Shendetesi

Manastirliu jep lajmin e mire: Ja kur do ketë lehtësim të masave kufizuese

Pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë pavijonet Covid në spitalet Rajonale.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një vizite në spitalin e Elbasanit, ku ishte e shoqëruar nga Taulant Balla.

Sipas Manastirliut prej 2 javësh situata në vend është e qëndrueshme, ndërsa sfidë tashmë mbetet shërbimi shëndetësor post-covid për pacientët të cilët shfaqin patologji të ndryshme.

Ndërsa rastet që do të kenë nevojë për hospitalizim nga rrethet, sipas ministres do të dërgohen në spitalin Covid 1 në kryeqytet.

Më tej ajo është shprehur se ulja e rasteve të reja me Covid-19 do të sjellë lehtësim të masave kufizuese. Manastirliu tha se së shpejti masat e reja do të komunikohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Manastirliu jep lajmin e mire: Ja kur do ketë lehtësim të masave kufizuese Read More »

Të jeni sa më energjik dhe aktiv, ja çfarë këshillojnë mjekët të konsumoni çdo mëngjes

Konsumimi i vezës në mëngjes është një ide shumë e mirë. Veza siç e dimë përmban shumë proteina, kështu ju merrni energji që në mëngjes.

 

Mjekët sugjerojnë këtë ushqim në mëngjes pasi përpos proteinës, ju ndihmon që të humbni kile. Kjo pasi veza ju ngop shumë dhe ju nuk do keni uri për të ngrënë më deri në vaktin e drekës.
Veza gjithashtu forcon sistemin imunitar dhe rregullon hormonin e tiroides. Po ashtu, ky ushqim parandalon infeksionet dhe ndërton një sistem të fortë imunitar. Sipas mjekëve, veza në mëngjes mbron trurin tuaj, kjo pasi përmbanë kolinë, që kujdeset për shëndetin e trurit.

Të jeni sa më energjik dhe aktiv, ja çfarë këshillojnë mjekët të konsumoni çdo mëngjes Read More »

Sekreti i rënies nga pesha, darka! Ja orari i duhur dhe ushqimet më të mira

Sipas tyre, ulja e sasisë së ushqimeve të konsumuara në mbrëmje, do të nxisë urinë në mëngjes. Kësisoj, ju do të konsumoni ushqime të bollshme për vaktin më të rëndësishëm të ditës dhe do ta nisni mbarë atë. Në mëngjes, njeriu ka nevojë për më shumë energji, ndërsa në mbrëmje jo. Darka, sipas ekspertëve, është aspekti kryesor i misionit për rënien nga pesha.

Ora e Duhur Për Të Ngrënë Darkë
Ekspertët e mjekësisë popullore kineze thonë se darka nuk duhet konsumuar kurrësesi pas orës 20:00. Sipas tyre, nga ora 23:00 deri në orën 03:00 të mëngjesit, tëmthi dhe mëlçia janë tërësisht në punë për tu vetë rigjeneruar. Këto organe mbajnë mbi supe përgjegjësinë e madhe të tretjes, e cila nëse është e keqe do të ndikojë fort në përthithjen e ushqyesve.

Sasia e Nevojshme e Ushqimeve Të Darkës Për Rënien Nga Pesha
Sasia e ushqimeve që mund të hani në darkë varet nga individi dhe stili i tij i jetesës. Pavarësisht të gjithave, gjëja më e rëndësishme është që të mos hani më shumë se sa keni nevojë. Ju duhet të gjeni pikën ku jeni të kënaqur e të ngopur me ushqimin por jo domosdoshmërisht ta mbaroni të gjithë pjatën. Në këtë mënyrë, jo vetëm që nuk do të shtoni në peshë, por do të përmirësoni tretjen dhe do të keni një bark më të sheshtë.

