Poliklinika e Vlorës e transformuar ofron kushte dinjitoze për qytetarët dhe personelin shëndetësor. Duke publikuar pamje të kësaj poliklinike, dje dhe sot, kryeministri Edi Rama theksoi se puna nuk ka mbaruar ende për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë.
“Kjo ishte për dekada e dekada, Poliklinika e Vlorës dhe kjo është sot, por natyrisht s’ka mbaruar as puna për transformimin rrënjësor të krejt infrastrukturës së shëndetësisë, njësoj si këtu, as beteja për pastrimin me rrënjë nga sistemi shëndetësor i qelizave kanceroze të rryshfetit e abuzimit”, u shpreh Rama.
“Po kush tjetër përveç nesh mund ta vazhdojë këtë punë e ta fitojë këtë betejë? Askush tjetër natyrisht dhe kush nuk e kupton këtë, nuk kupton as se sa shumë që ka për të humbur…”,- përfundoi Rama. /ATSH
“Kafe apo çaj?”- pyetje pothuajse e njëjtë me: “Të jesh apo të mos jesh”. Por a fshihet diçka tjetër pas zgjedhjes sonë përveç shijes që këto pije të nxehta kanë?
“Bright Side” zbulon gjashtë gjëra intriguese për ju, bazuar në sondazhe dhe studime mbi këtë temë.
Ekstrovertët preferojnë çajin.
Sipas rezultateve të sondazhit të kryer në SHBA nga “OnePoll”, ekstrovertët dhe ambivertët (ata në mes të introvertëve-ekstrovertëve) priren të jenë adhurues të çajit, ndërsa introvertët kanë më shumë gjasa të pinë kafe.
Një studim i kryer nga Andrew P. Smith nga “Universiteti i Cardiff” arriti në përfundimin se kafeina ndihmon ekstrovertët me performancën e tyre në punë, ndërsa introvertët janë më produktivë nëse nuk e konsumojnë kafeinën.
Adhuruesit e kafesë janë personat që rrezikojnë.
Ky studim zbuloi se konsumimi i kafesë është i lidhur me “kërkimin e ndjeshmërisë, impulsivitetin dhe prirjen për të rrezikuar”, që do të thotë se tifozët e kësaj pije popullore kanë më shumë të ngjarë të shijojnë aktivitete si sportet eks.treme dhe të kërkojnë përvoja të reja më shpesh.
Adhuruesit e çajit bëjnë gjumë më të mirë.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se ata që preferojnë çajin identifikohen si “ata që flenë më mirë”.
Adhuruesit e çajit konsumojnë më shumë sheqer.
Sipas këtij sondazhi, të anketuarit që preferonin çajin kishin më shumë të ngjarë të shtonin sheqer në të, ndërsa ata që konsumonin kafe e shijonin atë edhe pa sheqer fare.
Adhuruesit e kafesë janë adhurues të qenve.
Kur u pyetën nëse ata pëlqejnë një mace apo një qen, më shumë adhurues të kafesë zgjodhën qentë, dhe ata që preferonin çajin kishin më shumë gjasa të preferonin macet.
Ata që konsumojnë çaj priren të jenë më krijues.
Sipas këtij studimi, çaji na ndihmon të jemi më kreativë dhe e bën më të lehtë krijimin e ideve të reja. Në të njëjtën kohë, një tjetër studim zbuloi se pavarësisht se nuk ka një ndikim pozitiv në krijimtarinë, kafeja i bën aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve më të mprehta.
Adhuruesit e kafesë janë më të stresuar, por më pak të dëshp.ëruar.
Ky studim tregoi se sa më shumë punë që duhet të bëjnë studentët gjatë semestrit, aq më shumë kafe konsumojnë. Duke qenë se kafe.ina është një substancë stimuluese, kjo nuk është rastësi. Sidoqoftë, ka një anë pozitive për të pirë kafe: u zbulua se, midis atyre që e pinë atë shpesh, nivelet e depr.esionit ishin 32% më të ulëta se ato të atyre që nuk e pinë.
Kryeministri Edi Rama, ka zbuluar detaje mbi mëyrën e funksionimit dhe të menaxhimit të spitalit të ri rajonal që po ndërtohet në Fier me financimin e qeverisë së Turqisë.
Rama u shpreh se tre vitet e para, spitali do menaxhohet nga turqit dhe pastaj do t’i kalojë autoriteteve shëndetësore shqiptare.
Kryeministri dha detaje edhe mbi shifrën e personelit, ku 50 prej tyre do jenë turq dhe 320 shqiptarë.
