Shendetesi

Studimi/ E ftohura mundet të na mbrojë nga Covid

Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19.

Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit, sipas studimit të botuar së fundmi në Revistën e Hulumtimit Mjekësor.

Por studiuesit paralajmërojnë se është shumë herët për të thënë me siguri nëse ekspozimi në të kaluarën ndaj të ftohurës ndihmon ose pengon sistemin imunitar për të luftuar COVID-19.

COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri i quajtur SARS-CoV-2. Por “njerëzit janë infektuar me koronavirusë [të tjerë] për një kohë shumë shumë të gjatë”, tha autori i studimit Manish Sagar, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit. “Ne kemi katër … koronavirusë aktualisht që janë sezonalë dhe shkaktojnë të ftohurën e zakonshme”.

Pyetja, shtoi ai, është “nëse pasja e një infeksioni të mëparshëm me koronavirusët e të ftohurës së zakonshme çon në ndonjë lloj mbrojtjeje kundër SARS-CoV-2”.

Ftohjet e zakonshme dhe COVID-19

Pas rikuperimit nga një infeksion viral, trupi mban një masë të vogël të antitrupave dhe qelizave T që luftojnë mikrobet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër një infeksioni të dytë nga i njëjti virus.

Studiuesit u “tronditën” kur gjetën qelizat T që diktojnë SARS-CoV-2 në gjakun e pacientëve që nuk ishin ekspozuar ndaj virusit, tha autori i studimit Sydney Ramirez, imunolog dhe studiues i sëmundjeve infektive në Institutin La Jolla për Imunologjinë.

Në një studim pasues, studiuesit treguan se këto qeliza T kishin mbetur nga ekspozimi ndaj koronavirusëve të zakonshëm që shkaktojnë ftohjen.

Sagar dhe kolegët e tij krahasuan njerëzit që kishin patur rishtazi një infeksion viral në formën e të ftohurës së zakonshme, me ata që nuk e kishin kaluar. Ata zbuluan se të dy grupet u infektuan me Covid-19 me të njëjtën shpejtësi, por njerëzit që kishin vuajtur së fundmi nga një ftohje shfaqën simptoma më të lehta nga Covid-19.

“Ata kishin më pak të ngjarë të kishin nevojë për një trajtim në njësinë e kujdesit intensiv dhe kishin shanse më të vogla të vdisnin nga infeksioni”, tha zoti Sagar.

Për shumë të rritur dhe shumicën e fëmijëve, Covid-19 shkakton vetëm simptoma të lehta, të ngjashme me të ftohurën ose nuk shktaton simptoma fare. Në këta njerëz, sistemi imunitar në mënyrë efektive pastron grimcat e virusit dhe shkatërron qelizat e infektuara, duke parandaluar sëmundje serioze.

Por “sistemi imunitar është një shpatë me dy presa”, thotë Andrea Cox, profesore e mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins. Reagimi i ekzagjeruar ose rregullisht i dobët i sistemit imunitar mund të shkaktojnë inflamacion që çon në probleme të frymëmarrjes, dështim të organeve dhe vdekje. Këto rezultate të rënda zakonisht ndodhin tek të moshuarit ose tek njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, si mbipesha dhe diabeti.

Reagime të tilla jashtëzakonisht të ndryshme ndaj virusit Covid-19 mund të shpjegohen, pjesërisht, nga përvojat e kaluara të sistemit imunitar, thonë ekspertët. Njohja e koronavirusit nga qelizat T që tashmë ekzistonin në sistem mund të mundësojë një përgjigje imunitare më të shpejtë dhe më të fortë dhe simptoma më të lehta të Covid-19.

Ftohjet e zakonshme mund të përkeqësojnë COVID-19

Është gjithashtu e mundur që qelizat T të prodhuara nga ftohjet e zakonshme në të kaluarën mund të dëmtojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj Covid-19.

