Peperoncino

Ha një spec djegës dhe jeto më gjatë, përfitimet e mrekullueshme për shëndetin Read More »

Përfitimet shëndetësore të frutave agrume

Agrumet rriten në pemë dhe shkurre dhe origjinën e kanë nga rajoni i Himalajeve. Këto fruta rriten në të gjithë botën, gjatë gjithë vitit veçanërisht në vende si Azia Juglindore, Australia dhe Papua Guinea e Re, në varësi të stinës në klimat subtropikale dhe tropikale.

Varieteteve të ndryshme të agrumeve janë portokall, limon, lime, mandarina dhe grejpfrut. Limonët ofrojnë mjaft përfitime shëndetësore, sepse ato janë të pasura me acid citrik, i cili dihet se është një antioksidant i fuqishëm, ndërsa portokallet janë një burim i mirë i vitaminës C, transmeton arbresh.info.

Por se cilat janë të mirat shëndetësore që sjellin këto fruta, mund të lexoni më poshtë:

Vitamina dhe minerale

Një portokall me madhësi të mesme ka marrjen e nevojshme ditore të vitaminës C të nevojshme për të mbrojtur trupin kundër sëmundjeve që ka lodhjen si simptomën e saj kryesore. Vitamina C mban sistemin imunitar dhe lëkurën në gjendje të mirë. Për më tepër, magnezi, kaliumi, fosfori dhe bakri në agrumet luajnë një pjesë të madhe në procese të caktuara trupore. Agrumet gjithashtu dihet se përmbajnë një kombinim të shëndetshëm të flavonoideve dhe karotenoideve që mbrojnë trupin kundër sëmundjeve të dëmshme.

Parandalimi i kancerit

Agrumet veprojnë si antioksidantë dhe parandalojnë kancerin duke bllokuar në mënyrë efektive shprehjen e gjeneve kanceroze. Edhe agrumet shkatërrojnë kancerogjenët me këtë metodë. Kanceri i gjirit, kanceri i stomakut dhe pankreasit mund të parandalohet nëse agrumet konsumohen rregullisht. Madje, sipas një studimi një qitro mjafton për të zvogëluar rrezikun e kancerit të mushkërive.

Vret qelizat e pashëndetshme të trurit

Sëmundjet e Alzeihmer dhe Parkinson janë dy nga llojet më të zakonshme të sëmundjeve neurodegjeneruese që mund të parandalohen nga konsumi i flavonoideve në agrumet.

Humbja e peshës

Portokallet janë një burim i bollshëm i fibrave. Është një fakt i njohur se fibra është e nevojshme për të përmirësuar funksionet e sistemit të tretjes, duke shkaktuar humbje peshe si rezultat. Fibra mbush stomakun dhe ul ndjeshëm oreksin. Një limon përmban 12 kalori dhe një portokall përmban 62 kalori. Një studim i fundit ka gjetur se njerëzit që konsumojnë rregullisht limon dhe portokall kishin peshë më të ulët në krahasim me ata që nuk i konsumonin.

Ndalon formimin e gurëve në veshka

Sipas një studimi që vëzhgoi formimin e gurëve në veshka për një periudhë prej 40 vjetësh, u zbulua se njerëzit që konsumojnë agrume rrallë janë më të prirur për të vuajtur nga gurët në veshka sesa ata që konsumojnë rregullisht agrume. Përmbajtja e ulët e citrateve në urinë është e lidhur me një lloj të veçantë të gurit në veshka. Citrat mund të rriten natyrshëm pa u drejtuar në shtesa të citrateve të kaliumit. Prandaj, konsumi i agrumeve mund të konsiderohet një ilaç natyral kundër gurëve në veshka.
/NOA.al

Përfitimet shëndetësore të frutave agrume Read More »

Zbulohet cili do të jetë spitali i parë Rajonal në Jug të vendit që do të shërbejë si spital Covid

Zbulohet cili do të jetë spitali i parë Rajonal në Jug të vendit që do të shërbejë si spital Covid.
Spitali Rajonal i Fierit do të jetë i pari spital në Jug të Shqipërisë që do hapet dhe do të shërbejë si spital kovidi nëse do të mbushen spitalet në Tiranë; Infektivi, Sanatoriumi dhe Covid 3-4.

Drejtori i OSHKSH, Kujtim Llapi tha për report tv se “nëse do të flisnim brenda disa muajsh tamponi do të dilte për 1-2 ditë ndërsa tani vonojnë 3-4 ditë pasi janë shtuar shifrat e të infektuarve.

Ka persona që dynden te privati për të marrë një përgjigje sa më të shpejtë”. “Ne nuk na mungon as personeli, jemi të pajisur me pneumologë, me infeksionistë. Nëse do të ketë shtrëngesë të madhe dhe numër të lartë të infektuarish, mendohet se spitali i Fierit do krijojë 1-2 pavione për Covid-19, por ende nuk është ezuruar Covid-3 dhe Covid-4”, tha ai.

Zbulohet cili do të jetë spitali i parë Rajonal në Jug të vendit që do të shërbejë si spital Covid Read More »