Shendetesi

Najada Çomo paralajmëron ashpërsimin e masave

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik, Najada Çomo, ka shpjeguar në emisionin “Opinion” vendimin për mbylljen e universitete për një muaj. Çomo u shpreh se vendimi është marrë pasi janë shtuar shumë rastet me COVID dhe universitetet shihen si një institucion risku për të përhapur COVID “Më lejo që në cilësinë e Komitetit Teknik, duke parë trendin e infektimeve u pa e udhës që për një muaj të zhvillohet mësimi online”, tha ajo
E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se pse nuk është marrë i njëjti vendim dhe për lokalet dhe bare, Çomo tha se të shkosh në kafe është zgjedhje dhe e merr përsipër riskun e infektimit. “Mësimi është i detyruar ndërsa shkuarja në lokal është një zgjedhje. Kur zgjedh të shkon në një vend që që nuk mbahet maska ti ke risk që të infektohesh. Ndërsa në universitete ti shkon me detyrim dhe ke risk që të infektohesh dhe të infektosh të tjerët”, shtoi Çomo.

Lidhur me një mbyllje të dytë, shefja e infektivit u shpreh se mund të ketë një mbyllje të pjesshme nëse rriten rastet në ditët në vijim. “Shpresoj që jo, por nëse shifrat vijojnë që të jenë alarmante rrezikojmë një mbyllje të pjesshme të Shqipërisë. Mund të ketë një mbyllje të zonave që të janë më të rrezikuara”, u shpreh mjekja. Më tej Çomo u shpreh se dhe për lokalet mund të ketë një masë kufizuese. “Besoj dhe pjesa e lokaleve do ketë ndonjë veprim të dytë nga qeveria., Nuk është çështja e kontrollin se çështja e maskave dhe distancimi fizik, edhe në vende të tjera që kanë shtim rastesh shikon njerëz që mbajnë maska, ndërsa në Tiranë nuk e mbajnë”.

Najada Çomo paralajmëron ashpërsimin e masave Read More »

Përdorimi i kafesë sjell dobi apo dëme në shëndetin tuaj

Shumë njerëz pinë deri në 3 apo 4 gota kafe në ditë duke e konsideruar të mirë për shëndetin e tyre.

Kafeja është e pasur me antioksidantë duke reduktuar kështu rrezikun e shumë sëmundjeve, si diabetin e tipit 2, sëmundjen e mëlçisë, kancerin kolorektal, kancerin Alzheimer dhe atë të lëkurës.

Megjithatë, ajo gjithashtu përmban kafeinë, një nxitës që mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Kafeina është substanca psikoaktive e konsumuar më së shpeshti në botë.

Pijet joalkoolike, çaji dhe çokollata përmbajnë kafeinë, por kafja është burimi më i madh i saj.

Kafeina bllokon funksionin e një neurotransmituesi frenues (hormon i trurit) i quajtur adenozinë.

Duke bllokuar adenozinën, kafeina rrit aktivitetin në trurin tuaj dhe liron neurotransmetues të tjerë si norepinefrina dhe dopamina.

Kjo zvogëlon lodhjen dhe ju bën të ndiheni më të vëmendshëm.

Ka edhe disa aspekte negative që lidhen me pirjen e kafesë, por kjo varet nga individi.

Konsumimi i kafeinës mund të shkaktojë ankth, gulçime të zemrës dhe madje sulme paniku.

Nëse jeni i ndjeshëm ndaj kafeinës, shmangni kafenë plotësisht.

Një tjetër efekt anësor i padëshiruar është se kafeja mund të prishë gjumin.

Nëse ajo e zvogëlon cilësinë e tij, mos e konsumoni atë para se të shkoni në shtrat.

Kafeina gjithashtu mund të ketë efekte direkte në rritjen e presionit të gjakut, edhe pse këto zakonisht zhduken me përdorim të rregullt.

Megjithatë, mund të vazhdojë një rritje e lehtë e presionit të gjakut prej 1-2 mm / Hg.

Një çështje tjetër me kafeinën është se ajo mund të çojë në varësi.

Kur njerëzit konsumojnë rregullisht kafeinë, ata bëhen tolerantë ndaj tij.

Mirëpo, edhe heqja dorë nga kafeina shkakton dëmin e vet.

Fillojnë të shfaqen simptoma të tilla si dhimbje koke, lodhje dhe nervozizëm, gjendje kjo që mund të zgjasë për disa ditë.

Ka disa gjëra që mund të bëni për të maksimizuar efektet e dobishme shëndetësore të kafesë.

Kafenë duhet ta konsumosh çdo ditë në sasi të caktuara dhe të mos e teproni me përdorimin e tij.