“Ne kemi këtë forcë të përhershme ekzistuese të luftëtarëve kundër [viruseve që shkaktojnë sëmundje] dhe kur i hasim ato [viruset], ka një zgjerim të asaj force që tashmë ekziston në sistem”, tha zonja Cox. “Shqetësimi është se kjo forcë e krijuar për të luftuar diçka tjetër, jo të dizajnuar në mënyrë të përsosur për të luftuar SARS-CoV-2 mund të mobilizohet për të reaguar me agresivitet, por ngaqë nuk është specifike për COVID-19, mund ta orientojë sistemin imunitar në një rrugë të gabuar.”

Përvojat e mëparshme të imunitetit mund të jenë të dëmshme në disa sëmundje, si ethet tropikale (një virus i shkaktuar nga pickimet e mushkonjave në zonat tropikale). Antitrupat dhe qelizat T të prodhuara në përgjigje të një versioni të virusit të etheve tropikale mund të përkeqësojnë sëmundjen nëse hasin në një version tjetër të virusit.

Aktualisht, ka shumë pak prova që qelizat T të prodhuara në përgjigje të ftohjeve të zakonshme përkeqësojnë sëmundjen e Covid-19, por studiuesit thonë se është shumë herët të thuhet me siguri nëse ato ofrojnë mbrojtje.

Imuniteti gjithashtu mund të varet nga individi.

“Jo të gjithë që infektohen me virus kanë saktësisht të njëjtën përgjigje imunitare. Në fakt, edhe binjakët identikë nuk japin përgjigje të ngjashme imunitare ndaj një virusi me të cilin ata infektohen”, thotë studiuesja Cox. “Pra, mund të varet nga individi që infektohet. Dhe kjo mund të varet nga faktorë të tjerë si vendi ku jetoni në botë, ku koronavirusët e ndryshëm të të ftohtit sezonal vijnë në kohë të ndryshme, dhe gjithashtu nga prejardhja gjenetike e personit të infektuar”, shtoi ajo.

Studimi/ E ftohura mundet të na mbrojë nga Covid Read More »

Trangull me xhenxhefil, mrekullia e bashkimit që bën fuqinë e fytyrës

Pamja që të vjen në mend kur kujton relaksin dhe kohën për spa është qëndrimi shtrirë me dy feta kastraveci në sy. Përveçse pastron yndyrën dhe i jep freski lëkurës, kastraveci, siç dihet, ka vlera shëndetësore të larta, por është edhe një nga produktet më të rekomanduara në kozmetikë.

Kastraveci ndihmon shumë në tretje, është i pasur me vitaminë B, e njohur për të lehtësuar stresin dhe ankthin, por gjithashtu qetëson dhe rinovon lëkurën duke larguar rrathët e errët poshtë syve.

Çfarë ke nevojë më shumë pas një jave të lodhshme? Ja ku është një maskë super e thjeshtë dhe relaksuese për të qetësuar sytë. Gjithçka që të duhet janë vetëm dy përbërës: 5 gjethe nenexhik dhe një gjysmë kastraveci.

Kastravecin dhe gjethet e nenexhikut përzieji së bashku në një blender. Vendose me kujdes rreth zonës së syve përzierjen e përftuar. Mund ta mbash sa më gjatë të mundesh, por jo më pak se 15 minuta para se ta shpëlash me ujë të ngrohtë. Ky trajtim i thjeshtë është i mrekullueshëm, sepse kastraveci ul acarimin e syve, ndërsa nenexhiku zbut lëkurën dhe rrit qarkullimin e gjaku

Trangull me xhenxhefil, mrekullia e bashkimit që bën fuqinë e fytyrës Read More »

Nga se shkaktohen rrudhat?Për ato që mendojnë se fajin e ka mosha

Qeskat e syve dhe rrudhat perceptohen gjithmonë si probleme që kanë të bëjnë me moshën.

Në fund të fundit, me kalimin e moshës, lëkura humbet elasticitetin dhe më pas shfaqen rrudhat e mimikës dhe më pas ato të thella.

