Shendetesi

Dobitë që sjell orizi në shëndetin tuaj

Orizi padyshim është njëri ndër ushqimet me vlera shumë të larta ushqyese. Orizi i bardhë përmban hekur, vitaminë B, acid folik dhe niacin. Por nuk mundojnë as materiet e fosforit, magnezit dhe kaliumit.

Konsumimi i një filxhani oriz në ditë, përmbushë kërkesat ditore të organizmit me ushqim.

Kokrrat e orizit të bardhë janë të pasura më karbohidrate komplekse, ku edhe rekomandohet të konsumohen sepse prej 45-60% e kalorive vinë nga këto karbohidrate.

Orizi qetëson urinë, është i mirë për shkrirje të kilogramëve. Përmban shumë vitamina, sidomos të kompleksit B, nxit qitjen e ujit të tepërt dhe të toksikeve nga trupi.

Megjithatë orizi nuk ka vetëm vlera, por mund të shkaktojë edhe sëmundje. Shumë dietolog japin argumentimin pikërisht nga vitamina B1, e cila ndodhet vetëm në lëvozhgën e orizit.

Me zhvillimin e teknologjisë sipas dietologëve u bë e mundshme heqja e lëvozhgës së orizit dhe njerëzit filluan të preferonin orizin e bardhe ndaj atij kafe.

Ky proces largoi edhe vitaminën B1 ose ndryshe Thiaminen, mangësia e së cilës shkakton sëmundje të zemrës dhe të sistemit nervor. /NOA.al

Dobitë që sjell orizi në shëndetin tuaj Read More »

Disa këshilla për një lëkurë të bukur dhe rinore

Nuk është asnjëherë shumë herët për të menduar se si të ruani freskinë e rinisë.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në plakjen e lëkurës, prandaj kujdesuni për të për aq kohë sa e keni ende mundësinë.

Ja disa këshilla që mund të bëni për një lëkurë të bukur dhe rinore.

Përdorni scrub dy herë në javë

Scrub-et e fytyrës përmbajnë mikrokokriza që ndihmojnë në largimin e qelizave të vdekura. Në këtë mënyrë, rigjenerohen qeliza të reja dhe kjo ndihmon që lëkura juaj të duket e bukur. Këshillohet që të përdorni scrub të paktën 2 herë në javë dhe mund ta bëni edhe vetë në shtëpi. Për shembull, mund të bëni scrub-in tuaj duke përzier boronicat, sheqerin dhe mjaltin.

Investoni në një hidratues të mirë

E besoni ose jo, kremi i kërpit CBD është një opsion shumë i mirë për hidratimin e fytyrës, pasi ka veti anti-inflamatore dhe e bën lekurën tuaj të duket më e freskët. Kremrat e fytyrës CBD janë një zgjidhje shumë e mirë, sidomos nëse keni predispozitë për akne, sepse ndihmojnë në reduktimin e puçrave dhe skuqjes. Gjithashtu, këta kremra reduktojnë prodhimin e tepërt të vajit, gjë që e bën lëkurën tuaj të jetë më pak e yndyrshme.

Përdorni produkte natyrale

Kimikatet e shumta që gjenden në disa kremra janë të dëmshme, sepse mund t’ju krijojnë rrudha, thatësirë dhe iritim. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të përdorni produkte që janë tërësisht natyrale, pa fragranca dhe alkol.

Lajeni fytyrën dy herë në ditë

Fytyra duhet larë një herë në mëngjes dhe një herë në darkë. Gjithashtu, nëse bëni aktivitet fizik, duhet ta lani fytyrën edhe pas fiskulturës, pasi djersa bllokon poret. Ama, vini re! Nuk duhet ta lani fytyrën më shumë se ç’duhet, pasi mund t’ju thahet dhe iritohet. Në mëngjes përdorni një larës të butë dhe krem hidratues, kurse në darkë një larës vajor dhe krem hidratues. /NOA.al

Disa këshilla për një lëkurë të bukur dhe rinore Read More »

Këto janë frutat që ndikojnë në shkrirjen e dhjamit

Kur është fjala te humbja e peshës, ushqimi të cilin e konsumojmë është po aq i rëndësishëm sa ai që nuk duhet ta konsumojmë.

Tanimë dihet se konsumimi i frutave është një mënyrë e shkëlqyeshme për të humbur peshë dhe për të djegur yndyrë.

Frutat përmbajnë një sasi të ulët të kalorive dhe në të njëjtën kohë përmbajnë një numër të madh të vlerave ushqyese.

Sipas Food World Blog, disa fruta të cilët ndikojnë në humbjen e peshës si dhe shkrirjen e yndyrës janë:

Mollët

Kanë një sasi të lartë të fibrave, vitaminave dhe mineraleve. Njëkohësisht ndikojnë shumë në shkrirjen e dhjamit.