“Do ketë 50 persona personel turk dhe 320 persona personel shqiptar. Personeli turk do jetë në nivele drejtuese, por edhe në mjekë, – zbuloi Rama. – Do ketë një periudhë 3-vjeçare tranzicioni, që do finalizohet me kalimin nën menaxhimin 100% të personelit shqiptar. Do jetë spitali i parë ku do marrë formë reforma për autonominë spitalore. Spitali do të jetë publik, si të gjitha spitalet e tjera, pa pagesë, jo spital privat me faturë ekstra”, – deklaroi Rama.
Kryeministri shtoi se spitali “do të pajiset nga A-ja te ZH-ja nga Turqia dhe do të jetë një qëndër e transferimit të dijes”.
Shefi i qeverisë, i bëri këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi ‘online’ me qytetarët në Fier.
Më herët, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka nënvizuar se spitali i ri i Fierit do të ketë një kapacitet 150 shtretër dhe do të mundësojë shërbime ekselente dhe pranë vendbanimit për rajonin e Jugut.
Spitali i ri do të mundësojë shërbime të aksesueshme që përfshin 3 qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, për 540 000 mijë banorë.
Projekti pilot i autonomisë spitalore, do të nisë të zbatohet me këtë spital dhe më pas do të shtrihet në spitalet e tjera.
Sipas premtimit të palës turke, spitali rajonal i Fierit, i cili ka thuajse një muaj që ka nisur nga ndërtimi, pritet të përfundojë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. /noa.al/
Një operacion tepër i rrallë, por që përfundoi me sukses është zhvilluar sot në spitalin e Mitrovicës, në Kosovë.
Bëhet me dije se mjekët i kanë hequr një masë tumorale prej 15 kg një pacienti 65-vjeçar.
Gjithashtu njoftohet se gjendja shëndetësore e pacientit paraqitet e qëndrueshme.
“Në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, një ekip mjekësh, i përbërë nga kirurgë dhe gjinekologë, kanë kryer me sukses një operacion të rrallë. Pacientit të moshes 65 vjeçare, mjekët ia kanë larguar një masë tumorale me peshë rreth 15 kg në vendin e ngjitjes se zorreve, përgjatë murit të barkut. Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile, nën përcjellje të vazhdueshme të mjekëve.”, shkruan spitali në njoftimin e tij.
Muajt e verës janë afër dhe plazhi po ashtu. Vajzat padiskutim që kujdesen pak më shumë për trupin e tyre.
Celuliti është ndoshta problemi më i madh për të cilin ato shqetësohen.
Ndiqni disa këshilla të thjeshta për ta hequr këtë problem në trupin tuaj.
Hiqni dorë nga cigarja
Shtimi i celulitit ndikohet edhe nga pirja e duhanit. Këtë ves duhet ta hiqni menjëherë.
Nëse jeni mbi peshë, duhet të merrni masa
Celuliti është i lidhur ngushtë me peshën e trupit. Do të reduktohet nëse hiqni disa kilogramë.
Ndryshoni dietën
Dieta është çelësi i humbjes së peshës. Përpiquni të ndiqni dieta që të humbin peshën dhe që nuk favorizojnë celulitin.
Stërvitja e rregullt
Stërvitja ndihmon në humbjen e yndyrës dhe normalisht edhe në zvogëlimin e celulitit.
Konsumoni sa më shumë ujë
Hidratimi luan rol kyç për një shëndet të mirë dhe gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e celulitit. Pini sa më shumë ujë dhe do keni trupin që dëshironi.
Masazhohuni
Është vërtetuar se masazhi limfatik ndihmon në reduktimin e celulitit. Lëvizja e gjithë sistemin imunitar të qelizave të bardha në gjak, ndihmon në hollimin e yndyrës. /k.k/noa.al/
Lida Shosha, kirurgia e njohur është rikthyer në sallën e operacionit tre javë pasi u përball me Covid 19.
Lida ka dhënë një mesazh të fortë mbi përgjegjësinë e çdo kirurgu kur hyn në një operacion.
Lida Shosha shprehet se duhet të bëjnë çmos që të ruajnë qetësinë.
Ajo ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve, pasi arrestimit të kardikuirurgut Edvin Prifti, i dyshuar për korrupsion.
“Një kirurg, nuk është një cope buke që e gjen në dyqanin e lagjes në çdo orë të ditës dhe të natës”, shkruan Lida Shosha.
