Shendetesi

Fasulet shërojnë këto sëmundje shumë të përhapura në Shqipëri

Fasulet janë të pasura me lëndë ushqyese, që janë thelbësore për shëndetin tonë, gjë që shpjegon pse ato janë një ushqim kryesor në shumë kuzhina kudo në botë.

Fasulet mund të ofrojnë nivele të konsiderueshme të fibrave dietike, folateve, fosforit, bakrit, proteinave, hekurit, magnezit, kaliumit dhe vitaminës B1.
Një filxhan i vetëm përfaqëson të paktën 20% të kërkesës suaj ditore për këto lëndë ushqyese; për disa nga këto minerale thelbësore dhe vitamina, ato japin më shumë se 40% të sugjerimit ditor.

Gama e ndryshme e ushqyesve çon natyrshëm në një listë mbresëlënëse të efekteve shëndetësore që kanë fasulet.

Përfitimet më të dukshme shëndetësore përfshijnë aftësinë e tyre për të detoksifikuar trupin, për të përmirësuar tretjen, uljen e presionit të gj.akut, uljen e niveleve të kolesterolit, rritjen e masës muskulore, menaxhimin dhe uljen e rrezikut të diabetit, stimulimin e imunitetit, përmirësimin e shikimit etj.
MENAXHOJNË NIVELIN E SHEQERIT NË GJ.AK

Niveli i lartë i fibrave dietike që gjenden te fasulet është i shkëlqyeshëm për njerëzit që kërkojnë të menaxhojnë diabetin, ose të ulin rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Ushqimet me fibra të lartë mund të rregullojnë sasinë e sheqerit në gjak dhe insulinës në trup, duke ndihmuar në stabilizimin e niveleve të energjisë.

ULIN NIVELIN E KOLESTEROLIT

Një përfitim tjetër i madh i fibrave dietike është aftësia për të ulur nivelin e kolesterolit LDL dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës. Duke siguruar një ekuilibër të shëndetshëm të kolesterolit.

MË SHUMË ENERGJI Fasulet janë një nga burimet më të mira të proteinave bimore që mund të shtoni në dietën tuaj, pasi një filxhan i vetëm ofron gati 15 gramë proteina.

Proteina zbërthehet në aminoacide të rëndësishme që përdoren për prodhimin e energjisë dhe rritjen e indeve të muskujve.

FORCOJNË SISTEMIN IMUNITAR

Edhe pse sasia e vitaminës C nuk është aq e lartë sa në perimet ose frutat e tjera, ajo përmban më shumë se 10% të rekomandimit tuaj ditor në çdo filxhan fasule. Kjo mund të stimulojë sistemin imunitar dhe të promovojë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë linja e parë e mbrojtjes së trupit kundër patogjenëve të huaj.

PËRMIRËSOJNË SHIKIMIN

Fasulet janë të njohura për ndikimin në përmirësimin e shikimit. Vitamina A në mënyrë specifike ul stresin oksidativ në retinë, duke ndihmuar në parandalimin e shfaqjes së degjenerimit makular dhe zhvillimin e katarakteve.

PARANDALOJNË OSTEOPOROZËN

Lista e mineraleve që gjenden te fasulja përfshin fosfor, magnez, bakër dhe mangan; të gjitha këto luajnë një rol në densitetin e mineraleve të eshtrave. Rritja e marrjes tuaj minerale do të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të osteoporozës, duke ju mbajtur të fortë dhe aktivë, pavarësisht viteve.

PËRMIRËSOJNË TRETJEN

Përfitimi shëndetësor më i njohur i fasuleve është ndikimi që mund të kenë në tretje. Fibra dietike është në gjendje të stimulojë prodhimin e lëngjeve të stomakut dhe të promovojë lëvizje peristaltike, e cila i mban zorrët të lëvizin normalisht.

Konsumimi i rregullt i fasuleve të pasura me fibra mund të ndihmojnë në parandalimin e shenjave të kapsllëkut, duke ulur gjithashtu rrezikun tuaj nga hemorroide dhe ulcera

Fasulet shërojnë këto sëmundje shumë të përhapura në Shqipëri Read More »

Shefja e spitalit Infektiv tregon c’ndodh brenda mureve të spitalit: ‘Te ne do gjesh shumë lot’

Shefja e spitalit Infektiv, doktoreshë Najada Çomo, e cila ka pranuar t’i bashkohet Partisë Socialiste për të kandiduar si deputete në zgjedhjet e 25 prillit, ka bërë bërë një bilanc të punës së mjekëve në shërbim të pacientëve me Covid.

