Shendetesi

Këto janë 9 ushqimet që mund t’i hani pa frikë nëse keni uri natën

Për disa njerëz të ngrënit gjatë natës është një makth dhe për disa, kjo është një arsye e vazhdueshme për shaka.

Megjithatë, ky proces mund të bëhet shumë i lehtë dhe i padëmshëm në qoftë se ju zëvendësoni donuts dhe salsiçet me ushqime të shëndetshme si djathi dhe kokoshkat

Ja 9 prej tyre:

Djathë

Shkencëtarët nga Harvardi këshillojnë të hani diçka të lehtë gjatë natës. Për shembull, ata rekomandojnë të hani disa feta djathi që kanë shije të mjaftueshme për të kënaqur receptorët e shijes dhe nuk do të jetë shumë e vështirë për trupin të tretet.

Kosi

Sipas ekspertëve të të ushqyerit, kosi është i mirë për një darkë sepse nuk përmban shumë yndyra, por përmban shumë proteina. Sipas studimeve, proteinat në kos nuk ju bëjnë të ndiheni të plotësuar, por gjithashtu ndihmon trupin të djegë më shumë kalori gjatë ditës.

Crackers

Ato përmbajnë të ashtuquajturat karbohidrate të ngadalshme që ju mbajnë të ngopur për shumë gjatë.

Kokoshka

Eksperti i ushqyerit, Erika Kannall, këshillon njerëzit që pëlqejnë ushqime gjatë natës për të ngrënë një tas kokoshka pa kripë. Ky lloj snacku nuk do të ndikojë në formën e trupit.

Vezë

Një vezë e zier përmban vetëm 75 kcal. Sipas Erika Kannall, një snack i tillë do t’ju lejojë të harroni urinë deri në mëngjes dhe nuk do të kthehet në cm shtesë në belin tuaj.

Perimet

Një sallatë me perime për shembull do të ishte super zgjedhje. Ne rekomandojmë të hani perimet e gjelbra, sepse ato përmbajnë llojin e karbohidrateve që do t’ju mbajnë të plotësuar deri në mëngjes.

Salcë molle me kanellë

Specialisti i shëndetshëm i ushqimit, Karen Borsari rekomandon të hani mollë me kanellë për ata që duan të hanë ushqime të ëmbla gjatë natës. Ju mund të shtoni edhe një grusht rrush të thatë.

Një gotë me lëng qershie

Sigurisht, nënkuptojmë lëng natyral të qershisë. Studimet tregojnë se ky lëng ka një ndikim pozitiv në cilësinë e gjumit, duke e bërë atë më të thellë dhe më të gjatë.

Një banane

Përkundër faktit se ky frut tretet mjaft shpejt, nuk ka gjasa t’ju zgjojë një herë të dytë gjatë natës. Bananet përmbajnë shumë kalium dhe magnez që na ndihmojnë të relaksohemi. Ajo gjithashtu përmban melatonin që sipas studimeve të ndryshme, përmirëson cilësinë e gjumit.

Këto janë 9 ushqimet që mund t’i hani pa frikë nëse keni uri natën Read More »

Lajm i mirë/ Sara Alushaj drejt përmirësimit, deputeti Vullnet Sinaj viziton 25-vjeçaren: Sara po e merr veten shpejt!

Vullnet Sinaj
Miqtë e mi, për t’ju përgjigjur shq etësimit publik dhe apelit në rrjetet sociale, shkova e vizitova vetë në QSUT, 25-vjeçaren nga Vlora Sara Alushaj.

U gëzova shumë kur në komunikim të drejtpërdrejtë me mjekët, mësova se Sara jo vetëm nuk rre zikon jetën, por ka një përmirësim të du kshëm dhe po shkon drejt rikuperimit të plotë.

Falenderoj drejtorin e QSUT, Enkelejd Jotin dhe nëndrejtorin Saimir Xhepi të cilët më mirëpritën dhe më informuan për situatën e vajzës së shtruar në spital.

Mirënjohje dhe respekt për profesorin e njohur të shërbimit të He matologjisë, Arben Ivanaj dhe doktoreshën Alma Çili, të cilët kujdesen çdo moment për pacienten.

Ata më dhanë lajmin e mirë se Sara po e merr veten shpejt, këto ditë do të dalë nga spitali dhe së shpejti do ta kemi mes nesh. Shërim të shpejtë!

Lajm i mirë/ Sara Alushaj drejt përmirësimit, deputeti Vullnet Sinaj viziton 25-vjeçaren: Sara po e merr veten shpejt! Read More »

Kjo është koha ideale për të ngrënë nëse doni të hu mbni peshë

E vërteta është se koha kur hamë është po aq e rëndësishme sa ajo që hamë. Kjo është pikërisht ajo që provuan kërkimet e fundit.

Pjesëmarrësit në studim, të cilët ishin të ndarë në dy grupe, mund të hanin çfarë të donin gjatë ditës, për sa kohë që ishte brenda një afati të caktuar kohor. Grupi i parë hante vaktet e saj në kohën kur ishte mësuar për kaq shumë vite, ndërsa e dyta shijonte mëngjesin 90 minuta më vonë se zakonisht dhe darkën e saj 90 minuta më parë.

