Shendetesi

Studimet tregojnë një mënyrë të re për ta trajtuar varësinë nga duhani

Hulumtimet e reja kanë identifikuar një mekanizëm kyç që tregon se si ushtrimet fizike mund ta ndihmojnë trurin në mënyra të caktuara përmes së cilave lehtësohet varësia nga substancat e caktuara, siç është duhani.

Shkencëtarët britanikë edhe më parë kanë konstatuar se vetëm pesë minuta ecje mund t’i lehtësojë simptomat që shkaktohen nga lënia e duhanit.

Ata besojnë se ushtrimet fizike ndihmojnë në lirimin e dopaminës (hormon i disponimit të mirë) dhe rrjedhimisht zvogëlohet dëshira për nikotinë.

Ndër tjerash, furnizimi konstant me dopaminë ka edhe përfitime tjera marramendëse: e përmirëson kujtesën, e lufton depresionin, shkakton humbjen e peshës dhe ndihmon në shmangien e sëmundjes së Parkinsonit.

Ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime aerobike, të cilat e rrisin pulsin e zemrës dhe qarkullimin e oksigjenit përmes gjakut.

Sipas tyre, ky lloj i ushtrimeve fizike ndërlidhet me zvogëlimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe artritin.

Ndër tjerash, ushtrimet aerobike e zvogëlojnë edhe stresin, ankthin dhe e luftojnë depresionin.
Pra, thënë më thjesht, ushtrimet fizike përveç se iu ndihmojnë të jeni të shëndetshëm fizikisht e mendërisht dhe të keni një trup seksi, gjithashtu ju ndihmojnë edhe t’i lini anash shprehitë e këqija si duhani.

Studimet tregojnë një mënyrë të re për ta trajtuar varësinë nga duhani Read More »

Pija “magjike” me 4 përbërës që pastron mushkëritë e duhanpirësve

Të gjithë janë të njohur me rreziqet që vijnë nga pirja e duhanit, e sërisht vazhdojnë të tymosin duke pretenduar se ajo cigare i qetëson.

Nëse prej disa vitesh me rradhë jeni duhanpirës, dëmi që i keni bërë rrugëve respiratore ëstë shumë i madh, por jo i pakhyeshëm. Katrani që ka mbulua cipën e mushkërive mund të shkaktojë dhimbje gjoksi, koll , bronkit e deri në qeliza kancerogjene.

Pasi të keni hequr dorë nga cigarja, apo ta keni rralluar këtë të fundit, ju duhet të përshpejtoni procesin e pastrimit të mushkërive duke pirë pijen magjike që Living do të japë më poshtë.

• Xhinxher: Kjo rrënjë ka aftësinë për të eleminuar mukozën shtesë në mushkëri. Xhinxheri ka qenë i njohur për fuqitë e tij të veçanta shëruese dhe mund të eliminojë toksinat që mund të gjenden në traktin tuaj të frymëmarrjes.

• Qepa: Mund të lejtësojë simptomat e problemeve të ndryshme të frymëmarrjes dhe madje mund të ndihmojë në luftimin e kancerit.

Shafran i Indisë konsiderohet si një nga erëza më të fuqishme. Shafran i Indisë përmban acide yndyrore omega-3, vitamina dhe minerale. Mund të luftojë bakteret, viruset dhe qelizat kancerogjene.

Për këtë recetë, do t’ju duhet:
Një kilogram qepë, Një rrënjë e vogël xhinxheri, Një litër ujë, 400 gram mjaltë
1. Në një litër ujë, shtoni mjaltin dhe vendoseni në zjarr. 2. Kur uji të fillojë të valojë shtoni qepën dhe rrënjën e xhinxherit. (Qepa dhe xhinxheri duhet të jenë të prerë) 3. Shtoni shafranin e Indisë kur përzierja të vlojë sërisht. 4. Ulni zjarrin dhe lëreni përzierjen derisa të përgjysmohet. 5. Hiqeni nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur hidheni në një kavanoz. Kjo pije duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet konsumuar nga një lugë në mëngjes esëll dhe në darkë përpara se të hani.