Në krah të kryeministrit Rama, Çomo tha se aty ka shumë lot, duke theksuar fort se punohet me humanizëm dhe profesionalizëm.

Fjala e shefes së Infektivit, Najada Çomo

Jam shumë e nderuar që dëgjova fjalë aq të mira për gjithë kolegët, është një vit pandemi, unë ju siguroj që janë shumë vite pune, brenda atyre spitaleve Covid, punë e paimagjinueshme. Atë punë e dimë vetëm ne që jemi aty brenda ata që vuajnë në spital. Është armatë e jashtëzakonshme mjekësh, sanitarësh farmacistësh, shumë specialistë të tjerë që japin mundin e tyre, sakrificën e tyre dhe që ofrojnë profesionalizëm, dashuri përkushtim dhimbje vuajtje të paimagjinueshme.

Pse them të paimagjinueshme? Sepse është hera e parë në këtë mijëvjeçar që ne ndeshemi me pandeminë.

Hera e parë që ndjekim pacientë brenda spitalit pa hyrë askush brenda veç nesh. Në këtë herë të parë, ata njerëz që janë brenda, i mungon familja, kjo është diçka e rendë shumë për ta, por dua t’i siguroj ata që na ndjekin, se ne për ata s’kemi qenë vetëm doktorë, infermierë shërbyes të shëndetit të tyre, ne kemi qenë, sinqerisht ua them, pjesë e madhe e familjes së tyre.

Dashuria puna përkushtimi që ofrojnë ata njerëz që janë brenda, është e jashtëzakonshme, shërbesë si një familar i tyre që u shërben brenda mureve të spitalit.

Ne punojmë me ta, vuajmë me ta, jo në aspektin e sëmundjes, por emocionalisht, tek ne do gjeni shumë lot që askush nga jashtë as i ka parë, e as ka për t’i parë ndonjëherë.

Lotët janë për dhimbjet, vuajtjet, jetët e humbura, sikurse është gëzimi në punën tonë edhe edhe dhimbja për jetët e humbura.

Nëse ju thashë është më shumë se një vit pune, koha do e tregojë sa vite pune kemi investuar ne brenda atyre dhomave.

Aty nuk punohet me orare, aty ka nisur në 8 mars e do mbarojë kur të mbarojë edhe rasti i fundit, e shpesh pyes veten, mirë unë që e kam për detyrë në fund të fundit, por gjithë ata njerëz që punojnë aty, vajza e djem të rinj që kanë ardhur, se ne ishim aq sa ishim e ditë pas dite u shtuam?

Sot vazhdojum të shtohenmi me staf infermieror, ata vijnë me dëshirë për të punuar aty, jo se i bie dikush me zor, është e vështirë të punosh me ta, por ka dhe kënaqësi profesionale se merr buzëqeshjen, mesazhe pafund nga familjafrët e në 99% të punës sonë, ne gëzojmë mirënjohjen e popullit që i kemi shërbyer me devotshmëri.

Ka dhe njerëz që bëjnë komente negative, ka dhe staf mjekësor që s’është në nivelin e duhur, por koha e tregoi se ata dolën mbi ujë e drejtësia ka për të vepruar, por ata janë shumë pak në krahasim me një armatë të madhe.

Ne që punojmë pranë këtyre pacientëve, kemi përgjegjësi, emocione, e frikë herë pas here. Frika është larguar me arsyen e thjeshtë që ne kemi pasur veshjet e mbrojtjes tonë personale nga dita e parë, e deri sot, askush në spitalet Covid s’ka punuar pa këto veshje nga dita e parë deri sot, është mburojë e madhe për të punuar pak më i sigurt.

Së dyti mjekimi që i ofron se s’është dashuria apo dhimbëshmëria apo ushqyerja, arma kryesore është mjekimi, barna që janë bashkëkohore, aparatura që janë në prurje dinamike në spitalet Covid, nga java në javë u vazhdua e vazhdojnë të vijnë aparatura që u shërbejnë me standarte krejt bashkëkohore.

Ata njerëz kanë dhe një motiv bonusi që ata marrin, nuk është motivi kryesor bonusi që ata të punojnë, nuk është vetëm bonusi që i motivon, por edhe profesioni që kanë zgjedhur humanizmmi që kanë e padiskutim pjesa e bonusit.

