Shendetesi

Para apo pas dreke? Ja cila është koha e duhur kur duhet t’i hani frutat

Në shumicën e familjeve shqiptare, ngrënia e frutave pas ushqimit është thuajse një traditë që zbatohet me përpikmëri.
Ka shumë prej tyre që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet ngrënë përpara ushqimit. Ka disa të tjerë që i preferojnë frutat në drekë, e disa në mëngjes.

Kur vjen puna tek frutat, koha e ngrënies së tyre është e një rëndësie thelbësore për marrjen e ushqyesve dhe vitaminave. Në artikullin e sotëm, do ju japim sugjerimet për kohën e duhur të ngrënies së frutave.
Ngrënia e frutave në drekë

Prindërit na kanë mësuar se ëmbëlsirat hahen në fund të ushqimit dhe jo në fillim. Por shumë njerëz besojnë se për të shmangur problemet me tretjen, e mira e të mirave është që frutat dhe ëmbëlsirat të hahen përpara ushqimit, sepse përpos të tjerave do të ndiheni më të ngopur. Kjo është e vërtetë. Nëse zgjidhni të hani fruta pas drekës, atëherë duhet të dini që do të shtoni dozën e kalorive.

Kjo nuk ju vjen në ndihmë nëse po përpiqeni të bini në peshë. Nga pikpamja ushqimore, ngrënia e frutave në drekë, nuk ju ndihmon aspak të humbni kilogramët e tepërt. E njëjta gjë vlen edhe për gjatë ditës. Frutat përshpejtojnë metabolizmin, por kjo ndodh vetëm nëse jeni aktivë. Nëse qëndroni shtrirë në divan ose në shtrat, metabolizmi punon ngadalë, pavarësisht sasisë së frutave që ju konsumoni. Me gjasë, shumica e njerëzve konsumojnë vetëm një frut pas ushqimit, duke e konsideruar atë si ëmbëlsirë. Darka është periudha më e keqe për të ngrënë fruta. Shumica e ushqyesve humbasin gjatë tretjes dhe si pasojë e fermentimit të sheqernave. Ja përse disa njerëz ndihen keq kur hanë fruta pas darkës. Edhe ngrënia e frutave sa herë të dëshironi gjatë ditës, nuk është e këshillueshme. Frutat përmbajnë fruktozë të cilën trupi e kthen në glukozë dhe energji. Nëse nuk e harxhoni energjinë, atëherë do të vuani pasojat e kilogramëve të tepërt.

Përse frutat janë një zgjedhje e mirë në vend të ëmbëlsirës:

Ato janë të shëndetshme dhe të pasura me ushqyes (në rastet kur nuk e teproni)
Ato janë të pasura me vitamina, ushqyes dhe minerale
Ato pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kronike
Ju ndihmojnë të mbani një peshë të shëndetshme
Janë një alternativë më e shëndetshme në krahasim me ëmbëlsirat që përmbajnë sheqerna të rafinuar
Ato ju ngopin por jo duke e tepruar

Disavantazhet:
Duke qenë se shumica e frutave përmbajnë sheqer, niveli i tij në gjak do të jetë shumë i lartë dhe ky është problem për ata që vuajnë nga diabeti.
Ato nuk mund t’ju ndihmojnë të humbisni në peshë, nëse ushqimet i zëvëndësoni me fibra.

Kur është koha më e mirë për të ngrënë fruta?

Frutat duhen ngrënë në mëngjes

Nëse hani fruta në mëngjes, do të pajiseni me një dozë të shëndetshme energjie natyrale. Metabolizmi funksionon shumë mirë deri në drekë. Nëse hani një mollë, portokall, luleshtrydhe apo dardhë në mëngjes (bashkë me ushqime të tjera të shëndetshme sigurisht) do të digjni më shumë kalori se në rastin e të pirit vetëm një filxhan kafeje.

Por frutat mund t’i hani edhe gjatë pasdites, atëherë kur ju bien bateritë dhe keni sërish shumë punë për të bërë ose për të shkuar në palestër. Frutat janë një përbërës thelbësor i një regjimi të shëndetshëm ushqimor, për sa kohë i hani në kohën e duhur. Çdo gjë varet nga organizmi dhe sasia e frutave që konsumoni. Nëse dëshironi të konsumoni disa kokrra rrush në mbrëmje, nuk ka arsye për t’u shqetësuar por shmangni alternativat më të rënda për stomakun siç është banania.

