Shendetesi

Gabimisht e kuruan për epilepsi, djali me sëmundjen e rëndë merr surprizën e madhe

Programi “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel, këtë mbrëmje kishte të ftuar special një ndër këngëtarët më të njohur, Capital T, me qëllimin për të surprizuar një djalë të vogël.

Në studio kishte ardhur nëna e tij, Bardha, e cila rrëfeu gjithë vështirësitë e jetës së djalit të saj, Engjëllit.

Kalvari i vuajtjeve për Bardhën kishte nisur vite më parë. Ajo ishte martuar me mblesëri, në Mirditë, me Petritin dhe kishte sjellë në jetë një djalë e një vajzë. Fatke qësisht disa javë pas lindjes, vajza kishte ndë rruar jetë. Por fatke qësitë nuk kishin të mbaruar me aq për familjen e tyre, pasi ata kishin hu mbur më vonë dhe dy fëmijë të tjerë. Pavarësisht dhi mbjeve të mëdha, Bardha nuk ishte dorëzuar dhe kishte sjellë në jetë, Engjëllin.

Petriti dhe Bardha, gjatë kohës që djali i tyre rritej, kishin vënë re se Engjëlli nuk sillej si fëmijët e tjerë dhe të shqetësuar e kishin dërguar për ta vizituar. Mjekët e kishin diagnostikuar me epilepsi dhe për 3 vite e kishin kuruar gabimisht për këtë sëmundje. Vite më vonë ata e kishin dërguar djalin për ta vizituar në Gjermani, ku kishin zbuluar se ai kishte tumor në kokë, të cilin nuk mund t’ja operonin dot.

Pavarësisht gjithçkaje, Bardha kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të suprizuar Engjëllin e saj dhe për ta bërë të sadopak të lumtur. Surpriza e madhe për të ishte Capital T, i cili i’u drejtua me këto fjalë:

“Duhet të qëndrosh pozitiv çdo herë, sepse duhet të kalosh çdo problem që ke. Duhet të jesh i fortë, më i fortë se të gjithë ne, por mos harro si mamin, si motrën, si të gjithë familjen e mua do na kesh gjithmonë pranë.”

Në fund Capital T shprehu dëshirën që të ndihmonte familjen e Engjëllit duke marrë përsipër ndërtimin e shtëpisë së tyre.

Gabimisht e kuruan për epilepsi, djali me sëmundjen e rëndë merr surprizën e madhe Read More »

Çfarë ju ndodh nëse pini një gotë çaj mali para se të flini gjumë

Çfarë ju ndodh nëse pini një gotë çaj mali
Tokat shqiptare janë të bekuara me thesarin natyral të bimës madhështore të Çajit të Malit.

Nuk është aspak çudi që jo vetëm vendasit, por edhe të huajt që takojnë kulturën shqiptare mbeten të mahnitur nga kura e shpirtit siç shpesh e quajnë zakonin e të pirit të çajit avullues të malit shqiptar.

Diçka është e sigurt, asnjë vend në botë nuk prodhon këtë cilësi bime, si kjo jona.

Sipas burimeve kërkesat e tregjeve të huaja për varietetin shqiptar, Sideritis Raeseri janë në kulmin e tyre.

Çaji i Malit shqiptar të humbet mendjen me aromën unike, të përfshin në nostalgjinë e kohëve të kaluara dhe të ringjall ndjesitë e plota të shijes.

Çaji i malit është një nga produktet më të kërkuara në të gjitha komunitetet shqiptare që jetojnë në Evropë, Amerikë dhe deri në Australi.

Por shpesh edhe tregu vendas gjendet pothuajse bosh nga kërkesa e madhe për çaj mali.

Zakoni i shqiptarëve është grumbullimi dhe blerja e sasive të mëdha të çajit të malit gjatë verës dhe fillim vjeshtës, për ta përdorur të ngrohtë deri në pranverë.

Mungesa e çajit të malit në treg i lë të apasionuarit pas tij të varen tek bustinat me çaj pluhur pudër plot me kimikate aromatike!