Megjithatë, ka raste kur shenjat e lartpërmendura nuk kanë të bëjnë aspak me moshën.

Ato ndikohen nga faktorë të tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës.

Këtu përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit dhe stresi kronik. Shkaktarë të tjerë rrethanorë të rrudhave Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org thonë se ndër shkaktarët më të mëdhenj të rrudhave janë: stresi, ndotja mjedisore, dielli dhe mungesa e gjumit. Dielli Ekspozimi ndaj rrezeve UVA dhe UVB mund të shkaktojë plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha.

Mbrojtja e lëkurës ndaj diellit është një hap shumë i rëndësishëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës por edhe për një paraqitje më rinore.

Kremi kundër diellit duhet të ketë një faktor mbrojtës më të lartë se 30. Ndotja mjedisore Ndotja mjedisore mund të ketë një ndikim madhor në rrudhat e fytyrës.

Kjo ndodh për shkak të radikaleve të lira të cilat pushtojnë lëkurën dhe shkaktojnë dëme të rënda.

Studimet thonë se gratë që jetojnë në zonat urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla në fytyrë se ato që jetojnë në zonat rurale. Mungesa e gjumit Gjumi është i rëndësishëm për një lëkurë të lëmuar dhe për bukurinë e jashtme.

Mungesa e tij prish ekuilibrat e pehashit në lëkurë dhe ndikon në aftësinë hidratuese të qelizave.

Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë në ditë. Stresi Ekspertët e AgroWeb.org thonë se stresi rrit nivelet e kortizolit, një hormone i cili pakëson aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë.

Për më tepër, nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës duke nxitur shfaqjen e rrudhave. Sheqeri Sheqeri i tepërt shkakton plakje të parakohshme të lëkurës.

Prania e tij ndikon tek ulja e nivelit të kolagjenit dhe elasticitetit të lëkurës.

Rënia e nivelit të tyre nxit shfaqjen e rrudhave. Mimika Rrudhja e syve gjatë leximit në kompjuter dhe shprehitë e tjera të fytyrës kontraktojnë muskujt, të cilat nxisin formimin e rrudhave, sidomos në zonën e syve.

Përdorimi i pipëzës për konsumin e lëngjëve gjithashtu nxit formimin e rrudhave përreth gojës. Duhani Duhani është një nga shkaqet më të fortë të rrudhave.

Nikotina ngushton enët e gjakut në lëkurë dhe e bën atë më të brishtë ndaj rrudhave sepse pengon furnizimin e saj me ushqyes të rëndësishëm.

Nga se shkaktohen rrudhat?Për ato që mendojnë se fajin e ka mosha Read More »

Si të dobësohesh duke ngrënë shëndetshëm

Hapi i parë për të hequr kilogramët e tepërt është një regjim i shëndetshëm ushqimor. Këto janë disa nga ushqimet që ndihmojnë në humbjen e peshës dhe ju lejojnë të jetoni një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë:

Perimet:

Sallatat me perime janë mikeshat më të mira të çdo dietologu. Ato përmbajnë më pak kalori se çdo ushqim tjetër, megjithatë janë të mbushura me vlera ushqimore. Përbërës të shkëlqyeshëm për të përgatitur një sallatë janë selino, kastraveci, marule, domate, spinaqi dhe rukola. Edhe me të gjitha këto perime të kombinuara, sallata juaj do të përmbajë ende më pak kalori sesa një kupë akullore. Sidoqoftë, kujdes duhet treguar kur marinoni sallatën. Në vend të ndonjë përzierjeje të rëndë dhe kremoze, provoni pak lëng limoni të freskët, pak gjizë me pak yndyrë si dhe kripë dhe piper për shije.

