Shendetesi

Ja si e mbron zemrën vaji i ullirit

Kur njeriu ushqehet, në gja.kun e tij rritet niveli i një proteine që njihet si apolipoprotein A-IV, e cila luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e atakut në zemër dhe ishemisë.
Rritja e nivelit të kësaj proteine ndodh kryesisht kur njeriu konsumon vaj ulliri ose ushqime me yndyrna të pangopura.

Së fundmi, studimet kanë zbuluar se kjo proteinë parandalon edhe bllokimin e enëve të gja.kut. Një gjë e tillë mund të shkaktojë atak në zemër, ishemi ose vde.kje të parakohshme.

Artereoskleroza Dhe Tromboza
Në shumicën e rasteve, ataku në zemër dhe ishemia shkaktohen si pasojë e artereosklerozës. Kjo është një sëmundje që ka të bëjë me bllokimin e enëve të gjakut nga pllakat artereosklerotike të cilat mbivendosen në arterie dhe pengojnë qarkullimin.
Këto pllaka përbëhen nga yndyra, kolesteroli, kalçiumi dhe substanca të tjera. Proteina apolipoprotein A-IV pengon bllokimin e enëve të gjakut, duke ndryshuar formën e pllakave që mbivendosen dhe pengojnë qarkullimin.
Kjo proteinë ngadalëson artereosklerozën dhe shmang trombozën. Nivelet e saj janë të larta kur njeriu konsumon yndyrna të pangopura, siç është vaji i ullirit.

Të Mbrojtur Edhe Në Gjumë
Përveç lidhjes së kësaj proteine me shëndetin e zemrës, shmangien e atakut në zemër apo ishemisë, shkencëtarët zbuluan diçka tjetër interesante. Intensiteti i kësaj proteine në gja.k është më i lartë kur njeriu është në gjumë dhe më i ulët kur ai është zgjuar. Kjo sipas studimeve, do të thotë që njeriu është i mbrojtur kur është në gjumë. Gjasat e një problemi kardiovaskular janë më të mëdha në mëngjes. Ngrënia e ushqimeve të pasura me yndyrna të pangopura bashkë me një gjumë cilësor, krijojnë kushtet perfekte për uljen e rrezikut të atakut në zemër dhe ishemisë

Ja si e mbron zemrën vaji i ullirit Read More »

Shihni cfarë do të ndodh me trupin tuaj nëse pini ujë të nxehtë cdo ditë

Nuk ka dyshim se të qenit i hidratuar është A-ja dhe Zh-ja për shëndetin tuaj, por shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm që konsumimi i ujit të nxehtë mund të ofrojë disa përfitime të veçanta për trupin dhe lëkurën tuaj.

Në fakt ekspertët thonë se uji është më i dobishëm kur e pini të nxehtë, dhe temperatura perfekte është rreth 50 gradë Celsius.ë, raporton noa.al. Nëse mendoni për paratë që shpenzoni për trajtime të shtrenjta bukurie, ndoshta nuk i kushtoni vëmendje të mjaftueshme diçkaje aq të thjeshtë sa pirja e ujit në mënyrën e duhur.