Vlerat e fuqishme të çajit të malit

Çaji i malit ndihmon me shëndetin e aparatit tretës dhe përmban antioksidantë natyralë.

Plot me flavonoidë dhe antioksidantë

Studiuesit kanë zbuluar se bimët e familjes Sideritis përmbanin substanca të rëndësishme që luftonin mikrobet dhe infeksionet. Të gjitha këto bimë përmbanin vajra esencialë.

Ul tensionin e gjakut

Një studim i fundit zbuloi se ekstraktet që vinin nga familja e bimëve Sideritis ulnin nivelet e tensionit të gjakut dhe qetësonin enët e gjakut.

Studimi i kryer ka nxjerrë në pah se doza domethënëse të ekstrakteve në fjalë ndihmonin në zgjerimin e enëve të gjakut.

Gjithashtu në uljen e tensionit të gjakut dhe uljen e presionit ndaj zemrës.

Studimet gjithashtu konfirmuan rolin pozitiv të këtyre bimëve për shëndetin e zemrës.

Megjithatë, studime të mëtejshme janë të nevojshme përpara se çaji shqiptar i malit të merret në konsideratë për trajtimin e sëmundjeve të zemrës.

Mbron sistemin tretës

Studiuesit zbuluan se pirja e çajit të malit nga bima e Sideritis ulte inflamacionin në sistemin tretës.

Kjo ndodh falë pranisë së fenolëve dhe antioksidantëve që gjenden natyralisht në këto bimë.

Studiuesit zbuluan gjithashtu se inflamacioni dhe toksiciteti uleshin për një periudhë afatgjatë. Kjo si pasojë e aftësive mbrojtëse të çajit shqiptar të malit.

Përgatitja e çajit shqiptar të malit

Përgatitja e çajit të malit kërkon përdorimin e luleve, kërcenjve dhe gjetheve të plota të të gjithë bimës.

Ju mund t’i hidhni ato në ujë të nxehtë dhe të ulni temperaturën, duke mundësuar zierjen e lëngut për 5 deri në 10 minuta.

Shija e këtij çaji është tokësore, por nëse përdorni lulet, do të ndjeni edhe aromën e tyre. Këtij çaji mund t’i shtoni mjaltë dhe limon sipas dëshirës.

Në malet e Shqipërisë rritet varieteti Sideritis Raeseri. Ky lloj nuk duhet ngatërruar me specien Sideritis Syriaca, e cila gjendet në të gjitha vendet e Mesdheut dhe të Ballkanit.

Çfarë ju ndodh nëse pini një gotë çaj mali para se të flini gjumë Read More »

Si të përdorni vajin e ullirit për shëndetin e lëkurës

Përveç vlerave shëndetësore shumë të rëndësishme për shëndetin, vaji i ullirit konsiderohet si një eliksir për fytyrën. Ky lëng i artë është përdorur për bukurinë që në Greqinë dhe Egjiptin e lashtë. Këto qytetërime, besonin se vaji i ullirit e mban lëkurën të bukur, të butë, të ushqyer dhe të pastër. Ndërkohë, ekspertët e mjekësisë moderne kanë zbuluar se vlerat e vajit të ullirit i atribuohen pasurisë së antioksidantëve.
Si Të Pastroni Fytyrën Me Vaj Ulliri
Vajin e ullirit mund ta përdorni për pastrimin e fytyrës nga papastërtitë, sepse ai është më efikas se produktet kozmetike të pastrimit. Ai nuk bllokon poret dhe është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurave. Vajin e ullirit mund ta përzieni me pak lëng të freskët limoni ose me ujë dhe ta vendosni në fytyrë nëpërmjet pambukut. Vaji i ullirit është më i preferuari nga njerëzit me lëkurë të ndjeshme dhe ata alergjikë ndaj produkteve kozmetike.

Vaji i Ullirit Kundër Akneve
Vaji i ullirit është anti-bakterial nga natyra dhe për pasojë rekomandohet kundër akneve. Për më tepër ai lufton inflamacionin dhe largon skuqjen përreth puçrave.

