Pirja e një filxhani me kanellë dhe mollë është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’u çlodhur dhe për të shijuar vetitë antioksiduese të këtij fruti. Të dy përbërësit na ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore.
Çaji i kanellës dhe mollës është i thjeshtë për t’u përgatitur dhe na ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e shumë problemeve shëndetësore.
Më poshtë po rendisim përfitimet që vijnë nga ky çaj.
Ka studime të shumta që tregojnë vetitë shëndetësore të mollëve në sistemin imunitar. Ky frut i shkëlqyeshëm ndihmon në rritjen e imunitetit, në parandalimin e ftohjeve dhe gripit.
Falë vitaminave, mineraleve dhe përbërjeve anti-inflamatore që ka, ky çaj zbut dhimbjet e nyjeve dhe muskujve, si dhe dhimbjen e kokës.
Antioksidantët në kanellë dhe mollë ndihmojnë për largimin e toksinave nga organizmi.
-Ky çaj i shkëlqyeshëm bimor ndihmon në uljen e kolesterolit të keq, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
-Molla dhe kanella përmbajnë flavonoide dhe fitonutrientë që ndihmojnë në parandalimin e problemeve të syrit dhe mbrojnë shikimin.
-Kjo pije ndihmon në parandalimin dhe kundërveprimin e kapsllëkut.
-Përbërjet polifenolike në kanellë ndihmojnë në rregullimin e sheqernave në gjak.
Për të përgatitur çajin e kanellës dhe mollës, mjafton që katër mollë t’i ziejmë në rreth 2 litra ujë. Lerëni përbërjen të ziejë për rreth 2 orë në zjarr të avashtë dhe shtoni disa lugë kanellë disa minuta para se ta shërbeni. /noa.al
Ngrënia e mëngjesit kontribuon në shëndetin e zemrës tuaj.
Studiuesit thonë se njerëzit që e anashkalojnë vaktin e mëngjesit kanë një rr ezik pak më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.
Mëngjesi me të vërtetë mund të jetë vakti më i rëndësishëm i ditës, veçanërisht kur bëhet fjalë për zemrën tuaj.
Një studim i ri nga Universiteti i Ioua-s ka arritur në përfundimin se kapërcimi i mëngjesit mund të ketë një efekt negativ në shëndetin kardiovaskular.
Studimi, i cili u botua në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, deklaroi se njerëzit që nuk hanin kurrë mëngjes kishin një rrezik 87 për qind më të lartë të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare krahasuar me ata që hanin mëngjes çdo ditë.
“Mëngjesi zakonisht besohet të jetë vakti më i rëndësishëm ose një nga vaktet më të rëndësishëm të ditës”, tha për Healthline Uei Bao, autor i studimit. /noa.al/
Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëmëngjesin ndekësve të tij në Facebook me disa investime nga Vlora.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur shëndetësinë sot.
Përmes pamjeve, Rama tregon qendrat shëndetësore në këtë qytet para 7 vites dhe si i ka shndërruar qeveria e tij.
“Mirëmëngjes, dhe me këto pak sekonda për shëndetësinë në Vlorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Fryerja e barkut dhe kilet e tepërta janë një shqetësim për shumë njerëz. Me recetën e mëposhtme, ju mund të përgatitni “një sallatë diuretike”, e cila mund të konsiderohet edhe një pjatë, e lehtë dhe e këndshme për të gjithë familjen, informon noa.al.
Kjo është një sallatë ideale për t’u konsumuar në çdo rast, veçanërisht në ditët kur keni ndjesinë e fryrjes dhe ndjeni nevojën për të konsumuar diçka të lehtë, por të mirë, e cila ndihmon të shfryhemi pa na shtuar dëshirën për të ngrënë.
Pikërisht kjo sallatë diuretike eliminon ndjenjën e fryrjes, por në të njëjtën kohë ju bën të ndiheni të ngopur.
Ajo është gjithashtu e lehtë për t’u përgatitur, duke qenë një sallatë, por është thelbësore që të gjithë përbërësit e evidentuar më poshtë të jenë të pranishëm, për ekuilibrin e duhur.