Së bashku ne do të hedhim një vështrim nga afër se si uji i nxehtë mund të ndikojë në lëkurën tuaj. Pastron lëkurën Uji i nxehtë mund të ndihmojë në detoksifikimin e trupit. Për shkak se pirja e ujit të nxehtë bën që temperatura e trupit të rritet, ju bën që të djersiteni. Kjo, nga ana tjetër, ju ndihmon të hiqni qafe toksinat dhe e bën më të lehtë për organet tuaja të tretjes që të eliminojë papastërtitë. Pastrimi i trupit nga brenda trajton aknet në thelëëso dhe e bën lëkurën të shëndetshme dhe rrezatuese. Parandalon plakjen e parakohshme Përveç shkaktimit të puçrrave, toksinat mund të bëjnë që lëkura të plaket më shpejt dhe të shkaktojë rrathë të errët dhe qeska nën sy. Pirja e ujit të nxehtë ndihmon në riparimin e qelizave të dëmtuara të lëkurës nga radikalet e lira të dëmshme dhe e bën lëkurën të duket më e butë dhe më e plotë. Mban kokën të shëndetshme Uji i nxehtë e mban kokën të hidratuar, që do të thotë se keni më pak të ngjarë të keni zbokth në kokë. Kur lëkura në kokën tuaj është e shëndetshme dhe e hidratuar, ajo i mban flokët me shkëlqim, të plotë dhe të butë. Një bonus i shtuar është se uji aktivizon pikat nervore fundore në rrënjët e flokëve, gjë që nxit rritjen e flokëve të rinj. I jep shkëlqim lëkurën Konsumi i rregullt i ujit të nxehtë ndihmon trupin që të shkatërrojë rezervat e yndyrës, relakson muskujt dhe rrit qarkullimin e gjakut. Qarkullimi i rritur i gjakut rinon qelizat e lëkurës dhe i mban ato të shëndetshme. Po ashtu, siguron oksigjen në qelizat tuaja dhe eliminon mbetjet e dëmshme duke garantuar rinovimin e lëkurës tuaj. Ju ndihmon të shfrytëzoni maksimalisht produktet e kujdesit për lëkurën Pirja e ujit të nxehtë është mënyra më e lehtë për të aktivizuar metabolizmin, i cili nga ana tjetër do të ndihmojë lëkurën që të përfitojë nga të gjitha kremrat, përfshirë ato hidratues që ju mund të vendosni mbi të. Meqenëse problemet e zorrëve nuk ju lejojnë të merrni mjaftueshëm vitamina dhe lëndë ushqyese nga ushqimi, kjo mund të parandalojë që lëkura juaj të duket e shëndetshme dhe të përkeqësojë kushtet ekzistuese të lëkurës. Pirja e një gote me ujë të ngrohtë me temperaturë 50 gradë, do ta mbajë zorrën të shëndetshme dhe do të ndihmojë lëkurën që të marrë të gjitha lëndët ushqyese që i duhen për të qëndruar më e re dhe më e freskët, për një kohë më të gjatë. Mbron lëkurën nga infeksionet Pirja e një gote me ujë të ngrohtë mbron veshkat dhe ndihmon në luftimin e inflamacionit. Kur organet tuaja janë të pastra, lëkura është më pak e ndjeshme ndaj infeksioneve. Për rezultate më të mira, shtoni disa pika lëng limoni te filxhani apo gota me ujë të ngrohtë që konsumoni. /noa.al

Shihni cfarë do të ndodh me trupin tuaj nëse pini ujë të nxehtë cdo ditë Read More »

Pini ujë, mjalt dhe limon esëll në mëngjes për imunitet të fortë

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një dozë të fortë të vitaminës C. Ai përbën një kurë ideale për një fillim të mbarë të ditës, sidomos për ata që kanë probleme me tretjen. Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe antioksidantëve.

Uji me limon rekomandohet të pihet që në mëngjes por edhe gjatë gjithë ditës. Nëse ai kombinohet me mjaltin ofron përfitime të dyfishta, veçanërisht nëse pihet esëll.

Përfitimet e ujit të ngrohtë me limon dhe mjaltë esëll

Nëse pihet esëll çdo ditë dhe pak i ngrohtë, ky lëng ofron shumë vlera dhe përfitime për trupin nga koka tek këmbët.

Imuniteti

Kur njeriu konsumon ujë me limon dhe mjaltë në mëngjes, imuniteti i tij është më i fortë dhe mund të përballet mjaft mirë me kërcënimet e ndryshme të baktereve gjatë ditës. Kjo ndodh falë antioksidantëve dhe vitaminës C.

Ulja e Kolesterolit

Konsumi i kësaj pijeje në mëngjes me stomak bosh ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Një gjë e tillë do të përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe do të pengojë shumë probleme kardiovaskulare.

Mbipesha

Limoni ka aftësinë të djegë depozitat dhjamore ndërkohë që mjalti ka aftësi ngopëse. Ky kombinim është i duhuri për njerëzit që duan të bien nga pesha në mënyrë të shëndetshme.