Rezultatet treguan se ata që ndryshuan kohën e vaktit humbën dy herë më shumë yndyrë trupore dhe hëngrën më pak ushqim se të tjerët. Sigurisht, sipas pyetësorit të plotësuar nga të gjithë pjesëmarrësit pas përfundimit të studimit, 57% vunë re që kishin rënë në peshë.

Kjo është koha ideale për të ngrënë nëse doni të hu mbni peshë Read More »

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri apelon për ndihmë për Sarën: Ta cojmë jashtë vendit!

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri ka përcjellë një apel për ndihmë në rrjetin e tij social.

Është fjala për Sara Alushajn, një prej vajzave të skuadrës së socialistëve të Vlorës e cila është shtruar me urgjencë si pasojë e një he morragjie të shkaktuar nga një sëmundje e rëndë.

Sipas Gjiknurit, Sara duhet të dërgohet për kurim jashtë vendit në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gj akut.

Postimi i plotë i Damian Gjiknurit

“Të gjithë bashkë të ndihmojmë Sarën! Një lajm jo i mirë por njëkohësisht një mundësi për secilin prej nesh për të qenë sa më solidarë. Sara Alushaj, një prej vajzave më energjike në skuadrën tonë elektorale të Qarkut të Vlorës, po kalon një moment të vështirë.

Sara është shtruar me urgjencë në spital si pasojë e një hemo rragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë. Të dashur miq!

Gjej rastin tu nxis që kushdo që ka mundësi, të bashkohet në thirrjen e familjarëve dhe miqve të saj, për të kontribuar më sa të mundet, për të siguruar kurimin e Sarës jashtë vendit, në një prej spitaleve të specializuara për sëmundjet e gja kut. Besimplotë se do të dimë të japim maksimumin në një nismë solidariteti për jetën e Sarës!”.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri apelon për ndihmë për Sarën: Ta cojmë jashtë vendit! Read More »

Mëngjesi ideal për kocka të forta

Thuhet kockat se janë më të forta se çeliku, por njëkohësisht mund të dë mtohen fare lehtë.

Sëmundje të ndryshme që i prekin ato mund të shkaktojnë dë mtim dhe dhi mbje të tyre.

Artriti apo osteoporoza nuk janë më sëmundje të panjohura, pasi po prekin popullsinë gjithnjë e më shumë.

Prandaj nevoja për të qenë të kujdesshëm dhe të shëndetshëm është gjithnjë prezente.

Për të pasur kocka të forta nuk ju duhet të bëni asgjë të jashtëzakonshme, mjafton të ktheni ushqimin në aleatin tuaj më të mirë.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju tregojmë se si ta nisni ditën plot vlera e minerale të cilat do të forcojnë kockat tuaja çdo mëngjes.

Ndiqni mëposhtë këshillat e nevojshme për t’i siguruar trupit tuaj një mbështetje të fortë e të shëndetshme.

Si të ndihmoni kockat
Një nga mineralet që ndihmon më shumë kockat është kalciumi të cilin për fat të mirë mund ta gjeni në shumë ushqime.

Për personat që vuajnë nga lloje të artritit është veçanërisht i këshillueshëm nga mjekët.

Megjithëse sasia e duhur e konsumimit të tij nuk është përcaktuar ende, ekspertët shprehen se rreth 1.500 miligramë në ditë të konsumimit të këtij minerali janë mëse të nevojshme për organizmin.

Këtë shifër mjafton ta ndani me 500 miligramë kalcium për çdo vakt.

Është e rëndësishme që këto sasi të ndahen midis vakteve, pasi trupi ka mundësi të përthithë vetëm 500 miligramë për çdo vakt.

Filloni nga mëngjesi që sa më parë trupi të sigurojë të gjithë vitaminat e nevojshme.

Mëngjesi i duhur
Vetëm një gotë qumësht përmban 300 mg kalcium të cilat mund ti merrni menjëherë në një vakt.

Për të arritur në masën e këshilluar 500 mg mund të shtoni edhe ndonjë produkt tjetër bulmeti në dietën tuaj.

Këtu mund të futet, pak djathë, gjizë, kos apo edhe perime si brokoli dhe lakrat.

Gjithashtu përveç, bulmetit kalciumin mund ta përfitoni edhe nga lëngu i freskët i portokallit.

Një gotë me lëng të freskët përmban 200-340 mg kalcium.

Ekspertët theksojnë të mos harroni të përfshini edhe vitaminën D tek dieta juaj.

Atë mund ta gjeni fare lehtë tek ushqimet të cilat janë të pasura edhe me kalcium.

Këtu futen sardelet dhe salmoni të cilat megjithëse nuk preferohen të konsumohen në mëngjes, mund ti lini për dy vaktet e tjera.

Pra, çdo mëngjes zgjidhni patjetër nga një gotë qumësht apo lëng portokalli, shoqëruar me ushqime të tjera bulmeti apo perime jeshile.