Mollët:

Rezulton se një mollë në ditë mban larg jo vetëm mjekun, por edhe kilogramët e tepërt. Një mollë mesatare është ndër ushqimet më të rëndësishme për humbjen e peshës, sepse përmban vetëm rreth 50 kalori. Mollët ju japin ndjenjën e ngopjes minus kaloritë. Studiuesit në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë zbuluan se njerëzit që hanë një mollë para vaktit konsumojnë më pak kalori sesa ata që nuk e hanë.

Bukë Cracker:

Buka “cracker” është një bukë e sheshtë, e hollë dhe e freskët që përdoret si shoqëruese e vakteve në disa vende të tilla si Turqia, Irani dhe India. Kjo lloj buke po bëhet gjithashtu e njohur në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara duke qenë se është një burim i mirë i karbohidrateve dhe përmban vetëm 17 kalori për fetë. Kjo është një zgjedhje e shkëlqyer dhe me pak kalori për të gjithë ata që duan të hanë një lloj buke me vaktin e tyre. Meqenëse është bërë nga niseshteja, lehtësisht mund t’ju japë ndjenjën e ngopjes, kështu që hani më pak.

Qumështi:

Trupi ka nevojë për kalcium për kocka më të forta dhe dhëmbë më të shëndetshëm. Për shkak të kësaj, nutricionistët rekomandojnë të pini të paktën dy gota qumësht çdo ditë. Sidoqoftë, qumështi i rregullt përmban një sasi të lartë kalorish, kështu që nuk ka qenë zgjedhja e preferuar e njerëzve që duan të humbin peshë. Keni tre zgjedhje, ose pini alternativën me pak yndyrë, ose qumësht të skremuar (95 kalori / 250 ml) ose qumësht soje (90 kalori / 250 ml). Trupi merr të njëjtën sasi kalciumi nga këto lloje qumështi, por me më pak kalori krahasuar me qumështin e plotë (175 kalori / 250 ml).

/NOA.al

Si të dobësohesh duke ngrënë shëndetshëm Read More »

Farat e ftoit shërojnë tre sëmundjet që prekin më shumë shqiptarët

Ftoi ka vlera të shumta terapeutike. Pjesë të shumta të kësaj peme përdoren kundër disa sëmundjeve. Lëvorja e pemës rekomandohet për trajtimin e ulçerës.

Farat e ftoit kanë efekt më të lehtë, por njihen edhe si laksativ dhe luftojnë inflamacionin. Nëse i vendosni në ujë, atëherë farat do të fryhen dhe do të formojnë një substancë ngjitëse që ka efekt qetësues dhe zbutës nëse e konsumoni.

Masa që formohet nga hedhja e farave në ujë ndihmon në zgjidhjen e problemeve me frymëmarrjen. Për më tepër, kjo substancë xhelatinoze aplikohet në lëkurë kundër djegieve dhe nxirjeve.

Shumë vende të botës, i përdorin farat për të trajtuar problemet me fytin apo kollën. Farat hidhen në ujë dhe më pas lëngu pihet si shurup kundër kollës.

Ky shurup përdoret zakonisht për fëmijët, sepse nuk përmban alkol dhe është 100 përqind natyral. Hidhni një lugë gjelle me fara në 300 ml ujë të nxehtë.

Mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë. Lëngun mund ta pini të ngrohtë ose në temperaturë ambienti. Lëngu është zakonisht i hidhur, ndaj ju këshillojmë të shtoni pak mjaltë.

Nëse pini tre deri në katër gota në ditë, kolla juaj do të ndalet. Ky lëng këshillohet më shumë se shurupët farmaceutikë, sepse është 100 përqind natyral.

Nga ana tjetër, shurupi i ftonjve përdoret edhe kundër diaresë, sidomos për fëmijët.

Këtë shurup mund ta përgatisni në të njëjtën mënyrë siç përgatisni kompostot e kumbullës apo të mollës. Fruti i ftoit i bën mirë zemrës. Ftoi përmban fibrën e tretshme që njihet për aftësitë e saj në uljen e nivelit të kolesterolit.