Ajo që ka vlerë të themi, është se ju siguroj në mënyrë absolute që puna që bëhet është punë gjigande, me përkushtim e profesionalizëm që ata njerëz japin gjithçka nga ana profesionale e humane ata që ndodhen apo kanë qenë në spitalet Covid.

Shefja e spitalit Infektiv tregon c’ndodh brenda mureve të spitalit: ‘Te ne do gjesh shumë lot’ Read More »

Disa rregulla të arta për të parandaluar ob ezitetin

Obeziteti dhe mbipesha prej kohësh janë një ‘bombë’ reale për shëndetin, veçanërisht në kohën e Covid-19: përveç se kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në shfaqjen e sëmundjeve të shumta serioze, si sëmundjet kardiovaskulare dhe autoimune, kanceri dhe diabeti, obeziteti është gjithashtu një faktor serioz rreziku për vdekshmëria nga koronavirusi.

Për këtë arsye, me rastin e “World Obesity Day”, Ditës Botërore për Parandalimin e Obezitetit, e cila përkujtohet në të gjithë botën më 4 mars, është e rëndësishme të mbani mend se kilet e tepërta duhet të luftohen që në moshë të vogël dhe se ekzistojnë disa rregulla të arta për t’u fiksuar, për të ndërtuar një mënyrë jetese të shëndetshme dhe aktive.

Disa të dhëna – Obeziteti është një sëmundje globale. Vlerësimet e fundit të OBSH-së, zbulojnë se 50% e të rriturve dhe 30% e fëmijëve dhe adoleshentëve në planet, janë mbipeshë ose obezë.

Çdo dy sekonda, një person midis 30 dhe 70 vjeç, vdes nga një sëmundje kronike jo-ngjitëse, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare dhe autoimune, kanceri dhe diabeti, të gjitha sëmundjet, fillimi i të cilave favorizohet nga gjendja inflamatore kronike në subjektet mbipeshë.

Obeziteti predispozon ndaj sëmundjeve alergjike dhe duke zvogëluar mbikëqyrjen imune, rrit rrezikun e kancerit dhe pesëfishon mundësinë e zhvillimit të diabetit. Mbipesha dhe obeziteti, favorizojnë gjithashtu shfaqjen e sëmundjeve neurodegjenerative, siç është Alzheimeri.

Lidhja me Covid 19 – Disa studime të fundit të publikuara nga “Obesity Review”, revista zyrtare mjekësore e “World Obesity Federation”, gjithashtu tregojnë se kjo sëmundje është gjithashtu një faktor i rëndësishëm rreziku për vdekshmërinë nga Covid-19: njerëzit e shëndoshë që kanë kontraktuar koronavirusin, kanë pasur 113% më shumë të ngjarë të jenë të shtruar në spital, 74% më shumë të ngjarë të shtrohen në spital në kujdes intensiv dhe 48% më shumë të ngjarë të vdesin, sesa pacientët me peshë normale.

Fëmijët – Edhe të vegjlit duhet të ndjekin një dietë të ekuilibruar, për t’u mësuar menjëherë me një mënyrë jetese të shëndetshme. Rregullat e arta për ta, janë një dietë e përbërë nga tre vakte kryesore (mëngjes, drekë dhe darkë), plus disa vakte me ushqime të pasura me fibra, për të nxitur një ndjenjë më të madhe të ngopjes.

Këshillohe konsumimi i perimeve dhe bishtajoreve për të zëvendësuar bukën, picën, makaronat dhe patatet.

Është e këshillueshme që të minimizoni yndyrnat e ngopura dhe të pranishme në kremrat, djathrat, gjalpin, salcat, ‘snacks’-at dhe produktet e pjekura dhe të ofroni rregullisht, por pa ekzagjeruar, vaj ulliri ekstra të virgjër, salmon, sardele, arra, bajame dhe lajthi.

Kufizoni kripën, ndërsa çokollata e zezë dhe akullorja me fruta lejohen (në moderim). Shmangni një mënyrë jetese të qëndrimit ulur: fëmijët dhe adoleshentët duhet t’i kushtojnë të paktën një orë në ditë sportit dhe lojës aktive (pedalim, vrapim, ecje).