Plogështia

Kjo pije është shumë e pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. E gjithë kjo pasuri vlerash i jep organizmit shumë energji. Mjalti në veçanti ndihmon në largimin e plogështisë dhe lodhjes. Kjo pije rekomandohet kundër disa sëmundjesh. Ajo ndihmon në trajtimin e azmës, bronshitit si dhe parandalon shumë sëmundje që rrezikojnë rrugët e frymëmarrjes. Uji me limon dhe mjaltë ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi por edhe përmirëson lëvizjen e zorrëve duke penguar konstipacionin.

Si ta përgatisni ujin me limon dhe mjaltë

Për këtë pije ju nevojitet një gotë me ujë të vakët. Në të duhet të shtoni lëngun e dy limonëve dhe një lugë gjelle me mjaltë. Përziejini mirë dhe pijeni lëngun esëll. Në pak ditë do të vëreni që jeni më energjikë dhe do të ndiheni më shëndetplotë. Ketë trajtim mund ta përdorni 2-3 herë në javë. /NOA.al

Pini ujë, mjalt dhe limon esëll në mëngjes për imunitet të fortë Read More »

Duke ngrënë vakte të rregullta ushqimore shmangni këto sëmundje

Mënyra e të ngrënit, planifikimi, koha dhe frekuenca e vakteve janë elementë të pandashëm të një stili jetese të shëndetshme. Një stil i tillë në vetvete e bën njeriun më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, diabeti apo ishemia. Këtë e thotë një dokument shkencor i publikuar në revistën Circulation, një publikim i shoqatës amerikane të zemrës.

Sipas kësaj analize, koha dhe mënyra e të ngrënit ndikon në faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe ishemisë. Si pasojë e stilit kaotik të jetesës, njerëzit nuk i përbahen rregullit të tre vakteve në ditë. Ata përshtaten me aq vakte sa mund të përballojnë gjatë ditës. Kjo do të thotë, se në vend të të ngrënit një drekë të shëndetshme, shumë njerëz mjaftohen me diçka të shpejtë. Një ushqim i shpejtë nuk është domosdoshmërisht i shëndetshëm.

Marie Pierre St-Onge, eksperte e mjekësisë ushqimore në universitetin e Kolumbias në Nju Jork, shpjegon se oraret e ngrënies kanë efekt tek shëndeti. Sipas saj ato ndikojnë tek ora e brendshme e trupit. Për shembull, nëse njeriu ushqehet gjatë një faze jo aktive siç është gjumi, ora e brendshme ndërrohet duke ndryshuar metabolizmin e ushqyesve. Në këtë mënyrë, njeriu mund të shtojë më shumë në peshë dhe të jetë i prekur nga inflamacioni.

Ngrënia e mëngjesit mund të parandalojë sëmundjet kronike

Mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës, por njerëzit sot nuk kanë shumë kohë për tu ulur në tavolinë e për të ngrënë siç duhet. Studimet, kanë konfirmuar se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare e shumë të tjerave. Përveç kësaj, këto sëmundje janë më të pranishme tek njerëzit që nuk janë të vëmendshëm ndaj orareve të të ngrënit. Nëse njeriu i përmbahet orareve të ngrënies së mëngjesit, drekës dhe darkës, mundet të parandalojë mbipeshën, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Më shumë vëmendje ndaj ushqyerjes

Studimet, thonë se njeriu duhet të jetë i vëmendshëm ndaj planifikimit të vakteve dhe përzgjedhjes ushqimore.Në këtë mënyrë, njeriu mund të shmangë ushqyerjen e nxitur nga emocionet.Këto të fundit nxisin shumë episode të pakëndshme të ngrënies së tepërt, pavarësisht mungesës së urisë.Një gjë e tillë rrit numrin e kalorive të marra. Nga ana tjetër ul sasinë e ushqyesve të domosdoshëm për mbarëvajtjen e organizmit. /S.H /NOA.al

Duke ngrënë vakte të rregullta ushqimore shmangni këto sëmundje Read More »

Spitali Memorial Rajonal Fier ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti/ Manastirliu: Është padyshim një ndër spitalet me nivelin më të lartë të teknologjisë!

Spitali Memorial Rajonal Fier ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka prezantuar nga brenda spitalin e ri, i financuar nga qeveria e Republikës së Turqisë.