Ushqimet Më Të Mira Që Mund Të Hani Në Darkë
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e ushqimeve si: brokoli, kërpudhat, vezët e ziera, sallatat, avokado, frutat, supat me perime, spinaqin, fasulet e të tjerë. /AgroWeb

Top Channel

Sekreti i rënies nga pesha, darka! Ja orari i duhur dhe ushqimet më të mira Read More »

Ja pse pirja e cajit mund t’ju ndihmojë në momente kur jeni duke kaluar një k rizë

Për shekuj me radhë, çaji është përdorur për shumë më tepër sesa shuarja e etjes.
Në të gjithë botën njerëzit e pijnë atë për t’u çlodhur, gjallëruar dhe qetësuar, dhe është diçka që na duhet tani më shumë se kurrë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku pirësit e çajit konsumuan 100 milionë filxhanë çdo ditë, sipas Panelit Këshillues të Çajit në Angli, pija mbetet pjesë e psikikës kombëtare – pavarësisht nga një preferencë në rritje për qumështin apo kafenë.

Me rritjen e konsumit të çajit në të gjithë botën, Kombet e Bashkuara kanë caktuar 21 majin “Ditën Ndërkombëtare të Çajit”. Edhe në Shtetet e Bashkuara, prej shumë kohësh një vend i mbizotëruar nga kafeja, pirja e çajit po rritet në popullaritet, me vendin që konsumon 0.4 kilogramë gjethe çaji për person në vit.

Shkencëtarët kanë filluar të shikojnë se si çaji mund të ndikojë në gjendjen shpirtërore të njerëzve. Në mënyrë të veçantë, ata po hetojnë nëse efektet relaksuese janë një rezultat i drejtpërdrejtë biologjik i përbërjeve në çaj ose nëse ato vijnë nga konteksti në të cilin pihet.

Pirja e çajit jeshil është zbuluar se përmirëson funksionin e trurit në njerëz të shëndetshëm, tha Stefan Borguardt, kryetar dhe drejtor i departamentit të psikiatrisë dhe psikoterapisë në Universitetin e Lübeck, Gjermani.

Në një studim të vitit 2014, ai u dha ekstrakte të çajit jeshil ekuivalent me një ose dy filxhanë çaj jeshil për 12 vullnetarë të shëndetshëm.

“Ne vumë re një lidhje të shtuar në rajonet e trurit të shoqëruara me kujtesën e punës”, tha ai përmes postës elektronike.

Dhe një rishikim i vitit 2017 i më shumë se 100 studimeve që ai bashkautorizoi zbuloi se çaji jeshil mund të ndikojë në tru në tre mënyra: Mund të ndikojë në simptoma psikopatologjike si ulja e ankthit; njohja duke përfituar kujtesë dhe vëmendje; dhe funksionin e trurit, posaçërisht kujtesën. /noa.al/

Burimi i lajmit: CNN

Ja pse pirja e cajit mund t’ju ndihmojë në momente kur jeni duke kaluar një k rizë Read More »

Stina e manave, konsumoni sa më shumë për të kontrolluar këto probleme shëndetësore

Fruti i manave është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut, ashtu si shumë fruta të tjera.
Mjekësia e sheh këtë frut si çels kyç për të kontrolluar diabetin dhe artritin.
Por jo vetëm, mani i bardhë është shumë i dobishëm nëse vuani nga ankthi, kapsllëku, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë apo edhe sistemi imunitar.
Diabeti; Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak. Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.

Kolesteroli; Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.

Efektet anësore; Edhe pse ky frut është bimor, efektet e tejkalimit të dozës së rekomanduar janë të shumta. Duke nisur nga diareja, marramendja, kapsllëku apo dhe fryrja e stomakut dhe e zorrëve.
Prandaj këshillohet që kur të nisni t’i konsumoni të kini kujdes mënyrës si do reagojë trupi juaj. Për personat të cilët marrin medikamente për trajtimin apo kurimin e diabetit, është e këshillueshme që të mos konsumohet ky frut. Si dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni çdo vendim.
Kush mund ta zëvendësojë manin e bardhë në dietën tuaj. Të njëjtën substancë që përmendëm lart e gjeni edhe tek qershitë, manaferrat, manat goxhi dhe thanat./AgroËeb

Stina e manave, konsumoni sa më shumë për të kontrolluar këto probleme shëndetësore Read More »

Këto janë frutat që duhet të konsumoni cdo ditë për të mos shtuar në peshë

Ngrënia e rregullt e frutave dhe perimeve është çelësi i shëndetit të mirë. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë të paktën 5 racione me fruta dhe perime në ditë. Megjithatë, kur vjen puna tek mbipesha, përzgjedhja e frutave të duhur është e një rëndësie thelbësore.

