Shendetesi

Zbardhen detaje të reja nga humbja e jetës së 31-vjecares gjatë lindjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e shtunë në maternitetin e Fierit. Një grua shtatzënë e moshës 31 vjeçe ka hu mbur jetën, pas kryerjes se anestezisë lokale.

Elisabeta Lamaj, nënë e një vajze 3-vjeçare ishte në muajin e 9 të shtatzënisë dhe priste të sillte në jetë fëmijën e dytë, por fatk eqësisht ka hu mbur jetën pas kryerjes se anestezisë, që do të bente të mundur interventin.

Mjekët kanë ndërhyrë, duke sjellë në jetë foshnjën e seksit femër, e cila është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas Prokurorisë së Fierit, pas h umbjes së jetës të 31-vjeçares, është njoftuar salla operative e po licisë në Fier. Pas ngjarjes janë njoftuar familjarët, ndërkohë që bashkëshorti i të ndjerës Leonard Lamaj ka bërë kallëzimin pe nal në p olicinë e Fierit, duke ak uzuar mjekët për mjekim të pakujdesshëm.

Sipas dëshmisë së mjekëve, shkak i hu mbjes së jetës së 31-vjeçares mendohet se ka qenë infarkti akut i miokardit, por pritet përgjigja e autopsisë.

Nga ana e po licisë janë kryer veprimet proceduriale për këtë ngjarje dhe materialet i kanë kaluar Pr okurorisë së Fierit për vlerësim. Nga ana e Pr okurorisë ka nisur hetimi për këtë ngjarje, ndërsa është kryer autopsia e trupit të së ndjerës dhe priten konkluzionet mjeko-ligjore për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes./NOA.al

Zbardhen detaje të reja nga humbja e jetës së 31-vjecares gjatë lindjes Read More »

Caji i kamomilit, kura e duhur për shëndetin mendor

Shëndeti mendor i një personi është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i tij fizik.

Problemet e shëndetit mendor mund të shfaqen për shkak të stresit, vetmisë, depresionit, ankthit etj.

Si mund t’i largojmë këto probleme duke përdorur vetëm përbërës natyralë?

Konsumimi i çajit të kamomilit mund të ndihmojë

Sipas studimit, thjesht aroma e kamomilit qetëson trurin dhe organizmin e stresuar.

Shkencëtarë të tjerë të fushës thonë se çaji i kamomilit rrit nivelet e melatoninës dhe serotoninës në organizëm.

Këto dy hormone janë të domosdoshme për një jetë pa stres dhe shqetësime.

Një teori tjetër për efikasitetin e kamomilit thotë se flavonoidi apigeninë që gjendet tek kamomili lidhet me receptorët e trurit dhe nxit qetësimin e tyre.

Përveç stresit, kamomili është shumë i mirë kundër migrenës dhe dhimbjeve të kokës.

Ai eliminon simptomat klasike të ankthit.

Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme, stresuese të mbytur në punët e përditshme, e doni të gjeni qetësinë shpirtërore mos shkoni më larg se sa kuzhina juaj.

Me siguri aty do të gjeni përbërësit e duhur për përgatitjen e një çaji fantastik shlodhës për mendjen e shpirtin.

I përgatitur me kamomil, lëkura të thata argrumesh, mandarina, portokalle dhe limona.

Shoqëruar bashkë me kanellë e karafila dhe ëmbëlsuar me pak mjaltë, ky çaj i shëndetshëm është një balsam i vërtetë që nxit qetësinë shpirtërore, pozitivitetin në mendje, gjumin e qetë dhe zgjon ëndrrat e mira.

Nëse shtrihemi të flemë duke qenë të stresuar dhe jo të qetë me një lumë mendimesh që na mundojnë dhe që përpiqemi t’u japim zgjidhje, ne përcjellim tension në sistemin tonë nervor duke nxitur një gjumë jo të qetë dhe aspak shplodhës.

Kombinimi i përbërësve të këtij çaji janë fantastik në shplodhjen e mendjes duke dhuruar kënaqësi shpirtërore si dhe çlirimin e energjive pozitive.