“Ky spital, një strukturë moderne me 150 shtretër, do të rrisë aksesin për shërbimet spitalore. Një spital i cili do të plotësojë nevojat e rajonit jugor të Shqipërisë por edhe do të kombinojë shërbimet, për të lehtësuar edhe për të krijuar akses më të shpejtë për shërbime të cilët janë të planifikuara dhe këtu, pra mund të krijohet një shpejtësi në marrjen e shërbimeve, por mbi të gjitha një shërbim të specializuar”, tha Manastirliu.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të jetë spitali parë ku do të zbatohet autonomia spitalore, një mënyrë e re menaxhimi spitalor, për të cilën Manastirliu tha se do të bëhet dhe transferimi i dijeve nëpërmjet stafeve që kanë ardhur dhe do të vijnë.

“Ky spital do të materializojë vizionin tonë për sistemin e menaxhimit spitalor, që është autonomia spitalore. Ne jemi duke u përgatitur për gjithë ndryshimet e nevojshme për përfitimin e kartës së autonomisë spitalore nga spitalet që plotësojnë të gjithë kushtet e infrastrukturës dhe kanë dhe teknologjinë. Dhe ky është spitali ku do të aplikohet për herë të parë ky model. Është padyshim një ndër spitalet me nivelin më të lartë të teknologjisë. Jo vetëm se është teknologji e re, por edhe se transferimi i dijeve që do të bëhet nëpërmjet stafeve që po vijnë dhe janë duke ardhur nga Turqia”, tha Manastirliu.

Duke folur për stafin që do të shërbejë në këtë spital, Manastirliu tha se përzgjedhja ka qënë përmes një procesi transparent dhe meritokratik dhe në këtë spital do të shërbejnë 398 punonjës, ndërkohë që rekrutimi i personelit shëndetësor dhe administrativ vazhdon.

“Kemi filluar në fazën e parë të përzgjedhjes të stafit mjekësor dhe infermieror. Dhe do të kalojmë direkt në stafin administrativ. Por risia në këtë strukturë apo në këtë mënyrë të re menaxhimi të spitalit është që do të jetë një bashkëpunim dhe një menaxhim në bashkëpunim me kolegët turq. Janë në tërësi 398 punonjës në këtë spital dhe 56 prej tyre janë planifikuar që të vijnë nga sistemi shëndetësor turk, qofshin këta profesorë të shërbimeve të ndryshme dhe gjithashtu dhe stafi drejtues administrativ”, ka bërë me dije Manastirliu.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj./NOA.al

Spitali Memorial Rajonal Fier ka përfunduar plotësisht dhe do të jetë gati për t’u hapur së shpejti/ Manastirliu: Është padyshim një ndër spitalet me nivelin më të lartë të teknologjisë! Read More »

Moment historik/ Mjekët përulen para trupit pajetë të vajzës, arsyeja është zemra e saj

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce ka publikuar disa foto, ku mjekët përulën para trupit të një vajze, e cila hu mbi jetën në ak sident, por zemra e saj u transplantua në trupin e 22-vjeçarit.

Filipce, përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se ky është një moment historik, ku e reja që hu mbi jetën në ak sident shpëtoi jetën e një tjetër bashkëmoshatari të saj.

“Nuk ka fjalë për të shprehur falënderim për familjen. Nuk ka fjalë për të cilat mund të përshkruhet altruizmi dhe madhështia e dhënies së organeve.

Në momente të pikëllimit të madh të merret vendim për dhurim të organeve është definicioni i humanitetit”, tha Filipce.

Gjithashtu, ministri ka publikuar dhe një tjetër foto, ku thekson se gjendja e të riut, i cili tashmë ka një zemër tjetër në trupin e tij është e qëndrueshme.

Moment historik/ Mjekët përulen para trupit pajetë të vajzës, arsyeja është zemra e saj Read More »

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu liston arsyet pse duhet të votojmë PS

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e ka nisur mëngjesin e sotëm në një intervistë televizive ku ka folur për fushatën e vaksinimit si fillim.