/NOA.al

Përdorimi i kafesë sjell dobi apo dëme në shëndetin tuaj Read More »

Pse nuk ju bën mirë qumështi të gjithë të rriturve

Qumështi është ushqimi i parë që konsumojmë kur lindim.

Teksa foshnjat e kanë të domosdoshëm për t’u rritur, kjo nuk vlen njëlloj për të rriturit, pasi një numër i madh njerëzish ka filluar të zhvillojë intolerancën ndaj laktozës, e cila gjendet në qumësht. Nëse eliminoni produktet e qumështit, do t’i vëreni disa ndryshime.

Nuk do të keni probleme me stomakun, si për shembull dhembje, fryrje dhe gazra. Kur trupi vështirë e përballon laktozën, në zorrë krijohen thartira dhe gazra, gjë që shkakton dhimbje dhe fryerje. Kur e ndërprisni konsumimin e produkteve të qumështit, këto probleme në tërësi do të zhduken.

Po ka dhe një të mirë tjetër, pasi do të humbni disa kilogramë. Laktoza është sheqer, ndërkaq sheqeri i kontribuon shtimit të peshës së trupit.

Kur eliminoni produktet e qumështit nga ushqimi, kjo do të thotë që futja e sheqerit në organizëm do të zvogëlohet, prandaj ky është hapi i parë drejt humbjes së peshës trupore.

Edhe organi tretës do të punojë për mrekulli. Intoleranca ndaj laktozës shton sasinë e ujit në zorrë, gjë që çon deri në pengesa në tretje, deri në shfaqjen e diarresë apo madje edhe në kapsllëk.

Kur ndërprisni konsumimin e këtij ushqimi, jashtëqitja brenda një kohe shumë të shkurtër do të normalizohet.

Ndikim do ketë dhe në pamjen tuaj. Lëkura do të jetë me shëndetshme dhe më e pastër.

Trupi eliminon mbetjet dhe toksinën në tri mënyra: me urinim, nëpërmjet jashtëqitjes dhe nëpërmjet poreve. Ndjeshmëria ndaj produkteve të qumështit mund të manifestohet edhe në lëkurë, në formën e pikave të zeza, akneve, sukrepit, madje edhe ekzemës./NOA.al

Pse nuk ju bën mirë qumështi të gjithë të rriturve Read More »

Mos i bëni kurrë këto gabime që lidhen me higjenën

Janë pesë gabime, që njerëzit i harrojmë, ose i nënvlerësojnë, por kanë shumë rëndësi për shëndetin e njeriut dhe që lidhen me higjenën. Mjafton vetëm pak kujdes! Ja cilët janë ato:

Kafshimi i thonjve tuaj si një mënyrë për të përballuar stresin:

Ndonjëherë kafshimi i thonjve mund të shkaktohet nga stresi emocional ose mendor dhe përdoret si një mënyrë e lehtë për t’i kapërcyer këto ndjenja.Ju gjithashtu mund të kafshoni thonjtë tuaj pa menduar fare. Për fat të keq, kjo nuk ju bën mirë, as për pamjen dhe as shëndetin tuaj.Hiqni dorë sa më shpejt të jetë e mundur, po kaloni poshtë baktere dhe mikrobe të grumulluara poshtë thonjve tuaj. Gjeni një mënyrë tjetër, alternative dhe më të shëndetshme.

Pastrimi i veshëve me pastrues pambuku:

Shumica prej nesh besojnë se ato na ndihmojnë të pastrojmë veshët. Sidoqoftë, ajo çfarë bëjnë është e kundërta; dylli i tepërt shtyhet, gjë që shkakton më shumë dëm sesa të mira. Si rezultat, shkopinjtë e pambukut mund të jenë një shkak i madh për dëmtimin e veshëve, humbjen e dëgjimit dhe kështu me radhë.Ekspertët mjekësorë ju këshillojnë që të vizitoheni tek një mjek në rast se keni me të vërtetë një problem. Ata do ta zgjidhin problemin tuaj pa shkaktuar dëme të mëtejshme.

Mospastrimi i saktë dhëmbëve tuaj:

Nuk ka rëndësi se sa tërësisht ju i pastroni dhëmbët. Nëse nuk i pastroni dhëmbët me fill dentar, ju vështirë se mund të mbani mishrat e dhëmbëve tuaj në gjendje të mirë. Filli dentar ul rrezikun e baktereve për të shkuar më thellë brenda gojës dhe parandalon inflamacionin e dhëmbëve.

Mospastrimi i sendeve që përdoren përditë:

Sa shpesh mendoni për objektet që i prekni përditë, por nuk i merrni seriozisht? Në të vërtetë, gjëra të tilla si kapëset e çelësave, tastiera, pulti dhe smartphone-t (në mesin e shumë të tjerave) janë vendet ku shumica e baktereve qëndrojnë të mbledhura./NOA.al

909906140

Mos i bëni kurrë këto gabime që lidhen me higjenën Read More »

Pipero: Në këto vende nuk duhet të shkojnë shqiptarët!