Rrjedhimisht, ftoi mbron nga sëmundjet e zemrës, forcon arteriet dhe e bën zemrën më të fortë. Kaliumi që gjendet tek ftoi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut.

Farat e ftoit shërojnë tre sëmundjet që prekin më shumë shqiptarët Read More »

Cfarë nuk duhet të aplikoni kurrë në fytyrë

Gjithmonë më pëlqen të mendoj se fytyra është një tempull dhe si e tillë, duhet t’i ofrojmë gjithmonë përkushtimin dhe kujdesin e duhur. Kur vjen puna te kujdesi ndaj lëkurës, mos i besoni gjithmonë internetit dhe trendeve të patestuara, pasi zgjidhjet që gjeni aty mund t’ju dëmtojnë më shumë se sa t’ju ofrojnë rezultatin e premtuar. Ja pra vajza, këto janë shtatë gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrë në fytyrën tuaj.

Krem trupi

Kremrat e trupit, ashtu si dhe vaji i kokosit, janë më të trashë dhe më vajor dhe mund të shkaktojnë akne. Prandaj sugjerohet përdorimi i një kremi hidratues që eshtë formuluar posaçërisht për llojin tuaj të lëkurës.

Limon ose lime

Limoni dhe lime janë përbërës që gjenden shpesh në maskat që sugjerohen për t’u bërë në kushte shtëpie. Këto agrume mund të jenë të mira për sistemin tretës, por nuk duhen vendosur në fytyrë pasi, nëse jeni në kontakt me diellin, mund t’ju shkaktojnë djegie të rënda.

Vaj kokosi

Nëse fytyra juaj është e yndyrshme, nuk duhet të vendosni kurrë vaj kokosi. Vetitë antioksiduese te vajit të kokosit nuk krahasohen me dëmin që mund t’ju shkaktojë në fytyrë. Duke qenë se ky vaj është i trashë, lëkura nuk e përthith dot dhe poret tuaja bllokohen gjë që mund të shkaktojë akne. Si alternativë mund të hidhni disa pika vaj ulliri (ky vaj është më i lehtë) në një pambuk dhe ta aplikoni në fytyrë.

Krem të skaduar dielli

Vetia mbrojtëse e kremit të diellit humbet pas datës së skadencës dhe përdorimi i tij nuk ju ofron mbrojtjen e duhur ndaj rrezeve të diellit. Kontrolloni datën e skadencës përpara përdorimit dhe nëse kremi juaj ka skaduar, investoni të blini një të ri në mënyrë që të evitoni djegiet dhe rrezikun e kancerit të lëkurës.

Sapun

Sapuni mund të thajë lëkurën tuaj më shumë se ç’duhet dhe të shkaktojë kruarje, inflamacion dhe ekzemë të lëkurës. Përdorimi i sapunit largon vajin e tepërt nga lëkura, por gjithashtu largon edhe varja natyral që janë të domosdoshëm për një lëkurë të mbrojtur dhe të hidratuar. Për pastrimin e fytyrës, dermatologët sugjerojnë përdorimin e larësve të lëngshëm që përmbajnë hidratues dhe përbërës që reduktojnë inflamacionin.

Kolinoz

Shpesh kemi dëgjuar se kolinozi mund të ndihmojë në përtharjen e puçrave, por është një zgjidhje e gabuar në spektrin kohor afatgjatë. Pavarësisht se ka shumë gjasa të ndihmojë, kolinozi mund të shkaktojë iritim dhe mbi-tharje të lekurës. Një alternativë e mirë për të luftuar puçrat është përdorimi i produkteve me peroksid benzoil ose acid salicilik.

Uthull

Përdorimi i uthullës si toner mund t’ju ofrojë rezultatin që kërkoni, por duhet të keni shumë kujdes. Uthulla ka tendencën të bëhet më e fortë me kalimin e kohës, kështu që mund t’ju shkaktojë iritim dhe djegie. Nëse nuk e dini kohëzgjatjen e saktë të qendrimit të uthullës në raftet e supermarketit, sugjerohet blerja dhe përdorimi i një toneri.

