Shendetesi

Si ndikon uthulla e mollës në h umbjen në peshë

Ka shumë studime që thonë se uthulla e mollës të ndihmon të humbasësh në peshë.

Megjithatë, me gjasë ky produkt nuk është kaq efikas në rënien në peshë.

Mbështetësit e kurave dietike me uthull molle pretendojnë se pirja e një sasie të vogël të uthullës së mollës përpara çdo vakti largon oreksin dhe djeg yndyrnat.

E njëjta gjë vlen edhe për suplementët e uthullës së mollës.

Kjo teori në fakt nuk është e mbështetur nga shkenca.

Sipas shkencëtarëve, përdorimi i shpeshtë i uthullës së mollës, nuk është i dëmshëm për njerëzit.

Megjithatë, sipas tyre ky produkt nuk arrin të nxisë rënien në peshë dhe mund të shkaktojë probleme të mëtejshme për organizmin nëse konsumohet me tepri.

Problemet që mund të shkaktojë uthulla

Edhe pse rekomandohet, uthulla e mollës ka një nivel të caktuar aciditeti.

Si e tillë, ajo mund të irritojë fytin nëse e pini në sasi të mëdha.

Uthulla e mollës mund të ndërveprojë negativisht me disa suplementë ose ilaçe përfshirë insulinën dhe diuretikët.

Kësisoj, uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kaliumit në organizëm.

Rënia në peshë vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme

Nëse mendoni se ka një magji të mirëfilltë që ju ndihmon të bini në peshë, atëherë gaboheni.

Rënia në peshë nuk mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë apo brenda pak ditëve dhe muajve.

Rënia në peshë duhet të jetë e shëndetshme, njësoj si ushqyerja.

Çelësi i një humbje të suksesshme të peshës është djegia e më shumë kalorive se sa konsumoni.

Ushqehuni shëndetshëm me fruta, perime, barishte drithëra të plota, proteinë e të tjerë.

Mos neglizhoni aktivitetin fizik çdo ditë.

Niseni me ecje dhe më pas angazhohuni në aktivitete të tjera të dobishme për shëndetin. /NOA.al

Si ndikon uthulla e mollës në h umbjen në peshë Read More »

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti zgjedhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti është zgjedhur sot anëtar i Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Dr. Ali Mehmeti, specialist në epidemiologji dhe endokrinologji, është evidentuar në mënyrë të veçantë në ndjekjen e problemeve të pandemisë, zhvillimeve të saj dhe ka qenë një raportues i rregullt i të rejave shkencore në fushën e pandemisë COVID-19.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë tha se zgjedhja e doktorit të shkencave Ilir Alimehmeti erdhi pas vendimit të ASH-së për një shtesë në përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Përhershëm të Shëndetësisë.

Mjeku Alimehmeti u zgjodh pas propozimit nga Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, me kryetar akad. Neki Frashërin, për zgjerimin e Komisionit të Përhershëm të Mjekësisë të Akademisë së Shkencave.

Dr. Alimehmeti është specialist në epidemiologji dhe endokrinologji dhe pedagog në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Mjeksësisë.

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti zgjedhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë Read More »

Diet 7 ditore me të gjitha vaktet e detajuara

Mjekët sugjerojnë fuqishëm që dieta ditore e një njeriu të rritur të mos jetë më shumë se 2 mijë kalori. Por kaloritë duhet të merren duke ngrënë shumëllojshmëri ushqimesh.

Christiana Abatzi, dietologe nga Lesvos në Greqi, ka përgatitur këtë dietë të posaçme që jua sjell të plotë noa.al më poshtë. Kjo dietë është një program që përmirëson shumë sistemin tonë kardiovaskular.

Disa produkte që përdoren rrallë

Dita e parë

Mëngjes 08:00 – 09:00: 2 feta bukë integrale, me 1 lugë çaji gjalpë arre ose tahini, 1 lugë çaji reçel pa sheqer ose mjaltë, 1 gotë qumësht soje ose bajame ose kokosi.

Paradrekë 11: 00-12: 00: 1 frut sipas zgjedhjes suaj dhe 10 arra të pakripura dhe të papërpunuara.