Pëllumb Pipero shprehu miratimin e tij për masat e reja të vendosur nga Komiteti i Ekspertëve pasi ditët e fundit po rritjen rastet.

Mjeku tha se shqiptarët duhet të bëjnë kujdes pasi rreziku më i lartë i infektimit vjen nga baret dhe restorantet, ku këshillohet mbyllja me orare.

“Vatër kryesore e përhapjes së virusit janë baret dhe restorantet.

I sugjerova që atëherë komitetit të ekspertëve që të shqyrtonin fashën e orareve për lokalet.

Gjithashtu kërkova mbylljen e kinemave si pjesë e masave. Këto masa janë në përputhshmëri me ecurinë e valës së virusit” tha Pipero.

Pipero: Në këto vende nuk duhet të shkojnë shqiptarët! Read More »

Çfarë duhet të bëjmë për përmirësimin e shëndetit mendor

Shumica e njerëzve dinë se si të kujdesen për shëndetin e tyre fizik – si për shembull duke u ushqyer mirë ose duke lëvizur çdo ditë.
Gjithashtu, dihet nga të gjithë se një mjedis i pastër dhe një ambient i mirë pune sjellin avantazhe për shëndetin.
Nga ana tjetër, shëndeti mendor nuk diskutohet pothuajse fare.
Ndiqni këto këshilla dhe sugjerime, të cilat i kontribuojnë mirëqenies mendore dhe një ndenjeje të mirë për jetën.
Njih veten tënde

Të njohësh veten do të thotë që di se si t’i përdorësh aftësitë e tua dhe e të dish se çfarë të kënaq.

Të jesh i vetëdijshëm për trupin tënd dhe të dallosh sinjalet që lëshon, duke fituar siguri në vetvete.

Njohuria për pikat e forta dhe aftësitë që ka gjithsecili të bëjnë të pranosh se edhe gabimet dhe pikat e dobëta janë pjesë e jona dhe ne duhet të mësojmë t’i kontrollojmë.

Flit për problemet

Të flasësh për gjërat, të dëgjosh, t’i rregullosh gjërat, t’i sqarosh, të tregosh interes, t’i shprehësh gjërat më fjalë, të thuash çfarë të emocionin – janë gjëra që ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe presionit.

Nuk është gjithmonë e lehtë të flasësh hapur për shqetësimet që ke, por nëse merr guximin të flasësh për problemet e tua me njerëzit e tjerë, shpesh nga të dyja anët lindin perspektiva të reja ose zgjidhje.

Është në natyrën e tyre që njerëzit t’i ndajnë gëzimet dhe hallet.

Mëso gjëra të reja

Të mësosh gjëra të reja do të thotë të nisesh në në udhëtim eksplorimi që të nxjerr nga rutina e përditshme e të jep shtytje të reja.

Kur mësojmë nuk vëmë në lëvizje vetëm mendjen, por edhe të gjithë shqisat tona.

Qëndro në kontakt me miqtë

Miqësitë janë të çmueshëm.

Me miqtë mund të ndihesh lirshëm, e të flasësh me ta për çdo gjë.

Relaksohu

Gjej në qetësi forca të reja.

Procesi i të menduarit është një rrjedhë e brendshme dhe e vazhdueshme pamjesh, mendimesh, një gjendje që zien përherë. Prandaj është e rëndësishme që pas një faze aktive të vijojë një fazë relaksimi dhe ripërtëritjeje. Kur jemi të çlodhur ndihemi mirë, jemi të qetë, të lirë dhe të gjallë.

Kush është i çlodhur mund ta kuptojë më mirë veten e të tjerët dhe të marrë vendime me qetësi. Relaksimi gjendet kudo dhe nuk kushton asgjë.

Kërko ndihmë

Të kërkosh ndihmë duhet guxim dhe kjo tregon forcë, jo dobësi.

Mos u dorëzo

Mbaj nën kontroll krizat e jetës.

Të marrësh veten nga një tronditje, hidhërim dhe ngjarje traumatike kërkon kohë.

Prandaj duhet të merrni kohën e nevojshme, por edhe t’i ruani të tjerët në situata krize.

Kur duket se asgjë nuk ka më kuptim, është mirë të përqendroheni në ritmin e jetës (të ushqyerit, frymëmarrjen, gjumin, lëvizjet).

Nuk kemi pse t’i kalojmë këto gjëra vetëm.

Në situata krize duhet të kërkojmë dhe të marrim ndihmë profesionale.