Këto janë disa nga frutat më të mira që pengojnë shtimin në peshë e që duhet t’i hani çdo ditë.

Boronicat

Këto fruta të egra pylli janë shumë të mira e të shëndetshme. Ato janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm që pengojnë shtimin në peshë. Një çerek filxhani me boronica përmban 10 miligram anthocianinë e cila ndihmon në ruajtjen e peshës së shëndetshme. Përpiquni të hani një filxhan me boronica çdo ditë si pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Mollët

Me një mollë në ditë mund t’i thuash edhe mjekut edhe mbipeshës “ik”. Mollët janë të pasur me flavonoidë dhe fibër. Kjo i bën mollët ndër frutat më të mira për rënien nga pesha. Mollët duhen ngrënë me gjithë lëkurë për të marrë sasitë maksimale të fibrës dhe antioksidantëve.

Dardhat

Përmbajtja e lartë e flavonoidëve i rendit dardhat në listën e pesë frutave më të mira për rënien nga pesha. Përveç antioksidantëve, dardhat janë shumë të pasura me fibër. Kjo e fundit të mban të ngopur për shumë gjatë dhe përmirëson tretjen.

Luleshtrydhet

Luleshtrydhet kanë përmbajtje të ngjashme vlerash me boronicat. Ekspertët thonë se njeriu duhet të hajë një filxhan çaji me luleshtrydhe në ditë, mundësisht duke e shoqëruar me tërshërë ose me kos. Luleshtrdhet janë ndër frutat më të mira për mirëmbajtjen e peshës. /NOA.al

Këto janë frutat që duhet të konsumoni cdo ditë për të mos shtuar në peshë Read More »

Ja në cilat ushqime gjendet minerali që ndihmon kundër plakjes dhe në h umbjen e peshës

Dhimbje e kyçeve, pagjumësi dhe energji e ulët – simptoma si këto mund të ndërhyjnë vërtet në cilësinë e jetës sonë, por ato shpesh shkaktohen nga mungesa ushqyese që mund të rregullohen lehtësisht duke shtuar ushqime të pasura me lëndë ushqyese dhe suplemente, si magnez, në dietën tuaj.

Rreth 50 për qind e amerikanëve kanë mungesë të magnezit, një mineral i cili është thelbësor për mbi 300 reaksione kimike thelbësore në trup.

Magnezi na ndihmon të shndërrojmë ushqimin në energji, të formojmë proteina të reja për indet muskulore, të krijojmë dhe riparojmë ADN-në tonë, të kontraktojmë dhe të relaksojmë muskujt dhe të rregullojmë sistemin tonë nervor.

Pra, marrja e më shumë magnezit në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë të plakeni më ngadalë, të keni më shumë energji, të flini më mirë – dhe madje të humbni peshë!

Midis përfitimeve të tij të shumta, magnezi thuhet gjithashtu se lehtëson simptomat e depresionit. Në një studim të botuar në revistën Magnesium Research , të rriturit në depresion që konsumuan 450 mg magnez në ditë panë përmirësime të humorit të barabartë si ato me ilaçe për depresion.

Disa ekspertë madje pretendojnë se heqja e magnezit nga ushqimet e ditëve moderne përmes përpunimit të gjerë mund të jetë një shkak kryesor i simptomave depresive, duke marrë parasysh që minerali luan një rol kaq të rëndësishëm në rregullimin e humorit në tru.

