Shendetesi

Si t’i parandalojmë alergjitë e zakonshme në pranverë

Alergjitë në pranverë përbëjnë shqetësim për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Shpesh na japin shqetësime nga më të ndryshme, të cilat na pengojnë në aktivitetet e përditshme.

Alergjitë më të zakonshme të pranverës janë:

Reaksionet alergjike: Simptomat që zakonisht shkakton janë rrjedhja e hundëve, teshtitja, kruajtja dhe bllokimi i hundës dhe rrjedhimisht dhimbja e kokës. Ë

Është e mundur bllokimi i hundës të bëhet i përhershëm dhe të shkaktojë dëme serioze, nëse nuk trajtohet si duhet në kohën e duhur.

Astma Alergjike: Simptomat e astmës alergjike ndryshojnë në varësi se sa e rëndë është ajo. Mund të shfaqet me një “djegie” në gjoks ose me kollë. Sidoqoftë, mund të jetë më serioze dhe të bëjë që të keni vështirësi në frymëmarrje dhe në të njëjtën kohë të keni kollë të fortë.

Shkaku kryesor për shfaqjen e alergjive të pranverës është poleni i pemëve, i cili vazhdimisht qarkullon në ajër.

Simptomat më të zakonshme të alergjive pranverore janë:

Sy të kuq që lotojnë

Sy të thatë dhe kruarje

Sy me rrathë të zinj

Rrjedhje sekrecionesh nga hunda

Kollë

Teshtitje

Prandaj, përpiquni të qëndroni në shtëpi gjatë ditëve të thata dhe me erë.

Koha më e mirë për të dalë, sipas ekspertëve, është pas shiut, i cili do ta ketë pastruar atmosferën nga poleni.

Minimizoni punën me bimë në ballkon dhe në oborr.

Sapo të ktheheni në shtëpi nga jashtë, hiqini rrobat menjëherë dhe bëni një dush të shpejtë për të larguar polenin nga lëkura dhe flokët tuaj.//NOA.al

Si t’i parandalojmë alergjitë e zakonshme në pranverë Read More »

Shurup kundër kollës, me katër përbërës natyralë

Në stinën e dimrit, një nga betejat më të ashpra të organizmit është ajo me kollën.

Ajo është irrituese dhe e dhimbshme, duke u bërë pengesë jo vetëm për kryerjen e angazhimeve të ditës, por edhe në mbrëmje duke penguar një gjumë të qetë.

Në shumë raste kolla zhduket falë medikamenteve, por në raste të tjera, mjaftojnë produkte të thjeshta që na japin një çlirim të menjëhershëm.

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Në këtë artikull do të mësoni se si të përgatisni një shurup të thjeshtë me përbërës që i gjeni në kuzhinën tuaj dhe është mjaft efikas kundër kollës.

Përbërësit:

• 4 gota ujë

• Çerek filxhan çaji me xhenxhefil të grirë

• Çerek filxhan çaji me lule kamomili

• 1 lugë gjelle kanellë pluhur• Çerek filxhan çaji lëng limoni

• Një filxhan çaji mjaltë

Përgatitja:

Vendosni një tenxhere të vogël në zjarr dhe hidhni në të ujin dhe erëzat e thata.

Sapo të marrë uji valë, uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë në temperaturë mesatare deri sa i gjithë volumi i shurupit të përgjysmohet.

Më pas lëngun me erëza kullojeni në një napë të pastër pambuku.

Ndërkohë që uji është i ngrohtë, shtoni lëngun e limonit dhe mjaltin.

Shurupin mund ta ruani në një enë qelqi në frigorifer për dy muaj.

Në bazë të simptomave, fëmijët mund të konsumojnë një lugë çaji nga ky shurup, ndërsa të rriturit një lugë gjelle, raporton agroweb.

Vlerat e përbërësve të pijes kundër kollës së thatë

Sipas të dhënave, xhenxhefili ka ndikim të menjëhershëm kundër kollës dhe irritimit të fytit.

Limoni përmban sasi të larta të vitaminës C që forcon imunitetin.

Kanella lufton bakteret dhe virozat. Ai eliminon kollën duke lehtësuar rrugët e frymëmarrjes.

Mjalti është një nga kurat më të mira natyrale të kollës.

Ai, bashkë me kamomilin qetëson fytin dhe zbut ndjeshëm kollën.Kolla nga e ftohura ose bronshiti janë të zakonshme dhe largohen vetë.