Këshilla për personat obezë

1.Menu 100% me perime (ose pothuajse): miratoni një dietë sa më shumë të jetë e mundur, bazuar në perime (bishtajore, perime, fruta) dhe peshk (2 ose 3 herë në javë), duke shmangur atë me përqindje të lartë të mërkurit. Konsumoni vajin e ullirit ekstra të virgjër.

2.Hani më shumë, jo më pak, por edhe më mirë: hani porcione të pasura me domate, brokoli, karrota, bishtajore dhe përfshini fasulet, qiqrat, bizelet si burimi kryesor i proteinave.

3.Yndyrnat dhe sheqernat: eliminoni ushqimet e ëmbla, sheqernat e thjeshta nga menuja dhe favorizoni ushqimet e pasura me yndyrna të pangopura, siç janë salmoni, arrat, bajamet, lajthitë.

Yndyrnat e hidrogjenizuara, produktet industriale dhe ato të paketuara, duhet të shmangen.

4.Hani dy vakte normale dhe një të lehtë: për të ruajtur ose zvogëluar peshën, rekomandohet një plan ushqimi 2 + 1: mëngjes, drekë dhe një të lehtë në mbrëmje, ose pak në drekë dhe vakt kryesor në mbrëmje.

5.Hani brenda dymbëdhjetë orëve: hani mëngjes pas orës 8 dhe darkë para 20:00, ose hani vaktin e parë të ditës në 9 dhe darkën para orës 21:00. /noa.al/

Burimi dhe foto: “Tgcom”

Disa rregulla të arta për të parandaluar ob ezitetin Read More »

Brataj/ Sqarim për mjekët që japin ‘leksion’ nga jashtë Shqipërisë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka reaguar sërish sot në lidhje me gjendjen në spitale, nisur edhe nga kritikat që vijnë kryesisht nga mjekët shqiptarë, të cilët punojnë jashtë vendit.

Brataj ka përmendur disa prej tyre, por për mjekun Martin Mano tha se ka marrë bonus dhe paga pa punuar në Shqipëri, ndërsa tha se ‘iku i revoltuar’ menjëherë sapo iu krijua një vend punë në Itali, prej nga ku kritikon situatën me të cilën po përballen spitalet tona.

Analiza e plotë e Skënder Brataj:

Statusin e vendosi Dr. Martin Mano, i cili nuk kishte gjetur vend pune në vendin fqinj Itali dhe erdhi në Shqipëri. Edhe pse ishte nga Korça shkoi atje duke marë edhe bonusin e Ministrisë së Shëndetësisë, 1.000.000 lekë plus rrogën për disa muaj. Sapo gjeti vendin në Itali, iku i revoltuar nga Shqipëria dhe ka filluar fushatën e denigrimit të kolegëve nga aty ku është!

Dr. Taulant Muka nëse ankohet ka motivet e tij, por ju nuk ja dhatë mundësinë, ndërsa këtij patrioti të madh po! Dr. Alimehmeti komentoi shifrat dhe është nga specialitët më të mirë të kësaj fushe. Nuk e kam parë asnjëher nëpër cepa, diskutoj me të me kënaqësi shpesh herë. Sikur partitë politike të ofronin specialistë të tillë në radhët e tyre, do të isha shqiptari më i lumtur.

Po sqaroj edhe njëher, që nuk po mbroj askënd, se mos i ngelet merak Dr. Elona Cekanit! Unë do vazhdoj të mbroj bluzat e bardha që përbëjnë sistemin shëndetësor. Statuset i bëj rrallë por të gjata që ta kuptojnë të gjithë. Kohën time di ta administroj shumë mirë. Ndoshta doktoresh duhej të revoltoheshit edhe më parë jo vetëm për të afërmit tuaj! Unë shqetësohem për të gjithë pacientët!

KONKLUZION

Incidenca dy javore është 495 raste nga 525 të infektuar për 100.000 banorë.

Incidenca një javore nga 1112 kaloi në 905 javën e fundit.

Indexi spitalor javor nga 17 në fillim të shkurtit në 8 në javën e fundit të muajit shkurt.

Numri i thirrjeve drejt 127 nga 2.500 zbriti nën shifrën 2.000 në 24 orë.

Numri i vizitave në banesë nga urgjenca 127 nga 550-600 në ditë, dy javët e kaluara po zbret poshtë 500. Numri të shtruarve në spital nga 127 ka qenë mbi 100 në ditë, në këtë moment ka zbritur në 83.