Dreka 14: 00-15: 00: 150 gramë sepje të gatuara me 120 gramë oriz të zier, 1 tas të vogëk sallatë sipas zgjedhjes suaj me 1 lugë gjelle vaj ulliri.

Pasdite 17: 00-18: 00: 1 kos me bajame me 1 lugë çaji mjaltë dhe 10 arra.

Darka 21:00 – 22:00: 1 tortilë e plotë me perime të pjekura në skarë si në foto dhe 60 gramë djathë të butë ose tofu.

Dita e dytë

Mëngjes 08:00 – 09:00: 1 filxhan qumësht bajame-kokosi-soje me 80 gramë drithëra / tërshëra, 1 lugë çaji mjaltë, 1 frut

Paradite 11: 00-12: 00: 50 gramë pastel i zgjedhur nga ju (i gjeni në furra buke)

Dreka, ora 14:00: 180 gramë spageti të ziera me 150 gramë karkaleca me salcë, 1 tas të vogël sallatë sipas zgjedhjes suaj me 1 lugë gjelle vaj ulliri.

Pasdite 17:00 – 18:00: 2 vaferë orizi me çokollatë të zezë, 1 frut sipas zgjedhjes suaj.

Darka 20:00 – 21:00: 1 tas të vogël sallatë sipas zgjedhjes suaj me 1 lugë gjelle vaj ulliri, 100 gramë karkaleca të zier ose të pjekur në skarë, 60 gramë arrë të plotë ose kus kus ose quinoa të gatuar.

Dita e tretë

Mëngjes 08:00 – 09:00: 2 feta bukë integrale, avokado e mirë, mundësisht bio, 100 gramë tofu ose djathë pa kripë ose mocarell, 1 gotë lëng i freskët frutash.

Paradite 11:00 – 12:00: 50 gramë hallvë të zgjedhur nga ju.

Dreka 14:00 – 15:00: 250 gramë bishtajore të zgjedhura me oriz të zier, 1 tas të vogël sallatë me 1 lugë vaj ulliri.

Pasdite 17: 00-18: 00: 1 frut sipas zgjedhjes suaj me 10 arra të papërpunuara.

Darka 21:00 -22: 00: 150 gramë bishtaja pak të ziera dhe të servirura të ftohta me 100 gram quinoa, 1 tas të vogël sallatë perimesh me 1 lugë gjelle vaj ulliri.

Dita e katërt

Mëngjesi 08: 00-09: 00: 2 feta bukë të thekur me 1 lugë çaji reçel pa sheqer dhe 1 lugë çaji margarinë të kulluar, 1 gotë qumësht bajamesh.

Paradite 11: 00-12: 00: 40 gramë shirit drithërash si në foto, 1 frut i zgjedhjes suaj.

Dreka 14:00 – 15:00: 150 gram qofte perimesh ose bishtajore të pjekura me 100 gram tërshërë, 50 gram tofu ose djathë të kulluar

Pasdite 17:00 – 18:00: 50 gramë hallvasi të zgjedhur nga ju, shembull në foto.

Darka pas ushtrimit 20:00 – 21:00: 1 kos bajame me 1 lugë çaji mjaltë, 60 gram tërshërë dhe 1 lugë çaji gjalpë arre.

Dita e pestë

Mëngjes 08:00 – 09:00: 1 kos bajamesh me 1 lugë çaji mjaltë, 60 gramë drithëra, 1 lugë çaji gjalpë frutash të thata.

Paradite 11:00 – 12:00: 1 frut i zgjedhur nga ju me 1 lugë çaji gjalpë frutash të thata dhe kanellë.

Dreka 14:00 -15: 00: 200 gramë kallamar të mbushur me perime dhe 150 gramë oriz, 1 tas të vogël sallatë sipas zgjedhjes suaj me 1 lugë vaj ulliri.

Pasdite 17:00 -18: 00: 1 gofretë orizi e thjeshtë si në foto, me 1 lugë çaji tahini, ½ frut i zgjedhjes suaj.

Darka: 20:00 – 21:00: 1 hamburger me bukë brioche me 150 gramë qofte hamburger perimesh, 1 lugë çaji salcë humus, 30 gramë djathë pa kripë ose mocarell, ose tofu.

