Shendetesi

Mjekët habisin, cfarë na ndodh nëse pimë 3 filxhanë me kafe në ditë

Kafeja të ndihmon, tregojnë mjekët, ndërsa një studim i fundit ka dhënë lajmin që ka gëzuar të gjithë.
Një studim i fundit pohon se pirja e tre ose më shumë filxhanëve kafe çdo ditë mund të na ndihmojë të jetojmë më gjatë.
Shkencëtarët koreanë erdhën në përfundim pasi vëzhguan zakonet e kafesë të mbi 173,000 pjesëmarrësve të cilët ishin të gjithë 40 vjeç ose më të vjetër. Periudha e studimit zgjati nëntë vjet, plus një vazhdim pesë vjet pas kësaj.

Ata zbuluan se krahasuar me ata që nuk konsumonin fare kafe, pjesëmarrësit që konsumuan tre filxhanë në ditë treguan një rrezik të reduktuar ndjeshëm të vde kshmërisë nga të gjitha shkaqet. Ky rezultat ishte edhe më i madh kur bëhej fjalë për zvogëlimin e rr ezikut të vde kjes të shkaktuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Mjekët habisin, cfarë na ndodh nëse pimë 3 filxhanë me kafe në ditë Read More »

Pas 50 ditësh të vështira në terapinë intensive, vogëlushja fiton be tejën me jetën

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se pas 50 ditësh ‘lufte’ në terapinë intensive, bebi Enxhi, që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gr, ka arritur të fitojë be tejën me jetën.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ministrja shkruan se kjo është arritur fal punës dhe përkushtimit të ekipit të mjekëve dhe infermierëve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

Lajmin e mirë Manastirliu, e ka shoqëruar edhe me një foto të foshnjës, Enxhi.

“Jetë të gjatë Enxhi”, shkruan ajo në fund.

Statusi:

‘ Pas 50 ditësh shumë të vështira në terapi intensive, Enxhi i vogël që lindi në javën e 27, vetëm 1000 gr, e ka fituar b etejën për jetën🙏🏼

👏🏼 Super punë dhe përkushtim i ekipit të mjekëve dhe infermierëve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.

#Jetë të gjatë Enxhi’

Pas 50 ditësh të vështira në terapinë intensive, vogëlushja fiton be tejën me jetën Read More »

Ushqimet që vonojnë plakjen tek femrat dhe meshkujt

Që në të tridhjetat më së paku, njerëzit, sidomos femrat, nisin të shqetësohen për dukurinë e plakjes. E vërteta është se ajo vonon me disa vite deri dhe dekadë, nëse kujdesemi për trupin tonë, sidomos në aspektin e ushqimit, raporton noa.al.

Masat kryesore për të parandaluar plakjen nisin nga tavolina, pasi nëpërmjet ushqimit mund të mbahet një lëkurë elastike, linja shprehie natyrale si dhe zbehen në mënyrë të ndjeshme shenjat e ikjes së viteve.

Ndaj për të mbetur gjatë të freskët, duhen përzgjedhur ushqimet e duhura, të pasura me antioksidantë, me proteina, për të ndihmuar muskujt, kockat dhe lëkurën, si dhe produkte që përmbajnë Omega 3, të rëndësishme për të forcuar shëndetin mendor, shumë i lidhur edhe ky me plakjen.

Duke hyrë në mënyrë specifike më poshtë gjeni disa ushqime specifike kundër pleqërisë.

-Avokado, vaj ulliri, sardele, peshk ton dhe salmon

Acidet yndyrore të cilat gjenden në këto ushqime si Omega 3, përveçse parandalojnë sëmundjet kardiovaskulare, parandalojnë edhe plakjen e lëkurës duke ruajtur freskinë e saj.

-Fruta pylli, pjepër, speca, domate dhe sallatë jeshile

Këto ushqime përmbajnë elementë antioksidantë për të mbrojtur membranat e qelizave, si dhe përmbajnë vitaminë C, për të mbajtur aktiv kolagjenin.

-Pula, gjeli i detit dhe kungulli

Janë të pasur me proteina dhe aminoacide, tejet të rëndësishme.

-Lëngu i rrushit
Parandalon plakjen e qelizave si dhe luan rol kyç për parandalimin e rrudhave.