R=0.96, qenka më i mirë se Zvicra thotë doktoresha! Mos u habit doktoresh,nuk i nxjer unë, nuk i nxjer Shqipëria, i nxjer OBSH dhe Universiteti i Harvardit këto përllogaritje.

Dr. Erjon Panajoti, Dr. Elona Cekani dhe kush e mendon ose llogarit si ju, mesa duket matematikën e paskeni opsion! Po ju bëj dy llogari të thjeshta, që të mos i harroni dhe të mos flisni broçkulla si këtu, si në televizione! Ndoshta ju dhe dikush tjetër nuk i paskeni të qarta si përllogariten shifrat!!

Standartet ndërkombëtare sipas WHO, ECDC dhe CDC. i llogarisin kështu të sëmurët:

20% e të infektuarëve aktivë do të jenë të sëmurë.

Pra kemi 35.815 të infektuar aktiv në Shqipëri. 20% e tyre do të jenë pacientë. Pra 7.163, nga të cilët 80% janë me formën e lehtë dhe të mesme që trajtohen në banesë, që do të thotë 5.730. pacientë.

Mbeten (20%), e të sëmurëve, 1. 433 që janë format e mesme dhe të rënda që kanë nevojë për shtrim spitalor.

Në spitale aktualisht janë rreth 700 pacientë të shtruar.

Te privati 200 të shtruar sipas jush!

Atëher 533 pacientë që duhet të jenë të shtruar në spital i bie që po trajtohen në banesë!!

Nëse do të ishin në spitale të gjithë duke përjashtuar edhe spitalet private, pra 1.433 të sëmurë, ne do të kishim të lira 167 shtretër të lirë nga 1.600 që kemi në dispozicion të Covidit. Duke hequr 200 të privatit do të ishin(janë) realisht 367 shtretër. Do të thotë që do të ishin të okupuara 77.1% e burimeve spitalore në shtretër.

Ndërsa aktualisht duke qenë se po i tmerroni qytetarët janë të okupuara 56.3% e kapaciteteve spitalore!

533 pacientë që kanë nevojë për spital, por trajtohen në banesë, të cilët shumë herë ndiqen nga urgjenca 127, mjeku i famijes ose sipas zgjedhjes së tyre, privatisht.

Pra bomba, katastrofa, pendesa, përgjegjësitë tregojani njëher vetes tuaj me panikun që po shpërndani, me gënjeshtrat që po i bëni me orientim ose jo, për mungesë njohurish, apo çfarëdolloj arsyeje tjetër, jepini grupit dhe shqipëtarëve një përgjigje!!

Ku është pseudoshkenca? Ky është lincim që u munduat të bëni!

Thuajini kush është PATETIK dhe ku janë 5.000-6000 pacientë në banesë?!!
/NOA.al

Brataj/ Sqarim për mjekët që japin ‘leksion’ nga jashtë Shqipërisë Read More »

Pse duhet ta mbani hapur dritaren gjatë natës

Hapja e dritares në dhomën tuaj të gjumit gjatë natës për të lejuar hyrjen e ajrit të pastër është zgjidhja më e mirë për të parandaluar obezitetin dhe tipin 2 të diabetit.

Kështu sugjerojnë profesorët e endorkinologjisë në Universitetin e Oxford-it.

Ata shprehen se ka mjaftueshëm prova për të besuar se trupi pak më i ftohtë se normalisht mund të ketë shumë përfitime për shëndetin.

Përtej kësaj ka shkencëtarët besojnë se ka një lidhje mes ngrohjes globale dhe diabetit.

“Ka prova bindëse se ftohja e trupit me disa gradë më pak mund të përmirësojë ose të reduktojë diabetin.

Jeta në një ambient të freskët rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe largon diabetin.”

Jo më kot rekomandohet që temperaturat në mjedisin ku jeton të jenë më të ulëta.

Kjo sepse kur kemi ftohtë, humbasim kalori, ndaj kjo është një zgjidhje e mirë për të parandaluar edhe obezitetin.

3d rendering of children’s room at night with shining bright moon

Pse duhet ta mbani hapur dritaren gjatë natës Read More »

Studim/ Shkencëtarët gjejnë mbi 70 mijë viruse të panjohura që jetojnë në trupin tonë

Shkencëtarët kanë identifikuar më shumë se 70,000 viruse të panjohura më parë që jetojnë në zorrë dhe infektojnë bakteret e ndodhura atje- por se çfarë ndikimi kanë realisht ato mbi organizimin tonë, kjo për momentin mbetet një mister.