/NOA.al

Çfarë duhet të bëjmë për përmirësimin e shëndetit mendor Read More »

Tri mënyra të thjeshta për të humbur peshë pa e lënë veten të uritur dhe pa bërë stërvitje

Do donim shumë që dhjami i tepërt në zona të caktuara të zhdukej vetë me kalimin e kohës, por fatkeqësisht kjo nuk është e mundur.

Por, sipas “Bright Side”, ekzistojnë disa mënyra alternative për të humbur ato kilet e tepërta pa shkuar në palestër dhe pa mbajtur dietë si e çmendur.
Duke marrë frymë

Rregulli kryesor i gjimnastikës së frymëmarrjes është që ju të merrni dhe të nxirrni jo me gjoksin, por me stomakun tuaj. Një bel i hollë, bark i sheshtë dhe muskuj të fortë, gjithçka është e mundur nëse bëni të gjithë grupin e ushtrimeve të frymëmarrjes.

Dush me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë

Kjo metodë është mjaft e thjeshtë dhe shpesh shoqërohet me procedura të tjera. Kur jeni në fund të dushit, bëjeni ujin herë të ftohtë e herë të nxehtë.

Një dush i tillë jo vetëm që do të heqë qafe peshën e tepërt, por gjithashtu do të largojë sëmundje të tilla si aritmia, mbipesha, hipertensioni dhe celuliti.

Masazh

Llojet më të mira të masazhit për të luftuar dhjamin janë kupat, uji dhe mjalti. Ato ndihmojnë në ndarjen e depozitave të yndyrës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut në pjesën e përparme të barkut dhe normalizojnë lëvizjen e zorrëve. Këto procedura mund t’i kryeni vetë në shtëpi ose në sallone të veçanta. Ato duhet të bëhen në mënyrë sistematike dhe me cikle.

Tri mënyra të thjeshta për të humbur peshë pa e lënë veten të uritur dhe pa bërë stërvitje Read More »

Diabeti nuk njeh moshë, si ta kuptosh nëse je prekur

Diabeti është një gjendje shqetësuese, por e zakonshme mjekësore. Nëse keni diabet, duhet të menaxhoni sheqernat në gjak dhe t’i monitoroni rregullisht për t’u siguruar që janë brenda normave të synuara. Ekzistojnë disa lloje të diabetit, megjithëse dy llojet kryesore janë diabeti i tipit 1 dhe i tipit 2.

Shenja paralajmëruese të diabetit

Simptomat e diabetit mund të ndodhin me kalimin e kohës ose mund të shfaqen shpejt. Llojet e ndryshme të diabetit mund të kenë shenja paralajmëruese të ngjashme ose të ndryshme. Disa shenja të përgjithshme paralajmëruese janë:

– etje ekstreme – gojë e thatë – urinim i shpeshtë – uri – lodhje – sjellje nervoze – shikim i turbullt – plagët nuk shërohen shpejt – kruajtje e lëkurës ose lëkurë e thatë – infeksione maja.

Shenja të tjera paralajmëruese të diabetit të tipit 1

Diabeti i tipit 1 zakonisht diagnostikohet tek fëmijët dhe të rriturit e rinj, megjithëse mund të ndodhë në çdo moshë. Një fëmijë mund të përjetojë këto simptoma shtesë:

– humbje e papritur e peshës – infeksion maja te vajzat para pubertetit – simptoma të ngjashme me gripin, duke përfshirë të vjella, frymë që mban erë, probleme me frymëmarrjen dhe humbje e vetëdijes.

Shenja të tjera paralajmëruese të diabetit të tipit 2

Ju nuk mund të vini re simptoma të papritura të diabetit të tipit 2, por shenjat paralajmëruese të renditura më sipër mund t’ju tërheqin vërejtjen për një gjendje serioze. Ju mund të diagnostikoheni me diabet sepse shkoni te mjeku për:

– infeksione të vazhdueshme ose plagë që shërohen ngadalë – probleme me zemrën – ndërlikime që shoqërohen me rritje të nivelit të sheqerit në gjak.

Trajtimi

Diabeti mund të trajtohet në disa mënyra. Dieta, aktiviteti fizik dhe monitorimi i kujdesshëm janë të rëndësishme nëse keni diabet, pa marrë parasysh llojin e tij. Nëse keni diabet të tipit 1, do të duhet të merrni insuli. Kjo sepse trupi juaj nuk e prodhon atë. Nëse keni diabet të tipit 2, duhet të kontrolloni gjendjen tuaj me ndryshime në stilin e jetës, të tilla si dieta dhe ushtrimet fizike. Ju gjithashtu mund të duhet të merrni ilaçe orale ose me injeksion, duke përfshirë insulinë ose metforminë, për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak.

Diabeti nuk njeh moshë, si ta kuptosh nëse je prekur Read More »