Kolla nga viroza mund të qëndrojë për javë të tëra.

Nëse kolla juaj zgjat më shumë se tre javë, atëherë ajo tregon një problem më serioz në rrugët e frymëmarrjes.

Shurup kundër kollës, me katër përbërës natyralë Read More »

Mos ia ndani këto ushqime nëse doni një fëmijë të gjatë

Mënyra se si i ushqeni fëmijët tuaj ndikon drejtpërdrejt në mirërritjen e tyre. Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme kur janë të vegjël, por edhe në periudha të tjera.

Ekzistojnë disa ushqime të cilat ndikojnë në gjatësinë e fëmijëve tuaj.

Vezët: Një burim i rëndësishëm i proteinave që duhet ta keni në dietën ushqimore.

Produktet e qumështit: Djathi, kosi, janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit.

Peshku: Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre.

Mishi i pulës: Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit

Mos ia ndani këto ushqime nëse doni një fëmijë të gjatë Read More »

Djersitja e duarve, shenjë paralajmëruese për disa sëmundje

Djersitja e tepërt e gjymtyrëve, këmbëve dhe duarve, është një gjendje shëndetësore që njihet si hyperhidrosis dhe zakonisht përkeqësohet nëse dikush është në ankth, në stres ose ka fr ikë.

Disa medikamente të caktuara si ato antidepresive shkaktojnë djersitje të tepërt. Nëse djersitja vjen me simptoma të tjera (rrahje të shpejta të zemrës, rritja e oreksit) kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes së tiroides, kancerit (limfoma mund të shkaktojë humbje peshe) ose menopauzë të femrat (periudha të parregullta menstrual).

Krahas trajtimeve mjekësore, ekzistojnë dhe disa metoda natyrale që mbajnë nën kontroll prodhimin e djersës.

Soda e bukës

Vendosni këmbët dhe duart në një tas të madh me ujë me dy lugë sode, çdo ditë për 30 minuta.

Lëng domatesh

Përzieni dy gota ujë më lëng domate në një litër ujë. Mbajini këmbët apo duart për 30 minuta.

Pudra

Spërkatni duart apo këmbët me pudër dhe ato do të rrinë të thata për disa orë.

Jodi

Djersitja e tepërt është shenjë e mungesës së jodit në trup dhe kjo gjë mund të çojë në zhvillimin e sëmundjeve të tiroides. Sigurohuni që dieta juaj të ketë mjaftueshëm jod.

Ndër burimet më të mira të jodit janë peshku, veza, kripa, etj.

Djersitja e duarve, shenjë paralajmëruese për disa sëmundje Read More »

Rëndësia e magnezit në trupin tonë

Magnezi është i rëndësishëm për më shumë se 300 funksione metabolike në organizmin e njeriut.

Në fakt, secila qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për këtë mineral që trupi të funksionojë si duhet.

Magnezi në trupin e njeriut ndodhet kryesisht në eshtra dhe dhëmbë, ndërsa në sasi më të vogël është në zemrën e njeriut dhe në tru, gjithashtu edhe në gjak.

Sipas studimeve të fundit me statistika të organizuar nga USDA, më shumë se gjysma e amerikanëve kanë rezultuar me mungesë të magneziumit, kryesisht për shkak të jetës moderne, dinamikës dhe stilit të pashëndetshëm të jetës, shtuar edhe nga stresi fizik dhe mendor.

Sasia ditore e magnezit është 500-1000 mg në ditë.

Por mungesa e magnezit mund të shkaktojë telashe të mëdha shëndetësore ndërsa më poshtë ju sjellim disa nga simptomat e mungesës së magnezit.

Osteoporoza Lodhje kronike Pagjumësi Dridhje të fytyrës Ngërçe të këmbëve Ankth Nervozizëm Migrenë Depresion Sëmundje të zemrës Mungesa e magnezit është e lidhur me sëmundje kronike dhe diabeti i tipit 2.

Marrja e duhur e magnezit përmirëson nivelin e oksigjenit në tru dhe kjo është arsyeja pse ajo mund të ndihmojë njerëzit që vuajnë nga Alzheimer.

Ajo është e lidhur edhe me sëmundjen e Parkinson pasi disa studime kanë treguar se njerëzit me këtë sëmundje kanë nivel më të ulët të niveleve të magnezit në trurin e tyre.