Kjo është një pjatë e dobishme për të zëvendësuar një vakt e për tu ndjerë të lehtë; për të shfryrë barkun, për të larguar lëngjet e tepërta dhe për të djegur dhjamin.
Përbërësit
1 avokado
1 kastravec
225 gramë domate qershi
20 gramë qepë të kuqe të copëtuar
2 lugë gjelle vaj ulliri
20 gramë majdanoz
40 gramë djathë feta
1 lugë gjelle uthull molle.
Në një tas sallate, nisni të fusni fillimisht trangullin e prerë në feta dhe domatet e ndara më dysh. Shtoni qepën e kuqe të prerë në copa të vogla. Merrni avokadon dhe pasi ta keni qëruar, priteni në feta dhe futeni në tas. Më tej shtoni djathin e në fund, majdanozin në degë të copëtuar, vajin dhe uthullën. Përzieni dhe gati, ju bëftë mirë!
/noa.al
Ta pranojmë, edhe në Shqipëri ka shumë njerëz, sidomos të rinj, që konsumojnë dr oga nga më të ndryshmet.
Një prej tyre është ka nabis sa tiva, e cila në zhargonin e përdoruesve njihet si “ba ri”. Kjo është një dro gë që kryesisht përdoret përmes ty mosjes me cigare.
Për përdorimin e ka nabisit janë duke u kryer studime të shumta për të kuptuar se çfarë efektesh ka.
Një studim i dalë kohët e fundit sugjeron se konsumimi i ka nabisit përshpejton procesin e plakjes së trurit në mënyrë të parakohshme.
Studimi u bë nga ana e kërkuesve të Amen Clinics, Google, John’s Hopkins University, University of California Los Angeles dhe University of California në San Francisco në SHBA.
Studimi u krye me 31 mijë e 227 persona të cilët pranuan tu skanohej truri. Mes vullnetarëve kishte përdorues kan abisi, por edhe njerëz që përballen me dukuri si gjendja e ankthit, konsumi i bollshëm i alko olit, por edhe gjendja mendore e njeriut.
Shkencëtarët analizuan mikrokapilarët e gjakut që shihen si përgjegjës për plakjes e njeriut dhe proceseve të tij jetësore. Analiza erdhi pasi truri i njeriut zë vetëm 2% të masës së trupit, por kërkon 20% të gjakut që pompohet aty përmes 370 mijë arterieve dhe mijëra enëve të tjera kapilare.
Të 31.227 vullnetarëve iu bënë analiza tomografike dhe skanim Spect. Me anë të këtyre, u përcaktua mosha e proceseve jetësore me moshën reale të çdo individi.
Nga kjo doli se pl akja e trurit ishte e lidhur me fluksin e gjakut që kalonte përmes enëve mikro të trurit, dhe tek ata që konsumonin ka nabis, diferenca ishte 2.8 vjet pl akje e parakohshme.
Limoni është një ndër produktet më me vlera për trupin e njeriut, jo vetëm duke e konsumuar, por edhe duke e përdorur atë për fytyrën tuaj.
Duke qenë se limoni ka veprim antibakterial, ndikon drejtpërdrejt në zhdukjen e puçrave në fytyrë.
Lereni të thahet mbi puçër dhe do shikoni rezultatet manitëse.
Bëni një maskë me limon dhe mjaltë, për t’i thënë “stop” plakjes. Fytyra juaj do jetë më e lëmuar, dhe rrudhat nuk do gjejnë vend në fytyrën tuaj.
Zbardhja e dhëmbëve
Merrni pak pambuk dhe lyeni dhëmbët me një përzierje limoni dhe sodë buke. Pastaj pastroni siç duhet dhe shpëlajeni. Ata do të bëhen më të bardhë menjëherë.
Thonjtë
Përzieni limonin me vaj dhe vendoseni në thonjtë tuaj, nëse janë të thatë dhe të brishtë ose të verdhë. Ju do të shihni një ndryshim. /noa.al/
Nëse panxhari nuk është pjesë e regjimit tuaj ushqimor, duhet të jetë! Panxhari përmban phytonutrients të quajtur betalains, të cilat kanë efekte antioksiduese, antiinflamatore dhe detoksifikuese.