Postimi i plotë i Lida Shoshës:
Pas tre jave perleshje me Covidin, mblodha ato pak fuqi dhe shkova te operoj pacienten qe me priste plot tre jave, per ti hequr tumorin. E kam shpetuar dhe here tjeter, se fundmi e diagnostikova me tumor, e trajtova intensivisht ,pasi erdhi me hemoglobine
Une prisja te sherohesha, ajo priste qe une te sherohesha e me pas te sheroja ate. Besimi i saj dhe i te shoqit qe me konsideronin si pjese te familjes e u luten pa fund per familjen time, me dha fuqi e motivim. Shkoj dhe e operoj para dy ditesh, gjithcka kaloi shume mbare.Duhet dhe besim ne Zot, ne ditet e qametit.
Por miqte e mi, a e dini cdo te thote te jesh kirurg?
A e dini cfare investimi kolosal te duhet , qe tehu i mprehte i bisturise brenda trupit te njeriut ti heq semundjen, infeksionin , tumorin, per ta rikthyer mes familjes e shoqerise?.
A e dini cfare pergjegjesie eshte, qe dora te mos te dridhet, qe te ruash qetesine kur gja ku hidhet perpjete,kur vlerat bien, kur anestezisti me gjysem zeri te thote, komprimo se po rendohet…prisni, mos manipuloni, nuk eshte film, qe ju mban shtangur me zemer ne dore nga ekrani, eshte realiteti brenda nje salle operacioni ku sfidohesh nga mo rtja qe do ta rem beje pacientin, dhe per nje moment ndalet fryma e gjithkujt, degjohet vec respiratori sepse ne ate moment nuk egziston askush pervec frymes se pacientit.
Dhe ti, kirurgu primar duhet te ruash qetesine astronautike, te mbledhesh stafin me nje veshtrim, dhe te maresh vendimin ” Ecim” sepse kursesi nuk mund ti dorezohesh humbjes, cdo qelize e jotja eshte vulosur me emblemen do ja dal, ta shpetoj,nuk dorezohem, ky ring i perket kirurgut, jo mortjes.
Pas nje operacioni te tille, mund te jesh plakur 10 vjet, shpirti te eshte thermuar ne mijera copash qe lotojne, por ti e mbledh veten,me djerset qe kullojne nga qimja e flokut deri ne kerbishte, del dhe sqaron njerezit me lot ne sy, ke shume deshire ti perqafosh,tani sna le as Corona, ka shprese per jeten, akoma.
Nje kirurg, nuk eshte nje cope buke qe e gjen ne dyqanin e lagjes ne cdo ore te dites dhe te nates?
Nje kirurg i mire, eshte aset i nje kombi, i pazevendesueshem.
E ne nje vend si ky i joni, qe nuk ka kapacitet te prodhoje nje mjek mesatar, jo me Exelenca, nje kirurg i mire eshte equivalent mijera njerez se bashku.
Mos kujtoni se do i zevendesoni me politiçka, politikruca, delenxhinj, e delenxhesha, qe vj ellin vrer e zeher per pak vemendje mediatike, interesa politike, karrige pusht- eti,
Me vjen ne mend Churchilli, une neser do jem esell , ti do jesh prape e shemtuar, kirurgu mbetet kirurg, po fytyrat me shpirt te she mtuar, nuk ka kirurg qe u ben derman, mbeten she mtia e perjetshme e nje shoqerie qe ne 30 vjet tranzicion e la mjekesine si ishull te vetmuar per ta vjele nga gjithe anet, por jo per ta ndrequr per qytetarin e fshatarin e thjeshte qe lebe titet spitaleve per pak jete e shprese. Lida. Shosha
Anashkalimi i mëngjesit është një zakon i keq, sepse është ngushtësisht i lidhur me rritjen e peshës dhe sigurisht që mund të kalohet edhe në obezitet. Është më se e vërtetë: studime të shumta shkencore në fakt tregojnë se, në veçanti, fëmijët që hanë mëngjes janë më të dobët se ata që e kalojnë këtë vakt dhe mbi të gjitha kanë rezultate më të mira shkollore.
Kjo është e drejtë: ushqimi i duhur i trurit lejon vëmendje më të madhe dhe një performancë më të mirë në shkollë, siç thuhet nga Dr. Valeria Del Balzo, nutricionist dhe anëtar i Shoqërisë Italiane të Shkencave të Ushqimit (SISA).
Këtu janë dhjetë këshilla të arta për një mëngjes të shëndetshëm që na bën të fillojmë me këmbën e duhur mëngjesin si dhe ta përballojmë ditën plot me energji.
1 – Mëngjesi është vakti i parë i ditës: duhet të jetë i balancuar dhe i plotë për të siguruar trupin me të gjitha elementet e nevojshme për të përballuar më mirë aktivitetet e përditshme dhe duhet të jetë një moment i këndshëm për ta filluar me një buzëqeshje. Le t’ia lejojmë vetes këtë dhuratë!