-Bajamet dhe lajthitë
Njëlloj si pjesa më e madhe e frutave të thata përmbajnë vitaminë E, e cila njihet ndryshe si vitamina kundër plakjes, veçanërisht sa i takon pjesës së lëkurës. /a.y/noa.al/

Ushqimet që vonojnë plakjen tek femrat dhe meshkujt Read More »

Dhuratë të tillë për 1 qershorin zor se ka, fëmija merr ilacin më të shtrenjtë në botë

Dhuratë më të shtrenjtë për 1 qershorin zor se ka. Dhe për më tepër duke shpëtuar një jetë.
Është ky rasti i vogëlushit vetëm pesë muajsh Arthur Morgan, i cili është bërë pacienti i parë në Britaninë e Madhe që trajtohet me ilaçin më të shtrenjtë në botë.

Fëmija mori terapinë e parë me kosto 2.2 milionë euro pasi u diagnostikua me atrofi muskulore kurrizore, një sëmundje gjenetike që haset në 1 nga 10 mijë fëmijë të lindur në të gjithë botën, raporton noa.al duke cituar britaniken “The Guardian”.

Trajtimi quhet Zolgensma, prodhohet në SHBA dhe referohet si ilaçi më i shtrenjtë në botë. Pavarësisht çmimit marramendës, Zolgensma, trajtimi i terapisë gjenike, nuk është një kurë e garantuar, por një dozë intravenoze që përmirëson lëvizjen dhe funksionimin e muskujve.

Babai Reece është shumë i lumtur siç shihni fotot në galeri që ju sjell noa.al. Ai falënderoi sistemin shëndetësor britanik për dozën ndërsa thanë se kanë nisur mbledhjen e fondeve për trajtime të tjera të djalit të tij pesë muajsh.

Atrofia muskulore kurrizore (SMA) është një sëmundje progresive e shkaktuar nga një gjen i dëmtuar. Sëmundja vr et qelizat nervore dhe bën që muskujt e foshnjave të konsumohen, gjë që mund të çojë në vështirësi në gëlltitje ose frymëmarrje.

Ndërsa muskujt e tyre përkeqësohen, foshnjat që vuajnë nga SMA nuk mund të qëndrojnë ose të ecin pa ndihmë, dhe shumica nuk mbijetojnë gjatë fëmijërisë së hershme për shkak të vështirësive të frymëmarrjes.

Foto credit: PA Press Association

Dhuratë të tillë për 1 qershorin zor se ka, fëmija merr ilacin më të shtrenjtë në botë Read More »

Luledelja, ja cfarë nuk dini për aftësinë e kuruese

Vendlindja e luledeles është Evropa dhe Azia Perëndimore, por tani ajo rritet në çdo cep të globit. Lëndinat e Shqipërisë janë të veshura me lulet e bukura të bardha, të cilat kohët e fundit janë bërë pjesë e gatimeve, garniturave dhe recetave të ndryshme të kulinarisë shqiptare. Luledelja preferon një tokë të lagësht dhe ushqyese. Me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj ajo pushton lëndinat, rrugët, fushat e parqet. Luledelja mund të rritet deri në 20 centimetra lartësi dhe arrin të shumëfishohet ndjeshëm në çdo rrënjë.
Gjethet e kësaj luleje formojnë një kurorë mbi tokë ndërsa kërcenjtë e saj gjatoshë mbajnë peshën delikate të luleve petalebardhë. Lulet kanë pjesët e tyre femërore dhe mashkullore dhe janë të preferuarat e bletëve, insekteve dhe grenxave. Luledelja është një lule që fertilizohet vetë. Gonxhet e thara ose të njoma të luledeles përdoren në mjekësi, por së fundmi edhe gjethet e bimës kanë gjetur një përdorim të gjërë.
Luledelja përmban vajra esencialë, taninë, flavonoidë, acide organike etj. Përbërësit më aktivë të saj janë të shpërndarë që nga rrënja deri tek petalet. Kjo lule ka vlera anti inflamatore dhe përdoret si çaj kundër të ftohtit, bronshitit apo inflamacioneve të tjera të traktit të frymëmarrjes. Bima vetë përdoret kundër hu mbjes së oreksit, sepse arrin të stimulojë të gjithë sistemin tretës dhe të kurojë problemet me gastritin, diarrenë, mëlçinë, tëmthin dhe konstipacionin.