“Ne do të vijojmë me vaksinimin e +60 dhe me vaksinimin e grupmoshave të rriskuara. Këto ditë përmbyllim vaksinimin e policëve. Gjithashtu mësuesit, që tashmë po finalizohen. Kemi përfunduar mjekët, infermierët e punonjësit e sistemit shëndetësor. Do të vijojmë vaksinimin e gazetarëve dhe operatorëve. Do të vijojmë, ndërkohë, brenda fundjavës, edhe me vaksinimin e të gjithë atyre që shërbejnë në hoteleri, pra operatorët turistikë”, tha Manastirliu, ndërsa theksoi se vaksinimi nuk po përdoret si strategji për zgjedhjet.
Gjatë fjalës së saj, ajo foli edhe për fushatën elektorale, ku bëri apel që të gjithë të votojnë për PS. Ajo tha se partia e saj ka respektuar masat e pandemisë, duke bërë fushatë në rregullat e caktuara. Ndërsa vijoi të flasë për arritjet që qeveria Rama ka bërë gjatë dy mandateve.

“Radhiten reforma të rëndësishme, duke nisur nga transformimi i sistemit shëndetësor, reforma në arsim, reforma në drejtësi, por edhe gjithë infrastruktura e përmirësuar. PS vjen me një program të qartë, me një agjendë të konsoliduar të Shqipërisë 2020-2030. Vjen me një plan të qartë, i cili konsolidon bazat për të gjitha reformat e nisura. Ne do të vijojmë me programin e vaksinimit masiv të popullatës. Do vijojmë të transformojmë sistemin shëndetësor, të finalizojmë programin e rindërtimit për të shëruar të gjitha plagët e tërmetit, të krijojmë më shumë mirëqenie për qytetarët”, tha ajo.

Ajo e mbyll intervistën e saj me një mesazh për popullin. “Dita 25 prill nuk është thjesht një ditë për të zgjedhur një qeveri, por është dita për t’i dhënë besimin një ekipi, që do të çojë përpara punët e Shqipërisë, projektet dhe reformat, dhe vetëm ekipi i PS, skuadra e saj, kryeministri Rama, mund të ndërtojë të ardhmen e fëmijëve tanë, mund të ndërtojë Shqipërinë që ne duam”, përfundoi ajo.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu liston arsyet pse duhet të votojmë PS Read More »

Dobitë shëndetësore të agjërimit

Agjërimi sjell shumë dobi për trupin e njeriut.

Agjërimi është një vepër që ka shumë dobi si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore. Në këtë shkrim do të përpiqemi të përmbledhim dobitë dhe ndikimin pozitiv tek shëndeti. Agjërimi gjatë 1 muaji ndikon në harxhimin e dhjamërave të depozituara gjatë 11 muajve dhe ndihmon në rënien nga pesha.

Dr. Alexis Carrel (Fitues i çmimit Nobel në mjekësi – 1940), në librin e tij “L’homme, cet inconu” – (Njeriu, ky i panjohur), thotë: “Gjatë agjërimit harxhohen dhjamërat dhe lëndët e tepërta të depozituara në trup, e më pas këto zëvendësohen me të reja, kështu ndodh një ripërtëritje në trup.”

Dobitë psikologjike të agjërimit

Gjatë agjërimit trupi ka një periudhë pushimi të plotë nga e cila përfiton në mënyrë të shpejtë.

Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon censorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret me ushqimin, kjo gjë i mundëson trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë.

Rikalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimin e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat hel muese, harxhimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është dhe shkaku i përmirësimeve në gjendjen klinike të pacientëve.

Humbja në peshë: Nuk është një strategji primare për rënien nga pesha, por ndihmon.

Ndihmon në fitimin e zakoneve të një ngrënieje të rregullt.

Meqenëse reduktohet pi rja e duh anit, pastrohet gj a ku dhe forcohen mushkëritë.

Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit ul stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.

Organizmi i obezëve gjen mundësinë e pushimit si dhe i jepet mundësia që të rregullojë mënyrën e të ushqyerit.

Detoksifikimi: Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.

Natriurezis: Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gja kut.

Agjërimi ndihmon në lehtësimin e sëmundjeve si artriti, koliti, astma, alergjitë e ndryshme dhe largon lodhjen, duke ulur kalimin e pjesëzave të vogla të patretura mirë nga zorrët në enët e gja kut.

Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin autonom nervor. Ul shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.