Lëkurat e agrumeve kanë vlera të jashtëzakonshme përsa i përket vitaminave që ato mbartin ashtu si edhe ushqyesve të tjerë natyralë.

Të kombinuara me kamomilin, i cili njihet gjerësisht në botën e mjekësisë për efektin e fortë qetësues që ka, bashkë me aromat dhe shijet fantastike të xhinxherit, kanellës dhe karafilit të gjithë këta përbërës shndërrohen në një çaj që të magjeps tërësisht.

Më poshtë do të gjeni recetën për përgatitjen e çajit që nxit qetësinë shpirtërore, përbërësit e të cilit gjenden me patjetër në kuzhinën e kujtdo.

Si ta përgatisni krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

Kamomil

Lëkura të thata mandarinash

Lëkura të thata limonësh

Lëkura të thata portkallesh

Pak xhinxher

Kanellë

Karafila

Pak mjaltë

Përgatitja

Hidhni në një filxhan të madh çaji një lugë kafeje me lëkura të thata mandarinash, portokallesh, limonash dhe kamomili.

Shtoni pak pluhur kanelle dhe disa karafila.

Zjeni ujë dhe hidheni të nxehtë në filxhanin e çajit.

Lëreni për 15 minuta dhe trazojeni herë pas here.

Në fund hidhini një lugë çaji me mjaltë dhe trazojeni sërish.

Pijeni të ngrohtë para se të flini gjumë. Do të shihni se si shija unike dhe aromat fantastike do t’iu përfshijnë tërësisht duke u ofruar qetësi pozitive /NOA.al

Caji i kamomilit, kura e duhur për shëndetin mendor Read More »

Vaj ulliri me kripë, mënyrat e përdorjes kundër problemeve me kockat

Dhi mbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo, edhe në Shqipëri. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur. Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë.

Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues. Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë. Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për një trajtim të fuqishëm kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit.

Vlerat e Vajit të Ullirit
Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë. Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave. Kjo do të thotë që dhi mbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur. Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit. Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme.

Vlerat e Kripës së Detit
Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin. Kripa e detit përmban magnez që forcon indet. Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockave dhe muskujve. Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij.

Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kockave
Përbërësit:
1 gotë me ujë
20 lugë gjelle me vaj ulliri
10 lugë gjelle me kripë deti

Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kockave
Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhi mbja për rreth 3 minuta. Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta. Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë. Rezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë.

Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhi mbja do të zbutet ndjeshëm. Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjakut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë. Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet. Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër. Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë. Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë.

Vaj ulliri me kripë, mënyrat e përdorjes kundër problemeve me kockat Read More »

Rast unikal në Botë: Një grua urinon alkool

RAST UNIKAL NE BOTE: NJE GRUA URINON ALKOOL

Nje grua 61 vjecare, qe vu an nga nje diabet i pakontrolluar dhe me demtime te melcise u paraqit ne spitalin e Pittsburgut ne Kaliforni, per te kerkuar qe te vihej ne listen e pritjes per tra nsplantin e melcise.

Nisur nga prania e alkoolit ne urine, mjeket dyshuan se pacientia mund te ishte konsumatore alkooli, por ne fakt nuk ishte ashtu. Pas shume analizash e kerkimesh ata zbuluan se sheqeri i shkarkuar me urinen fermentohej ne fshikezen e urines dhe shnderrohej ne alkool.

Fermentimi i sheqerit ne alkool, sic ndodh gjate prodhimit te birres e veres, behet ne prani te majave te vecanta qe jane kerpudha mikroskopike.

Ne fshikezen e urines se pacientes u gjet nje lloj majaje qe i perkiste kerpudhes Candida glabrata, e ngjashme me majane e birres, e cila shnderronte sheqerin e urines ne alkool.

Trajtimi me medikamente antikerpudhore qe i pamundur, ndaj pacientia eshte planifikuar te beje transplantin e melcise.
Marrë nga facebook i Prof.Ethem Ruka

Rast unikal në Botë: Një grua urinon alkool Read More »

Ja cfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime

Frutat dhe perimet përmbajnë disa nga lëndët ushqyese më vitale për shëndetin tonë.