Rregulli bazë sipas ekspertëve është:

Mos hani fruta të rënda pas darkës
Hani fruta në mëngjes
Hani fruta gjatë pasdites
Këshilla e fundit por jo për nga rëndësia: Mos përzieni fruta të ndryshme në një pjatë. Konsumoni vetëm një frut të caktuar dhe zgjidhni gjithmonë alternativa të freskëta dhe organike./AgroWeb

Para apo pas dreke? Ja cila është koha e duhur kur duhet t’i hani frutat Read More »

Përfitimet shëndetësore që ofron bamja

Në mjekësinë popullore, lëngu i bamjes dhe vetë kjo perime konsiderohet jetësore kundër një sërë sëmundjesh. Ky lëng është veçanërisht efikas në trajtimin e diabetit, kolesterolit të lartë dhe sëmundjeve të veshkave. Kjo perime e veçantë ofron mijëra përfitime shëndetësore.

Sipas të dhënave, një gotë me lëngun e bamjes ofron 2 gramë proteinë, 21 miligramë vitaminë C, 80 mikrogramë folat, 3 gramë fibër, 7.6 gramë karbohidrate. Mënyrat e konsumit të bamjes janë të larmishme. Bamja mund të skuqet, zihet, kavërdiset por edhe të bëhet turshi.

Përfitimet Shëndetësore Që Ofron Bamja:

Nëse konsumoni bamje rregullisht mund të mbani kolesterolin në nivele të shëndetshme. Bamja ka aftësinë të ulë nivelin e sheqerit në trup. Bamja ul nivelin e glukozës që merret nëpërmjet ushqimit dhe ndikon në shëndetin e sistemit tretës. Fibra që gjendet tek bamja ndihmon në lëvizjen e zorrëve dhe parandalon fryrjet, konstipacionin por edhe diarenë. Bamja ndihmon në zbutjen e simptomave të azmës dhe fuqizon sistemin imunitar me vitaminë C dhe antioksidantë. Bamja është shumë e dobishme në parandalimin e sëmundjeve të veshkave. Lexoni më poshtë, rekomandimet për përdorimin e ujit të bamjeve.

Si Të Përgatisni Lëngun E Bamjes Dhe Të Ulni Nivelin E Sheqerit Në Gjak

Përbërësit:

4 bamje të freskëta të lara,

Një filxhan çaji me ujë.

Përgatitja:

Hiqni majën dhe bishtin e bamjeve, pastrojini me kujdes dhe vendosini ato në ujë ne një enë. Mbajini bamjet në ujë për gjithë natën. Shumica e ushqyesve të bamjes të cilët gjenden tek lëkura dhe farat do të përthithet nga uji. Lëngun pijeni në mëngjes me stomak bosh, pothuajse 30 minuta përpara se të hani vaktin e parë të ditës. Pijeni këtë lëng çdo ditë për një javë dhe do të vëreni përmirësimet në shëndetin tuaj. Përgatiteni çdo darkë në mënyrë që të merrni të gjitha vlerat. Këtë kurë mund ta përsërisni një herë në muaj./AgroWeb

Përfitimet shëndetësore që ofron bamja Read More »

Ky është djali shqiptar që ushtron profesionin e mamisë (emri)

5 maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Mamive.

Liburn Dema është djali nga Prishtina, i cili është ndër të vetmit meshkujt mami dhe punon në Spitalin Obsetrik.

Dema është shprehur për “ABC e Mëngjesit” se ky profesion është normal dhe ka treguar për jetën e tij private.

“Unë kam studiuar në universitetin e Prishtinës dhe jam i vetmi mami.

Për momentin punoj në sallën e lindjeve dhe aty jam unë.

Mjekësia është një punë humane, nuk ka lidhje je mami apo infermier. Ka pasur raste edhe që më kanë ngacmuar, por është profesion.

Jam i martuar, kam një vajzë dhe një djalë.