Kajsitë

Këto fruta përmbajnë shumë fibra, të cilat e bëjnë thithjen e yndyrës së tepërt në organizëm.

Avokado

Prania e acideve yndyrore, që janë të kategorizuara si yndyra të mira, ndikojnë në procesimin dhe konvertimin e yndyrës në energji.

Bananet

Janë shumë të mira në humbjen e peshës, për shkak se bëjnë të ndihesh i ngopur nga përmbajtja e magnezit dhe disa përbërësve të tjerë ushqyes.

Boronicat

Krahas efekteve pozitive që këto fruta i kanë për shëndetin, ato ndikojnë gjithashtu edhe në humbjen e peshës dhe përmirësimin e procesit të metabolizmit.

Pjepri

Përmban shumë agjentë antiinflamatorë, të cilët e mundësojnë yndyrën të shkrihet më lehtë.

Limoni

Tashmë është i njohur për ndikimin e tij në shkrirjen e dhjamit. Limoni me ujë, është një nga pijet më të preferuara nga nutricionistët për humbje të peshës.

Disa fruta të tjerë që kanë veti “magjike” në shkrirjen e dhjamit janë: nektarinat, dardhat, shegat, shalqiri, si dhe kumbullat.

Këto janë frutat që ndikojnë në shkrirjen e dhjamit Read More »

3 arsyet pse duhet të pini ujë me limon edhe gjatë dimrit, ja çfare i sjell organizmit

Një filxhan kafe, një gotë qumësht apo një kakao e ngrohtë? Për shumë njerëz mënyra se si nisin ditën bëhet përcaktuese për vijimësinë e saj.

Por nëse doni t’i bëni një të mirë të madhe organizmit, hiqni dorë nga alternativat e mësipërme dhe zëvendësojini me ujë me limon. Edhe pse dimër, e ndoshta diçka e ngrohtë do të ishte idealja për zgjimin, uji me limon nuk duhet të mungojë as në këtë stinë.
1.Lehtëson trejten: Lëngu i limonit nxit mëlçinë të prodhojë sa më shumë lëng biliar, një acid shumë i rëndësishëm për procesin e trejtjes së ushqimeve. Sipas American Cancer Society, të gjithë pacientët që kanë probleme me kolitin duhet të nisin ditën me lëng limoni.

2.Pastron organizmin: Mënyra më e mirë për të eleminuar toksinat nga organizmi është nëpërmjet urinës. Acidi citrik i limonit jo vetëm që stimulon prodhimin e shpeshtë të urinës. Përmirëson gjithashtu funksionin e enzimave të mëlçisë duke sjellë detoksifikimin e saj.

3. Rrit veprimin e sistemit imunitar: Limoni është i pasur me acid askorbik ( vitaminë C) që forcon veprimin e sistemit imunitar, duke krijuar një barrierë që mban larg infeksionet e ndryshme. Kur pini ujë me limon trupi juaj përthith shumë hekur, një përbërës i rëndësishëm që nxit veprimtarinë metabolike.

3 arsyet pse duhet të pini ujë me limon edhe gjatë dimrit, ja çfare i sjell organizmit Read More »

Kombinimi që l ufton kollën dhe largon gëlbazën

Kollitja është një gjendje shumë e zakonshme dhe normale, e cila të prek më së shumti në muajt e ftohtë.

Është një reagim natyral i trupit, por mund të bëhet shumë e bezdisshme dhe, në disa raste, të jetë simptomë e një gjendjeje më serioze.

Për kollën e shkaktuar nga ftohja ose akumulimi i gëlbazës mund të përdoret ky ilaç natyror që përgatitet me karotë, i pasur me vitamina A, B dhe C dhe me minerale si kalciumi, hekuri, kaliumi, natriumi dhe fosfor.

Të gjitha këto vitamina janë shumë efektive në lehtësimin e simptomave të kollës, ftohjes dhe akumulimit të gëlbazës dhe mukusit.

Përbërësit: 5 karota organike, 1 lëng limoni, 4 lugë mjaltë.

Pritini karotat në copa dhe i vini të ziejnë për disa minuta, derisa të zbuten.

Lëreni të ftohet, pastaj i shtypni me një pirun dhe i përziejeni me lëngun e limonit dhe mjaltin deri sa të bëhet një masë homogjene që të mbahet në një kavanoz qelqi me një tapë hermetike.

Merrni 4 ose 5 lugë në ditë për të shpejtuar trajtimin e kollës dhe largimin e gëlbazës. /noa.al/

Kombinimi që l ufton kollën dhe largon gëlbazën Read More »

Konsumimi i një avokadoje në ditë zgjat jetën

Ekspertët më të mirë të ushqimit së fundmi kanë zbuluar se konsumimi i një avokadoje në ditë zgjat jetën.