Nëse nuk i konsumoni në mënyrë të rregullt ju mund të keni mungesë vitaminash dhe mineralesh, të cilat mund të japin probleme.

Mësoni se cilat janë disa nga shenjat që trupi juaj ju jep në këtë rast.

Probleme me tretjen

Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime, ju do të jeni më të prirur të zhvilloni probleme me tretjen të tilla si kapsllëku apo hemorroidet.

Frutat dhe perimet përmbajnë fibra dhe celulozë, të cilat parandalojnë problemet me tretjen.

Shtimi i peshës

Kur zëvendësoni ushqimet me shumë kalori apo yndyrë me perime apo fruta, trupi juaj do të shfaqë rezultatet.

Ekspertët e shëndetit thonë se sa më shumë fruta dhe perime të hani, aq më pak peshë fitoni.

Mund të shfaqet diabeti

Meqenëse shtimi i peshës është i lidhur me diabetin, rreziku rritet kur konsumoni ushqime të yndyrshme e të përpunuara.

Mbipesha është faktori kryesor i rritjes së rrezikut për diabetin e tipit 2. Ndaj një konsum i shtuar i perimeve dhe frutave mund të ulë kështu shfaqjen e tij.

Dhe nëse keni diabet, ushqimet si brokoli, lulelakra, domatet, patëllxhani dhe frutat, mund të ndihmojnë në rregullimin e niveleve të glukozës

Mund të rritet presioni i gjakut

Nëse konsumoni ushqime me shumë kripë, me shumë mundësi presioni juaj i gjakut do të rritet.

Një regjim ushqimor i pasur me lëndë ushqyese si kaliumi, kalciumi dhe magnezi, ndihmon në uljen e niveleve të kripë e kështu presionin e gjakut.

Rritet rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës

Pjesërisht, për shkak të efektit të uljes së presionit të gj akut, konsumimi i frutave dhe perimeve, mund të zvogëlojë rr ezikun për sëmundjet e zemrës dhe go ditjeve në tru.

Një studim afatgjatë tregoi se rr eziku për të vd ekur nga sëmundjet kardiovaskulare, ulej me 4 % për çdo porcion frutash dhe perimesh që njerëzit hanë. /NOA.al

Ja cfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk konsumoni mjaftueshëm fruta dhe perime Read More »

Si të biesh nga pesha deri në 10 kg, dieta gjermane 24-ditore

Kjo dietë është nxjerrë nga Instituti Gjerman i Ushqimit dhe konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit si proteina, karbohidrate, yndyra, albuminë etj. P.sh., ditët që përmbajnë mish, nuk përmbajnë aspak albuminë si makarona, oriz, djathë etj.

Duke qenë se, kjo dietë konsiston në mospërzierjen e kategorive të ndryshme të ushqimit dhe jo në sasinë e ushqimeve që konsumoni, ju mund të hani sa herë të doni në ditë, por vetëm ushqimet e përcaktuara në dietë.

Kafeja gjatë ditës, lejohet me qumësht të skremuar e me pak yndyrë dhe pa sheqer. Pini shumë ujë çdo ditë. Sa më shumë që pini aq më të mira janë rezultatet.

Dieta është 24-ditore dhe mundëson rënien nga 8­ deri 10 kg në peshë. Çdo ushqim duhet ta gatuani me vetëm pak vaj ulliri dhe pak kripë.

Dita 1: Makarona me djathë të bardhë të grirë.

Dita 2: Oriz me djathë të bardhë të grirë.

Dita 3, 4, 5: Qofte vetëm me mish viçi, erëza dhe qepë,pa bukë dhe sallatë mikse (sallatë jeshile, spec, qepë, kastravec, domate). KUJDES, sallata pa vaj, vetëm uthull ose limon e pak kripë.

Dita 6, 7, 8: Biftek viçi i pjekur, me të njëjtën sallatë mikse si më lart.