Mikrobioma e zorrëve, ose bashkësia e mikrobeve që njerëzit kanë në sistemin tretjes, luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në tretjen e ushqimit, por edhe në balancimin e sistemit imunitar. Shumë studime, kujton Live Science, i kanë lidhur çekuilibrin e mikrobeve te zorrëve me probleme të ndryshme shëndetësore përfshirë sëmundjet e mëlçisë, mbipeshën dhe alergjitë.
Por për mikrobiomën dihet tme rrësisht pak, pavarësisht se ajo përfshin një shumëllojshmëri mikroorganizmash ku bëjnë pjesë edhe bakteret e viruset. Studimet e mëhershme janë fokusuar në shumicën dërr muese të rasteve vetëm tek bakteret e zorrëve, sepse ato zbulohen më lehtë.

Përmes metodës së re të përdorur së fundi, e cila analizon materialin gjenetik nga një komunitet mikrobesh e pastaj bën sekuencimin individual, u shqyrtuan 28 mijë mikrobioma nga kampionet e marra në 28 vende të botës dhe kështu u zbulua se ka dhjetëra mijëra viruse në zorrë për të cilat nuk dihej asgjë.

Studim/ Shkencëtarët gjejnë mbi 70 mijë viruse të panjohura që jetojnë në trupin tonë Read More »

Infermierja habit: ‘Dëshironin fëmijë, çifti i martuar nuk e kishin idenë si bëhet’

Një infermiere 59-vjeçare habiti të gjithë kur tregoi historinë për një çift që nuk e dinin se marrëdhëniet sek suale sillnin në jetë një fëmijë.

Ajo tregon se i kishin dhënë detyrë që të mësonte çiftin për aktin s eksual.

Sipas asaj, çifti ka menduar se fëmija vjen në jetë nëse martohen. “Ata kanë qenë të martuar prej vitesh por nuk kishin fëmijë”, tha ajo.

“Ata nuk dinin si bëhet një fëmijë dhe puna ime ishte që ti mësoja.

Ata nuk e kishin idënë, ndërkohë që të mësosh dikë për sek sin është përgjegjësi, por pas disa seancash, çifti nuk i hiqte duart nga njëri tjetri”, rrëfeu ajo.

Infermierja habit: ‘Dëshironin fëmijë, çifti i martuar nuk e kishin idenë si bëhet’ Read More »

Bajamja, fruti i thatë me veti të shkëlqyera kurative për shëndetin tonë

Shpesh herë dëgjojmë të flitet për bajamet dhe vetitë e shkëlqyera që kjo farë ka në shëndetin tonë. Kur e përmendim bajamen asnjëherë nuk mendojmë edhe për varietetin e egër të saj i cili është edhe më i shëndetshëm dhe më kurativ për trupin dhe shëndetin e njeriut.

Bajamja gjendet në shumë zona të Shqipërisë, më tepër në zonën e Mallakastrës, Tepelenës, Përmetit dhe Beratit. Por edhe veriu i vendit ka një numër të madh të këtyre pemëve.

Përqendrimi i vlerave ushqyese tek farat në përgjithësi është tepër e madhe pasi ato përmbajnë të gjithë elementët jetësore që e bëjnë farën të zhvillohet më pas në një pemë, ndaj ekspertët rekomandojnë që e nevojshme për trupin tonë është që të konsumojmë deri në tre bajame në ditë për të rriturit, ndërsa për të vegjlit do të mjaftonin edhe dy kokrra.

Obeziteti dhe diabeti janë dy nga problemet shëndetësore që bajamja e egër i lufton ato në mënyrë të drejtë për drejtë. Fruti i bajames përmban shumë vitamina, proteina, fibër dhe shumë minerale.

Sëmundje të tjera që bajamja lufton janë ato të zemrës, kontrollon dhe stabilizon kolesterolin e keq në gjak, vitamina E që përmban është një antioksidant i shkëlqyer, lufton fortë arteriosklerozën, Ndihmon në mirëfunksionimin e trurit dhe gjithashtu thuhet se zgjat jetën tek njerëzit. Kockat dhe dhëmbët janë organe të tjera që përfitojnë vlera të jashtëzakonshme prej bajames dhe meqenëse nuk përmbajnë fare sheqer ato ndihmojnë në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak./ATSH

Bajamja, fruti i thatë me veti të shkëlqyera kurative për shëndetin tonë Read More »