Pija “magjike” me 4 përbërës që pastron mushkëritë e duhanpirësve Read More »

Kujdes nga epidemia vrasëse që fshihet në sallatë

Frika është rritur në mesin e konsumatorëve, pas vdekjes së parë që lidhet me “vrasësin e sallatës”. Fenomeni në Shtetet e Bashkuara ka përfshirë tashmë 120 raste në 25 shtete të ndryshme, deri tek viktima e parë, që vdiq nga një infeksion ushqimor për shkak të bakterit Escherichia coli të pranishëm në sallatë.

Bakteret në sallatë

Tendosja e veçantë e bakterit që terrorizon Shtetet e Bashkuara, sipas ekspertëve të konsultuar nga New Scientist, është veçanërisht agresiv dhe shkakton diarre, vjellje dhe dhimbje stomaku, deri në dështimin e veshkave.

Sipas analizës së parë të administratës së ushqimit dhe drogës, rastet kanë lindur nga kultivimi i maruleve në rajonin e Yuma të Arizonës, i cili shpërndan këtë lloj perime në SHBA gjatë muajve të dimrit. Prodhimi është ndërprerë në rajon, por pavarësisht kësaj ekspertët pranojnë se do të ketë raste të tjera të infeksionit: “Për shkak të kohës së ruajtjes prej njëzet e një ditësh, nuk mund të jemi të sigurt se produktet nga ai rajon nuk janë të pranishme në treg”./korrieri

Kujdes nga epidemia vrasëse që fshihet në sallatë Read More »

Tre Ushqime Që Pastrojnë Mushkëritë

Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmarrjes.

Ato marrin oksigjenin dhe filtrojnë jashtë organizmit toksinat.

Ruajtja e shëndetit të mushkërive dhe funksioneve të tyre është thelbësore.

Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen.

AgroWeb.org sugjeron që një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e mushkërive është që të konsumoni ushqime me aftësi pastruese.

Sigurisht që aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes janë gjithashtu mënyra të mira për të garantuar shëndetin e mushkërive.

Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi.

Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për tre ushqimet më të mira që pastrojnë mushkëritë.

Fistikët

Fistikët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, fistikët përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive.

Fistikët ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.

Speci Djegës

Speci djegës është një erëz shumë e fuqishme dhe mirëbërëse për organizmin.

Ai ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut.

Speci djegës ndihmon në shuarjen e kollës që irriton fytin në vazhdimësi.

Ekspertë thonë se speci djegës parandalon problemet me të ftohurën dhe gripin.

Kjo erëz shpërbën sekrecionet dhe rekomandohet për gjithëkënd që vuan nga bronshiti apo problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Ushqimet E Pasura Me Omega-3

Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes.

Salmoni, sardelet, farat, arrorët dhe vezët janë shumë të pasur me acide yndyrore omega-3.

Këto ushqime kanë gjithashtu aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm dhe të përmirësojnë shëndetin mendor./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Tre Ushqime Që Pastrojnë Mushkëritë Read More »

Denoncimi/ “Solla babain në urgjencën e QSUT-së, na lanë në korridor”

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim në faqen e tij të Facebook. Një qytetar i shkruan Berishës për trajtimin e keq në QSUT dhe kushtet jo të mira brenda pavionit të urgjencës.

“Pershendetje doktor. Jam nje qytetar kam sjell babin qe dje ne urgjence nga lezha drejt tiranes tek spitali nen tereza. na mbajten mbreme ne urgjence ndersa sot na kan nxjerr nga urgjenca edhe na kan lene ne korridorin e katit te katert”, shkruan ai.

Postimi i plotë

Kjo eshte shendetesia e Kallam Deshtakut dhe ndrikulles Manastirliu! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor. Jam nje qytetar kam sjell babin qe dje ne urgjence nga lezha drejt tiranes tek spitali nen tereza. na mbajten mbreme ne urgjence ndersa sot na kan nxjerr nga urgjenca edhe na kan lene ne korridorin e katit te katert. Ku eshte shendetesia ketu, ku jane spitalet edhe sherbimi per pacientet??!”