Luledelja është përdorur tradicionalisht edhe për dhi mbjet që shoqërojnë reumatizmën kro nike, menstruacionet, cistet apo inflamacionet e traktit urinar. Luledelja ka aftësi shëruese dhe mund të përdoret në pl agët e vogla, gërvishtjet dhe lëndimet e lëkurës sepse përshpejton rimëkëmbjen e lëkurës. Ajo këshillohet të përdoret së jashtmi kundër dermatitit, kr uajtjeve, ek zemës, nxirjeve dhe puçrave. Tretësirat e përgatitura me këtë barishte mund të përdoren kundër akneve si dhe për gargare për inflamacionin e gojës dhe të fytit.

Nëse përtypni gjethet e freskëta të luledeles mund të ndihmoni në trajtimin e ulçerës së gojës. Në mjekësinë popullore, rekomandohet konsumimi i gjetheve të freskëta për të stimuluar oreksin dhe përthithjen e ushqyesve të nevojshëm. Gjethet e freskëta, lulet, petalet kanë një shije të mirë e të lehtë. Ato mund të përdoren në sallata, dhe në supa, mund të shoqërohen me uthull ose të përdoren si zëvëndësues i kaperit.

Nëse dëshironi ta konsumoni si çaj, atëherë përdorni dy lugë gjelle me lule të thata në një filxhan me ujë të nxehtë. Lërini lulet brenda në ujë për dhjetë minuta dhe më pas kullojeni lëngun. Rekomandohet pirja e tre filxhanëve të vegjël në ditë./AgroWeb

Luledelja, ja cfarë nuk dini për aftësinë e kuruese Read More »

Manastirliu nga Vlora zbulon kur hapen qendrat shëndetësore verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të operatorëve turistikë në qendrën shëndetësore “Uji i ftohtë” në Vlorë, ku shpalli planin e shëndetësisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se situate aktualisht është e kontrolluar dhe do të vijohet intensivisht me procesin e vaksinimit, për të patur një sezon turistik më të lehtësuar.

“Shumë faleminderit gjithë ekipit të qendrës shëndetësore këtu në Lungomare. Ku kemi parë që vijon vaksinimi edhe në qendra shëndetësore dhe ambulanca. Pra vaksinimi kapilar në të gjitha strukturat e shëndetësisë, aty ku janë detajuar sipas planit që ka hartuar Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik për vaksinimin e popullatës të grupmoshës mbi 60 vjeç, por gjithashtu edhe të grupeve të riskut, ku pjesë kemi bërë edhe punonjësit që punojnë në strukturat e hotelierisë. Ndaj unë jam e kënaqur që shoh se si po vijon ky plan, pra përmbyllja e vaksinimit të punonjësve turistikë, në mënyrë që të kemi një verë sa më të lehtësuar. Por një gjë është e sigurt, që duhet të vijojmë të zbatojmë protokollet shëndetësore, protokollet e sigurisë, për të mundësuar që të mos kemi përhapje të koronavirusit, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha nga Vlora se më datë 15 qershor, do të hapen qendrat shëndetësore verore si dhe do të vijojë dezinsektimi në zonat e përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik.

“Përgatitemi për sezonin turistik me të gjitha masat, sipas një plani të mirëstrukturuar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, qoftë përsa i përket vaksinimit të punonjësve të tour-operatorëve, qoftë përsa i përket gjithë programit të dezinsektimit përgjatë zonave të bregdetit dhe sigurisht, hapjes së qendrave shëndetësore verore, të cilat praktikisht janë tashmë të mirëstrukturuara. Jemi duke punuar me stafet, të cilat janë duke u trajnuar nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, për të filluar në 15 qershor me hapjen e qendrave shëndetësore verore, kudo gjatë bregdetit por edhe në zonat turistike malore”, tha Manastirliu.

28 qendra shëndetësore verore, me staf të kualifikuar, do të hapen në zonat turistike, duke filluar nga data 15 qershor. Ndërsa programi I dezinsektimit po vijon në të gjitha zonat e nxehta të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik. Deri tani janë kryer trajtimet e para në zonën e Kavajës, plazhi Golem –Qerret, plazhin e Spillesë, në Divjakë qytet dhe plazhin e Divjakës, në zonën e Vlorës, plazhin e Nartës, Zvërnecit, Rradhimë, Lagunën e Orikumit, Himarë, Qeparo, Borsh, Çukë, Parkun Kombëtar të Butrintit dhe do vijojë trajtimi në zonën e Tiranës, Durrësit, Lezhës, Velipojës, etj.