Me vajzën nuk kam pas mundësi se kam qenë pa punë dhe duhet të lindte urgjent pasi gjendja nuk ishte e mirë.

Ndërsa me djalin kam qenë te dera pasi nuk mu lejua se isha pjesë e stafit”, ka thënëai.

Ky është djali shqiptar që ushtron profesionin e mamisë (emri) Read More »

Ja përfitimet shëndetësore që sjell uji i kokosit në dietën tuaj

Uji i kokosit është i pasur me vitamina, lëndë ushqyese dhe antioksidantë.
Në krahasim me ujin e zakonshëm, uji i kokosit është një zgjedhje më e shëndetshme pasi përmban vitamina dhe elektrolite që nuk gjenden në ujin e rubinetit.

Në fakt, uji që vjen nga arra e kokosit thuhet se forcon sistemin imunitar, ka veti anti-plakje dhe rrit funksionimin e zemrës.

Më poshtë janë të renditura disa nga përfitimet shëndetësore që merrni nga pirja e tij.

Ndihmon në humbjen e peshës

Uji i kokosit është treguar se rrit metabolizmin tuaj. Ju mban të hidratuar dhe ndihmon në parandalimin e akumulimit të yndyrës së tepërt. Përmban më pak kalori sesa pijet energjike dhe më pak yndyrë sesa qumështi.

Ndihmon në pastrimin e lëkurës

Duke qëndruar i hidratuar ju merrni një lëkurë më rrezatuese. Glukoza që përmbahet në ujin e kokosit është e rëndësishme për shëndetin e lëkurës dhe qelizave të saj, informon abcneës.al.

Është një alternativë e mirë për pijet energjike

Shumica e tyre ju mbajnë të hidratuar gjatë stërvitjes, megjithatë përmbajnë shumë kalori dhe sheqer në krahasim me ujin e kokosit.

Lufton dhimbjen e kokës

Provoni ujë kokosi në vend të qetësuesve kur keni dhimbje koke. Magnezi që përmban, nxit qarkullimin e gjakut dhe rrit funksionin e neurotransmetuesve.

Ul presionin e gjakut

Ju mund të ulni presionin e gjakut në mënyra natyrore siç janë fillimi i ushtrimeve, lënia e duhanit dhe alkoolit, kufizimi i kripës në dietën tuaj dhe natyrisht pirja e ujit të kokosit.

Përmirëson funksionin e tretjes

Duke konsumuar ujë kokosi në baza ditore, ju eliminoni toksinat nga trupi juaj. Magnezi që përmban kjo pije ndihmon në funksionin e përgjithshëm të tretjes duke lehtësuar problemet e kapsllëkut.

Përmban aminoacide

Aminoacidet janë të rëndësishme për funksionimin e metabolizmit. Ndër të tjera, ato kontribuojnë në transportin dhe ruajtjen optimale të të gjithë lëndëve ushqyese siç mbështet studimi. Mungesa e aminoacideve mund të çojë në mbipesha dhe kolesterolin e lartë. /NOA.al

Ja përfitimet shëndetësore që sjell uji i kokosit në dietën tuaj Read More »

Si të ulni tensionin e lartë me këto metoda natyrale

Tensioni i lartë i gj akut është një problem shumë i përhapur shëndetësor.
Nëse nuk trajtohet siç duhet, hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë: pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve. Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni apo uthulla e mollës. Nëpërmjet këtij artikulli do të mësoni për disa kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër tensionit të lartë.

Kura e parë me lëng limoni

Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Hudhra

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Uthulla e Mollës dhe Sodë Buke

Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi. Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit. Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë. Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira. /NOA.al

Si të ulni tensionin e lartë me këto metoda natyrale Read More »

‘U mbyll në dhomë dhe qau një orë’ Cfarë i bëri bashkëshorti ‘i poshtër’ Jonida Vokshit

Fjala “i poshtër” i përdorur nga Jonida Vokshi, është përdorur me shaka. Edhe pse Besniku, në të vërtetë, nuk u tregua i sinqertë me bashkëshorten e tij pak pas lindjes së vajzës së tyre, Emi.