Ky produkt gjithashtu përmban vlera ushqyese të fuqishme që mbrojnë zemrën nga sëmundjet, fetusin nga defektet gjatë zhvillimit dhe disa lloje kanceresh!
Për t’u bindur se lëngu panxharit është lëngu i jetës, lexoni 6 arsyet që e vërtetojnë një gjë të tillë.
1.Panxhari ka përbërës që parandalojnë dhe luftojnë qelizat kancerogjene Phytonutrientët që i japin ngjyrën e kuqe panxharit luftojnë dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene. Hulumtimet kanë treguar se panxhari përdoret për të trajtuar kancerin e pankreasit, gjirit dhe prostatës. Kombinimi i efekteve antioxidante dhe anti-inflamatore e bën ata një kandidat të mundshëm për të reduktuar rrezikun e kancerit.
2.Panxhari pastron mëlçinë Panxhari është i pasur në antioksidantë, të cilat ndihmojnë trupin të pastrohet nga toksinat dhe forcon sistemin imunitar.
3.Panxhari trajton kapsllëkun Panxhari është i pasur në fibra, të cilat kontribuojnë në shëndetin e zorrëve. Duke i shtuar ato në dietën tuaj mbeturinat minerale do të lëvizin lirisht nëpër zorrët me një ritëm të shëndetshëm.
4.Panxhari mund të zvogëlojë rrezikun e defekteve të lindjes Panxharët janë të pasur në vitaminë C dhe fibra, së bashku me kalium dhe mangan. Këto minerale esenciale janë jetike për funksionet e nervave dhe muskujve, veshkave, pankreasit, dhe mëlçisë. Panxhari gjithashtu përmban folate e vitaminë B që mund të zvogëlojnë rrezikun e defekteve të lindjes.
5.Panxhar ul presionin e gjakut Pirja e lëngut të panxharit mund të ulë nivelin e presionit të gjakut në vetëm disa orë. Një studim ka zbuluar se pirja e një gotë me lëng panxhar ul presionin e gjakut me një mesatare prej 4-5 pikë. Kjo mund t’i atribuohet nitrateve natyrore që ndodhen me shumicë tek panxhari.
6.Panxhari lufton inflamacionet Shumë sëmundje fillojnë për shkak të inflamacioneve të organizmit. Betaine është një lëndë ushqyese në panxhar që mbron qelizat, proteinat, dhe enzimat nga stresi. Ajo gjithashtu lufton inflamacionet dhe mbron organet e brendshme. /Revista Living
Sërish shifra të larta të rasteve me koro navirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja dhe 21 humbje.
Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht në spitalet COV ID në Tiranë dhe tre spit alet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të int ubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COV ID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç (viktima më e re Euxhena Jorgji).
NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e CO VID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Cov id19.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1110 vaksinime antiC ovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 19,357 vaksinime.
foto galeri PreviousNext
Situata e CO VID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3308 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 777 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
320 raste në Tiranë, 50 në Durrës, 41 në Berat, 40 në Shkodër, 32 në Korçë, 26 në Gjirokastër, 21 në Kolonjë, 20 në Sarandë, 17 në Kavajë, 16 në Kamëz, 13 në Krujë, nga 12 raste në Fier, Elbasan, nga 11 raste në Lezhë, Përmet, 10 në Kuçovë, nga 9 raste në Kurbin, Pukë, Mat, Malësi e Madhe, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Pogradec, Fushë Arrëz, nga 6 raste në Vlorë, Tepelenë, Maliq, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, Ura Vajgurore, 4 në Vorë, nga 3 raste në Devoll, Has, Skrapar, nga 2 raste në Lushnje, Dibër, Himarë, Peqin, Memaliaj, Shijak, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Librazhd, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Patos, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 742 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 74,352 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Bulqiza, të moshave 22-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (6 Mars 2021)
Raste të reja ditore 777
Të shëruar në 24 orë 742
Të shtruar në spitale 639
Humbje jete në 24 orë 21
Testime ditore 3308
Testime totale 485,764
Raste pozitive 112,078
Raste të shëruara 74,352
Raste Aktive 35,808
Humbje jete 1,918