Manastirliu nga Vlora zbulon kur hapen qendrat shëndetësore verore Read More »

3 arsyet pse duhet ta pini çdo ditë, lëngun e portokallit

Këtu janë tre arsye të rëndësishme për të përfshirë një gotë me lëng portokalli në rutinën tuaj ditore

Përveç shijes së tij të këndshme dhe freskuese, lëngu i freskët i portokallit ka shumë përfitime për shëndetin tonë.

Ushqyesit e tij lidhen me funksionimin e duhur të sistemeve të trupit dhe mbrojtjen ndaj sëmundjeve të ndryshme kronike, të tilla si vitamina C, kalium dhe acid folik.

Këtu janë tre arsye të rëndësishme për të përfshirë një gotë me lëng portokalli në rutinën tuaj ditore.

Hidratim

Lëngu i portokallit është rreth 80% ujë. Kështu, mund të jetë një mënyrë e menjëhershme dhe e këndshme e hidratimit, duke parandaluar pasojat e pafavorshme edhe të një dehidrimi të lehtë, siç është tharja e gojës, dhimbja e kokës ose lodhja.

Mbrojtja antioksiduese

Lëngu natyral i portokallit ka një përmbajtje të shtuar të vitaminës C, e njohur për veprimin e saj antioksidant dhe anti-inflamator. Përveç kësaj vitamine, ajo gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të acidit folik, kalcium, magnez, fosfor dhe kalium, ndërsa përmban gjithashtu më shumë se 170 substanca me aktivitet antioksidant, të tilla si flavonoide dhe karotenoide, energjia e të gjithave duket se i jep fund efektet pozitive antioksiduese dhe anti-inflamatore të lëngut.

Tonik i menjëhershëm

Portokalli dhe lëngu i tij janë të dobishëm në të gjitha sëmundjet bronkiale dhe astmatike, si dhe në rastet e dobësisë, dhe konsiderohet tonik për zemrën dhe stimulues për qarkullimin.

3 arsyet pse duhet ta pini çdo ditë, lëngun e portokallit Read More »

Këto janë 9 ushqimet e bukurisë, nga limoni te panxhari

Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta.

Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju mund të pësoni një ndryshim rrënjësor në lëkurë, duke e perfeksionuar në vetëm një javë duke konsumuar këta përbërës kryesorë natyralë, të cilët sigurojnë një çehre më të shëndetshme. Mbi të gjitha, ju jeni ajo që hani.

1. Limonët – Snyder sugjeron që çdo klient të fillojë ditën e tij me pak ujë të nxehtë dhe limon. Ajo detoksifikon trupin duke ndihmuar sistemin tuaj të tretjes dhe mëlçinë të eleminojnë shpejt mbeturinat.

2. Patate e ëmbël – Shtimi i këtyre niseshteve të pasura me beta-karotinë në dietën tuaj të përditshme në të vërtetë mund të luftojë çehren pa shkëlqim. Kjo është për shkak të kombinimit magjik për shkëlqimin e lëkurës të Vitaminës A dhe Vitaminës C.

3. Bajame – Ndërsa me siguri tashmë e dini që bajamet janë një meze e lehtë për shëndetin, ato janë gjithashtu një ushqim bukurie, pasi janë të mbushura me Vitaminë E.

4. Farërat Chia – Këto fara për luftimin e radikalëve të lirë janë të mbushura me minerale dhe fibra dhe ekuilibrin perfekt të acideve yndyrore thelbësore.

5. Ananasi – Ananasi përmirëson tretjen, duke zvogëluar inflamacionin dhe duke hequr toksinat nga trupi. Për më tepër, ndihmon gjithashtu në prodhimin e kolagjenit.

6. Panxhar – Antioksidantët e fuqishëm në panxhar ndihmojnë në luftimin e shenjave të plakjes për ta mbajtur lëkurën të fortë dhe rinore. Kombinimi i tyre i mineraleve dhe vitaminave (folat, Vitaminë A, kalium dhe magnez) stimulon prodhimin dhe riparimin e qelizave, duke mbrojtur lëkurën nga plakja e parakohshme dhe rrudhat.

Këto janë 9 ushqimet e bukurisë, nga limoni te panxhari Read More »