Dita e gjashtë

Mëngjesi 09:00 – 10:00: qull me 100 gramë tërshërë si në foto, 1 gotë qumësht bajame-kokosi-soje, 1 frut, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji gjalpë frutash të thata.

Paradite 11.00 – 12:00: 2 feta bukë bukë me 40 gramë djathë të butë ose tofu.

Dreka 14: 00-15: 00: patate e mbushur si në foto dhe 50 gramë djathë të kulluar

Pasdite 17:00 – 18:00: 1 smoothie sipas zgjedhjes suaj me qumësht bajame-kokosi-soje, 1 frut sipas zgjedhjes suaj, 1 lugë çaji gjalpë kikiriku.

Darka: 20:00 – 21:00: 2 feta bukë të thekur me 30 gramë gjel deti, 30 gramë djathë soje ose mocarell, avokado, si dhe çfarëdo perime që dëshironi.

Dita e shtatë

Mëngjes 08:00 – 09:00: petulla me qumësht soje-bajame-kokosi, me banane, 60 gramë tërshërë, (pak vanilje, pak kripë), 1 lugë çaji gjalpë, 1 frut sipas zgjedhjes suaj.

Paradite 12:00: 2 biskota me bollgur, me 1 gotë lëng të freskët të shtrydhur frutash.

Dreka 15: 00: 150 gramë rizoto me 180 gramë fruta deti, 1 tas të vogël sallatë sipas zgjedhjes suaj me 1 lugë vaj ulliri.

Pasdite 17:00 – 18:00: 1 frut i zgjedhjes suaj me 10 arra të papërpunuara.

Darka 20:00 – 21:00: 1 filxhan qumësht soje-bajame-kokosi, me 80 gramë drithëra, 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë çaji tahini.

*Kujdes!

Plani i dietës për ata që e zbatojnë është një model tregues që ka nevojë për personalizim dhe nuk zëvendëson këshillat personale të dietologut tuaj. Ju mund ta konsultoni këtë dietë të detajuar, me mjekun nutricionist./noa.al

Diet 7 ditore me të gjitha vaktet e detajuara Read More »

Supë dietike për të h umbur 5 kg, ja si ta përgatisni…

Ka shumë mënyra për të hu mbur peshë, por kjo supë mund të ndihmojë të hu mbisni peshë.

Kjo supë, përveç se është e shijshme, d jeg edhe shumë yndyrë, atë që duhet të largojmë nga trupi ynë për të hu mbur peshë.

Kjo supë u ideua nga specialistë në një spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar pacientët me mbipeshë të hu mbin peshë para operacionit.

Është një recetë perimesh shumë e pasur me lëndë ushqyese dhe antioksidantë, me shumë pak kalori dhe proteina.

Përveç kësaj, është gjithashtu e varfër në yndyrë dhe karbohidrate, duke ju lejuar kështu të digjni kalori, ndaj është një vakt i përsosur për ata që kanë nevojë të h umbin peshë duke u ushqyer shëndetshëm.

Sidoqoftë, këshillohet të konsultoheni edhe me një d ietolog ose mjekun tuaj.

Përbërësit e supës

– 1 lakër e madhe

– 4 domate jo shumë të mëdha

– 4 qepë të bardha

– 6 kërcej selino

– 2 speca

– 1 karotë

– erëza sipas dëshirës

Përgatitja

Këshillohet të zgjidhni përbërës organikë. Pritini të gjithë përbërësit në copa të vogla. Vendosni pak ujë në një tenxhere dhe gatuajini perimet e prera derisa të gatuhen mirë. Mund ta hani kështu ose ta kaloni në mikser. Shtoni limon ose piper sipas dëshirës.

Duke ditur se secili prej nesh ka një metabolizëm të ndryshëm, kjo supë, mund të funksionojë më shumë tek disa njerëz sesa tek të tjerë. Mund ta përdorni në vend të një vakti normal nëse keni ngrënë shumë gjatë ditëve të mëparshme për të riekuilibruar dietën. /noa.al

Supë dietike për të h umbur 5 kg, ja si ta përgatisni… Read More »

Triumfi i jetës/ 19 vjecarja me Covid sjell në jetë djalin e saj

Shefja e reanimacionit të spitalit “Shefqet Ndroqi”, Alma Cani ka postuar një video emocionuese, pas lindjes së një 19-vjeçare të infektuar me Covid.