2 – Është e rëndësishme t’i kushtohet koha e duhur mëngjesit: jo më pak se 15 minuta, për të shijuar ushqimin që zgjidhni, për të pirë pijen me qetësi, si dhe për të shijuar “të gjithë të mirat” e këtij vakti! Mëngjesi është një vakt në të gjitha aspektet, në analogji me drekën dhe darkën. Përbërja nuk është kurrë një model unik, por ndryshon sipas shijeve, zakoneve dhe traditave.
3 – Mëngjesi duhet të jetë një moment për t’u “shijuar”. Më mirë të gjithë së bashku në familje, veçanërisht nëse ka fëmijë. Dhe në relaksim të plotë të paktën gjatë fundjavës apo kur jemi me pushime.
4 – Mëngjesi duhet të jetë i balancuar: jo shumë, por jo vetëm një kafe. Duhet të përmbajë rreth 20% të kalorive të përditshme. Kur keni më shumë kohë, mund të përgatisni madje edhe një tryezë të plotë me propozime të ndryshme, të shëndetshme dhe të shijshme.
5 – Mëngjesi duhet të përmbajë pije, sepse ato ndihmojnë për të rivendosur ujin e eliminuar nga trupi gjatë orëve të natës. Në këtë drejtim, qumështi është i mirë, pavarësisht se është një ushqim i vërtetë, përmban rreth 88% të ujit, çajit, kafesë, elbit, centrifugave, frutave dhe lëngjeve natyrore të frutave. Çokollata në filxhan duhet të konsumohet vetëm në raste të veçanta!
6 – Mëngjesi, përveç ujit, duhet të ketë një përzierje të të gjithë lëndëve ushqyese. Karbohidratet komplekse para së gjithash: në formën e drithërave, bukës, fasadave, biskotave. Përmbajtja e proteinave të mëngjesit rrjedh kryesisht nga qumështi dhe derivatet e saj (jogurt), të cilat përmbajnë proteina me cilësi të lartë ushqyese. Pjesa e yndyrnave vjen nga qumështi dhe derivatet dhe karbohidratet, kur ato janë kryesisht në formën e produkteve të pjekura, të tilla si tortë, snacks ose biskota. Zgjedhja e përdorimit të produkteve me yndyrë të ulët ndihmon në uljen e marrjes së yndyrës. Një shënim: djemtë dhe të rriturit të cilët hanë në mëngjes drithëra kokërr kanë një raport më të mirë të karbohidrateve me dietën, si dhe marrin më pak yndyrna (si përqindje e totalit të kalorive), dhe për të marrë nivelet e mikroelementeve (të tilla si hekuri, veçanërisht në qoftë se drithërat janë forcuar) më afër atyre që rekomandohen indirekt duke inkurajuar marrjen e qumështit dhe pastaj kalciumin, një mineral i domosdoshëm sidomos për rritjen.
7 – Është zakon i mirë që të hani fruta për mëngjes: mos i lini pas dore, sepse përmbajnë fibra, kripëra minerale, vitamina, polifenol dhe ujë.
8 – Mëngjesi i italianëve është mbi të gjitha i ëmbël. Të pëlqesh gjërat e ëmbla nuk do të thotë të keqpërdorësh sheqerin: është mirë t’i ëmbëlsosh pak pijet por duhet të kontrollosh edhe sasinë e sheqernave të thjeshta të pranishme në produkte dhe pije. Është e rëndësishme të mësoheni me etiketat e ushqyerjes dhe të edukoni fëmijët që në moshë të hershme të mos tejkalojnë sheqernat.
9 – Është një zakon i mirë që të hani ushqime të ndryshme për të ruajtur kënaqësinë e mëngjesit, sidomos tek fëmijët.
10 – Një rotacion inteligjent i ushqimeve lehtëson zakonin e të pasurit një mëngjes të plotë dhe rregullisht marrjen e të gjitha lëndëve ushqyese, me pasoja të efektshme në efikasitetin psiko-fizik, në kuptimin e ngopjes në orët e ardhshme dhe në arritjen e efekteve mbrojtëse në përgjithësi mbi shëndetin. Mëngjesi gjithashtu mund të jetë i kripur, por kini kujdes që të e ekzagjeroni me kaloritë. Në fakt, një mëngjes me ushqime të kripura mund të sjellë më shumë kalori sesa kur hamë veç ëmbëlsira dhe kërkon një përpjekje më të madhe të tretjes dhe për këtë arsye marrim më pak energji për të vënë në lëvizje trurin; e pabesueshme, por e vërtetë!