Vaji i Ullirit Për Ushqyerjen e Lëkurës
Ju mund të përzieni vajin e ullirit me lëng trëndafili ose vaj esencial të lavandës dhe ta lyeni fytyrën. Në këtë mënyrë, ju do të keni lëkurë të ushqyer por vaji do ju ndihmojë të luftoni edhe probleme si ekzema.

Maskë Me Vaj Ulliri
Vajin e ullirit mund ta përdorni edhe për përgatitjen e maskave të ndryshme. Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë përzierjen e gjysmë luge gjelle me vaj ulliri, të verdhën e vezës dhe një lugë gjelle me miell. Këtë maskë mund ta mbani në fytyrë për 20 minuta dhe do të vëreni se lëkura e fytyrës do të jetë më e ushqyer.

Kundër Rrudhave
Vaji i ullirit përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe rrjedhimisht lufton rrudhat, sidomos ato në pjesën e syve. Këtë pjesë mund ta lyeni me vaj ulliri në mëngjes ose edhe në mbrëmje çdo ditë për të parë përmirësim në paraqitjen e jashtme./AgroWeb

Top Channel

Si të përdorni vajin e ullirit për shëndetin e lëkurës Read More »

Kjo është pija që largon dh imbjen e kokës në pak minuta

Dh imbja e kokës është e padurueshme, sidomos kur vazhdon për një kohë të gjatë. Shumica prej jush merr medikamente të ndryshme për t’u qetësuar.

Por ka një “kurë” natyrale e cila pushon dhi mbjen e kokës në pak minuta.

Lëng limoni dhe kripë. Shtrydhni 1 ose dy limona, në varësi të lëngut që kanë, dhe shtoni një lugë kafeje me kripë.

Në pak minuta do të shikoni që dhi mbja e kokës është zhd ukur. /noa.al/

Kjo është pija që largon dh imbjen e kokës në pak minuta Read More »

Farmacistët e Shqipërisë të pakënaqur me shtetin: Po ne a nuk jemi bluza të bardha

Farmacistët e Shqipërisë i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë që të futen në listën e grupeve prioritare, me risk për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Ata akuzojnë shtetin për përçmim dhe diskriminim, pasi u vendosën si prioritet i vaksinimit vetëm mjekët dhe infermierët.

Urdhri i Farmacistëve përmes një deklarate i bën thirrje ministres, Ogerta Manastirliu që të reagojë, pasi farmacistët janë në vijën e parë të rrezikut.

“E nderuar Znj. Ministre, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në referim të udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkon nga qeveria përfshirjen e farmacistëve në planin e vaksinimit të punonjësve të shëndetësisë. Është e pashpjegueshme që në një situatë të tillë pandemie farmacistët mos t’i shohësh si kontigjent me risk të lartë karshi infeksionit COVID-19, krahas kolegëve të tjerë punonjës të shëndetësisë mjek e infermierë. Farmacistët ishin e vazhdojnë të mbeten në vijën e parë të përballjes me infeksionin COVID-19”.

“Farmacistët, deri me sot, janë përgjigjur vetë për të tëra masat mbrojtëse që u janë dashur, pavarësisht se profesioni i tyre siguronte kujdes shëndetësor për gjithë shoqërinë shqiptare. Për 12 muaj përballje me këtë armik mbarë botëror, farmacistët shqiptar, për asnjë moment të vetëm nuk e patën efektin suport të shtetit, i cili nuk gjeti asnjëherë asnjë mundësi apo hapësirë ti drejtohej e ta trajtonte këtë kontigjent profesionistësh ashtu sikundër bluzat e bardha e meritojnë”.

“Farmacisti është shpërfillur në situata normale pune dhe po diskriminohet në situatë pandemie”.

“Të shumtë janë farmacistët e infektuar në frontin e punës, mes tyre pati edhe farmacistë të cilët e humbën betejën me këtë infeksion. Të riskuar ishin edhe janë edhe familjarët e farmacistëve, të cilët jetojnë së bashku me riskun e profesionit të familjarit të tyre, e prapë, këto bluza të bardha nuk vlerësohen se i plotësojnë kriteret për tu vaksinuar krahas kolegëve të tyre mjek. Nuk dimë se cili është grupi i ekspertëve që ka hartuar listën e profesionistëve me risk më të madh e që duhen vaksinuar më me prioritet, por bindja na thotë se vetëm njohës të mjekësisë ata nuk janë. Po të ishte ndryshe, nuk do të shpjegohej ky përjashtim i farmacistëve nga skema e vaksinimit. Ky përjashtim është veç një formë tjetër e shprehjes së vazhdueshme të përçmimit deri në mohim për këtë ekip të bluzave të bardha”.