Ajo lindi në ambientet e spitalit. E reja ka kryer me sukses lindjen e djalit të saj, të cilin ka zgjedhur që ta quajë Noel.

Në video shihen emocionet e papërshkrueshme jo vetëm të saj, por edhe të stafit mjekësor që e ndihmoi në lindjen e suksesshme të djalit.

Mjekja Cani shpreson që çdo ditë të ketë lajme të tilla pozitive. Ajo thotë se jeta do të triumfojë, pavarësisht sfi dave që ka kaluar njerëzimi, apo edhe vë shtirësive të mëdha, siç është edhe koha aktuale që po kalojmë prej Covid.

Kujtojmë se gjatë muajve të fundit janë kryer disa lindje në ambientet e spitaleve Covid në vend. Fatk eqësisht janë shënuar dy raste fatalitetetesh, te nënat e reja. Lindjet kryhen nën monitorimin jo vetëm të stafeve të spitaleve Covid, por edhe mjekëve të materniteteve.

Postimi i plotë i mjekes Cani:

Mireseerdhe Noel në jete! Lindja jote na jep force! Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19.

Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”.

Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite! Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!
/NOA.al

Triumfi i jetës/ 19 vjecarja me Covid sjell në jetë djalin e saj Read More »

Uji i orizit fsheh një sekret të bukurisë, si ta përdorni

Dihen vlerat ushqyese që ka orizi, por nuk e keni ditur më parë që uji i përzier me këtë produkt është po ashtu i rëndësishëm.

Ndihmon në forcimin e flokëve, por edhe në heqjen e njollave në fytyrën tuaj.

Në Azi, më së shumti në Kinë, gratë e kanë përdorur për mijëra vjet me radhë ujin e orizit.

Si ta përgatisni?

Hidhni në një tas një filnxhan orizi të bardhë dhe mbusheni me ujë dhe lereni për 1 orë. Kjo kohë nevojitet që mineralet të depertojnë në ujë, duke krijuar një larës fytyre natyral për lëkurën tuaj. Më pas këtë ujë vendoseni në një kavanoz qelqi.

Aplikojeni çdo mëngjes dhe mbrëmje para se të shkoni për të fjetur në fytyrë me një pambuk. /noa.al/

Uji i orizit fsheh një sekret të bukurisë, si ta përdorni Read More »

Pse njerëzit në Japoni nuk pinë ujë gjatë vakteve?

Nëse shkoni në një restorant në një vend perëndimor, ka të ngjarë të merrni një gotë të madhe me ujë me akull dhe feta limoni, por në Japoni, mund të merrni vetëm një filxhan shumë të vogël uji.

Japonezët besojnë se uji mund të ndërhyjë në “zja rrin tuaj të tretjes”, duke e bërë më të vështirë për trupin tuaj të tretet një vakt.

Dhe megjithëse qëndrimi i hidratuar siç duhet është thelbësor për shëndetin tuaj të përgjithshëm, pirja e gotave me ujë së bashku me vaktet tuaja mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

Është zbuluar pse japonezët, të cilët janë pjesë e një prej kombeve më të shëndetshëm në botë, nuk zgjedhin ta bëjnë këtë.

1. Mund t’ju japë një gojë të thatë.

Sado kontradiktore mund të tingëllojë, të pish një gotë ujë me vaktin tënd mund të thajë pështymën.

Disa njerëz pëlqejnë të shtojnë një fetë limoni në ujin e tyre, gjë që e bën atë një pije acid që ndikon në sekretimin tuaj të pështymës .

Për shkak se pështyma shërben si një pije e shëndetshme për mjedisin tuaj oral, pasja e një goje të thatë mund të çojë në disa simptoma të pakëndshme, duke përfshirë erën e keqe të gojës .

Uji me limon gjithashtu mund të përkeqësojë disa kushte shëndetësore, të tilla si zbaticë acid, dhe mund të dëmtojë smaltin në dhëmbët tuaj .

2. Mund të dëmtojë tretjen tuaj.

Kur pini ujë me vaktin tuaj, pështyma juaj hollohet.