Dita 9, 10, 11: Mish pule i pjekur, sërish me sallatë mikse.

Dita 12, 13: Patate të pjekura në furrë, një copë djathë të bardhë dhe perime të ziera (si lulelakër, brokoli, karota, etj.).

Dita 16, 17: Vetëm fruta sa të doni (Kujdes! Jo rrush, jo fiq!).

Dita 18, 19: Sallatë mikse (sallatë jeshile, kastravec, domate, qepë, limon, vaj ulliri).

Dita 20, 21: Bathë (ose fasule të kuqe), perime të ziera dhe sallatë mikse.

Dita 22, 23, 24: Pilaf dhe kos.

Kjo është një dietë metabolike shkencore, prandaj udhëzimet duhet të ndiqen saktësisht për të funksionuar.

Të nderuar lexues. Për çdo dietë ju rekomandojmë të kontaktoni me mjekun ose nutricionistin./noa.al

Si të biesh nga pesha deri në 10 kg, dieta gjermane 24-ditore Read More »

Një simptomë e shëndetit të keq të stomakut, kujdesi që duhet të tregoni

Sistemi tretës i njeriut është shtëpia e 100 trilionë mikrobeve të cilat njihen ndryshe si mikrobioma e organizmit.

Kjo mikrobiomë është unike për çdo individ dhe është diçka e trashëgueshme nga nëna, bazohet tek ushqyerja, mjedisi dhe stili i jetesës.

Në varësi të tij, mikrobioma mund të përmbajë më shumë baktere të mira apo të këqija të cilat kanë një ndikim të fortë në organizëm.

Ky ndikim është i fortë sepse sistemi tretës është i lidhur ngushtë me shumë procese të tjera në organizëm.

Shëndeti i tij është faktor në rritjen ose uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit të tipit 2 por edhe mbipeshës apo obezitetit.

Ekspertët argumentojnë se ndryshimet në mikrobiomë mund të ndikojnë tek pesha e njeriut.

Sipas tyre, pavarësisht përpjekjeve për të humbur në peshë ndonjëherë problemi mund të qëndrojë edhe tek bakteret në stomak.

Bakteret mund të luajnë një rol nxitës ose frenues në rënien në peshë.

Një studim i kohëve të fundit thonë se disa baktere që njeriu merr nga ushqimi mund të shkaktojnë shtim në peshë në mënyrë indirekte duke ndryshuar sjelljen e sistemit tretës.

Nga ana tjetër, abuzimi me antibiotikë të ndryshëm mund të shkaktojë humbjen e disa llojeve të baktereve të cilat luftojnë shtimin në peshë.

Njeriu mund të përmirësojë mikrobiomën duke rritur sasitë e fibrës.

Fibra shpërbëhet në acide yndyrore zinxhir-shkurtër të cilët luftojnë inflamacionin.

Njerëzit me një mikrobiomë të pasur dhe me një regjim ushqimesh me fibër kanë një organizëm që djeg më shumë kalori.

Mbipesha, një simptomë e shëndetit të keq të stomakut

Ekspertët thonë se njerëzit që janë mbipeshë, me siguri kanë në organizëm një numër më të lartë të baktereve të këqija.

Dy prej baktereve më kryesore në lidhje me peshën janë Firmicutes dhe Bacteroidetes.

Përqendrimi i llojit Firmicutes është më i lartë kur njeriu konsumon një regjim ushqimor të pasur me yndyrë.

Ato janë efikase në përthithjen e energjisë nga ushqimet.

Yndyrnat dhe mungesa e fibrës nxisin inflamacionin dhe ndikojnë në tretje duke e ngadalësuar atë.

Bakteret Bacteroidetes janë të parat që kolonizojnë sistemin tretës kur njeriu lind.

Ato luajnë një rol thelbësor në sistemin imunitar dhe në mbrojtjen e organizmit nga patogjenët shkatërrimtarë.

Si të përmirësoni mikrobiomën tuaj

Ekspertët rekomandojnë konsumin e ushqimeve të pasura me polifenolë.