Avokado është një super ushqim me mijëra përfitime: këtë e thonë ekspertët e fitnesit, dietologët, por edhe ata që adhurojnë apo janë amatorë të sportit të cilët këtë frut e bëjnë pjesë në ditën e tyre.

Avokado njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë për t’i prodhuar në mënyrë që të ketë energji të mjaftueshme. Ky frut nuk lejon që në zonat më problematike të trupit të krijohet celuliti.

Megjithatë, si për të gjithë gjërat, edhe me avokadon është mirë që të mos e ekzagjeroni; duhet të konsumoni një në ditë, sasi për të cilën të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord.

Këshilla për mënyrën e përdorimit

Përdorni një thikë për ta ndarë avokadon në dy pjesë, ndërsa bërthamën hiqjani me ndihmën e një luge apo me majën e thikës.

Më pas ndajeni avokadon në katër pjesë, secila nga gjysmat ndahet në dy pjesë.

Më pas hiqni lëvoren me dorë, si të jeni duke qëruar një banane, kjo bëhet për të ruajtur sasinë e karotenoideve pas lëkurës.

Gjatë kontaktit me ajrin, tuli i avokados mund të nxihet dhe për ta shmangur këtë spërkateni me lëng limoni apo uthull.

/NOA.al

Konsumimi i një avokadoje në ditë zgjat jetën Read More »

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo.

Nëse me dëshirë zgjoheni për shkak të punës për çdo ditë, zgjohuni në të njëjtën kohë edhe gjatë vikendit kur nuk shkoni në punë – do të ndiheni shumë më mirë, më energjikë dhe më të kënaqur se sa të flini më gjatë.

Sipas mindbodygreen, është mirë të keni edhe ndonjë rutinë, të cilat kanë të bëjnë me zgjimin e mëngjesit dhe ndihmojnë të filloni ditën me energji të mirë, për shembull, të bëni një dush apo të meditoni, transmeton Telegrafi.
Njerëzit të cilët zgjohen në të njëjtën kohë janë më të lumtur

Koha në të cilën zgjoheni çdo mëngjes mbase është njësoj e rëndësishme si edhe koha e shkuarjes për të fjetur gjumë natën e kaluar, ka treguar një hulumtim të cilin e ka bërë ëeb portali Mattress Inquirer.

Individët, të cilët zgjohen rreptësisht në të njëjtën kohë, janë më të kënaqur në të gjitha aspektet e jetës se njerëzit të cilët ndonjëherë zgjohen më herët dhe herë-herë më vonë dhe nuk e kanë rutinën e tillë.
Produktiviteti dhe kënaqësia me punën janë më të mundshëm

Disa hulumtime na bëjnë të supozojmë që zgjimi i hershëm në të njëjtën kohë do të mund të jetë çelësi për produktivitet kulmor, gjë që do të shpjegonte përse individët të cilët e kanë këtë shprehi shpesh janë më të kënaqur me situatën e tyre financiare dhe afariste.

Ajo shprehi është e mirë për shëndetin fizik dhe psikik

Orari i çrregullt i gjumit dhe i zgjimit mund të dëmtojë organizmin me uljen e nivelit të kolesterinës së mirë, rritjen e yndyrës trupore dhe faktorëve të rrezikut për diabet dhe sëmundje të zemrës, ka treguar hulumtimi.

Gjithashtu, kjo nuk është mirë as për shëndetin mendor.

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë Read More »

Këshilla për ‘një trup dhe mendje të shëndoshë’

Të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme do të thotë që të konsumoni një shumëllojshmëri ushqimesh, që iu japin lëndët ushqyese për të qëndruar shëndetshëm, të ndiheni mirë dhe të jeni energjik.

Këto lëndë ushqyese përfshijnë proteina, karbohidrate, yndyrna, ujë, vitamina dhe minerale.

Disa këshilla si të ushqeheni shëndetshëm:

Bazoni vaktet tuaja tek karbohidratet

Konsumoni shumë fruta dhe perime

Përdorni më tepër peshkun

Ndërprisni përdorimin e sheqernave dhe yndyrnave të tepërta

Hani më pak kripë, jo më tepër se 6g për të rriturit

Bëhuni aktivë dhe kryeni ushtrime fizike

Mos humbisni asnjëherë vaktin e mëngjesit

Konsumoni ujë në bazë të peshës trupore

Ushqimi i shëndetshëm ndërton tru te shëndetshëm.

“Furnizimi” i organeve me energji dhe lëndë ushqyese ka një hierarki të caktuar, ku truri vjen i pari, pastaj gjithë të tjerët.

Pra, në njëfarë mënyre, truri ynë është VIP ndër organet tona.

/NOA.al

Këshilla për ‘një trup dhe mendje të shëndoshë’ Read More »