Denoncimi/ “Solla babain në urgjencën e QSUT-së, na lanë në korridor” Read More »

Ja si të përdorni farat e karafilit kundër ruadhave dhe për një shëndet të mirë

Aroma e ëmbël dhe pikante e farave të karafilit e bën këtë të fundit një nga katër erëzat e rralla dhe më të vlefshme për njerëzimin. Ky grupim përfshin edhe kanellën, specin djegës dhe lajthinë.

Farave të karafilit iu thuren lavde jo vetëm për vlerat medicinale por edhe për përdorimet shtëpiake dhe ato të bukurisë.

Përdorimet Shtëpiake Të Farave Të Karafilit

Farat e karafilit përdoren për të t’i dhënë aromë të mirë shtëpisë. AgroWeb.org ju këshillon të përzieni 5-10 pika nga vaji esencial i karafilit në një shishe spërkatëse të mbushur me ujë dhe freskoni shtëpinë.

Për të larguar mykun që mund të ketë zënë vend në një zonë të shtëpisë përzieni gjysëm luge çaji me vaj esencial karafili në dy gota ujë. Spërkateni zonën me këtë solucion dhe fshijeni me një pecetë të lagur.

Përdorimi I Farave Të Karafilit Për Shëndetin

Farat e karafilit janë përdorur në mjekësinë popullore të shumë qytetërimeve për shekuj me rradhë.

Kjo erëz bashkë me sherebelën dhe rigonin janë ndër burimet më të fuqishme të antioksidantëve të përqendruar.

Këto antioksidantë largojnë radikalet e lira dhe përmirësojnë imunitetin. Farat e karafilit dhe vaji esencial përdoren për të larguar gazrat dhe fryrjen e stomakut.

Karafili është një erëz që përmirëson nivelin e sheqerit në gjak por edhe ruan dendësinë kockore.

Studimet, të cilave i referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar gjithashtu se farat e karafilit pengojnë zhvillimin e tumorëve veçanërisht atij të mushkërive.

Farat e karafilit rekomandohen kundër mykut por edhe për rikthimin e ekuilibrave të baktereve të mira dhe të këqija në stomak.

Këto fara qetësojnë nervat, largojnë stresin dhe ankthin. Ato gjithashtu kanë aftësi të zbusin dhimbjet dhe shpesh përdoren kundër dhimbjeve të dhëmbëve.

Përdorimet E Farave Të Karafilit Për Bukurinë

Farat e karafilit janë të pasur me vitaminat A dhe C ndaj duhen përfshirë në rutinën e përditshme të bukurisë.

Nëse përzieni karafilin në variantin pluhur me mjaltë dhe ta vendosni në lëkurë mund të zgjidhni problemin e akneve.

Kundër njollave që lënë aknet mund të përdorni 3 pika me vaj esencial karafili dhe një lugë çaji me vaj të arrës së kokosit.

Nëse përzieni një pikë të vajit esencial të karafilit me pak vaj të arrës së kokosit do të ushqeni lëkurën dhe ajo do të ketë një paraqitje më rinore.

Vaji esencial i farave të karafilit ka aftësinë të forcojë dhe trashë flokun por edhe të balancojë yndyrën në lëkurë

Ja si të përdorni farat e karafilit kundër ruadhave dhe për një shëndet të mirë Read More »

Trupi po ju paralajmëron për një atak kardiak nëse keni këto simptoma

Trupi e paralajmëron njeriun për sëmundje të ndryshme në forma të çuditshme. E njëjta gjë ndodh edhe për atakun kardiak. Trupi kalon në disa faza për një muaj rresht dhe ne fund të të gjitha fazave, pritet të ndodhë ataku kardiak.

Informohuni më poshtë dhe bëni një kontrroll mjekësor nëse i gjeni dhe ju këto simptoma te vetja.

-Lodhje.
Preken reth 70% të femrave. Bëhët fjalë për lodhje fizike ashtu si dhe lodhje mendore. Këto të fundit nuk shkaktohen vetëm në punë ose në familje. Këto ndodhin edhe për arsye se trupi juaj nuk po funksionon ashtu siç duhet.