Kështu kockat tuaja do të qëndrojnë të forta për një kohë të gjatë dhe do të shërojnë vetëveten./AgroWeb.org

Mëngjesi ideal për kocka të forta Read More »

Jepni kontributin tuaj/ Të gjithë bashkë për vajzën vlonjate Sara Alushaj, shtruar me emergjencë në QSUT si pasojë e një he moragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë!

Të gjithë bashkë në një fushatë dhurimi për jetën e Sarës!
Sara Alushaj, vajza 25 vjeçare, me sytë plot dritë e me shumë ëndrra për jetën, është shtruar me emergjencë në QSUT, duke luftuar për jetën, si pasojë e nje he moragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë!

Jeni të lutur, të kontribuoni brenda mundësive tuaja për të bërë të mundur kurimin e Sarës në nje spital të specializuar për sëmundjet e gjakut, pasi trupi i saj shkatërron trombocitet!

Pasuria e shpirtit të gjithsecilit do ta mposhtë pamundësinë ekonomike të familjes për të përballuar kurimin! Përballë thirrjes për JETË, unë e di, ne bëhemi një FAMILJE E MADHE!

Kjo është lutje jete, për jetën e Sarës!! Numrat e llogarisë së mamasë së Sarës! BANKA OTP Llogaria në EURO: AL56 2131 1075 0000 0000 0202 2794 Llogaria në LEKË: AL94 2131 1075 0000 0000 0202 2789/burimi vloranews

Jepni kontributin tuaj/ Të gjithë bashkë për vajzën vlonjate Sara Alushaj, shtruar me emergjencë në QSUT si pasojë e një he moragjie të brendshme, shkaktuar nga një sëmundje e rrallë dhe e rëndë! Read More »

Apel për ndihmë/ Infermieri shqiptar h umbi njërën këmbë, tani rr ezikon tjetrën

Një 30-vjeçar apelon për ndihmë tek të gjithë shqiptarët, pasi rre zikon që të hu mbasë këmbën e tij për shkak të një sëmundje. Eriseldi, infermier pranë Onko-Hematologjisë pediatrike në QSUT ka amp utuar këmbën e djathtë dhe tani ka probleme me enët e thella të gja kut të këmbës tjetër dhe barkut.

Mjekët në Itali i kanë këshilluar ndërhyrje kirurgjikale të enëve të gja kut sa me shpejt që mos t’i rr ezikohet jeta.

Reagimet nga kolegët e tij kanë qenë të shumta, ndërsa ata i janë bashkuar apelit për ndihmë.

Ai është një djalë plotë energji dhe profesionist i devotshëm në një shërbim të vështirë, ku hal let e fëmijëve me diagnoza të tilla e bëjnë atë dhe më të ndjeshëm dhe më pranë tyre. Optimizmi i tij për jetën dhe profesionin më bëri ta admiroj atë djalë.

Secili nga ne është i rrethuar nga ha llet dhe pr oblemet e përditshme, ku dikush më pak dhe dikush më shumë. Faleminderit shumë të gjithë njerëzve dhe kolegëve që më kanë shkruar për ta ndihmuar Erin. Në ha lle dhe pr obleme t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit? Zoti i dhëntë forcë Erit që ta përballoj këtë problem shëndetësor!

Ai dhe ne jemi bashkë për të?”, shkruan një prej kolegëve të tij.

ERISELDI TELHALLARI, IBAN:AL93202110750000000021163311

Nr. tel: 069 313 3503

Apel për ndihmë/ Infermieri shqiptar h umbi njërën këmbë, tani rr ezikon tjetrën Read More »

Gripi i shpendëve në Shqipëri, sa të rr ezikuar jemi dhe si të ruhemi

Ditën e djeshme u konfirmuan vatrat e para me gripin e shpendëve në Shqipëri në zonën e Dajtit, në Fushë-Krujë dhe në Bujan. Ndërsa sot, ekspertët kanë sqaruar nëse ky grip është i rre zikshëm dhe a mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.

Silva Bino shpjegoi se rr eziku për shëndetin publik nga H5N8 është i ulët dhe se produktet e shpendëve mund t’i konsumojnë, por duhet të kemi kujdes që t’i gatuajmë mirë.

Deri tani nuk ka patur raste të njerëzve të prekur, me përjashtim të tre rasteve në Rusi, të cilët kanë forma të lehta. Sipas ekspertëve, ky virus nuk tranmetohet nga njeriu tek njeriu.

Zv.ministrja Ermira Gjeçi tha për mediat se situata është nën kontroll. Ajo tha se rastet janë konfirmuar në disa ferma të vogla shtëpiake dhe kanë ng ordhur rreth 300-320 shpendë. Gjeçi shtoi se janë marrë masa, duke ndaluar importin e shpendëve të gjalla dhe produkteve të mishit nga disa vende, me qëllim shmangien e infektimit.

Gripi i shpendëve në Shqipëri, sa të rr ezikuar jemi dhe si të ruhemi Read More »