Bëhët fjalë për kakaon, frutat e pyllit, nenexhikun, rigonin rozmarinën, trumzën dhe borzilokun.

Arrorët, spinaqi, qepa, brokoli dhe shpargu janë shumë miqësore me stomakun.

Çaji jeshil dhe ai i zi janë gjithashtu të rekomanduar për ekuilibrat e mikrobiomës.

Një simptomë e shëndetit të keq të stomakut, kujdesi që duhet të tregoni Read More »

Disa kura natyrale kundër kollës

Edhe gjatë stinës së pranverës organizmi ynë vazhdon betejën me kollën, rrufën dhe problemet e rrugëve të frymëmarrjes. Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse jo vetëm që prish stilin e jetës, por shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Më poshtë do të gjeni disa kura të thjeshta se si të shpëtoni nga kolla dhe problemet e tjera të uljes së temperaturave apo alergjive.

Mjalti

Prej shekujsh, mjalti përdorej kundër kollës dhe fytit të irrituar. Kolla e thatë luftohet edhe me mjaltë dhe lëng rrushi, ose me një gotë qumësht me mjaltë përpara gjumit. Ju mund të përzieni edhe lëng limoni me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni deri në tre herë në ditë.

Farat e linit

Nëse kolla juaj është e përkeqësuar, hidhni tre lugë me fara lini në një filxhan me ujë dhe ziejini së bashku. Kur uji të nisë të trashet, kullojeni dhe lëngun përziejeni me tre lugë lëng limoni dhe mjalti respektivisht. Më pas sa herë që të goditeni nga kolla merrni nga një lugë të kësaj përzierje magjike.

Xhenxhefili

Për një kollë të thatë, zgjidhni xhenxhefilin, hidhni pak kripë dhe përtypeni për disa minuta. Kolla luftohet edhe me çaj xhenxhefili që përgatitet duke e zier atë në ujë deri sa pjesa më e madhe e tij të avullojë. Kullojeni lëngun, shtoni një lugë mjaltë dhe pijeni të ngrohtë.

Çaji i trumzës

Përgatisni çajin e trumzës duke shtuar dy lugë me gjethe të shtypura trumëze në çajnik të mbushur me ujë dhe duke e zier për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni mjaltë dhe limon. Të tria së bashku kanë fuqi të mëdha shëruese.

Çaj me mjaltë dhe piper të zi

Nëse vuani nga kolla e pjekur ose ajo me sekrecione, provoni çajin me mjaltë dhe piper të zi. Ky i fundit stimulon qarkullimin dhe çlirimin e sekrecioneve, dhe mjalti ndalon kollën. Përdorni një lugë çaji me piper të zi dhe dy lugë gjelle me mjaltë. Përziejeni në një gotë me ujë të nxehtë. Lërini të qëndrojnë së bashku për 15 minuta, kullojeni lëngun dhe pijeni.

Pini lëngun e limonit

Merrni një copë limoni. Spërkateni me piper të zi dhe kripë dhe pijeni lëngun magjik që ofron një shërim të menjëhershëm.

Bajamet. Merrni një lëng portokalli, shtoni disa lugë me bajame të shtypura ose pluhur dhe pijeni kundër kollës.

Qepët

Me qepët mund të bëni një shurup fantastik. Përzieni lëngun e limonit, mjaltin, qepën e grirë dhe ziejini në një tenxhere me ujë të nxehtë, për 2 orë. Kullojeni lëngun dhe pini një lugë gjelle prej tij çdo një orë.

Karafili

Përzieni erëzën e karafilit me mjaltin dhe ruajeni gjatë natës në frigorifer. Në mëngjes hiqni karafilat e thatë dhe konsumoni një lugë nga mjalti i mbetur. Dhimbja në fyt do të shërohet dhe inflamacioni do të zvogëlohet.

Lëngu i karotës

Përgatisni lëng të freskët karote duke shtrydhur katër karota dhe përzier lëngun me ujë. Këtë lëng duhet ta pini katër herë në ditë. /NOA.al

Disa kura natyrale kundër kollës Read More »