Shendetesi

Çfarë po ndodh? Gjithnjë e më shumë fëmijë të infektuar me Covid/ Studimi i fundit

Që nga fundi i vitit të kaluar, një rritje e konsiderueshme e infeksioneve të koronavirusit SARS-CoV-2 midis fëmijëve dhe adoleshentëve është zbuluar në shumë vende të botës.

Kjo dukuri u shfaq veçanërisht në disa rajone italiane dhe në Izrael, në fillim të vitit 2021.

Si shkak dyshohet se po qarkullojnë variante të reja të patogjenit, megjithëse për momentin nuk ka prova se ato ndikojnë më keq te më të vegjlit. Ja se çfarë po ndodh.

Megjithëse kurba e infeksionit të koronavirusit SARS-CoV-2 po jep sinjale inkurajuese në rang kombëtar (Itali) dhe ndërkombëtar, duke treguar një reduktim të ndjeshëm të rasteve krahasuar me javët e kaluara, në disa zona ka një rritje të pazakontë të rasteve midis fëmijëve dhe adoleshentëve.

Izraeli siç dihet ka popullsi të re në moshë dhe mbetet më pak i ekspozuar ndaj rre ziqeve të COVID-19 (megjithëse nuk ka raste serioze dhe ndonjëherë edhe fa tale), për arsye që ende po shqyrtohen nga shkencëtarët. Një nga hipotezat e përparuara është përqendrimi më i ulët në qelizat e receptorit ACE-2, ose “grepi” në të cilin ngjitet proteina S ose “Spike” e koronavirusit.

Hipotezë tjetër lidhet me sistemin imunitar, i cili duhet të jetë sa më efektiv në luf timin e viruseve dhe baktereve.

Megjithatë, cilado qoftë arsyeja, nga të dhënat e reja duket se diçka po ndryshon për sa i përket transmetueshmërisë. Çfarë po ndodh?

Fëmijët dhe adoleshentët aktualisht ndodhen në krye të listave.

Shpë rthimet e varianteve angleze dhe braziliane janë identifikuar në Umbria, dhe në këtë rajon ka një rritje të konsiderueshme të rasteve tek fëmijët rreth 10 vjeç.

Situata është aq delikate sa që krahina e Perugia është kthyer në një zonë të kuqe.

Një rast për t’u përmendur i kësaj situate u regjistrua në Corzano, në provincën e Brescia, ku në fillim të shkurtit 10 përqind e popullsisë lokale (140 persona nga 1,400) rezultuan pozitivë për virusin, dhe 60 përqind e rasteve ishin saktësisht fëmijët, të cilët më vonë do të përhapnin virusin në familje.

Edhe në Izrael, ku fushata shumë e shpejtë e vaksinimit COVID po jep sinjale jashtëzakonisht pozitive midis të rriturve, ka pasur një rritje të fortë të rasteve pozitive tek fëmijët.

Kur u shfaq varianti anglez, nga mesi i dhjetorit në Izrael, pati një rritje prej 23 përqind e rasteve pozitive tek foshnjat.

Edhe në Shqipëri, mjekët kanë vënë re një rritje të dukshme të rasteve dhe simptomave të rënda te fëmijët dhe adoleshentët gjatë dy mujave të fundit.

Burimi dhe foto: scienze.fanpage.it
/NOA.al

Çfarë po ndodh? Gjithnjë e më shumë fëmijë të infektuar me Covid/ Studimi i fundit Read More »

Mos u shqetësoni nëse fëmijës i zgjat lemza, ja pse…

Studimet mjekësore kanë treguar se lemza te fëmijët ndikon në zhvillimin e trurit të tyre.

Kjo pasi lemza stimulon valë specifike të trurit.

“Arsyet pse foshnja ka lemzë nuk janë plotësisht të qarta, por ato mund të jenë zhvillimore, pasi fetuset dhe të sapolindurit kanë lemza kaq shpesh”, ka thënë një prej autorëve të një studimi.

Pra, nuk duhet të merakoseni nëse fëmija ka lemzë, dhe mos u përpiqni për ta ndaluar atë.

Po ashtu, lemza e ndihmon fëmijën të kontrollojë edhe frymëmarrjen. /noa.al/

Mos u shqetësoni nëse fëmijës i zgjat lemza, ja pse… Read More »

Ja pse duhet të konsumoni bukë misri

Buka është një nga lëndët ushqimore më komplete.

Ajo i sjell organizmit substancat ushqyese më të nevojshme dhe vitale : makro-substancat (proteinat, hidrytet të karbonit, yndyrat) dhe mikro-substancat ushqyese ( mineralet, vitaminat etj).

Buka është burim interesant i proteinave me prejardhje bimore. Normalisht kur vjen puna tek mirëqenia e organizmit tonë, njeriu bën disa zgjedhje. Dhe natyrshëm lind pyetja, cila është më e mirë për organizmin tonë, buka e grurit apo ajo e misrit?