Agjërimi përbën një periudhë pushimi për organet e sistemi tretës:

• Mëlçia pushon 4-6 orë;

• Stomaku pushon, nuk grumbullohet acid tretës;

• Zorrët, kanë një periudhë pushimi porsa i përket sekrecionit të lëngjeve si dhe ulet ritmi i punës i muskujve. Pllakat Peyer; që ndodhen në zorrë, nën endodermë janë pjesë e sistemit mbrojtës, gjatë agjërimit bëhet revizionimi mbi to dhe njeriu bëhet më i qëndrueshëm ndaj sëmundjeve që kalojnë në sistemin tretës.

• Mosdjegia e plotë e mbeturinave të lëndëve ushqimore në enët e gja kut shkakton dëmtimin dhe konsumimin e tyre, kurse gjatë agjërimit, sidomos para iftarit, të gjitha lëndët ushqimore në gjak eliminohen.

• Veshkat gjatë agjërimit pushojnë dhe ripërtërihen.

• Gjatë agjërimit, palca e kockave (vendi ku prodhohet gja ku) ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gja kut.

Dukuria që i prek më shumë qelizat:

Rregullimi i ekuilibrit të ujit mes qelizave si dhe brenda tyre. Gjatë agjërimit kjo zbret në minimum dhe kështu në funksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm.

Agjërimi dhe hipertensioni:

Hipertensioni, shkaktari kryesor që kontribuon në vde kjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara.

Në vitin 1984, qendra shëndetësore “Tru North Health Center” në USA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë, vetëm me ujë. 90 % e pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe.

Agjërimi dhe sëmundja Alz-heimër:

Në një eksperiment të bërë me 3 grupe kaviesh. Një grup u la pa ngrënë, një grup me dietë të rreptë dhe i treti u la të hante sipas dëshirës.

Tek grupet që u lanë pa ngrënë dhe ata me dietë të rreptë, përqendrimi i sheqerit dhe i insulinës, ishte më i ulët krahasuar me kaviet që ishin të lira të hanin sipas dëshirës.

Të tre grupeve iu injektua lëndë toksike që dëmtonte qelizat e trurit, si pasojë shkaktohej sëmundja Alz heinër.

Rezultati: Qelizat e trurit në kaviet që u lanë pa ngrënë u dëmtuan më pak se ato të kavieve me dietë apo të ushqyera normalisht.

Agjërimi dhe tërheqja hënore

Agjërimi dhe largimi i Hënës nga toka, siç ndikon mbi detrat dhe oqeanet, po ashtu ndikon dhe mbi trupin e njeriut që mbi 70 % ka ujë.

Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm.

Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15, sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative mbi organizëm.

Agjërimi, sekret i jetëgjatësisë

“Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju.”

Trupi dhe organet e sistemit tretës duhet të punojnë vazhdimisht, pa pushim.

Të gjithë e dimë se pas një pune të lodhshme nevojitet një periudhë pushimi dhe ky është muaji i Ramazanit.

Gjatë Ramazanit eliminohen toksinat (helmet) nga trupi.

Agjërimi, shërim për shumë sëmundje

Dr. Dewey, Dr. Guelpa, Dr. Frumusan, Dr. Pauchet; janë disa nga mjekët që kanë kryer kërkime mbi agjërimin dhe kanë përdorur agjërimin me kohë të gjatë dhe të shkurtër për trajtimin e pacientëve të vet.

Dr. Dewey këshillon pacientët e vet dhe njerëzit e shëndetshëm: “Hani 2 herë (vakte) në ditë”.

Prof. Dr. Pauchet i këshillon pacientët që do të operohen, të agjërojnë para dhe pas operacionit, për të ulur në minimum rreziqet e operacionit dhe që të shpejtojnë mbylljen e plagës.

Ndryshimi mes agjërimit dhe ndenjes pa ngrënë

Kur rri pa ngrënë stomaku është në pritje të ushqimit dhe sekreton acid vazhdimisht, gjë që është e dëmshme.

Personi që agjëron e di që nuk do të hajë deri në iftar dhe truri nuk nxit sekrecionet e stomakut. Kjo mënyrë pengon mosdëmtimin e stomakut.

Dobitë shëndetësore të agjërimit Read More »