Shendetesi

Ja cilat janë ushqimet e shëndetshme që lu ftojnë plakjen

Fytyrë, trup dhe organizëm i freskët direkt nga kuzhina juaj. Gjithçka që ju duhet për të mbajtur një trup të shëndetëshëm dhe shenjat e moshës larg gjendet tek ushqimi që konsumoni çdo ditë.

Dieta e përditëshme apo regjimi ushqimor kur vitet kalojnë janë më të rëndësishme se kurrë ndaj tregohuni gjithnjë të kujdesshëm. Në këtë artikull, ju tregojmë ushqimet e duhura për të mbajtur trupin tuaj në formë e sidomos një lëkurë të shëndetshme.

Hudhrat
Studime kanë treguar se disa substanca që gjenden tek hudhra ju ndihmojnë kundër rrudhave. Ato gjithashtu ju mbrojnë nga rrezet UV dhe nxisin prodhimin e kolagjenit.

Farat chia
Farat e zeza e të vogla të chias janë perferkte për të parandaluar plakjen. Ato përmbajnë Omega-3 që ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës tuaj.

Kanella
Erëzat janë shumë efikase përsa i përket shëndetit të lëkurës, por kanella qëndron në majë të listës. Është një burim i përqëndruar antioksidantësh dhe lufton radikalet e lira të cilat shkaktojnë plakjen.
Salmoni
I pasur me yndyna të shëndetshme dhe Omega-3, salmoni mund të jetë zgjidhja perfekte e nje vakti të shijshëm e plot vlera për lëkurën. Gjithashtu përmban vitaminë D që forcon kockat, flokët dhe lëkurën.

Selino dhe Kastravec
Të dy këto produkte përmbajnë një substancë të quajtur silica, ndaj bëjeni pjesë të dietës tuaj.

Boronica
Të freskëta, të lehta dhe të pasura me antioksidantë. Ndihmojnë në luftën ndaj radikaleve të lira dhe mbajnë lëkurën të re.

Portokalli
I pasur me vitaminë C, njejtë si rrushi, specat e kuq, brokoli dhe kivit. Kjo vitaminë përmban antioksidantë të fuqishëm të cilët rrisin prodhimin e kolagjenit. Në këtë mënyrë do të keni një lëkurë më të pastër e të rigjeneruar.

Avokado
Avokado përmban shumë yndyrna të shëndetëshme dhe vitaminë B. Ndihmon në stimulimin e sistemit limfatik dhe ju mban më të rinj.

Fasulet e kuqe
Janë të pasura me zink dhe fibra të cilët ndihmojnë në luftimin e inflamacionit.

Domate
Domatet janë të pasura në liktopene të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës.

Ja cilat janë ushqimet e shëndetshme që lu ftojnë plakjen Read More »

Kura çudibërëse me vaj ulliri për një gjumë të lehtë

Përfitimet shëndetësore që marrim nga vaji i ullirit janë të panumërta.

Një prej përfitimeve që vijnë nga përdorimi i vajit të ullirit është eliminimi i gërhitjes.
Gërhitja është një problem që prek shumë njerëz në mbarë botën.

Zhurma e bezdisshme e gërhitjeve gjatë natës, prish gjumin e çdo personi me të cilin ndan dhomën.

Gërhitja ndodh gjatë thithjes së ajrit nga rrugët e frymëmarrjes.
Zakonisht gërhitja konsiderohet si çrregullim i gjumit por sipas të dhënave të AgroWeb.org, mund të ketë pasoja serioze mjekësore.

Në botë gjenden produkte të pafundme kundër gërhitjes, por shumica prej tyre nuk kanë rezultuar efikase.

Ndonëse nuk ka një kurë mrekulli-bërëse kundër gërhitjes, duhet pranuar që disa ndryshime në stilin e jetesës dhe receta tradicionale e natyrale mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të saj.

Si Të Përdorni Vajin E Ullirit Kundër Gërhitjes Dhe Shumë Problemeve Të Tjera
Merrni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe pijeni çdo natë përpara se të bini për të fjetur.

Vaji i ullirit lubrifikon fytin dhe zbut gërhitjen.

Vajin e ullirit mund ta pini çdo ditë edhe për të ulur nivelin e kolesterolit të keq dhe për të mirëmbajtur nivelin e tensionit të gjakut, sipas të dhënave të AgroWeb.org.

Konsumoni rregullisht vaj ulliri për të ulur rrezikun e qelizave tumorale.

Vaji i ullirit është i pasur me vitaminat A dhe E. Këto vitamina eliminojnë rrudhat e lëkurës, e zbusin dhe e mbajnë atë të lëmuar.

Ekspertët konfirmojnë se aplikimi i disa pikave të vajit të ullirit mbi lëkurë mund ta mbrojë atë nga dëmtimet e shkaktuara prej ekspozimit të diellit.

Rekomandime Të Tjera Për Gërhitjen
Rënia në peshë rekomandohet për të gjithë njerëzit që gërhasin.

Aktiviteti fizik gjithashtu ndihmon për të ndaluar këtë problem.

Tonifikimi i muskujve dhe atyre të qafës mund të pakësojë gërhitjen.

Kura çudibërëse me vaj ulliri për një gjumë të lehtë Read More »

Kjo lloj buke nuk të shëndosh, mund ta përgatisni vetë në shtëpi

Buka është “armiku” numër 1 për ata që janë në dietë dhe duan të bien nga pesha.

Të shëndosh kollaj, dhe pa e kuptuar fare. Por ekziston një lloj buke e cila nuk iu shton asnjë kile.

Dhe mbi të gjitha mund ta përgatisni vetë në shtëpi.