Normalisht buka e grurit është më e preferuar nga të gjithë, por është kategori njerëzish që do të ishte mirë që të konsumonin sa më shumë bukë misri.

Kjo për disa arsye të thjeshta:

Misri vazhdon të jetë numër një për të mbajtur konstante nivelin e kolesterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak, transmeton noa.al. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu.

Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolesterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyrë, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme.

Misri gjithashtu është burim energjie sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë buka e misrit dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.

Rezultatin më të mirë e jep nëse konsumohet me kos, i cili duhet të ketë sa më pak yndyrë.

Ja pse duhet të konsumoni bukë misri Read More »

Efektet kurative të lakrave të egra

Lakrat e egra, të pasura me vlera kurative, kanë qenë dhe mbeten nga barishtet e bahçeve e parcelave si dhe pjesë e tregut të fshatarëve. Të tilla janë disa prej tyre si radhiqet, çikorja dhe nena e gjelbër, të cilat përdoren gjerësisht në kuzhinë, por edhe vlejnë si barishte mjekësore.

Çikorja
Çikorja përmban minerale si zinku magnezi, mangani, kalciumi, hekuri, kaliumi, acidi folik dhe vitaminat A, B6, C, E dhe K. Çikorja përmirëson funksionet e aparatit tretës, redukton nivelin e kolesterolit të keq, i cili shkakton tension të lartë të gjakut. Konsumimi rregullisht i çikores bllokon arteriet dhe venat duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Çikorja luan një rol të rëndësishëm në fuqizimin e sistemit imunitar. Antioksidantët që gjenden në këtë bimë largojnë radikalet e lira, duke zvogëluar shanset e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht të zemrës. Çikorja ul nivelet e ankthit dhe qetëson mendjen, duke shuar stresin dhe eliminuar efektet e rrezikshme që shkakton ai.
Radhiqet
Barishtet e egra përmbajnë fibër, që ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak. Radhiqet stabilizojnë nivelin e sheqernave në gjak. Ushqimet e pasura me vitaminë K, siç janë edhe radhiqet janë të rekomandueshme për të ruajtur shëndetin e kockave dhe atë kardiovaskular. Radhiqet janë një burim i pasur i vitaminës A, që mbron dhe forcon shëndetin e syve, hundës, gojës, fytit, mushkërisë dhe aparatit tretës. Ato janë të pasura me përbërës anti-inflamatorë dhe antioksidantë, që mbrojnë nga radikalet e lira.

Nena e gjelbër
Nena e gjelbër mund të gatuhet si perimet, pra të zihet apo të piqet. Gjethet mund të konsumohen të freskëta, të gatuhen, të thahen apo të përdoren në supë, pjekje dhe sallata. Nena e egër nuk përmban gluten, është e pasur me proteina dhe përmban amino acidin lysine. Gjethet përmbajnë vitamina e minerale përfshirë vitaminën B, Manganin, Vitaminën C e të tjerë. Nena e egër lufton inflamacionin dhe parandalon aktivitetin e dëmshëm të radikaleve të lira. Nena e egër ndihmon në ekuilibrin e kolesterolit në organizëm, duke eliminuar atë të keqin. Përmbajtja e kaliumit tek nena e egër ul tensionin e gjakut, duke zgjeruar enët e gjakut dhe duke ulur presionin ndaj sistemit kardiovaskular.

Efektet kurative të lakrave të egra Read More »

9 arsye pse boronica duhet të jetë çdo ditë pjesë e dietës tuaj

Boronicat janë nga frutat më të shijshme dhe më të shëndetshme që ekzistojnë. Ato rekomandohen të konsumohen sa më shpesh të jetë e mundur pasi kanë efekt të pabesueshëm në organizmin e njeriut. Vlerat e tyre ushqyese mund të zvogëlojnë rrezikun e shumë sëmundjeve:
1.Ngadalësojnë plakjen e trurit
Ato janë të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.

2.Mbrojnë zemrën
Këto fruta përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Dhjami në zonën e barkut rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, prandaj ushqimi i pasur me boronica është i dobishëm në parandalimin e këtyre sëmundjeve. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht tek femra.

3.Boronicat për imunitet më të fortë
Boronicat janë të pasura me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira. Në këtë mënyrë reduktohen efektet e dëmshme të toksinave që hyjnë në trup.

4.Rregullojnë sheqerin në gjak
Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, e cila është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët.

5.Funksionojnë kundër rrudhave
Boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.

6.Forcojnë kockat
Këto fruta janë të pasura me polifenole që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon hum bjen e masës së eshtrave pas menopauzës.
7.Përmirësojnë shikimin gjatë natës

Boronicat përmbajnë antocianinë, e cila përmirëson shikimi natën dhe rrit rrjedhjen e gjakut në sy. Ushqimi i pasur me këto fruta përshpejton përshtatjen në errësirë, kurse boronicat e thata janë po aq të mira sa ato të freskëta.