Përveç të gjitha këtyre përfitimeve, magnezi është vlerësuar për aftësinë e tij për të ulur presionin e gjakut, për të luftuar efektet e diabetit tip 2, për të rritur performancën e ushtrimeve dhe shumë më tepër.

Disa nga ushqimet që përmbajnë magnez janë: Bajamet, farat e susamit dhe të lulediellit, bananet, djathi, farat e kungullit, brokoli, avokadot dhe bizelet.

Pra, nëse jeni gati ta filloni ta përfshini atë në rutinën tuaj të përditshme shëndetësore, do të ishte zgjedhje fantastike. /NOA.al

Ja në cilat ushqime gjendet minerali që ndihmon kundër plakjes dhe në h umbjen e peshës Read More »

Çfarë e shkakton plakjen e trurit? Ja mënyrat më të mira për mendje të mprehtë

Një nga problemet më të mëdha shëndetësore që përballet bota sot, janë sëmundjet e trurit dhe kujtesës. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, gjithnjë e më shumë njerëz diagnostikohen me sëmundje të ndryshme të sistemit nervor. Gjithashtu, një tjetër shqetësim shëndetësor që merr gjithnjë e më shumë jetë është zemra dhe të gjitha sëmundjet kardiovaskulare.

Teksa numrat e këtyre problemeve pritet të trefishohen brenda 50 viteve, mjekët rekomandojnë disa mënyra për të mbajtur organizmin nën kontroll. Në studimet e fundit theksohet se shëndeti i trurit me atë të zemrës dhe funskionimin e të gjithë organizmit, janë të lidhura. Më poshtë ju shpjegojmë se si këto dy organe shumë të rëndësishme e ndikojnë njëra tjetrën.
Ndikimi i zemrës në tru

Fakti se sëmundjet e forta ndikojnë të gjithë organizmin është tashmë i njohur dhe shumë prezent. Sidomos sëmundjet të cilat bllokojnë arteriet e zemrës, pasi vështirësojnë arritjen e gjakut edhe në zona të tjera të trupit siç është truri. Mesa duket çdo gjë fillon nga arteriet, sa më vështirësi të kenë ato në funksionim aq më shumë dëme në organizëm dhe sistemin nervor. Bllokimet arteriale çojnë në sëmundje si ishemia, atakët dhe deri në dementia.

Përse ndodh
Shumë studime, flasin për këtë lidhje shumë domethënëse që këto dy gjendje të trupit kanë me njëra tjetrën. Nën këtë rrjedhë mjekët thonë se të njëjtat shkaqe që zhvillojnë sëmundjet kardiovaskulare mund të shkaktojnë edhe plakjen e trurit. Këtu përmendet presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe sëmundja e diabetit.

Personat që vuajnë nga Alzhaimer ose Dementia, vihet re se kanë një presion gjaku më të ulët se normalja dhe arterie të dëmtuara. mMjekët thonë se qarkullimi i mirë i gjakut ndihmon trurin të rigjenerohet dhe të mirëmbajë qelizat e mira të tij. Kështu kur kjo hallkë nuk funksionon shfaqen problemet e plakjes së trurit.

Si t’a parandaloni

Dementia apo Alzhaimer mund të zhvillohen edhe is pasojë e historisë familjare, pra mund të jenë të trashëguara gjenetikisht. Gjithsesi ka disa mënyra se si mund të ulni shancet e prekjes nga këto sëmundje. Ekspertët neurologë thonë se, rrisqet mund të parandalohen deri në 50% nëse keni një stil jetese të shëndetëshëm.

Kjo do të thotë aktivitet i për javshëm sportive ose ecje në natyrë për të paktën 150 minuta. Një dietë të bazuar në fruta dhe perime ku duhet të konsumoni të paktën 5 fruta dhe perime në ditë. Evitoni sa më shumë ushqimet e dëmshme dhe të konservuara, alkoolin, duhanin, kriprat dhe sheqernat e tepërta.

Çfarë e shkakton plakjen e trurit? Ja mënyrat më të mira për mendje të mprehtë Read More »