Përbëhet nga fara lini, chia, bajame, arra, kikirikë, tërshërë, qiqra, fara luledielli, fara kungulli etj.

Përgatitja:

Rrih 5 vezë me 50 mililitër vaj ulliri, shto 550 gram arra, bajame dhe lloj-lloj farash të grira. Pak kripë, trazoje dhe hidhe në një tavë buke.

Lyje tavën me pak gjalpë. Fute për 1 orë në furrë të nxehur më parë në temperaturë 150 gr celcius.

Mund ta konsumoni pa pasur merak se do hidhni poshtë mundin për t’u dobësuar. /noa.al/

Kjo lloj buke nuk të shëndosh, mund ta përgatisni vetë në shtëpi Read More »

Një lajm i mirë për ata që pinë kafe

Nje lajm i mire vjen nga gazeta e per javeshme New Journal of Medicine per te gjithe kafedashesite.

Konsumimi i kafese nuk e rrit rrezikun ne sistemin kardiovaskular por, perkundrazi konsumimi i saj 3-5 filxhan kafe mund te ul rrez ikshmerine e disa semu ndjeve kronike.
Fitokimikatet biologjike te kafes ndikojne drejtperdrejte ne reduktimin e stresit, permireson mikrobiomen e zorres se trashe dhe diabetit.

Kini kujdes pasi prania e sa me shume kafeine ne kafe mund te shkaktoj dhe rritjen e kolesterolit ndaj keshillohet kafe e filtruar.

Një lajm i mirë për ata që pinë kafe Read More »

Lajm i h idhur nga mjekësia shqiptare, ndahet nga jeta anestezisti i njohur

Mjekësia shqiptare ka marrë një lajm të hi dhur mbrëmjen e sotme.

Anestezisti i njohur, Aleksandër Hoxha ka humbur jetën në mënyrë të papritur.
Ende nuk dihen shkaqet e ndarjes nga jeta të mjekut Hoxha, i cili prej vitesh shërbente me ndershmëri në radhët e bluzave të bardha.

Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

Lajm i h idhur nga mjekësia shqiptare, ndahet nga jeta anestezisti i njohur Read More »

Rritje e rasteve të koronavirusit në vend, ja të dhënat për 24 orët e fundit

Vijon të paraqitet problematike situata e koronavirusit në Shqipëri.

Nga të dhënat e 24 orëve të fundit, janë raportuar 876 raste të reja, nga 3 mijë e 512 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.

7 qytetarë e kanë hu mbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar./noa.al/

Rritje e rasteve të koronavirusit në vend, ja të dhënat për 24 orët e fundit Read More »

Tjetër mrekulli, një tjetër nënë shqiptare sjell në jetë trinjakë

Edhe një familje dibrane i gëzohet ardhjes në jetë të trinjakëve.

Bëhet fjalë për familjen Dardeshi, që i është gëzuar rastit të rrallë.

Ardhja në jetë e trinjakëve, në këtë kohë të vështirë pandemie, shihet edhe si një shenjë shprese mbi jetën, dhe triumfin e saj pavarësisht vështirësive që po kalon vendi dhe i tërë njerëzimi.

Trinjakët erdhën në jetë shëndoshë e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, e cila tha se familja mori edhe bonusin special të bebeve.

Vetëm pak ditë më parë, në maternitetin e Shkodrës një nënë e re solli shëndoshë e mirë në jetë, po ashtu, trinjakë.

Sipas ministres, nga viti 2019 më shumë se 65,000 familje të reja që janë gëzuar me fëmijë. /NOA.al

Tjetër mrekulli, një tjetër nënë shqiptare sjell në jetë trinjakë Read More »

Sekreti/ Çfarë duhet të bëni kur këmbët dhe duart nuk ngrohen asnjëherë?

Kur gjaku ka vështirësi për të arritur në duar, këmbë, dhe organe të tjera, shfaqen problemet që vijnë nga qarkullimi i gjakut. Arsyeja për këtë është bllokimi ose ngushtimi i enëve të gjakut, kur venat dhe arteriet kanë trombocite ose janë më të ngushta në ek stremitete.

Sipas “Health Line”, ekspertët paralajmërojnë se qarkullimi i keq mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, për shkak të faktit se shumë gjendje shëndetësore mund të zhvillohen nga ai.
Disa prej problemeve më të zakonshme janë tensioni i lartë gjakut, probleme me zemrën, gjithashtu edhe probleme më të thjeshta, që i ndiejmë gjatë ditëve të dimrit, këmbë të ftohta dhe duar të ftohta, etj.

Por, gjithmonë ka mënyra natyrale se si ta trajtoni këtë problem.

Ka disa përbërës natyralë të cilët janë veçanërisht të dobishëm, si hudhra, xhenxhefili, piperi dhe brokoli, të cilat rrisin qarkullimin e gjakut.
Në mënyrë që të mos i ndieni shumë të ftohta këmbët dhe duart, këto këshilla do t’ju ndihmojnë:

– Hani më shumë fruta dhe perime çdo ditë

– Pini të paktën 5-6 gota ujë të freskët çdo ditë

– Mos pini më shumë se 2 filxhanë kafe ose çaj në ditë

– Aktiviteti fizik është veçanërisht i rëndësishëm

– Lëreni duhanin

– Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe kontrolloni nivelin e kolesterolit

– Rriteni marrjen e omega-3 duke ngrënë më shumë peshk, si salmon ose arra.

– Nëse punoni ulur, duhet të çoheni vazhdimisht gjatë ditës, për të pushuar dhe shtrirë këmbët.

Sekreti/ Çfarë duhet të bëni kur këmbët dhe duart nuk ngrohen asnjëherë? Read More »