/NOA.al

Cfarë nuk duhet të aplikoni kurrë në fytyrë Read More »

Mbi 5 mijë gra me ka ncer gjiri/ Manastirliu apel: Mos neglizhoni shëndetin

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ministrja e Shëndetësisë ka apeluar gratë që të tregohen të kujdesshme dhe jo neglizhente.

“Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka diçka që nuk shkon në shëndetin tuaj. Sot në strukturat shtetërore ofrohet kontrolli i gjirit falas.

Nuk i kushton asgjë një gruaje që një ditë, 1 orë, 10 minuta, të kryejë mamografinë, nuk i kushton asgjë për të mundësuar depistimin e hershëm dhe për të fituar jetën”, tha Manastirliu nga një aktivitet në Elbasan.

Duke theksuar se vetëm në tre vitet e fundit është investuar në 6 spitale rajonale të cilët janë pajisur me mamografë të rinj, Manastirliu deklaroi se nëpërmjet miratimi të Programit Kombëtar për Depistimi e Kancerit të Gjirit synohet që çdo grua e moshës 50 – 69 vjeç të kryejë në kohë diagnostikimin me qëllim kapjen e hershme të tumorit të gjirit.

“Nëpërmjet këtij programi ne synojmë që çdo grua e moshës 50 – 69 vjeç të mundet të realizojë mamografinë një herë në 2 vjet duke synuar kapjen e hershme të tumorit të gjirit.

Nëse sot, me rritjen e numrit të mamografive në spitalet rajonale, kemi arritur që të mundet të ekzaminojmë më shumë se 20 mijë gra në vit, synimi i parë i programit të depistimit të hershëm të kancerit të gjirit është dyfishimi i numrit të grave të cilat kryejnë ekzaminimin e gjirit nëpërmjet mamografive”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha se janë 688 gra të diagnostifikuara në vitin 2019 me kancer gjiri dhe më shumë se 5 mijë gra që vuajnë nga kjo sëmundje në vendin tonë. /noa.al/

Mbi 5 mijë gra me ka ncer gjiri/ Manastirliu apel: Mos neglizhoni shëndetin Read More »

Asnjë mjek nuk ishte në gjendje të kuptonte origjinën e sëmundjes së saj/ 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten

Asnjë mjek nuk ishte në gjendje të kuptonte origjinën e sëmundjes së saj. Derisa në moshën 18-vjeçare ajo filloi të studionte mjekësi dhe të diagnostikonte vetë sëmundjen e saj.

Është historia e Israa Altayeh, një vajzë jordaneze që vuante nga dhimbje të forta të kyçeve, humbje të vetëdijes dhe simptoma të tjera të rënda, pa ndonjë arsye të dukshme, që në moshë të hershme. Historia e saj ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

Duke mos gjetur zgjidhje pavarësisht kontrolleve mjekësore të kryera edhe jashtë vendit, Israa filloi të studionte tekstet mjekësore dhe si përfundim e zbuloi vetë se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë njerëz në botë.

Patologjia ka të bëjë me indet lidhëse dhe përfshin simptoma që variojnë nga problemet e kyçeve, të lëkurës e deri te sistemi i tretjes, shkruan Class. Të njëjtat çrregullime që vajza vuante prej moshës 10-vjeçare. Tani për tani nuk ka ndonjë kurë specifike për këtë gjendje.

Për problemet që ajo kishte me stomakun, mjekët duhet ta pajisnin vajzën me një tub ushqyes të lidhur me zorrën e hollë.

“Kam marrë ushqim dhe ilaçe të veçanta për gjendjen time nga Amerika dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga errësira”, -tha Israa duke ndarë përvojën e saj edhe përmes rrjeteve sociale.

Asnjë mjek nuk ishte në gjendje të kuptonte origjinën e sëmundjes së saj/ 18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon veten Read More »