Rëndësia e magnezit në trupin tonë Read More »

Hap dyert për pak ditë/ Ja sa aplikant janë deri tani për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit

Kryeministri Edi Rama thotë se spitali i ri i Fierit do të hapet pas pak ditësh. Kreu i qeverisë shkruan në “Facebook” edhe shifrat e aplikantëve që dëshirojnë të punojnë në këtë spital.

Sipas tij deri tani janë 424 aplikantë që kanë shprehur interesin e tyre të punojnë në këtë spital të ri, që do të ketë një super ekip turko-shqiptar.

“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama./NOA.al

Hap dyert për pak ditë/ Ja sa aplikant janë deri tani për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit Read More »

Këshillë për meshkujt, mos i mbani telefonat në xhep, mund të…

Bazuar në kërkimet më të fundit studiuesit këshillojnë se meshkujt duhet të evitojnë mbajtjen e telefonit në xhepin e pantallonave pasi sjell dëmtim të spermës, ul nivelin e testosteronit dhe mund të çojë deri në shterpësi.

Këshillat vijnë pasi hulumtimet e reja sugjerojnë se mbajtja e celularit në xhepin tuaj mund të ulë lëvizshmërinë dhe qëndrueshmërinë e spermës.

Studimet kanë shpjeguar se rrezatimi elektromagnetik me frekuencë radio (RF-EMR) të emetuar nga pajisjet mund të ketë një efekt të dëmshëm për pjellorinë mashkullore.

Duke qenë se nxehtësia e telefonit rrit temperaturën brenda skrotumit (cipa që mbështjell testikujt) kjo sjell frenimin e prodhimit të spermës në testikuj.

Sipas disa studimeve të bëra është zbuluar se përdorimi i telefonit celular ishte i lidhur me një zbritje prej 8.1 përqind në lëvizjen e spermës, raporton noa.al.

Kjo është arsye pse studiuesit këshillojnë të mos mbahen më telefonat në xhepin e pantallonave.

Këshillë për meshkujt, mos i mbani telefonat në xhep, mund të… Read More »

Ja përfitimet që sjell te femrat caji i gjetheve të mjedrës së kuqe

Edhe nëse nuk e keni provuar kurrë çajin e gjetheve të mjedrës së kuqe, pa dyshim që jeni njohur me këtë bimë popullore.

Mjedrat përmbajnë pak kalori, nuk kanë kolesterol dhe janë të pasura me fibra dhe vitaminë C, ato janë po aq të shëndetshme sa janë edhe të bukura.

Vlerat ushqyese të çajit të gjetheve të mjedrës

Gjethet e kësaj bime janë të mbushura me tanininë, e cila ka aftësi qetësuese. Prandaj ky çaj është perfekt për uljen e temperatures, etheve, si edhe për trajtimin e inflamacioneve të brendshme ose të jashtme.

Mbështet sistemin riprodhues të femrës falë kombinimit të disa ushqyesve dhe përqëndrimit të lartë të magnezit, kaliumit, hekurit dhe vitaminës B.

Për shekuj me rradhë, gratë shtatzëna e kanë përdorur këtë çaj për ti ndihmuar gjatë periudhës së shtatëzanisë, gjithashtu edhe për të lehtësuar dhimbjet menstruale. Por a ndihmon vërtet? Studiuesit ende nuk e dinë nëse ai funksionon vërtet në këtë rast.

Një tjetër përfitim i mundshëm është edhe ulja e inflamacionit, i cili lidhet me një numër sëmundjesh kronike, si sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe ndoshta edhe sëmundjen e Alzheimerit.

Gjethja e mjedrës së kuqe është e pasur me polifenole, përbërje bimore që kanë veti antioksiduese. Është zbuluar se gjethet kanë përqendrim më të lartë antioksidantësh krahasuar me vetë frutin.

Antioksidantët jo vetëm që mbrojnë qelizat nga dëmtimi, por gjithashtu ndihmojnë në uljen e inflamacionit, thonë ekspertët.

Çfarë duhet të keni kujdes

Konsumimi i sasive të maëdha të çajit të gjethes së mjedrës, mund të shoqërohet me diarre ose urinim të shpeshtë. Prandaj duhet të kini kujdes të mos e teproni me të.

Nëse jeni shatatëzanë dhe po mendoni të shtoni këtë çaj në regjimin tuaj ushqimor, bëni mirë të këshilloheni fillimisht me mjekun tuaj. /NOA.al

Ja përfitimet që sjell te femrat caji i gjetheve të mjedrës së kuqe Read More »