Nga ‘Kurthi i Piter Panit’, Jonida Vokshi zbuloi disa prej sikleteve e momenteve delikate të mëmësisë. Madje edhe në rastet kur ka qarë e vetme në dhomën e saj.

Frika e fëmjës aq të vogël në krahët e saj, fr ika e një qenieje aq të br ishtë, shoqëruar pastaj me pikëpyetje të tjera, fare të zakonshme për nënat e reja, natyrisht kanë qenë të pranishme edhe te Jonida, e cila shpeshherë është ndier keq përballë sfidave të natyrshme të paslindjes.

Por Besniku, hileqar, “i poshtri”, siç e quante ajo, në fshehtësi lexonte se si duhet të mbahej fëmija kur kishte dh imbje barku, si duhej qetësuar kur qante shumë etj. etj. Këto “truke” të vogla që babi i ri kishte nisur t’i praktikonte sapo i mësoi, po e qetësonin Emin më shumë sesa e qetësonin me të ëmën.

E ndier keq nga kjo situatë, pse e sapolindura qetësohej me të atin dhe jo me të, Jonida kishte pasur raste edhe kur kishte qarë për më shumë se një orë në dhomën e saj… “Ngaqë Emi nuk qante me Besnikun dhe qante me mua dhe ngaqë të gjithë të afërmit kishin vënë re që Besniku e qetësonte, më bëri të ndihesha keq. U futa në dhomën time dhe qava një orë…” – u tha Jonida fëmijëve, por tani nuk ka më frikë, sepse është mësuar, madje mund edhe ta hedhë hopa e të kënaqet me të bijën njëlloj si i ati. Edhe më shumë, po të doni… /NOA.al

‘U mbyll në dhomë dhe qau një orë’ Cfarë i bëri bashkëshorti ‘i poshtër’ Jonida Vokshit Read More »

Befason nëna, lejon foshnjën të fusë në gojë rërë,gurë dhe papastërti, ja arsyeja…

Një nënë në në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka befasuar jo pak me atë që i lejon fëmijës.

Nëna 22-vjeçare lejon djalin e saj tetë muajsh të hajë rërë, shkopinj dhe papastërti.

Këtë gjë ajo e lejon pasi beson se mund të ndërtojë sistemin imunitar tek foshnjat kundër sëmundjeve të dëmshme dhe alergjive.

Alice Bender beson se foshnjat duhet të ekspozohen ndaj baktereve për sa kohë ushqehen me gji, gjë që mund t’i mbrojë ata nga sëmundjet e dëmshme dhe alergjitë në vend që të jenë shumë të veçantë në lidhje me higjienën.

Mamaja e foshnjes, është një vegjetariane e rreptë.

Ajo filmoi momentin që foshnja e saj përtypte rripat e karrocave dhe dokumenton rregullisht jetën e saj duke rritur djalin e tij Fern.

Ajo mbrojti stilin e saj të prindërimit që bie ndesh me këshillat e përgjithshme mjekësore.

Bender pohoi se mikrobet janë diçka nga e cila nuk duhet të kemi fr ikë, raporton Dailymail UK.

“Unë nuk i druhem baktereve. Në fakt, unë e mirëpres atë. Unë i besoj natyrës dhe foshnjës time. Nuk është rastësi që foshnjat kanë këtë instinkt ndërsa janë duke ushqyer me gji”, tha ajo.

Befason nëna, lejon foshnjën të fusë në gojë rërë,gurë dhe papastërti, ja arsyeja… Read More »

Përse duhen konsumuar çdo ditë arra

Një studim tregon se përse duhen konsumuar çdo ditë arra.

Sipas një studimi në Penn State University në Pensilvani, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me udhëheqës Doktor Penny Kris Eteron, thuhet se konsumimi çdo ditë i arrave lufton sëmundjet e zemrës.

Sipas ekspertit Penny Kris Eteron të konsumosh arra ose vaj arrash për 4 ditë rrjesht, zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Duke konsumuar vetëm tre lugë gjelle vaj arrash do të ndodhë që enët e gjakut të përmirësohen brenda katër orësh.

Prandaj mos i ndani nga konsumimi./noa.al/

Përse duhen konsumuar çdo ditë arra Read More »