“I drejtohemi dhe i kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë, si institucioni përgjegjës i shtetit Shqiptar, që ka për detyrë hartimin e politikave në mbrojtje të bluzave të bardha në situata të tilla pandemie, të përfshijë farmacistët në skemën e vaksinimit, njëkohësisht me kolegët e tyre mjek”.

“Qytetarët dhe qeveritë e mbarë botës i vlerësojnë dhe i respektojnë farmacistët si heronj, sepse këta profesionistë e meritojnë”.

/NOA.al

Farmacistët e Shqipërisë të pakënaqur me shtetin: Po ne a nuk jemi bluza të bardha Read More »

Gabimi që bëni në mëngjes, ju pengon të bini nga pesha

Mëngjesi është mjaft i rëndësishëm për ata që duan të heqin disa kilogramë nga trupi.

Shmangia e vaktit të mëngjesit nuk iu ndihmon aspak në këtë qëllim, përkundrazi.

“Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë.

Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbajtë yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, thonë dietologët.

Pra, në mëngjes duhet të konsumoni patjetër diçka. /noa.al/

Gabimi që bëni në mëngjes, ju pengon të bini nga pesha Read More »

Fenomeni i mi stershëm/ Gripi thuajse është zh dukur, shënon nivelet më të ulëta në 130 vite

Ekspertët thonë se virusi i gripit thuajse është zh dukur pas një rënieje prej 95 për qindësh. Më pak njerëz po preken nga gripi se në cdo kohë tjetër në 130 vitet e shkuar.

Java e dytë e janarit, normalisht periudha më e keqe e vitit për gripin sezonal, pa që numri i rasteve me simptoma gripi të raportuara në autoritetet mjekësore ishte 1.1 për 100 mijë persona, krahasuar me një mesatare pesë vjeçare prej 27 rastesh në 100 mijë persona.
John McCauley, drejtor i qendrës bashkëpunuese të Organizatës Botërore Shëndetësore për referenca dhe kërkime mbi grupin, dhe një nga ekspertët më të njohur në botë të gripit, thotë se hera e fundit kur ka patur prova të një niveli kaq të ulët të gripit sezonal, ishte në 1888.

Për ekspertët, masat shëndetësore të marra për të luftuar covid 19, me gjasë janë arsyeja kryesore për rënien dramatike të rasteve në këtë kulm sezoni të gripit.

Fenomeni i mi stershëm/ Gripi thuajse është zh dukur, shënon nivelet më të ulëta në 130 vite Read More »

Këto tre ushqime meshkujt duhet t’i konsumojnë cdo ditë

Ushqimi është mjaft i rëndësishëm për të pasur një trup në formë dhe shëndet të mirë.

Këtë herë po kategorizojmë disa ushqime, të cilat një mashkull duhet t’i konsumojë çdo ditë.

Spinaqi

Një dietë e shëndetshme përfshin të paktën 5 perime të freskëta në ditë.

Në shumicën e ditëve rekomandohet konsumimi i perimeve jeshile si spinaqi, lakrat apo sallatat e ndryshme.

Spinaqi përmban oksid natriumi i cili ndihmon në qarkullimin e mirë të gjakut.

Bajamet

Bajamet janë një burim i mirë magnezi, i cili ndihmon edhe në rritjen e hormonit të testosteronit tek burrat.

Ndihmojnë në funksionin e mirë të nervave, zemrës dhe enëve të gjakut.

Kosi

Njësoj si gratë edhe burrat janë të rre zikuar nga sëmundje të kockave si osteoporoza. /noa.al/

Këto tre ushqime meshkujt duhet t’i konsumojnë cdo ditë Read More »