-Dhimbje të abdominaleve.
Këto kanë qënë 50% të arsyes pse bie një atak kardiak.

-Insomia.
Ndryshe pagjumësi. Prek 50% të femrave. Kjo ndodh si rezultat I tensionit apo presionit të gjakut.

-Marrje të ngadalëta të frymës.
Pavarësisht përpjekjeve të tepërta, ju nuk mund të mbusheni dot me frymëmarrje aq sa doni.
-Rrahje të ç’rregullta të zemrës.

Herë të shpeshta e herë të ngadalëta por asnjëherë me rrahje normale.

Trupi po ju paralajmëron për një atak kardiak nëse keni këto simptoma Read More »

Problemet me stomakun shkaktojnë stres dhe ankth, çfarë duhet të përdorni

Studimet e fundit, i çelin rrugën disa trajtimeve të rëndësishme të bazuara në probiotikë të cilat funksionojnë kundër stresit, ankthit, apo traumave të ndryshme.

Roli i probiotikëve, apo baktereve të mira në mirëqenien mendore është analizuar prej vitesh në shumë studime shkencore.

Një prej tyre shprehej se mungesa e një lloji të caktuar bakteresh të stomakut mund të nxisë më shumë ankthin dhe depresionin.

Një studim tjetër mbi këtë çështje sugjeron se medikamentet për aciditetin në stomak mund të nxisin shfaqjen e depresionit.

Këto medikamente shkaktojnë probleme në komunikimin e ndërsjellë mes stomakut dhe trurit.

Për më tepër, shëndeti i stomakut ka një lidhje të drejtpërdrejtë me shfaqjen ose jo të çrregullimeve të stresit post-traumatik.

Sipas të dhënave një florë bakteriale e varfër shkakton çrregullime të humorit, por stresi i shkatërron bakteret e mira në stomak njësoj si ushqimet e skuqura e të përpunuara.

Probiotikët Bllokojnë Ndikimin E Stresit

Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se prania e probiotikëve në organizëm bllokon ndjeshmërinë ndaj stresit.

Probiotikët përmirësojnë shëndetin e trurit.

Ato shmangin ndikimin e stresit dhe shpërthimin e inflamacionit në këtë organ.

Pesë ushqimet e pasura me probiotikë që duhet t’i konsumoni

Kosi dhe produkte të tjera të bulmetit

Kosi i prodhuar përmes një proçesi sa më natyral fermentimi të qumështit është një nga burimet më të mire të probiotikëve.

Veçanërisht nëse kosi prodhohet në mënyrë natyrale, ai nuk përmban ëmbëlsues artificial dhe është i pasur me disa forma probiotikësh.

Lakra turshi

Ky është një lajm i mirë për shqiptarët. Lakra e fermentuar dhe llojet e tjera të turshive, jo vetëm që janë jashtëzakonisht të pasura me vitamina A, B, C dhe E, por janë të mbushura me mikro organizma të shëndetshme.

Çokollata e zezë

Mund të tingëllojë e çuditshme, por çokollata e zezë e një cilësie të lartë përmban probiotikë. Këshilla e vetme që mund të kini parasysh është që ta konsumoni përpara ushqimit dhe jo si ëmbëlsirë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ushqimet e pasura me probiotikë duhen konsumuar përpara çdo vakti.

Bananet dhe domatet

Edhe pse bananet në të vërtetë nuk përmbajnë probiotikë, ato shkaktojnë shumëfishimin dhe lulëzimin e baktereve ekzistuese në sistemin tretës.

Bananet përmirësojnë gjithashtu shëndetin e zorrëve.

Buka integrale

Nëse dëshironi të ruani ekuilibrin e florës intestinale, është e nevojshme të kufizoni dozën e ushqimeve që shkatërrojnë bakteret e shëndetshme.

Buka e bardhë është një prej këtyre ushqimeve. Mos hezitoni të zgjidhni bukën integrale që përmban proteina dhe përbërës ushqimorë shtesë.Agroweb

Problemet me stomakun shkaktojnë stres dhe ankth, çfarë duhet të përdorni Read More »