8.Boronica kundër kapsllëkut
Ato përmbajnë fibra që stimulojnë tretjen, ndryshojnë florën e zorrëve dhe parandalojnë zhvillimin e patogjeneve të rrez ikshme.

9.Mbrojnë kundër infeksioneve të traktit urinar
Boronicat blu si ato të kuqe në mënyrë të ngjashme kanë efekt të dobishëm në fshikëz. Ato përsosin traktit urinar dhe parandalojnë hyrjen e baktereve.

Burimi: Neps.al

9 arsye pse boronica duhet të jetë çdo ditë pjesë e dietës tuaj Read More »

De noncimi/ Drejtori i Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’: ‘Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është dj egur llampa’

Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi ka komentuar de noncimin se në spitalin që ai drejton mungon skaneri, një pajisje me shumë rëndësi për të gjithë të infektuarit nga pandemia e kornavirusit.

I ftuar në emisionin “Open”, në debat me ekspertja e Shëndetësisë pranë Partisë Demokratike, Liljana Shyqyriu, ai u shpreh se den oncimi është i vërtetë.
Sipas tij, skanerit i është prishur llampa prej 10 ditësh.

“Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është dje gur llampa. Ka 10 ditë. Është defekt teknik,”-tha shefi i spitalit.

De noncimi/ Drejtori i Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’: ‘Është e vërtetë që nuk punon skaneri. I është dj egur llampa’ Read More »

Ja cfarë i ndodh trupit nëse nuk bëni dush për disa ditë

Larja është ndër elementët kryesorë që nuk duhet neglizuar nga askush.

Trupi akumulon baktere, dhe është e nevojshme që të bëjmë dush sa herë të kemi mundësi.

Në trupin e njeriut ka 1000 lloje të ndryshme bakteresh dhe kërpudhash. Sigurisht pjesa më e madhe e tyre janë të dobishme, por një pjesë tjetër mund të shkaktojë edhe dëme.

Këto baktere ose mikrobe mund të eliminohen përmes dushit, që është aq i rëndësishëm.

Dhe nëse nuk bëni dush për disa ditë, këto baktere thjesht gjejnë terren për t’u “strehuar”. /noa.al/

Ja cfarë i ndodh trupit nëse nuk bëni dush për disa ditë Read More »

Akuza të rë.nda nga Dukati i Vlorës:”V.diq nga tro.mboza por u deklarua se vd.iq nga co.vid. Zhduket portofoli me lekë…” – Nga Demir Jazo

Nga Demir Jazo

Nje ngjarje e pa zakont me beri qe te shkruaj pak minuta per te ndierin Xheladin Kalaj sot vajta per ngushellim te e shoqja e Xheladinit njekohesisht dhe kusherira ime e dyte Vefa nje nene e kater femijeve (djem) te cilet emigrojen ne Itali !!!
Me priti me l.ot ne sy dhe me tregoi disa gjera qe une po i them publikisht se me ngeli mendja atje !!nuk dua te bej historikun e te ndierit Xheladin se ai ka qene nje burre i mire dhe mekanizatore i mire ne Dukat por fakti me beri te shkruaj se Xheladini u semur nga zemra dhe kerkoi ndimen e Mjekeve te zones qe te cilet u ndodhen ne (vend)fal ndimes humanitare dhe shtetrore qe bejen !!

Momenti qe Xheladini eshte futur ne ambulance Vefa e shoqja i ka vene portofolim me vete qe te mos ishte pa leke se ambulanca nuk mirrte dy persona per efektin e kovi dit !!Xheladini beri ne spit ale 11 dite dhe ne krye te 11diteve vd iq dhe kur e prune te shtepia nuk i lane te fusnin as ne oborrin e shtepise !!!Dhe djemt e tije nuk i lane te futeshin te takoheshin as me nene e tyre per arsye se gjasme Xheladini kishte vdekur nga kov idi !!jo kejo seshte aspak e vertet xheladini ka vdekur nga trom poza !!!dhe mua mu mbushen syte me lot per kete babaxhan Burre Dukatas se vefa motra ime me tregonte ngarjen si ka qene e verteta !!!!

Ky eshte shteti yne !!!por nje fakt tjeter per portofolin dhe dokumentat qe dispononte Xheladini ku vane valle ne (ark ivol bashke me kov idin) dhe disa sende si celulari apo unaza e dores. ky eshte nje turp i madh per njerèzit dhe bluzat e bardha qe gjasme na( sherbejen)turp turp turp por kisha deshire dhe un si pjese e komunitetit dua te di te verteten qe Xheladini vd iq nga ko vidi apo tro mpoza😪😪tè prehsh ne paqe Burri me i mire ne Dukat Xheladin Kalaj respekte dhe ti rrojen femija!!!!!Me respekt Demir Jazo!!!

Akuza të rë.nda nga Dukati i Vlorës:”V.diq nga tro.mboza por u deklarua se vd.iq nga co.vid. Zhduket portofoli me lekë…” – Nga Demir Jazo Read More »