Kjo, nga ana tjetër, ndikon në lirimin e lëngjeve të stomakut përgjegjës për tretjen e ushqimit.

Si rezultat, stomaku juaj merr sinjale më të dobëta për të prishur ushqimin, gjë që mund të çojë në fryrje të stomakut .

3. Ngadalëson thithjen e lëndëve ushqyese.

Për shkak se pirja e ujit gjatë vakteve hollon lëngjet tuaja të tretjes, kjo ndikon në nivelin e aciditetit natyror të stomakut tuaj.

Kjo ndikon negativisht në sistemin tuaj të tretjes dhe bën që trupi juaj të thithë më pak vitamina dhe lëndë ushqyese.

4. Mund t’ju japë urth.

Pasja e ujit me vakte shton vëllim në stomakun tuaj dhe rrit presionin mbi të, ashtu si një vakt i madh.

Kjo, nga ana tjetër, mund të përkeqësojë disa kushte shëndetësore dhe të rrisë rrezikun e zbaticës së acidit.

Për shkak se pirja e ujit gjatë vakteve bën që trupi juaj të sekretojë më pak enzima të tretjes, kjo mund të çojë në një reaksion zinxhir të efekteve anësore, duke përfshirë urthin.

5. Mund të shkaktojë shtim në peshë.

Pirja e ujit ndërsa jeni duke ngrënë gjithashtu mund të bëjë që të vendosni kilogramë të tepërt.

Kur trupi juaj nuk mund ta tretë mjaft mirë ushqimin, ai e shndërron atë në yndyrë, duke ju bërë të shtoni më shumë peshë.

Pasja e ujit me vaktet gjithashtu, mund të bëjë që trupi juaj të lëshojë më shumë insulinë në gjak, gjë që rrit shanset tuaja për të ruajtur yndyrën në trupin tuaj.

Pse njerëzit në Japoni nuk pinë ujë gjatë vakteve? Read More »

Mos e anashkaloni mëngjesin asnjëherë, mjekët tregojnë rr ezikun

Nëse e anashkaloni çdo ditë mëngjesin, rezultatet nuk janë të mira.

Një studim i bërë në SHBA ka treguar se njerëzit që nuk hanë mëngjes janë më të rr ezikuar nga sëmundjet e zemrës. Studimi ka bërë të ditur se njerëzit që nuk hanë mëngjes janë 87% më të rre zikuar të hu mbasin jetën nga sëmundjet kardiovaskulare.
Për të arritur në këtë konkluzion, ekspertët analizuan të dhënat e 6550 personave nga mosha 40 deri në moshën 75 vjeçare.
Autorët e studimit nënvizuan faktin se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.
Një vakt i shëndetshëm që në fillim të ditës luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve. Ekipet e studiuesve dhe mjekëve në mbarë botën thonë njëzëri se mëngjesi ofron shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien e organizmit. Mëngjesi është një vakt që të mban ngopur për shumë gjatë, por edhe përmirëson cilësinë e ushqyerjes dhe ndjeshmërinë e insulinës.

Ky vakt ofron kalori të cilat ‘ndezin’ metabolizmin dhe ofrojnë energji për të përballuar sfidat e ditës. Për më tepër, njerëzit që hanë mëngjes kanë një peshë më të mirë e më të shëndetshme trupore. Ekspertët thonë se heqja dorë nga mëngjes mund të nxisë shfaqjen e sëmundjeve si: diabeti i tipi 2, tensioni i lartë i gjakut dhe mbipesha.

Gjatë natës, trupi pushon e megjithatë ka nevojë për kalori dhe energji për të stimuluar shumë procese që na japin jetë, siç janë rrahjet e zemrës. Në mungesë të ushqimit natën, trupi merr energjinë nga depozitat e ndryshme duke shteruar shumë prej tyre. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ushqeheni mirë e shëndetshëm që në mëngjes. Dita duhet të nisë mirë, me një vakt të bollshëm me vezë, avokado, kos dhe fruta pylli. Këto ushqime do ju mbajnë të ngopur, do ju japin shumë energji por do ju mbrojnë edhe zemrën.

Mos e anashkaloni mëngjesin asnjëherë, mjekët tregojnë rr ezikun Read More »